jump to navigation

Sa iu afrua Juda Jezusit për ta puthur?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Tek Mateu 26:48-59 Juda erdhi dhe e puthi Jezusin, ndërsa tek Gjoni 18:3-12 Juda nuk mund t’i afrohej aq afër Jezusit për ta puthur!

(Kategoria: Është cituar gabimisht teksti)

Ky është një mospajtim tejet i çuditshëm i Shabirit, sepse askund tek ungjilli i Gjonit nuk thuhet (ashtu si Shabiri pohon haptas) që Juda nuk mund t’i afrohej aq afër Jezusit për ta puthur. Prandaj, pamundësia për t’ju afruar atij, nuk kishte të bënte asgjë me atë se a e puthi apo jo. Me sa duket Shabiri imagjinon që ky mund të jetë një problem dhe kështu e imponon këtë gjë në tekst.

Fakti që Gjoni nuk e përmend puthjen nuk do të thotë që Juda nuk e përdori puthjen. Shpesh herë e kemi parë që aty ky njëri nga shkrimtarët e ungjijve përfshin një pjesë të informacionit që tjetri e ka lënë jashtë. Kjo nuk nënkupton që ndonjëri prej tyre e ka gabim, por që si dëshmitarë, ata e shikojnë një ngjarje në mënyra të ndryshme, dhe kështu përfshijnë në dëshminë e tyre vetëm atë që ata gjykojnë se është e rëndësishme. (Drita e Jetës III 1992:107)