jump to navigation

Krishti Udha, e VĂ«rteta dhe Jeta

Postuar tek: Misioni Ungjillor më: 04, 23, 2010

Krishti Udha, e VĂ«rteta dhe Jeta

Robert Murray M’Cheyne (1813-1843)

Jezusi i tha: “UnĂ« jam udha, e vĂ«rteta dhe jeta: askush nuk vjen tek Ati pĂ«rveçse nĂ«pĂ«rmjet meje. – Gjoni 14:6.

Një teolog i vjetër ka thënë që Perëndia shpesh vepron kështu: kur ne mëkatojmë më shumë kundër tij, ai qëndron gati për të na dhënë mëshirat më të mëdha. Dhe ai e bën këtë që të zmadhojë sa më tepër dashurinë e tij.

Ne gjejmĂ« njĂ« shembull tĂ« kĂ«saj tek fjalĂ«t qĂ« sapo ju kam lexuar. Zemra e Jezusit nuk u derdh asnjĂ«herĂ« me njĂ« dashuri mĂ« tĂ« butĂ« dhe mĂ« sovrane pĂ«r dishepujt e tij, sesa kur u tha: Zemra juaj mos u trondittĂ«. Ata ishin tronditur nga shumĂ« gjĂ«ra. Ai u kishte thĂ«nĂ« se do tĂ« largohej prej tyre; qĂ« njĂ«ri prej tyre do ta tradhtonte – qĂ« njĂ« tjetĂ«r do ta mohonte – qĂ« tĂ« gjithĂ« do tĂ« ofendoheshin pĂ«r shkak tĂ« tij po atĂ« natĂ«. Ndoshta ata mendonin se ai do tĂ« largohej prej tyre nga inati. Por cilido qoftĂ« shkaku i tronditjes sĂ« tyre, gjoksi i Jezusit ishte si njĂ« enĂ« e mbushur plot, dhe kĂ«to fjalĂ« ishin pikat e dashurisĂ« qĂ« u derdhĂ«n prej tij – Zemra juaj mos u trondittĂ«; besoni nĂ« PerĂ«ndi dhe besoni edhe nĂ« mua! Sigurisht fjalĂ« tĂ« tilla si kĂ«to, tĂ« buta dhe plot besim tek dishepujt, nuk ishin pĂ«shpĂ«ritur asnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ« nĂ« kĂ«tĂ« botĂ« tĂ« ftohtĂ«. AtĂ«herĂ« mendoni pak se sa e ftohtĂ«, sa e errĂ«t, sa e pamenduar Ă«shtĂ« pyetja me tĂ« cilĂ«n Thomai ndĂ«rpret fjalimin qiellor – Thomai i tha: “Zot, ne nuk e dimĂ« se ku po shkon; pra, si mund ta njohim udhĂ«n?” Por shihni se me ç’durim duron Jezusi plogĂ«shtinĂ« e tyre zemĂ«rftohtĂ«! Me ç’dashuri ai fillon t’u mĂ«sojĂ« vetĂ« alfabetin e shpĂ«timit, dhe i kthen Thomait jo vetĂ«m njĂ« pĂ«rgjigje, por njĂ« pĂ«rgjigje qĂ« ia tejkalon pyetjes – i jep mĂ« shumĂ« se sa mund tĂ« kĂ«rkonte apo mendonte. Ai pyeti pĂ«r udhĂ«n dhe vendin, por Krishti pĂ«rgjigjet, UnĂ« jam udha, e vĂ«rteta dhe jeta: askush nuk vjen tek Ati pĂ«rveçse nĂ«pĂ«rmjet meje. Duke e vlerĂ«suar kĂ«tĂ«, pra, si njĂ« pĂ«rshkrim tĂ« plotĂ« tĂ« shpĂ«timit tĂ« ungillit, le tĂ« shqyrtojmĂ« pjesĂ«t e ndryshme tĂ« tij.

