Krishti Udha, e Vėrteta dhe Jeta

Robert Murray M'Cheyne (1813-1843)

Jezusi i tha:  "Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta:  askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje. - Gjoni 14:6.

Njė teolog i vjetėr ka thėnė qė Perėndia shpesh vepron kėshtu: kur ne mėkatojmė mė shumė kundėr tij, ai qėndron gati pėr tė na dhėnė mėshirat mė tė mėdha. Dhe ai e bėn kėtė qė tė zmadhojė sa mė tepėr dashurinė e tij.

Ne gjejmė njė shembull tė kėsaj tek fjalėt qė sapo ju kam lexuar. Zemra e Jezusit nuk u derdh asnjėherė me njė dashuri mė tė butė dhe mė sovrane pėr dishepujt e tij, sesa kur u tha: Zemra juaj mos u trondittė. Ata ishin tronditur nga shumė gjėra.  Ai u kishte thėnė se do tė largohej prej tyre; qė njėri prej tyre do ta tradhtonte - qė njė tjetėr do ta mohonte - qė tė gjithė do tė ofendoheshin pėr shkak tė tij po atė natė. Ndoshta ata mendonin se ai do tė largohej prej tyre nga inati. Por cilido qoftė shkaku i tronditjes sė tyre, gjoksi i Jezusit ishte si njė enė e mbushur plot, dhe kėto fjalė ishin pikat e dashurisė qė u derdhėn prej tij - Zemra juaj mos u trondittė; besoni nė Perėndi dhe besoni edhe nė mua! Sigurisht fjalė tė tilla si kėto, tė buta dhe plot besim tek dishepujt, nuk ishin pėshpėritur asnjėherė mė parė nė kėtė botė tė ftohtė. Atėherė mendoni pak se sa e ftohtė, sa e errėt, sa e pamenduar ėshtė pyetja me tė cilėn Thomai ndėrpret fjalimin qiellor - Thomai i tha:  "Zot, ne nuk e dimė se ku po shkon; pra, si mund ta njohim udhėn?" Por shihni se me ē'durim duron Jezusi plogėshtinė e tyre zemėrftohtė! Me ē'dashuri ai fillon t'u mėsojė vetė alfabetin e shpėtimit, dhe i kthen Thomait jo vetėm njė pėrgjigje, por njė pėrgjigje qė ia tejkalon pyetjes - i jep mė shumė se sa mund tė kėrkonte apo mendonte.  Ai pyeti pėr udhėn dhe vendin, por Krishti pėrgjigjet, Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta:  askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje. Duke e vlerėsuar kėtė, pra, si njė pėrshkrim tė plotė tė shpėtimit tė ungillit, le tė shqyrtojmė pjesėt e ndryshme tė tij.

I. Krishti ėshtė Udha.

- Unė jam udha… askush nuk vjen, etj. E gjithė Bibla dėshmon qė ne nuk kemi asnjė udhė pėr tek Ati nėpėrmjet natyrės sonė. Nga natyra jemi plot mėkat, dhe nga natyra Perėndia ėshtė pafundėsisht i shenjtė - d.m.th., ai largohet nga mėkati. Ashtu si njė bimė e ndjeshme e cila sipas natyrės sė saj largohet nga prekja e dorės sė njeriut, kėshtu edhe Perėndia, nga vetė natyra e tij, largohet nga prekja e mėkatit. Ai ėshtė pėrjetėsisht i ndarė nga mėkatarėt; ai i ka sytė tepėr tė pastėr pėr tė parė tė keqen.

