jump to navigation

A mund ta adhurojmë e t’i lutemi Jezusit?

Postuar tek: Pergjigjet per Deshmitaret e Jehovait

DJ-të gjithmonë protestojnë fuqimisht ndaj faktit që të krishterët i lutemi Jezuit. Meqë ata nuk e pranojnë faktin që Jezui është Perëndi, sigurisht që nuk mund të pranojnë se mund t’i lutemi Atij. Në anën tjetër, i krishteri, që e di se Jezui është Perëndi, nuk ka problem të pranojë se mund t’i lutet Jezuit, dhe ka parë kaq e kaq herë nga përvoja se Ai u është përgjigjur lutjeve të tij.

DJ-të besojnë se duhet t’i lutemi vetëm Atit, ashtu si Jezui i mësoi dishepujt e Tij të bënin dhe ashtu si Ai vetë bëri. Dhe, sigurisht, që edhe ne biem plotësisht dakord me faktin që mund dhe duhet t’i lutemi Atit. Sidoqoftë, në Bibël ka vargje, pasazhe dhe premtime, që na tregojnë se vërtet mund t’i lutemi Jezuit dhe të cilat DJ-të nuk duan t’i përmendin.

SĂ« pari, nĂ« librin e Veprave, kemi njĂ« shembull tĂ« mirĂ« tĂ« dikujt qĂ« iu lut Jezuit. Kur çifutĂ«t po vrisnin me gurĂ« Stefanin, Bibla na thotĂ« se Stefani lutej e thoshte: “O Zoti Jezus, pranoje frymĂ«n time!” (Veprat 7:59).

SĂ« dyti, Jezui u dha dishepujve tĂ« Tij njĂ« premtim tĂ« madh tek Gjoni 14:13-14 “Dhe çfarĂ«do tĂ« kĂ«rkoni nĂ« emrin tim, do ta bĂ«j, qĂ« Ati tĂ« pĂ«rlĂ«vdohet nĂ« Birin. NĂ« qoftĂ« se do tĂ« kĂ«rkoni diçka nĂ« emrin tim, unĂ« do ta bĂ«j”. Vini re kĂ«to fjalĂ«: “…DO TA BĂ‹J…UNĂ‹ DO TA BĂ‹J”. KĂ«tu Jezui po u thotĂ« shumĂ« qartĂ« dishepujve tĂ« Tij se ata mund t’i luten Atij, dhe ua jep edhe njĂ« premtim tĂ« lavdishĂ«m: “UnĂ« do ta bĂ«j”.

Përkthimi i fjalës greke proskyneo në DhR-në

Një nga fjalët greke që është përkthyer adhuroj në DhR-në është fjala proskyneo. Ajo do të thotë: adhuroj (i falem), kam respekt të thellë, përkulem në shenjë nderimi etj. Kjo fjalë përdoret për adhurimin drejtuar Perëndisë e gjithashtu edhe vetë Krishtit. Lexo vargjet e mëposhtme për të gjetur shembuj të adhurimit drejtuar Perëndisë (Gjoni 4:23; Zbulesa 7:11; 19:10; 22:8) dhe Krishtit (Mateu 2:2,11).

Është interesante kur lexon versionin BR-në të Biblës që kanë DJ-të dhe sheh se si e kanë përkthyer ata këtë fjalë. Ndërsa, kur përdoret për Atin, e kanë përkthyer me fjalën adhuroj, për Krishtin përdorin fjalën përkulje (në anglisht, to do obeisance). Duke bërë këtë ata bëjnë një dallim të qartë mes Atit Perëndi dhe Jezuit. Përsëri, mund të shohim se DJ-të, në përkthimin e tyre, në mënyrë të stërholluar kanë futur doktrinat e veta në Bibël. Bibla thotë ta adhurosh vetëm Perëndinë dhe kështu, duke përdorur fjalën përkulje kur është fjala për Krishtin, ata thonë në fakt që Krishti nuk është Perëndi. Ata e kanë bërë atë më inferior se Perëndia. Kjo për shkakun se fjala përkulje ka një kuptim paksa të ndryshëm nga ai i fjalës adhurim. Fjala përkulje mund të nënkuptojë një veprim të jashtëm që bëhet formalisht (pa pasur aspak domethënien se atij që i përkulesh është Perëndia; dhe vërtet kjo mund të bëhet edhe para njerëzve apo perëndive paganë), kurse fjala adhurim, kur lidhet me Perëndinë, ka të bëjë me një qëndrim të zemrës që e pranon dhe e njeh faktin se kush është Ai.

