jump to navigation

Shënimet arkeologjike të Kuranit

Postuar tek: Bibla dhe Kurani

Përmes dorëshkrimeve dhe shënimeve, nuk kemi shumë data arkeologjike që do të mund të ndihmojnë për vërtetimin e Kuranit. Çka ne mund të bëjmë është të shikojmë në pohimet e Kuranit dhe natyrisht a mund të kenë këto mbështetje arkeologjike. Le të fillojmë me Kiblën, ose drejtimin e lutjes.

1. Kibla

Sipas Kuranit, drejtimi i lutjeve (Kibla), ishte kanonizuar (ose finalizuar) drejt Mekës për të gjithë myslimanët shumë shpejt pas Hixhrës. Data 624 PAS K., është një vetëm një hamendje për këtë ndodhi (sure 2:144, 149-150). Ende më tej provat nga jashtë traditës myslimane në lidhje me drejtimin e lutjeve myslimane, dhe me anë të implikimit të shënjtores së tyre, na drejtojnë në një zonë më në veri sesa Meka, në fakt diku në veri-perëndim të Arabisë (Crone-Cook 1977:23). Duke konsideruar zbulimet arkeologjike të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të pazbuluara që nga xhamia e parë e ndërtuar në shekullin e shtatë.

Sipas rikërkimeve të arkeologëve të marra përsipër nga Cresvell dhe Fehervari në xhamitë e lashta të lindjes së mesme, dy kullat nga dy xhamitë e Umayyad (familja që dominoi ekonominë dhe politikën e Mekës dhe që më vonë vendosën një dinasti si sundues të islamit) në Irak, njëra e ndërtuar nga udhëheqësi Haxhaxh në Uazit (një nga xhamitë më të vjetra në islam e cila ka mbetur deri më sot), dhe tjetra e së njëjtës periudhë afër Bagdatit, kanë kiblën (drejtimi që këto xhami hasin) jo kah Meka. Xhamia e Uazit është mangut 33 shkallë dhe xhamia e Bagdatit është mangut 30 shkallë kah kibla e sotme. Kjo bie dakord me dëshimin e Baladhurit (i quajtur Futuh) që kibla e xhamisë së parë në Kufa, Irak përafërsisht e ndërtuar në 670 PAS K. (Creswell 1989:41), gjithashtu shtrihet në perëndim, ndërkohë që duhet të ishte drejtuar drejt jugut (al-Baladhuris Futuh, nga Goeje 1866:276; Crone 1980:12; Crone-Cook 1977:23,173).

Plani tokësor origjinal i xhamisë së Amr al As, i lokalizuar në Fustat, garnizon ushtarak i qytetit jashtë Kairos, Egjipt, na tregon përsëri që kibla përsëri ishte e drejtuar shumë më në veri, dhe shumë më vonë do të korrigjohet nën udhëheqjen e Kurra b. Sharik (Cressvell 1969:37,150). Në mënyrë interesante kjo përputhet me traditat e vona myslimane të përpiluara nga Ahmad b. al-Maqrizi që Amr u lut duke u drejtuar me mospërfillje nga jugu i lindjes, dhe jo drejt lindjes (al-Maqrizi 1326:6; Crone-cook 1977:24,173). Nëse merrni një hartë do të gjeni se kah ishin të drejtuara këto xhami. Në të katërt shembujt e mësipërm kibla nuk është e drejtuar nga Meka, por shumë më tej në veri, në fakt afër rrethinës së Jeruzalemit. Në qoftëse, disa myslimanë mund të thonë, që nuk duhët t’i marrim këto zbulime shumë seriozisht dhe se shumë xhami i kanë sot kiblat të drejtuara keq, atëherë dikush mund të pyesë pse myslimanët e hershëm duke mos qenë të zotë të caktonin drejtimet, janë drejtuar drejt një lokacoini të vetëm; diku në Arabinë Veriore, ose mundësisht Jeruzalemin?