I. Krishti është Udha.

– Unë jam udha… askush nuk vjen, etj. E gjithë Bibla dëshmon që ne nuk kemi asnjë udhë për tek Ati nëpërmjet natyrës sonë. Nga natyra jemi plot mëkat, dhe nga natyra Perëndia është pafundësisht i shenjtë – d.m.th., ai largohet nga mëkati. Ashtu si një bimë e ndjeshme e cila sipas natyrës së saj largohet nga prekja e dorës së njeriut, kështu edhe Perëndia, nga vetë natyra e tij, largohet nga prekja e mëkatit. Ai është përjetësisht i ndarë nga mëkatarët; ai i ka sytë tepër të pastër për të parë të keqen.

(1.) Kjo u është mësuar Adamit dhe patriarkëve duke u lënë një përshtypje të thellë. Për sa kohë që Adami ecte në shenjtëri, Perëndia banonte në të, dhe ecte me të, dhe kishte bashkësi me të; por kur ra Adami, Zoti Perëndi… e dëboi njeriun [nga parajsa]; dhe vendosi në lindje të kopshtit të Edenit kerubinët që vërtisnin nga çdo anë një shpatë flakëruese për të ruajtur rrugën e pemës së jetës. Kjo shpatë flakëruese midis kerubinëve ka qenë një simbol madhështor i Perëndisë – Perëndisë të drejtë që urren mëkatin. Në ferrishte, ai iu shfaq Moisiut si zjarr konsumues – në tempull, ai u shfaq midis kerubinëve në lavdinë më të zbutur që quhej Shekinah; por këtu ai u shfaq midis kerubinëve si shpatë – një Perëndi i drejtë që urren mëkatin. Dhe ju lutem të vini re që kjo shpatë vërtitej nga çdo anë për të ruajtur rrugën e pemës së jetës. Po të mos ishte vërtitur nga çdo anë – po të kishte lënë ndonjë monopat pa vështruar – atëherë Adami shumë mirë mund të ishte përvjedhur duke përdorur atë monopat, duke çarë rrugën e tij drejt pemës së jetës. Por jo; pavarësisht se ç’rrugë ai provoi – sado të fshehtë, sado të ngushtë, sado të pjerrët dhe sado të vështirë – sado në heshtje ai zvarritej – prapë ky meteor flakërues e takonte dhe dukej sikur i thoshte, si mund të jetë i drejtë njeriu përpara Perëndisë? Asnjë mish nuk do të shfajësohet… për veprat e ligjit. Nuk është për t’u habitur që Adami u ul, i lodhur nga kërkimi i kotë për një rrugë tek jeta; sepse nga natyra njeriu nuk ka asnjë rrugë për tek Ati.

Por Krishti thotĂ«, UnĂ« jan udha. Siç thotĂ« tek Psalmi 16, Ti do tĂ« mĂ« tregosh shtegun e jetĂ«s. AsnjĂ« njeri nuk mund ta gjente kĂ«tĂ« shteg jete; por Jezusi thotĂ«, Ti do tĂ« mĂ« tregosh… ka shumĂ« gĂ«zim nĂ« praninĂ« tĂ«nde; nĂ« tĂ« djathtĂ«n tĂ«nde ka kĂ«naqĂ«si nĂ« pĂ«rjetĂ«si. Jezusi mĂ«shironte bijtĂ« e shkretĂ« tĂ« Adamit qĂ« po pĂ«rpiqeshin mĂ« kot tĂ« gjenin ndonjĂ« rrugĂ« pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« parajsĂ«n e PerĂ«ndisĂ«, dhe ai e la gjirin e Atit, vetĂ«m me qĂ«llim qĂ« ai tĂ« na hapte njĂ« rrugĂ« pĂ«r tek gjiri i Atit. Dhe si e bĂ«ri ai kĂ«tĂ«? Duke shpĂ«tuar nga vigjĂ«limi i shpatĂ«s flakĂ«ruese? Jo; sepse ajo vĂ«rtitej nga çdo anĂ«. AtĂ«herĂ«, a e bĂ«ri duke ushtruar autoritetin e tij hyjnor, dhe duke urdhĂ«ruar tehun vezullues tĂ« tĂ«rhiqej? Jo; sepse kjo do tĂ« thoshte ta çnderonte ligjin e tĂ« Atit, nĂ« vend qĂ« ta zmadhonte. Prandaj ai u bĂ« njeri nĂ« vendin tonĂ« – po, madje u bĂ« mĂ«kat. PerĂ«ndia bĂ«ri qĂ« mbi tĂ« tĂ« binin paudhĂ«sitĂ« e ne tĂ« gjithĂ«ve. Ai doli pĂ«rpara nĂ« vendin tonĂ« pĂ«r tĂ« takuar atĂ« meteor tĂ« zjarrtĂ« – ai ra poshtĂ« tehut tĂ« tij pĂ«rshkues; sepse mbajti mend fjalĂ«n e Profetit, qĂ« Ă«shtĂ« shkruar, “Zgjohu, o shpatĂ«, kundĂ«r bariut tim dhe kundĂ«r njeriut qĂ« Ă«shtĂ« shoku im,” thotĂ« Zoti i ushtrive.