(1.) Kjo u ėshtė mėsuar Adamit dhe patriarkėve duke u lėnė njė pėrshtypje tė thellė. Pėr sa kohė qė Adami ecte nė shenjtėri, Perėndia banonte nė tė, dhe ecte me tė, dhe kishte bashkėsi me tė; por kur ra Adami, Zoti Perėndi… e dėboi njeriun [nga parajsa]; dhe vendosi nė lindje tė kopshtit tė Edenit kerubinėt qė vėrtisnin nga ēdo anė njė shpatė flakėruese pėr tė ruajtur rrugėn e pemės sė jetės.  Kjo shpatė flakėruese midis kerubinėve ka qenė njė simbol madhėshtor i Perėndisė - Perėndisė tė drejtė qė urren mėkatin.  Nė ferrishte, ai iu shfaq Moisiut si zjarr konsumues - nė tempull, ai u shfaq midis kerubinėve nė lavdinė mė tė zbutur qė quhej Shekinah; por kėtu ai u shfaq midis kerubinėve si shpatė - njė Perėndi i drejtė qė urren mėkatin. Dhe ju lutem tė vini re qė kjo shpatė vėrtitej nga ēdo anė pėr tė ruajtur rrugėn e pemės sė jetės.  Po tė mos ishte vėrtitur nga ēdo anė - po tė kishte lėnė ndonjė monopat pa vėshtruar - atėherė Adami shumė mirė mund tė ishte pėrvjedhur duke pėrdorur atė monopat, duke ēarė rrugėn e tij drejt pemės sė jetės.  Por jo; pavarėsisht se ē'rrugė ai provoi - sado tė fshehtė, sado tė ngushtė, sado tė pjerrėt dhe sado tė vėshtirė - sado nė heshtje ai zvarritej - prapė ky meteor flakėrues e takonte dhe dukej sikur i thoshte, si mund tė jetė i drejtė njeriu pėrpara Perėndisė?  Asnjė mish nuk do tė shfajėsohet… pėr veprat e ligjit.  Nuk ėshtė pėr t'u habitur qė Adami u ul, i lodhur nga kėrkimi i kotė pėr njė rrugė tek jeta; sepse nga natyra njeriu nuk ka asnjė rrugė pėr tek Ati.

Por Krishti thotė, Unė jan udha.  Siē thotė tek Psalmi 16, Ti do tė mė tregosh shtegun e jetės.  Asnjė njeri nuk mund ta gjente kėtė shteg jete; por Jezusi thotė, Ti do tė mė tregosh… ka shumė gėzim nė praninė tėnde; nė tė djathtėn tėnde ka kėnaqėsi nė pėrjetėsiJezusi mėshironte bijtė e shkretė tė Adamit qė po pėrpiqeshin mė kot tė gjenin ndonjė rrugė pėr tė hyrė nė parajsėn e Perėndisė, dhe ai e la gjirin e Atit, vetėm me qėllim qė ai tė na hapte njė rrugė pėr tek gjiri i Atit.  Dhe si e bėri ai kėtė? Duke shpėtuar nga vigjėlimi i shpatės flakėruese? Jo; sepse ajo vėrtitej nga ēdo anė. Atėherė, a e bėri duke ushtruar autoritetin e tij hyjnor, dhe duke urdhėruar tehun vezullues tė tėrhiqej? Jo; sepse kjo do tė thoshte ta ēnderonte ligjin e tė Atit, nė vend qė ta zmadhonte.  Prandaj ai u bė njeri nė vendin tonė - po, madje u bė mėkat. Perėndia bėri qė mbi tė tė binin paudhėsitė e ne tė gjithėve. Ai doli pėrpara nė vendin tonė pėr tė takuar atė meteor tė zjarrtė - ai ra poshtė tehut tė tij pėrshkues; sepse mbajti mend fjalėn e Profetit, qė ėshtė shkruar, "Zgjohu, o shpatė, kundėr bariut tim dhe kundėr njeriut qė ėshtė shoku im," thotė Zoti i ushtrive.

Dhe tani, duke parė qė tehu vezullues ėshtė i mbuluar nė ijet e Shpengimtarit, mėkatari mė fajtor - kushdo qofsh - ēfarėdo qofsh - mund tė hysh nėpėrmjet trupit tė tij tė gjakosur - mund tė gjesh njė rrugė pėr tė hyrė nė parajsėn e Perėndisė, tė hash nga pema e jetės, dhe tė jetosh pėrgjithmonė.  Eja shpejt - mos dysho; sepse ai thotė, Unė jam udha.

(2.) I njėjti fakt - pra qė njeriu nga natyra nuk ka asnjė rrugė pėr tek Ati - i ėshtė mėsuar me pėrshtypje tė thellė edhe Moisiut dhe popullit tė Izraelit.