Ne gjejmë konfirmime të tjera për këtë drejtim të lutjes nga një shkrues i krishterë dhe nga një udhëtar Jakobi i Edesës, i cili ka shkruar rreth 705 PAS K., i cili ishte një dëshmitar i përkohshëm në Egjipt. Ai thekson që Mahgraje në Egjipt lutej përballë lindjes Ka’ba (një ndërtim në formë katrori brenda xhamisë së Mekës që mbante brenda një gur të zi i konsideruar i shenjtë, dhe thuhej se ishte dhënë nga Zoti) (Crone-Cook 1977:24). Letra e tij (e cila gjendet ne muzeumin anglez) është me të vërtetë domethënëse. E shkruar në gjuhën siriane, ai i referohet Mahgrayes duke thënë: “domethënë e gjithë kjo është e qartë se hebrenjët dhe mahgrejtë nuk luten këtu, në zonën e Sirisë, kah veriu, por drejt Jeruzalemit dhe Qabes, vendet patriarkale të hipizimit të tyre”. (Vright 1870:604)

Shënim: përmendja e Qabes në mënyrë jo të panevojshme e përfshinë Mekën (kështu shumë myslimanë kanë qenë të shpejtë ta largojnë vëmendjen nga kjo), qëkurse kishte dhe qabe të tjera në ekzistencë gjatë asaj kohe, zakonisht në qytetet tregtare (Crone-Cook 1977:25,175). Cresvell në shënimet e librit të tij “Arkitektura e hershme myslimane” (f.17) i referohet artikullit të Finsterit, “Kunst des orient”, duke shpallur që Finster: “. . . e drejton vëmendjen tek ndërtesa të tjera në formë kubike në Arabi, të përmendura në literaturat e hershme arabe, dhe sugjeron që Qabe atëherë mund të ketë qenë pjesë e një ndërtese arabe të një tradite të tillë”. (Cresvell 1969:17; Finster 1973:88-98).

Ishte me leverdi të ndërtoje nj&euerëzit duke ardhur në treg mund të bënin gjithashtu peligrinazhin e tyre dhe rrëfeheshin dhe ofronin oferta tek idhujt që ndodheshin në to. Qabja e Jakobit të Edesës thuhej që ishte e vendodur “në vendet patriarkale të hipizimit” nga e cila ai tregon që nuk ishte në jug. Së bashku arabët dhe hebrenjtë kanë një prejardhje të përbashkët nga Abrahami i cili jetoi dhe vdiq në Palestinë, dhe se kjo është dëshmuar edhe nga disa zbulime arkeologjike. Kjo pasardhje e përbashkët nga Abrahamit është dëshmuar gjithashtu dhe nga një kronikan Armenian, para vitit 660 PAS K.(Sebeos 1904:94-96: Crone-Cook 1977:8; Cook 1983:75).

Sipas Dr. Havting, i cilil jepte mësim burimet e islamit në Shkollën Orientale dhe Studimeve Afrikane (SOAS) në Londër, asnjë xhami nuk është gjetur në këtë kohë (shekulli i shtatë) me fytyrë nga Meka (shënim i marrë nga mësimet e tij më 1995). Havting përmend, sidoqoftë që jo të gjitha xhamitë ishin me fytyrë kah Jeruzalemi. Disa xhami të Jordanit kishin drejtimin nga veriu, ndërsa disa xhami të afrikanoveriorëve kishin drejtimin nga jugu, duke lënë të kuptojmë që kishte një konfuzion total se ku ishte e vendosur shenjtorja. Edhe Kurani na shpjegon që drejtimi i kiblës ishte i përcaktuar drejt Mekës përafërsisht 624 PAS K., dhe ka mbetur në atë drejtim deri më sot!