Dhe tani, duke parë që tehu vezullues është i mbuluar në ijet e Shpengimtarit, mëkatari më fajtor – kushdo qofsh – çfarëdo qofsh – mund të hysh nëpërmjet trupit të tij të gjakosur – mund të gjesh një rrugë për të hyrë në parajsën e Perëndisë, të hash nga pema e jetës, dhe të jetosh përgjithmonë. Eja shpejt – mos dysho; sepse ai thotë, Unë jam udha.

(2.) I njëjti fakt – pra që njeriu nga natyra nuk ka asnjë rrugë për tek Ati – i është mësuar me përshtypje të thellë edhe Moisiut dhe popullit të Izraelit.

Kur Perëndia pranoi me hir të banonte mes bijve të Izraelit, ai banoi në mënyrë të veçantë në vendin më të shenjtë – në ndarjen më të brendshme të tempullit hebre. Atje shenja e dukshme e pranisë së tij qëndroi midis kerubinëve – të cilët herë na përshkruhen si një dritë e paafrueshme dhe lavdiplotë – herë si një re që mbushte tempullin. Por kjo ndarje më e brendshme, ose më e shenjta (ose vendi i fshehtë, siç quhet në Psalmet), ndahej nga vendi i shenjtë [që nuk ishte më i shenjti] me anë të një perdeje ose një velloje, dhe përmes asaj velloje asnjë njeri nuk lejohej të kalonte, që të mos vdiste, përveç Kryepriftit, i cili hynte njëherë në vit, gjithmonë me gjak. Tani, asnjë figurë nuk mund të shprehte më qartë faktin që rruga për tek më i shenjti nuk ishte shfaqur ende – që asnjë njeri mëkatar nuk ka asnjë rrugë për të hyrë në praninë e Perëndisë.

Por Jezusi thotĂ«, UnĂ« jam udha. Jezusit i erdhi shumĂ« keq qĂ« ne ishim mbyllur jashtĂ« mĂ« tĂ« shenjtit – jashtĂ« pranisĂ« sĂ« PerĂ«ndisĂ«; sepse ai e dinte nga pĂ«rvoja faktin qĂ« nĂ« atĂ« prani ka shumĂ« gĂ«zim. Por si e hapi ai atĂ« rrugĂ«? A e hoqi vellon, qĂ« tĂ« pĂ«rvidheshim fshehurazi dhe kollaj nĂ« praninĂ« e Atit? Jo, por ai e ofroi veten – njĂ« ofertĂ« pĂ«r tĂ« kĂ«naqur drejtĂ«sinĂ« hyjnore dhe tĂ« na pajtojĂ« me PerĂ«ndinĂ«. Tha: “U krye!” Dhe duke ulur kryet, dha frymĂ«n. Dhe ja, veli i tempullit u shqye nĂ« dy pjesĂ«, nga maja e deri nĂ« fund. U krye – dĂ«nimi i ligjit u mbajt – kĂ«rkesat e ligjit u plotĂ«suan – rruga u mbarua – veli u shqye, nga maja e deri nĂ« fund! Tani nuk na mbetet asnjĂ« fije nga ai veli i tmerrshĂ«m pĂ«r tĂ« na e prerĂ« rrugĂ«n. MĂ«katari mĂ« fajtor – mĂ« i pĂ«shtirĂ« midis jush tĂ« gjithĂ« tani gĂ«zon liri pĂ«r tĂ« hyrĂ« pĂ«rmes velit tĂ« shqyer, nĂ«n dritĂ«n e fytyrĂ«s sĂ« Jehovait – pĂ«r tĂ« banuar nĂ« tĂ« fshehtĂ«n e tabernakullit tĂ« tij – pĂ«r tĂ« soditur bukurinĂ« e tij, dhe pĂ«r tĂ« admiruar tempullin e tij.