Kur Perėndia pranoi me hir tė banonte mes bijve tė Izraelit, ai banoi nė mėnyrė tė veēantė nė vendin mė tė shenjtė - nė ndarjen mė tė brendshme tė tempullit hebre. Atje shenja e dukshme e pranisė sė tij qėndroi midis kerubinėve - tė cilėt herė na pėrshkruhen si njė dritė e paafrueshme dhe lavdiplotė - herė si njė re qė mbushte tempullin. Por kjo ndarje mė e brendshme, ose mė e shenjta (ose vendi i fshehtė, siē quhet nė Psalmet), ndahej nga vendi i shenjtė [qė nuk ishte mė i shenjti] me anė tė njė perdeje ose njė velloje, dhe pėrmes asaj velloje asnjė njeri nuk lejohej tė kalonte, qė tė mos vdiste, pėrveē Kryepriftit, i cili hynte njėherė nė vit, gjithmonė me gjak. Tani, asnjė figurė nuk mund tė shprehte mė qartė faktin qė rruga pėr tek mė i shenjti nuk ishte shfaqur ende - qė asnjė njeri mėkatar nuk ka asnjė rrugė pėr tė hyrė nė praninė e Perėndisė.

Por Jezusi thotė, Unė jam udha. Jezusit i erdhi shumė keq qė ne ishim mbyllur jashtė mė tė shenjtit - jashtė pranisė sė Perėndisė; sepse ai e dinte nga pėrvoja faktin qė nė atė prani ka shumė gėzim.  Por si e hapi ai atė rrugė?  A e hoqi vellon, qė tė pėrvidheshim fshehurazi dhe kollaj nė praninė e Atit?  Jo, por ai e ofroi veten - njė ofertė pėr tė kėnaqur drejtėsinė hyjnore dhe tė na pajtojė me Perėndinė.  Tha:  "U krye!"  Dhe duke ulur kryet, dha frymėn.  Dhe ja, veli i tempullit u shqye nė dy pjesė, nga maja e deri nė fund. U krye - dėnimi i ligjit u mbajt - kėrkesat e ligjit u plotėsuan - rruga u mbarua - veli u shqye, nga maja e deri nė fund!  Tani nuk na mbetet asnjė fije nga ai veli i tmerrshėm pėr tė na e prerė rrugėn. Mėkatari mė fajtor - mė i pėshtirė midis jush tė gjithė tani gėzon liri pėr tė hyrė pėrmes velit tė shqyer, nėn dritėn e fytyrės sė Jehovait - pėr tė banuar nė tė fshehtėn e tabernakullit tė tij - pėr tė soditur bukurinė e tij, dhe pėr tė admiruar tempullin e tij.

Dhe tani, miqtė e mi, a ėshtė kjo udha nė tė cilėn ju i afroheni Atit?  Krishti thotė, Unė jam udha… askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje. Prandaj, nėse do tė rrini ende nė udhėn tuaj tė vjetėr, cilado qoftė - udha e lotėve, ose e pendesave, ose e betimeve pėr t'u pėrmirėsuar, ose e shpresave qė Perėndia nuk do t'ju trajtojė me rreptėsi - nėse nuk doni tė paralajmėroheni, do tė zbuloni nė ditėn e gjykimit qė shpata e kerubinėve vėrtitej nga ēdo anė, dhe qė ju do tė liheni pre tė zjarrit konsumues.

Por oh!  Nėse ka ndonjė njeri qė nuk gjen dot paqe nė asnjė rrugė vetė-drejtėsie - nėse ka ndonjė njeri prej jush i cili sheh se ėshtė i humbur nė vetvete - ja, Krishti po tė thotė, Unė jam udha - e vetme, ashtu siē thotė nė njė vend tjetėr, Unė jam dera - e vetme.  ėshtė njė udhė e plotė, e lirė dhe e hapur, dhe ėshtė njė udhė pėr mėkatarėt.  Pse tė presėsh edhe njė ēast tjetėr?  Dikur ka qenė njė mur ndarės midis teje dhe Perėndisė; por Krishti e ka shembur.  Dikur Perėndia ka qenė i zemėruar; por zemėrimi i tij ėshtė larguar nga kjo udhė e bekuar.  Nė Krishtin ai ėshtė gjithmonė shumė i kėnaqur.