Kështu, sipas Crone, Cook,Carlier dhe Havting kombinimi i evidencave arkeologjike nga Iraku përgjatë evidencave të literaturës nga Siria dhe Egjipti na tregojnë vetëm një drejtim drejt një shenjtoreje (dhe kështu edhe drejtimin e lutjes) jo në jug, por diku në veriperëndim të Arabisë (ose dhe më tutje në veri), më së fundi deri në shekullin e shtatë (Crone-Cook 1977:24).

Çfarë po ndodh këtu? Përse kiblat e këtyre xhamive të hershme nuk e kishin drejtimin kah Meka? Përse është ky dallim midis Kuranit dhe asaj çfarë arkeologjia dhe dokumentet kanë zbuluar deri vonë në vitet 705 PAS K.?

Disa myslimanë e argumentojnë se ndoshta myslimanët e hershëm nuk e dinin drejtimin e Mekës. Ende më shumë ata ishin tregtarë të shkretëtirës, dhe karavanarë! Jeta e tyre ishte e lidhur me udhëtimet në shkretëtirë, ku kishte shumë pak shenja udhëzimi dhe, për shkak të stuhive të rërës, nuk kishte rrugë. Ata mbi të gjitha dinin si të ndiqnin yjet. Jeta e tyre varej nga kjo. Dhe sigurisht ata e dinin ndryshimin midis jugut dhe veriut.

Për më tepër, xhamitë në Irak dhe Egjipt ishin të ndërtuara në zona të civilizuara urbane, midis njerëzve të sofistikuar, të cilët ishin të mësuar mirë se si t’i gjenin drejtimet. është me të vërtetë e papëlqyeshme që ata të jenë gabuar në llogaritjet e kiblave të tyre për kaq shumë gradë. Në çfarë mënyre e kryenin peligrinazhin drejt Mekës, i cili na tregohet se u kanonizua në atë kohë? Dhe përse kaq shumë xhami e kanë drejtimin nga Arabia Veriore, ose me shumë mundësi kah Jeruzalemi? Përgjigjja mund të shtrihet diku tjetër. Do të thoja që me shumë mundësi ka dy arsye për këtë dallim:

  1. Ndoshta ka pasur ende një marrëdhënie të mirë midis myslimanëve (të quajtur hagaranes, saracenë ose mahgrajes) dhe hebrenjve, dhe si pasojë nuk kishte nevojë që të ndryshonte Kibla (madje edhe Kurani tregon që ishte e kthyer nga Jeruzalemi: sura 2); dhe,
  2. Që Meka ende nuk ishte e njohur mirë.

Një përgjigje e mundshme mund të gjendet me hulumtimin arkeologjisë: por tani në Jeruzalem.

2. Guri i Zi

Në qendër të Jeruzalemit gjendet një ndërtim mjaft impresionues (madje dhe sot) e quajtur Guri i Zi (Kubeja e Gurit), e ndërtuar nga Abd al-Malik më 691 PAS K., mund të duket qartë që ajo nuk është xhami, dhe nuk ka as kibël (asnjë drejtim për lutje). është e ndërtuar në formën e një ektagoni më tetë shtylla, duke supozuar që ishte e ndërtuar që të ecej në formë rrethore. Kështu që duket që të jetë ndërtuar si një shenjëtore. Sot konsiderohet që të jetë qendra e tretë e shenjtë e islamit pas Mekës dhe Medinës. Myslimanët pretendojnë që është e ndërtuar për të kujtuar natën kur Muhamedi u ngjit në qiell për të folur me Moisiun dhe Allahun për numrin e lutjeve të kërkuara nga besimtarët (e njohur si Miraxh, në arabisht) (Glasse 1991:102).