Dhe tani, miqtë e mi, a është kjo udha në të cilën ju i afroheni Atit? Krishti thotë, Unë jam udha… askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje. Prandaj, nëse do të rrini ende në udhën tuaj të vjetër, cilado qoftë – udha e lotëve, ose e pendesave, ose e betimeve për t’u përmirësuar, ose e shpresave që Perëndia nuk do t’ju trajtojë me rreptësi – nëse nuk doni të paralajmëroheni, do të zbuloni në ditën e gjykimit që shpata e kerubinëve vërtitej nga çdo anë, dhe që ju do të liheni pre të zjarrit konsumues.

Por oh! Nëse ka ndonjë njeri që nuk gjen dot paqe në asnjë rrugë vetë-drejtësie – nëse ka ndonjë njeri prej jush i cili sheh se është i humbur në vetvete – ja, Krishti po të thotë, Unë jam udha – e vetme, ashtu siç thotë në një vend tjetër, Unë jam dera – e vetme. është një udhë e plotë, e lirë dhe e hapur, dhe është një udhë për mëkatarët. Pse të presësh edhe një çast tjetër? Dikur ka qenë një mur ndarës midis teje dhe Perëndisë; por Krishti e ka shembur. Dikur Perëndia ka qenë i zemëruar; por zemërimi i tij është larguar nga kjo udhë e bekuar. Në Krishtin ai është gjithmonë shumë i kënaqur.

II. Krishti është e Vërteta.

– E gjithë Bibla, dhe e gjithë eksperienca, dëshmojnë se ne nga natyra jemi injorantë për të vërtetën. Sigurisht, ka shumë të vërteta që njeriu i pakthyer në besim i di. Ai ndoshta di të vërtetat e matematikës dhe të aritmetikës – si dhe shumë nga të vërtetat e zakonshme dhe të përditshme; por me gjithë këtë nuk mund të thuhet që jobesimtari di të vërtetën, sepse Krishti është e vërteta. Krishti mund të quhet gurkyçi i harkut të së vërtetës. Po të hiqet gurkyçi i harkut, i gjithë harku kthehet në gërmadhë. Ata janë vërtet të njëjtët gurë, por të gjithë kanë rënë, janë mbuluar dhe ngatërruar – pa rregull – pa qëllim. Në po këtë mënyrë – po të hiqet Krishti, i gjithë harku i së vërtetës mbetet; por të gjithë gurët kanë rënë – nuk kanë koherencë – nuk kanë rregull – dhe nuk kanë qëllim. Krishti mund të quhet përmbledhja e sistemit të së vërtetës. Po të hiqej dielli nga sistemi ynë diellor, çdo planet do të turrej në konfuzion. Do të ishin të njëjtët planetë; por forcat e tyre kundërshtare do t’i tërhiqnin andej-këtej, dhe çdo rruzull do të përplasej me të tjerët në një ngatërrim të pafundëm. Gjithashtu – po të hiqet Krishti, i gjithë sistemi i së vërtetës turret në konfuzion. Të njëjtat të vërteta mund të jenë në mendje, por të gjitha ngatërrohen dhe përplasen në labirinte të pazgjidhshme; sepse rruga e të pabesëve është si terri; ata nuk shohin atë që do t’i rrëzojë. Por po të zbulohet Krishti ndaj një shpirti të pakthyer – dhe jo vetëm me anë të një njeriu që i flet për Krishtin – por nga vetë Fryma e Shenjtë, atëherë nuk i zbulohet një e vërtetë, por e vërteta. Kështu vendoset gurkyçi në harkun e së vërtetës; rimëkëmbet dielli në qendër të sistemit. Në një mendje të tillë, e gjithë e vërteta bëhet e rregullt dhe e dobishme.