II. Krishti ėshtė e Vėrteta.

- E gjithė Bibla, dhe e gjithė eksperienca, dėshmojnė se ne nga natyra jemi injorantė pėr tė vėrtetėn.  Sigurisht, ka shumė tė vėrteta qė njeriu i pakthyer nė besim i di. Ai ndoshta di tė vėrtetat e matematikės dhe tė aritmetikės - si dhe shumė nga tė vėrtetat e zakonshme dhe tė pėrditshme; por me gjithė kėtė nuk mund tė thuhet qė jobesimtari di tė vėrtetėn, sepse Krishti ėshtė e vėrteta.  Krishti mund tė quhet gurkyēi i harkut tė sė vėrtetės.  Po tė hiqet gurkyēi i harkut, i gjithė harku kthehet nė gėrmadhė.  Ata janė vėrtet tė njėjtėt gurė, por tė gjithė kanė rėnė, janė mbuluar dhe ngatėrruar - pa rregull - pa qėllim.  Nė po kėtė mėnyrė - po tė hiqet Krishti, i gjithė harku i sė vėrtetės mbetet; por tė gjithė gurėt kanė rėnė - nuk kanė koherencė - nuk kanė rregull - dhe nuk kanė qėllim.  Krishti mund tė quhet pėrmbledhja e sistemit tė sė vėrtetės. Po tė hiqej dielli nga sistemi ynė diellor, ēdo planet do tė turrej nė konfuzion.  Do tė ishin tė njėjtėt planetė; por forcat e tyre kundėrshtare do t'i tėrhiqnin andej-kėtej, dhe ēdo rruzull do tė pėrplasej me tė tjerėt nė njė ngatėrrim tė pafundėm.  Gjithashtu - po tė hiqet Krishti, i gjithė sistemi i sė vėrtetės turret nė konfuzion.  Tė njėjtat tė vėrteta mund tė jenė nė mendje, por tė gjitha ngatėrrohen dhe pėrplasen nė labirinte tė pazgjidhshme; sepse rruga e tė pabesėve ėshtė si terri; ata nuk shohin atė qė do t'i rrėzojė.  Por po tė zbulohet Krishti ndaj njė shpirti tė pakthyer - dhe jo vetėm me anė tė njė njeriu qė i flet pėr Krishtin - por nga vetė Fryma e Shenjtė, atėherė nuk i zbulohet njė e vėrtetė, por e vėrteta.  Kėshtu vendoset gurkyēi nė harkun e sė vėrtetės; rimėkėmbet dielli nė qendėr tė sistemit.  Nė njė mendje tė tillė, e gjithė e vėrteta bėhet e rregullt dhe e dobishme.

Tani ai njeri di tė vėrtetėn nė lidhje me veten e tij.  A ėshtė e vėrtetė qė Biri i Perėndisė la gjirin e tė Atit pėr tė mbajtur zemėrim nė vendin tonė?  Atėherė kjo ka ndodhur sepse unė ndodhem nėn zemėrim. A u bė Zoti Jezus njė shėrbėtor, qė t'i bindej vullnetit tė Perėndisė si zėvendės i mėkatarėve? Atėherė kjo ka ndodhur sepse unė jam pa asnjė drejtėsi, njė fėmijė i mosbindjes.

Pėrsėri, kur njeriu e njeh Krishtin, ai njeh gjithashtu edhe tė vėrtetėn nė lidhje me Perėndinė.  A ėshtė e vėrtetė qė Perėndia e dorėzoi lirisht Birin e tij pėr vdekje pėr ne tė gjithė? Atėherė, nėse unė besoj nė Jezusin, nuk ka dėnim pėr mua.  Perėndia ėshtė Ati im, dhe Perėndia ėshtė dashuri.

