KAPITULLI 13: AGJERIMI FORCON LUTJEN
Postuar tek: Ndryshoje Botën me anë të LutjesPse Kisha shpesh hesht përsa i përket agjërimit? Edhe pse agjërimi mësohet dhe praktikohet në mënyrë të qartë si në Dhjatën e Vjetër ashtu edhe në atë të Re, nuk kujtoj të kem dëgjuar ndonjëherë një predikues të japë një mesazh të plotë mbi këtë argument. Moisiu agjëroi dy herë për dyzet ditë (Ligji i Përtërirë 9:9,18) derisa fytyra e tij ndriçoi nga lavdia e Perëndisë. Jozueu agjëroi pas disfatës në Ai (Jozueu 7:6). Në epokën e gjyqtarëve (Gjyqtarët 20:26) dhe në epokën e Samuelit (1 Samuelit 7:6,12), i gjithë Izraeli praktikonte agjërimin. Davidi, përpara se të kurorëzohej mbret, agjëroi kur djali i tij u sëmur, kur armiqtë e sëmurën (Psalmi 35:13) dhe për shkak të mëkateve të popullit të tij (Psalmi 69:9,10). Jozafati dhe populli i tij agjëruan derisa Perëndia tha: “Nuk do të jeni ju që do ta luftoni këtë betejë…” (2 Kronikave 20:17). Ata fituan me anë të lutjes dhe lavdërimit, pa luftuar as edhe një orë dhe pa derdhje gjaku. Elia, Ezdra, Nehemia, Ester dhe Danieli të gjithë e kanë praktikuar agjërimin.
Agjërimi ishte strategjia e fuqishme e praktikuar nga Kisha e parë dhe nga shumë shërbëtorë të Perëndisë. Pali lutej dhe agjëronte në “çdo kishë” (Veprat e Apostujve 14:23). Epifani, peshkop i Salaminës (lindur më 315 pas Krishtit), shkruante: “Cili nuk e di se agjërimi i ditës së katërt dhe të gjashtë të javës praktikohet nga të krishterët në çdo pjesë të botës?”. Martin Luteri kritikohej për agjërimet e tij të shumta. John Calvin agjëronte dhe lutej saqë e gjithë Gjeneva u kthye tek Zoti dhe nuk kishte as edhe një shtëpi të vetme që nuk kishte të paktën një përson që lutej. John Knox agjëroi dhe u lut me shumë frytshmëri saqë mbretëresha Mari tha se kishte frikë më shumë nga lutjet e tij se sa nga të gjithë ushtritë e Skocisë. Latimer, Rindley, Cranmer dhe pjesa më e madhe e reformatorëve, në fakt, njiheshin për agjërimet që bashkonin në lutjet e tyre.
Jonathan EdËards, që Perëndia e përdori për të nxitur një rizgjim në Anglinë e Re, ishte i qëndrueshëm në agjërim dhe në lutje. Carlo G. Finney, nismëtar i rizgjimit të 1800-s, agjëronte rregullisht çdo javë dhe, kur takimet nuk sillnin fryt, kalonte tri ditë dhe tri netë në lutje e agjërim duke treguar se, Fryma e Shenjtë bënte që lëvizja e rizgjimit të vazhdonte. DËight L. Moody kur duhej të përballonte një pengesë të veçantë, i drejtohej Institutit Biblik Moody, duke ftuar qoftë mësuesit ashtu si dhe studentët për një ditë në agjërim dhe lutje. Ne duam gjëra materiale për veten tonë, por Pali ishte i gatshëm të vuante, të lutej dhe të agjëronte për të korrur shpirtra dhe për t’ia ofruar Krishtit. Duke patur parasysh gëzimin e Tij Jezusi duroi kryqin (Hebrenjve 12:2) dhe u dha shpëtimin të gjithë atyre që kanë besuar dhe do të besojnë në emrin e Tij. Pra, duke pasur shumë shembuj, ia vlen të praktikosh agjërimin.
DOMETHËNIA FRYMORE E AGJERIMIT
Agjërimi biblik është një formë mohimi e bërë për dashurinë e Jezusit dhe mbretërinë e Tij. Ai është një privim vullnetar ndaj disa ose gjithë ushqimeve dhe sjell një angazhim të fortë dhe frymë sakrifice. Mund të agjërosh edhe për arsye shëndetësore, për përmirësime të mëdha të trupit, por që nuk është agjërimi i krishterë që duam të trajtojmë. Në kuptimin biblik, të agjërosh, do të thotë të heqësh dorë nga ushqimi, sepse uria jote frymërore është kaq e thellë, dëshira jote për të ndërhyrë është kaq e madhe, beteja jote frymërore është aq angazhuese sa që, përkohësisht, ke vënë mënjanë nevojat e tua fizike për t’u përkushtuar plotësisht në lutje.