Sipas kërkimeve të nxjerra nga shkrimet e Van Berchem dhe Nevo, të dhënat më të hershme të shkrimeve në strukturën e ndërtesës nuk tregojnë asgjë rreth Miraxhit, por lidhen thjesht me polemika të përsëritura kuranore, megjithëse ato janë planifikuar në përparsi për të krishterët. Shumë myslimanë janë të shpejtë për të treguar se te dy suret 17:1 dhe 2:143-145, të cilat flasin për “vendin e paprekshëm” dhe “ndryshimin e kiblës” mund të gjenden në shkrimet mbi këmbanat e kubesë dhe në derën jugore. Ata do të bënin më mirë që të lexonin historinë e këtyre shkrimeve. Çfarë ata do të gjejnë, është se asnjë nga këto shkrime nuk është origjinal dhe që as nuk janë të vjetra. E tërë kubeja u rindërtua nga al Zaher Li-L’zaz më 1022 PAS K., për shkak të një tërmeti më 1016 PAS K. (Duncan 1972:46). Këmbana u rindërtua më 1318 PAS K. (Cresvell 1969:30), por shkrimet (surja e poshtme 36 dhe ajo e sipërme 17) nuk u shtuan deri më 1876 PAS K. nga Abdul Hamid II (Duncan 1972:66). Dyert e sotme (ku gjendet sura 2:144) nuk u prishën deri më 1545 PAS K. (Cresvell 1969:26). Portiku jugor, ku sura 2:143-145 përmendet, nuk u ndërtua deri më 1817 PAS K., nga sulltan Mahmudi (Duncan 1972:64). Kështu pra, njëherë që lexojmë historinë e kubesë ne kuptojmë që asnjë nga këto sure të inkriminuara nuk i përkasin kubesës origjinale në kohën kur ajo u ndërtua nga ‘abd al-Maliknë më 691 PAS K.

Shkrimet më të hershme që ne mund të pretendojmë janë ato që kanë të bëjnë me statusin mesianik të Jezusit, me pranimin e profetëve, zbulesën e marrë prej Muhamedit dhe përdorimin e termit “islam” dhe “mysliman”. Duhet të vihet re, gjithsesi, që madje dhe të dhënat e tyre vihen në dyshim përballë një përshkrimi të atribuar për mbështetjen e këtyre shtyllave nga një tregim i persianit Nasiri i Khusran më 1047 PAS K.

Nëse shenjëtorja u ndërtua për të rikujtuar një ngjarje kaq të rëndësishme në jetën e profetit (miraxh) , përse shkrimet më të hershme nuk i referohen kësaj? Tani, a përmendet në shkrimet e hershme udhëtimi i tij i natës në qiell, dhe kthimi mbrapa me kalin që fluturonte, i quajtur burak, as nuk përmendet dialogu që Muhamedi pati me Moisiun dhe Allahun, as kërkesa për 5 lutjet që ishte dhe qëllimi i udhëtimit!

Si mund të shpjegohet kjo? Një shpjegim i mundshëm mund të jetë thjesht që historia e miraxhit nuk ka ekzistuar në atë kohë, por u redaktua më vonë gjatë kohës së Abassidit (pas 750 PAS K.). Kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar, kur dikush arrin të kuptojë që ideja e 5 lutjeve duket që të jetë redaktuar vonë gjithashtu. Të vetmet referenca të lutjeve në Kuran ndeshen në suret 11:114; 17:78-79; 20:130; dhe 30:17-18 (megjithëse vihet në dyshim nëse ato flasin për lutjen (salat) apo për lavdërimin (sabaha). Çfarë ne gjejmë në këto referenca janë tri lutje të kërkuara. Nuk thuhet asgjë për 5 lutjet (megjithëse shumë komentatorë myslimanë janë munduar në mënyrë të dëshpëruar t’i shtojnë dy lutjet që mungojnë ato të mëngjesit apo të mbrëmjes)