Tani ai njeri di të vërtetën në lidhje me veten e tij. A është e vërtetë që Biri i Perëndisë la gjirin e të Atit për të mbajtur zemërim në vendin tonë? Atëherë kjo ka ndodhur sepse unë ndodhem nën zemërim. A u bë Zoti Jezus një shërbëtor, që t’i bindej vullnetit të Perëndisë si zëvendës i mëkatarëve? Atëherë kjo ka ndodhur sepse unë jam pa asnjë drejtësi, një fëmijë i mosbindjes.

Përsëri, kur njeriu e njeh Krishtin, ai njeh gjithashtu edhe të vërtetën në lidhje me Perëndinë. A është e vërtetë që Perëndia e dorëzoi lirisht Birin e tij për vdekje për ne të gjithë? Atëherë, nëse unë besoj në Jezusin, nuk ka dënim për mua. Perëndia është Ati im, dhe Perëndia është dashuri.

Miqtë e mi, a e keni parë Krishtin, i cili është e vërteta? A ju është zbuluar ai, jo nëpërmjet mishit dhe gjakut, por nëpërmjet Frymës së Perëndisë? Atëherë ju e dini se sa e vërtetë është që në të janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes – që ai është Alfa dhe Omega, fillimi dhe fundi i të gjithë njohurisë. Por nëse nuk e keni parë Krishtin, atëherë nuk dini asgjë akoma siç duhet ta dini; e gjithë njohuria juaj është si një urë pa gurkyç – si një sistem planetar pa diell. Ç’të mirë do të kesh në ferr, nga fakti që dinit të gjitha shkencat e botës – të gjitha ngjarjet e historisë, dhe të gjithë politikën e nxituar të ditës suaj të vogël? A nuk e dini që vetë njohuria juaj do të kthehet në një instrument torture në ferr? Oh, në atë ditë sa do të dëshironi të kishit lexuar më pak gazetën dhe më shumë Biblën – që bashkë me gjithë fitimet tuaja do ta kishit fituar diturinë – dhe që bashkë me të gjithë njohuritë tuaja do ta kishit njohur Shpëtimtarin, njohja e të cilit është jetë e përjetshme.

III. Krishti është Jeta.

– E gjithë Bibla dëshmon se ne nga natyra jemi të vdekur në faje dhe mëkate – që ne nuk kemi aspak fuqi për të ecur në shenjtëri në këtë botë, ashtu si një njeri i vdekur nuk ka fuqi të çohet dhe të ecë.

Shkrimi dhe eksperienca dëshmojnë njësoj se nga natyra jemi të vdekur në faje dhe mëkate; megjithatë në këtë vdekje nuk jemi fare joaktivë, sepse na thuhet që në këtë vdekje ne ecim sipas ecjes së kësaj bote – sipas prijësit të pushtetit të erës.

Kjo e vërtetë na mësohet me përshtypje të thellë në atë vegim të profetit Ezekiel, ku ai u çua nga Fryma dhe u vendos në mes të një lugine të hapur plot me eshtra të thata; dhe ndërsa i kaloi rreth e qark, ja, ishin në sasi të madhe mbi sipërfaqen e luginës; dhe ja, ishin shumë të thata.

Pikërisht kjo është pamja e botës në sytë e çdo fëmije të Perëndisë. Eshtrat e thata janë në sasi të madhe, dhe janë shumë të thata; dhe ai bën të njëjtën pyetje që Perëndia i bëri Ezekielit – A mund të rijetojnë këto kocka? Po, po, miqtë e mi; dhe a nuk ju mëson edhe eksperienca të njëjtën gjë? është e vërtetë që të vdekurit nuk mund të dinë se janë të vdekur; por sikur ta prekë Zoti zemrën tuaj, do ta gjeni: ne profetizojmë përpara kockave të thata; sepse kjo është mënyra e Zotit – kur profetizojmë, hyn fryma. Ju keni qenë gjithmonë si një njeri që bën not në drejtim të rrjedhës – dhe asnjëherë si një njeri që noton kundër rrymës. Shqyrtoni zemrën tuaj, dhe shikoni se si ajo është kthyer kundër të gjitha urdhërimeve; ju e ndieni ditën e Sabatit [pushimit] si diçka të lodhshme – në vend që ta quani një gëzim dhe të nderuar. Nëse jeni përpjekur ndonjëherë t’i zbatonit urdhërimet e Perëndisë – t’i përmbanit sytë nga dëshirat jo të ligjshme, gjuhën nga fjalët e zemërimit, ose thashethemet, ose hidhërimi; ta përmbanit zemrën nga keqdashja, zilia dhe lakmia – nëse jeni përpjekur ta bënit këtë ndonjëherë, dhe supozoj që shumica e jobesimtarëve janë përpjekur ta bënin – a nuk keni zbuluar se kjo ishte e pamundur? Tamam si ringjallja e të vdekurve. A nuk zbuluat një luftë brenda vetes suaj? O sa e qartë duket që jeni të vdekur dhe jo të rilindur! Mos u habisni që ne ju themi se duhet të lindni përsëri. Duhet të bashkoheni me Krishtin, sepse Krishti është jeta.