Jezusi rrinte shpesh pa gjumë që të kalonte më tepër kohë në lidhje të drejtpërdrejtë me Atin. Ka nga ata që kalojnë të paktën një herë në muaj, një natë të tërë në lutje. E njëjta etje frymërore, angazhim dhe kujdes që ngjall agjërimi janë baza e heqjes dorë ndaj pushimit. Një praktikë tjetër e këshillueshme është ajo e veçimit, në të cilën zbatohet qoftë agjërimi ashtu edhe heshtja. Pra, hiqet dorë nga ushqimi dhe bashkëbisedimi, për t’iu përkushtuar kohë lutjes. Fatkeqësisht, lloji i vetëm i të qëndruarit vetëm me Zotin që shumë njohin karakterizohet nga këngë, dëgjimi i mesazheve dhe drekave në përbashkësi. Disa herë Krishti i ka larguar dishepujt e Tij për t’ju kushtuar vetëm lutjes (Mateu 14:23). Herët e tjera u nda nga të gjithë, përveç Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit (Mateu 17:1).
Në një farë mënyre agjërimi nënkupton çdo lloj mohimi apo heqje dorë të vullnetshme, me qëllim që të bëhesh më i fortë dhe që vepra e mbretërisë së Perëndisë të shkojë përpara. Mund të heqësh dorë nga ambicjet vetjake, dëshirat dhe planet, argëtimet e ligjshme, kënaqësitë dhe rehatitë e jetës. Kur John Ëesley vizitoi shtëpinë e një zotërie të pasur, admiroi veprat e kushtueshme të artit dhe mobiljet e çmueshme, por në fund tha: “Edhe unë mund të gjej kënaqësi në këto gjëra, por ekziston një botë tjetër”. Në qendër të Ungjillit është kryqi. Fryma e Krishtit është frymë sakrifice. Kryqi, sakrifica, vetmohimi dhe agjërimi janë të ndërlidhura midis tyre. Ato nënkuptojnë t’i lësh Perëndisë vendin e parë: të kërkosh më parë mbretërinë e Tij, t’i japësh përparësi vullnetit të Perëndisë, të marrësh çdo ditë kryqin tënd dhe të ndjekësh Krishtin.
KUJDES!
Në historinë e Kishës ka patur lëvizje asketike që i kanë dhënë theks shumë të madh agjërimit. Megijthatë kishat Ungjillore rrezikojnë ekstremin e kundërt:lënien pas dore të vullnetit të Perëndisë dhe të të mirave të agjërimit. Nuk duhet të agjërosh për të patur merita përballë Perëndisë. Mos mendo se me agjërimin tënd t’i mund të kesh meritën e shpëtimit të një personi tjetër, bekimin e Perëndisë në punën ose rizgjimin në kishën tënde. Këto gjëra nuk mund të meritohen me agjërime, me rite ose me aktivitete të shumta. Këto janë dhurata prej hirit dhe mëshirës së Tij.
Agjërimi nuk zëvendëson bindjen ndaj Perëndisë. Isaia 58:1-11 na kujton qortimin e Perëndisë ndaj popullit të Tij që po agjëronte, sepse bënin veprime të këqija. Perëndia e qortoi që t’i jepte fund grindjeve, të ndreqte padrejtësinë, të ndihmonte të varfërin, nevojtarin dhe të mbanin peshën e njëri-tjetrit. “Duke agjëruar ashtu siç bëni sot, nuk bëni që zëri juaj të dëgjohet lart” (58:4). Nëse ndërgjegjja do të të qortojë për ndonjë mëkat të moskokëçarjes, ai mëkat do të jetë një pengesë për lutjen tënde derisa të mos e rrëfesh dhe të mos pendohesh. Agjërimi yt nuk mund ta bindë Perëndinë të lejojë mosbindjen tënde. Ai parapëlqen bindjen ndaj flijimit, por bindja e bashkuar me flijimin i pëlqejnë edhe më shumë.
Mos agjëro që të admirohesh nga të tjerët. Disa bij të Izraelit i nxirrnin në pah agjërimet e tyre për të nxitur admirimin e njerëzve. Ndërsa Krishti na ka mësuar se kur agjërojmë (vër re fjalën ‘kur” dhe jo ‘nëse’) duhet ta bëjmë në fshehtësi dhe jo si farisenjtë, hipokritë, që nuk e lanin fytyrën në mënyrë që të bënin përshtypje tek të tjerët me fenë e tyre. Agjërimi duhet të bëhet për Zotin.