Miqtė e mi, a e keni parė Krishtin, i cili ėshtė e vėrteta? A ju ėshtė zbuluar ai, jo nėpėrmjet mishit dhe gjakut, por nėpėrmjet Frymės sė Perėndisė?  Atėherė ju e dini se sa e vėrtetė ėshtė qė nė tė janė fshehur tė gjitha thesaret e diturisė dhe tė njohjes - qė ai ėshtė Alfa dhe Omega, fillimi dhe fundi i tė gjithė njohurisė. Por nėse nuk e keni parė Krishtin, atėherė nuk dini asgjė akoma siē duhet ta dini; e gjithė njohuria juaj ėshtė si njė urė pa gurkyē - si njė sistem planetar pa diell. Ē'tė mirė do tė kesh nė ferr, nga fakti qė dinit tė gjitha shkencat e botės - tė gjitha ngjarjet e historisė, dhe tė gjithė politikėn e nxituar tė ditės suaj tė vogėl?  A nuk e dini qė vetė njohuria juaj do tė kthehet nė njė instrument torture nė ferr? Oh, nė atė ditė sa do tė dėshironi tė kishit lexuar mė pak gazetėn dhe mė shumė Biblėn - qė bashkė me gjithė fitimet tuaja do ta kishit fituar diturinė - dhe qė bashkė me tė gjithė njohuritė tuaja do ta kishit njohur Shpėtimtarin, njohja e tė cilit ėshtė jetė e pėrjetshme.

III. Krishti ėshtė Jeta.

- E gjithė Bibla dėshmon se ne nga natyra jemi tė vdekur nė faje dhe mėkate - qė ne nuk kemi aspak fuqi pėr tė ecur nė shenjtėri nė kėtė botė, ashtu si njė njeri i vdekur nuk ka fuqi tė ēohet dhe tė ecė.

Shkrimi dhe eksperienca dėshmojnė njėsoj se nga natyra jemi tė vdekur nė faje dhe mėkate; megjithatė nė kėtė vdekje nuk jemi fare joaktivė, sepse na thuhet qė nė kėtė vdekje ne ecim sipas ecjes sė kėsaj bote - sipas prijėsit tė pushtetit tė erės.

Kjo e vėrtetė na mėsohet me pėrshtypje tė thellė nė atė vegim tė profetit Ezekiel, ku ai u ēua nga Fryma dhe u vendos nė mes tė njė lugine tė hapur plot me eshtra tė thata; dhe ndėrsa i kaloi rreth e qark, ja, ishin nė sasi tė madhe mbi sipėrfaqen e luginės; dhe ja, ishin shumė tė thata.

Pikėrisht kjo ėshtė pamja e botės nė sytė e ēdo fėmije tė Perėndisė.  Eshtrat e thata janė nė sasi tė madhe, dhe janė shumė tė thata; dhe ai bėn tė njėjtėn pyetje qė Perėndia i bėri Ezekielit - A mund tė rijetojnė kėto kocka? Po, po, miqtė e mi; dhe a nuk ju mėson edhe eksperienca tė njėjtėn gjė? ėshtė e vėrtetė qė tė vdekurit nuk mund tė dinė se janė tė vdekur; por sikur ta prekė Zoti zemrėn tuaj, do ta gjeni: ne profetizojmė pėrpara kockave tė thata; sepse kjo ėshtė mėnyra e Zotit - kur profetizojmė, hyn fryma.  Ju keni qenė gjithmonė si njė njeri qė bėn not nė drejtim tė rrjedhės - dhe asnjėherė si njė njeri qė noton kundėr rrymės. Shqyrtoni zemrėn tuaj, dhe shikoni se si ajo ėshtė kthyer kundėr tė gjitha urdhėrimeve; ju e ndieni ditėn e Sabatit [pushimit] si diēka tė lodhshme - nė vend qė ta quani njė gėzim dhe tė nderuar.  Nėse jeni pėrpjekur ndonjėherė t'i zbatonit urdhėrimet e Perėndisė - t'i pėrmbanit sytė nga dėshirat jo tė ligjshme, gjuhėn nga fjalėt e zemėrimit, ose thashethemet, ose hidhėrimi; ta pėrmbanit zemrėn nga keqdashja, zilia dhe lakmia - nėse jeni pėrpjekur ta bėnit kėtė ndonjėherė, dhe supozoj qė shumica e jobesimtarėve janė pėrpjekur ta bėnin - a nuk keni zbuluar se kjo ishte e pamundur? Tamam si ringjallja e tė vdekurve.  A nuk zbuluat njė luftė brenda vetes suaj?  O sa e qartė duket qė jeni tė vdekur dhe jo tė rilindur! Mos u habisni qė ne ju themi se duhet tė lindni pėrsėri.  Duhet tė bashkoheni me Krishtin, sepse Krishti ėshtė jeta.