Për shembull, tek Gjoni 4:20-24 fjala proskyneo përdoret dhjetë herë dhe çdo herë është përkthyer adhurim tek BR-ja, pasi ka të bëjë me Atin. Ndërsa, tek Lluka 24:52, sipas BR-së, dishepujt iu përkulën Jezuit dhe nuk e adhuruan. Shihni gjithashtu edhe pasazhet tek Mateu 2:11; 14:33; 28:9,17 dhe Gjoni 9:38.

Ka pasazhe të ndryshme në Bibël të cilat na tregojnë se njerëzit e adhuruan Krishtin. Gjëja më interesante është se, në asnjë nga këto raste, Jezui nuk u thotë që të mos e adhurojnë, por në çdo rast Ai e pranoi adhurimin e tyre. Për shembull, pas lindjes së Tij, Jezui u adhurua prej dijetarëve nga lindja (Mateu 2:2,11); u adhurua nga njeriu që kishte lindur i verbër, pasi u shërua prej Tij (Gjoni 9:38); u adhurua prej dishepujve pas ecjes së Tij mbi ujë (Mateu 14:33); u adhurua nga gratë pas ringjalljes së Tij (Mateu 28:9) dhe nga dishepujt para dhe pas ngritjes së Tij në qiell (Mateu 28:17; Lluka 24:52).

Në qoftë se Jezui nuk ishte Perëndi, do ta kishte refuzuar adhurimin që të tjerët i bënin. Vetëm Perëndia mund dhe duhet të adhurohet. Tek Zbulesa 19:10 dhe 22:8, Gjoni bie më gjunjë për të adhuruar një engjëll, por u qortua dhe iu tha që të mos adhuronte engjëllin por Perëndinë. Po kështu, tek Veprat 14:8-18, një turmë njerëzish u përpoqën të bënin flijime për Palin dhe Barnabën, duke menduar se ata ishin perëndi në trajtë njerëzore, për arsye të mrekullisë që kishin bërë. Pali dhe Barnaba u tmerruan dhe u thanë se ishin vetëm njerëz dhe, për këtë, turma nuk duhej të bënte flijime për ta. Një ndodhi e ngjashme i ndodhi edhe apostull Pjetrit tek Veprat 10:25-26. Atëherë, në qoftë se Jezui nuk ishte Perëndi, pse nuk veproi si apostujt e mësipërm? Duke pranuar dhe duke mos refuzuar adhurimin e të tjerëve (nëse vërtet nuk ishte Perëndi), atëherë Jezui na del më pak i përshpirtshëm se apostujt që e refuzuan këtë gjë!

Tek HebrenjtĂ« 1:6 gjejmĂ« njĂ« pasazh shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m: “…kur ta shtjerĂ« tĂ« ParĂ«lindurin nĂ« botĂ«, thotĂ«: Le ta adhurojnĂ« tĂ« gjithĂ« engjĂ«jt e PerĂ«ndisĂ«“. KĂ«tu ne gjejmĂ« njĂ« urdhĂ«r shumĂ« tĂ« qartĂ« qĂ« Ati u jep engjĂ«jve tĂ« Tij; ata duhet tĂ« adhurojnĂ« Krishtin, Birin e PerĂ«ndisĂ«. AsgjĂ« nuk mund tĂ« na e tregojĂ« mĂ« qartĂ« se ky pasazh faktin qĂ« Jezui duhet adhuruar!