Ta zëmë sikur do të ishte i mundur bashkimi i një gjymtyre të vdekur me një trup të gjallë, në një bashkim aq të plotë saqë të gjitha venat do të merrnin rrjedhën e purpurt të gjakut të gjallë – të bashkohen kockat, pejzat, dhe nervat – a nuk e shihni që ajo gjymtyrë, sado e vdekur më përpara, do të bëhej një gjymtyrë e gjallë? Më përpara, ajo ishte e ftohtë, e mpirë, dhe pa lëvizje, plot me kalbje; tani ajo është bërë e ngrohtë, e butë dhe plot jetë dhe lëvizje. është një gjymtyrë e gjallë, sepse është bashkuar me atë që është jetë.

Apo, ta zëmë sikur do të ishte i mundur bashkimi i një dege të tharë me një hardhi të gjallë, aq plotësisht saqë të gjitha kanalet e saj do të merrnin rrjedhën e lëngut bujar, a nuk e shihni që ajo degë, sado e vdekur më përpara, do të bëhej një degë e gjallë? Më përpara, ajo ishte e thatë, e pafrytshme dhe e vyshkur; tani është plot me lëng, jetë dhe energji. është një degë e gjallë, sepse është bashkuar me hardhinë, që është jeta e saj.

Epo mirë, në po këtë mënyrë, edhe Krishti është jeta e çdo shpirti që i ngjitet atij. Ai që është i bashkuar me Zotin është një frymë. A është shpirti juaj si një gjymtyrë e vdekur – e ftohtë, e mpirë, pa lëvizje, dhe plot me kalbje? Ngjitjuni Krishtit – bashkohuni me të nëpërmjet besimit, dhe do të jeni një frymë – do të bëheni i ngrohtë, energjik, plot aktivitet, në shërbim të Zotit.

A i ngjan shpirti juaj një dege të tharë – të thatë, pa fryt, të vyshkur, pa gjethe? Ngjitjuni Krishtit; bashkohuni me të, dhe do të jeni një frymë. Do të zbuloni që Krishti është jeta; jeta juaj do të fshihet me Krishtin në Perëndinë. Do të thoni se jetoj; por nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.

Mbani mend, pra, miqtĂ« e mi jobesimtarĂ«, qĂ« e vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r ju qĂ« tĂ« shenjtĂ«roheni Ă«shtĂ« tĂ« bashkoheni me Krishtin. Dhe mbani mend, miqtĂ« e mi besimtarĂ«, qĂ« nĂ«se shenjtĂ«ria juaj bie ndonjĂ«herĂ«, kjo ndodh sepse nuk i ngjiteni Krishtit aq fortĂ« sa mĂ« parĂ«. “QĂ«ndroni nĂ« mua dhe unĂ« do tĂ« qĂ«ndroj nĂ« ju – kĂ«shtu do tĂ« jepni shumĂ« fryt. TĂ« shkĂ«putur nga unĂ«, ju nuk mund tĂ« bĂ«ni asgjĂ«.”

Dundee, 1836.

Nga Kujtimet dhe Shkrimet e Mbetura të Pastorit Robert Murray M’Cheyne nga Andrew A. Bonar.


Nëse këto fjalë ju kanë shtyrë të mendoni mbi problemet e shpirtit, ju ftojme të na shkruani, dhe do të na vijë mirë t’ju ndimojmë.

Albanian Evangelical Mission
29 Bridge Street, Penybryn, Wrexham LL13 7HP,
Britania e Madhe.
email: office [©] aemission.org (Shënim)


Share|