Ta zėmė sikur do tė ishte i mundur bashkimi i njė gjymtyre tė vdekur me njė trup tė gjallė, nė njė bashkim aq tė plotė saqė tė gjitha venat do tė merrnin rrjedhėn e purpurt tė gjakut tė gjallė - tė bashkohen kockat, pejzat, dhe nervat - a nuk e shihni qė ajo gjymtyrė, sado e vdekur mė pėrpara, do tė bėhej njė gjymtyrė e gjallė? Mė pėrpara, ajo ishte e ftohtė, e mpirė, dhe pa lėvizje, plot me kalbje; tani ajo ėshtė bėrė e ngrohtė, e butė dhe plot jetė dhe lėvizje. ėshtė njė gjymtyrė e gjallė, sepse ėshtė bashkuar me atė qė ėshtė jetė.

Apo, ta zėmė sikur do tė ishte i mundur bashkimi i njė dege tė tharė me njė hardhi tė gjallė, aq plotėsisht saqė tė gjitha kanalet e saj do tė merrnin rrjedhėn e lėngut bujar, a nuk e shihni qė ajo degė, sado e vdekur mė pėrpara, do tė bėhej njė degė e gjallė?  Mė pėrpara, ajo ishte e thatė, e pafrytshme dhe e vyshkur; tani ėshtė plot me lėng, jetė dhe energji.  ėshtė njė degė e gjallė, sepse ėshtė bashkuar me hardhinė, qė ėshtė jeta e saj.

Epo mirė, nė po kėtė mėnyrė, edhe Krishti ėshtė jeta e ēdo shpirti qė i ngjitet atij.  Ai qė ėshtė i bashkuar me Zotin ėshtė njė frymė.  A ėshtė shpirti juaj si njė gjymtyrė e vdekur - e ftohtė, e mpirė, pa lėvizje, dhe plot me kalbje?  Ngjitjuni Krishtit - bashkohuni me tė nėpėrmjet besimit, dhe do tė jeni njė frymė - do tė bėheni i ngrohtė, energjik, plot aktivitet, nė shėrbim tė Zotit.

A i ngjan shpirti juaj njė dege tė tharė - tė thatė, pa fryt, tė vyshkur, pa gjethe?  Ngjitjuni Krishtit; bashkohuni me tė, dhe do tė jeni njė frymė.  Do tė zbuloni qė Krishti ėshtė jeta; jeta juaj do tė fshihet me Krishtin nė Perėndinė. Do tė thoni se jetoj; por nuk rroj mė unė, po Krishti rron nė mua; dhe ajo jetė qė tani jetoj nė mish, e jetoj nė besimin e Birit tė Perėndisė, qė mė deshi dhe dha veten pėr mua.

Mbani mend, pra, miqtė e mi jobesimtarė, qė e vetmja mėnyrė pėr ju qė tė shenjtėroheni ėshtė tė bashkoheni me Krishtin.  Dhe mbani mend, miqtė e mi besimtarė, qė nėse shenjtėria juaj bie ndonjėherė, kjo ndodh sepse nuk i ngjiteni Krishtit aq fortė sa mė parė.  "Qėndroni nė mua dhe unė do tė qėndroj nė ju - kėshtu do tė jepni shumė fryt. Tė shkėputur nga unė, ju nuk mund tė bėni asgjė."

Dundee, 1836.

Nga Kujtimet dhe Shkrimet e Mbetura tė Pastorit Robert Murray M'Cheyne nga Andrew A. Bonar.

Sipėr


Nėse kėto fjalė ju kanė shtyrė tė mendoni mbi problemet e shpirtit, ju ftojme tė na shkruani, dhe do tė na vijė mirė t'ju ndimojmė.

Albanian Evangelical Mission
29 Bridge Street, Penybryn, Wrexham LL13 7HP,
 Britania e Madhe.
email: office [©] aemission.org
(Shėnim)

Kryefaqja | Website | Kush Jemi | Ndihmesë | Të Rejat | Kontakt | Kërko