jump to navigation

E ardhmja e të paudhëve

Postuar tek: Doktrinat e Biblës

Nuk është e vështirë të mendosh për jetën e përjetshme, por është e vështirë të mendosh për një përjetësi në ferr, që megjithatë është e vërtetë.

A. Mësimi biblik.

1. Do të ketë një ditë gjykimi (Veprat 17:30-31).

2. Çdo njeri do të gjykohet për veprat e Tij (Romakëve 2:16; Zbulesa 20:12).

3. Është e përjetshme (Marku 9:43-48). Shihni edhe Mateu 13.

4. Do të ketë shkallë ndëshkimi (Zbulesa 20:12; Rom. 2:5-6).

5. Do të jetë një ringjallje e të padrejtëve dhe e të drejtëve (Gjoni 5:29).

6. Gjuha e përshkruan (Mateu 25:46; Marku 9:45-48; Gjoni 3:36).

7. Gjithçka është e bazuar mbi karakterin e Perëndisë si i drejtë.

B. Termat e përdorur.

Vendet ku janë ose do të dërgohen qeniet njerëzore dhe engjëjt e paudhë, janë këto:

1. Sheoli. Kjo është fjala e Dhiatës së Vjetër që përshkruan vendin e të paudhit të vdekur.

2. Hadesi. Është fjala greke e Dhiatës së Re, që përshkruan gjendjen e menjëhershme të të paudhit të vdekur, dhe është e njëjtë si Sheoli. Në Bibël nuk flitet për një Hades apo Sheol të përjetshëm.

3. Tartar. Ky është vendi i errësirës ku janë lidhur engjëjt e këqinj.

4. Gehena. Gehena ishte plehërishtja e qytetit jashtë Jeruzalemit, zjarri i së cilës nuk u shua kurrë. Zoti vetë e ngjasoi ferrin me të, duke përshkruar zjarrin e ferrit që nuk digjet kurrë: “atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket” (Marku 9:44).

5. Tofet. Tofet është fjala hebraike e Dhiatës së Vjetër me të njëjtin kuptim me Gehenën.

6. Humnerë. Ky është vendi i engjëjve të rënë. Qeniet njerëzore nuk vihen kurrë këtu (Romakëve 10:7).

7. Liqeni i Zjarrit. Ky gjendet vetëm në Librin e Zbulesës. Kuptimi është i njëjtë si Gehena.

8. I Përjetshëm. Nganjëherë kjo fjalë është përkthyer me fjalën “i pasosur”. Kuptimi është i njëjtë. Ndëshkimi i të paudhit është i përjetshëm.

a. Interpretimi i parë. Thayer e përkthen me kuptimin “pa fillim dhe pa fund”.

b. Interpretimi i dytë. Ky thekson që “i përjetshëm” do të thotë “pa fillim”.

c. Interpretimi i tretë. Ky beson që “i përjetshëm” do të thotë “pa fund”. Ne pajtohemi me të tri mendimet. Ne, gjithashtu, nuk i mbahemi interpretimit që thotë se “zgjat vetëm një kohë”. Disa besojnë që të paudhët do të durojnë ferrin vetëm për një kohë, por fjala “e përjetshme” që përshkruan ferrin, është e njëjta fjalë që përshkruan jetën e përjetshme (Gjoni 3:16), Perëndinë e përjetshëm (Romakëve 16:26) dhe mbretërinë e përjetshme të Jezus Krishtit (2 Pjetri 1:11).

C. Teoritë e propozuara.

1. Universalizmi. Ky është besimi që të gjithë do të shpëtohen më në fund, duke përfshirë edhe Djallin. Çfarë kuptimi do të kishin fjalët “gjykoj” dhe “gjykime”, në qoftë se nuk kanë kuptimin gjykoj dhe gjykim? Kur Perëndia flet për gjykim të përjetshëm, Ai me të vërtetë flet për një gjykim të përjetshëm (Veprat 3:21-24; 1 Korintasve 15:22; Mateu 18:9; Gjoni 3:36).

2. Kondicionalizmi. Ky mësim i rremë nuk u themelua në kishën e hershme, por u shfaq për herë të parë në shekullin e nëntëmbëdhjetë. U arsyetua që jeta e përjetshme është e bazuar mbi pranimin e Jezus Krishtit. Në qoftë se një njeri e pranon Atë, ai ka jetën e përjetshme. Në qoftë se ai nuk e pranon Atë, ai nuk do të jetojë kurrë; mospranimi në këtë jetë do të sjellë mosekzistencë në jetën e ardhshme. Nuk ka asnjë bazë biblike për këtë teori.

3. Ndëshkimi i përjetshëm. Ky është i bazuar mbi të vërtetën biblike, që e lidh mëkatin me ndëshkimin. Të gjitha mëkatet e kryera janë kryer kundër përjetësisë. Ai që mëkaton duke e kundërshtuar Jezus Krishtin, do të durojë ndëshkim të përjetshëm.