Mos lejo që agjërimi të bëhet një formalitet. Ashtu si pagëzimi, leximi i Biblës, dhe oferta e së dhjetës mund të jenë për shumë të krishterë rite pa asnjë domethënie, edhe lutja, si agjërimi, mund të bëhen një formalitet ose një skllavëri ligjore. Zgjidhja nuk konsiston që të lësh pasdore praktikën, por që të bësh gjithçka me dashuri të thellë dhe më përkushtim të madh drejt Zotit. Vetë-disiplina nuk është legalizëm. Nëse lutesh vetëm kur e ndjen se duhet ta bësh ose agjëron kur e ndjen nëvojën, nuk do të jesh kurrë një i krishterë i pjekur dhe do të humbasësh bekimet e mëdha që Perëndia dëshiron të të japë.
SI TË AGJEROSH PËR ZOTIN?
Agjëro që t’i pëlqesh Zotit. Agjëro sepse dëshiron t’i afrohesh më tepër Atij, sepse Ai është kaq i çmuar për ty saqë dëshiron t’i ofrosh një dhuratë me vlerë. Agjëro sepse Ai ka vuajtur për ty dhe ti, si përgjigje ndaj kësaj, ke zgjedhur të marrësh kryqin tënd dhe ta ndjekësh. Agjëro sepse e do dhe dëshiron që ta duash gjithmonë e më shumë. Tek Zakaria 7:5 Perëndia pyet: “A keni agjëruar në të vërtetë për mua, pikërisht për mua?”. Ai i jep vlerë të madhe agjërimit tënd kur e bën për dashurinë e Tij.
Agjëro në përgjigje të ftesës së Perëndisë. Si në Dhjatën e Vjetër ashtu edhe në Dhjatën e Re, agjërimi përbën një shenjë karakteristike të përkushtimit. Në Dhjatën e Vjetër profeti Joel nxit: “Shpallni agjërim” (Joeli 1:14;2:15). Në Dhjatën e Re vetë Jezusi tha se do të vinte dita në të cilën dishepujt do të agjëronin (Lluka 5:33-35). Agjëro për t’u përulur përballë Zotit. Në Bibël, shpesh, agjërimi i bashkangjitet pendimit> (1 Mbretërve 21:27; Psalmi 35:13). Por, përveç praktikës së agjërimit, në fazën fillestare të pendimit, është e mira të përulemi gjithmonë përballë Zotit, ashtu siç bëri Davidi (Psalmi 35:13). Agjërimi mund të bëjë të dëgjosh boshllëkun e zemrës, paaftësinë dhe nevojën tënde për Perëndinë. “Perëndia… u jep hir të përulurve (Jakobi 4:16). Agjërimi është një mënyrë për t’u përulur nën dorën e fuqishme të Perëndisë (1 Pjetrit 5:6).
Agjëro për të kërkuar plotësisht fytyrën e Perëndisë. Duhet ta duash Perëndinë me gjithë qenien tënde: me gjithë zemër, me gjithë shpirtin tënd, me mëndjen tënde, me gjithë forcat e tua (Marku 12:30,33). “Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj” (Jeremia 29:13). Agjërimi mund të të ndihmojë të kërkosh Perëndinë me gjithë zemrën tënde. Krishti na ka mësuar se për të marrë përgjigjet nga qielli duhet “të kërkojmë… të lypim… të trokasim” (Mateu 7:7). Çdo fjalë tregon një nivel më të lartë intensiteti. Edhe agjërimi shpreh një dëshirë të madhe për të kërkuar Perëndinë. Dëshira e zjarrtë për të parë Perëndinë dhe veprën e Tij të fuqishme mund të jetë kaq e madhe saqë të bën të humbasësh dëshirën për të ngrënë dhe dëshira për Perëndinë mund të rritet edhe kur ke uri.
Agjëro për një disiplinë të shenjtë të frymës tënde. Edhe John Ëesley besonte dhe mësonte se mund të kërkojmë fytyrën e Perëndisë me anë të lutjes dhe agjërimit. Ëesley i jepte shumë rëndësi përcaktimit të një metode për ecjen vetjake me Perëndinë, saqë ndjekësit e tij u quajtën “Metodistë”. Ky rregull në lutje, agjërim dhe leximin e Fjalës duhet të bëjë pjesë automatikisht në jetën frymërore të të gjithëve dhe të përbëjë një metodë të dobishme për t’ju afruar akoma edhe më shumë Perëndisë dhe për të hyrë plotësisht në jetën e ndërmjetësimit. Perëndia nderon agjërimin, por Satani has një kundërshtim të madh. Në këtë epokë, në të cilën Kisha militante duhet të fitojë beteja të mëdha për Zotin, rishqyrtoje strategjinë hyjnore të agjërimit, të bashkuar me lutjen tënde.