Historia e miraxhit zuri vend ndërkohë që Muhamedi ishte duke jetuar në Medinë (624 PAS K.). Tani duhet t’i kthehemi haditheve 200-250 vjet më vonë për të gjetur që 5 lutjet jo vetëm se janë të stimuluara, por edhe si ato janë quajtur. Nëse Kurani është fjala e Perëndisë përse ai nuk e di se sa lutje i kërkohet një myslimanit të kryejë? Dhe për më tepër kur kubeja e gurit ishte ndërtuar për të kujtuar këtë ngjarje, a përmendet diçka për 1000 vjetët e ardhshëm? është e qartë që kjo ndërtesë u ndërtua për qëllime të tjera nga ajo e përkujtimit të miraxhit. Fakti që një strukturë e tillë u ndërtua kaq herët, supozon që kjo ishte shenjëtorja dhe qendra e islamit deri vonë në shekullin e shtatë, dhe jo Meka. Çfarë lexojmë nga qëllimet e Muhamedit për të përmbushur të drejtat e tij hagarene të lindjes, duke marrë tokën e Abrahamit ose Palestinën, na lë të kuptojmë që Abd al-Malik do ta ndërtonte strukturën e tij në pjesën qëndrore të asaj përmbushjeje. Nuk është për t’u habitur atëherë, që kur Abd al-Malik ndërtoi kubenë në të cilën shpallte misionin profetik të Muhamedit, ai vuri mbi tempull vetë gurin.

Sipas gojëdhënave islame kalifi Sylejman, i cili mbretëroi deri vonë rreth viteve 715-717 PAS K., shkoi në Mekë për të pyetur për haxhin. Ai nuk mbeti i kënaqur me përgjigjen që mori atje, dhe kështu vendosi që të ndiqte abd al-Malik (duke udhëtuar për tek kubeja e gurit) (shënim: të mos ngatërrohemi me imamin, Malik b. Anas i cili ishte i lindur më 712 PAS K., mund të ketë qenë tri vjet më i vjetër në atë kohë. Vetëm ky fakt na tregon sipas Dr. Hauting nga SOAS që kishte konfuzion se ku shenjëtorja ishte e vendosur në atë kohë, nga fillimi i shekullit të tetë. Duket se tani Meka ishte duke e marrë vendin e saj si qendër e islamit. Tani mund të kuptojmë, përse sipas gojëdhënave, Ualid i i cili mbretëroi si kalif midis viteve 705-715 PAS K., u shkroi të gjitha zonave për shkatërimin e xhamive dhe zgjerimin e tyre. Mund të ishte kjo kur kiblat u drejtuan nga Meka? Nëse është ështu, kjo tregon një kontradiktë tjetër me Kuranin i cili e vendos Mekën si shenjëtore, dhe kështu si drejtim të lutjeve, gjatë kohës së jetës së Muhamedit nga 80 deri 90 vjet më herët (shiko sure 2:144-150). Dhe kjo nuk është e tëra, sepse ne kemi evidenca dhe doracakë arkeologjike që tregojnë ndryshimin e asaj që lexojmë në Kuran. Le të shohim ne besueshmërine profetike të Muahmedit, duke përdorur faktet qe disponojmë.

3. Përshkrimet e Nevos për gurin

Shkrimet nga një kronist armenian rreth viteve 660 PAS K. (të referuara më herët) na japin tregimet dhe gojëdhënat më të hershme për karrierën e Muhamedit për t’i mbijetuar në çdo gjuhë, duke dëshmuar që Muhamedi ishte një tregtar i cili foli shumë për Abrahamin, duke na siguruar kështu prova të hershme historike për ekzistencën e Muhamedit. Ky kronikan nuk thotë diçka për preardhjen e përgjithshme profetike të Muhamedit, duke e cilësuar atë vetëm si një profet lokal.

Madje dhe dokumentet më të hershme islamike, sipas Dr. John Vansbrough, nuk thonë diçka, për prejardhjen e tij profetike universale. Maghazit për të cilat Vasbrough përmend janë histori të betejave dhe fushatave të profetit, të cilat janë dokumentet më të hershme islamike që zotërojmë. Ato duhet të japin pamjen më të mirë të asaj kohe, ndërkohë që ato na tregojnë pak në lidhje me jetën e Muhamedit dhe mësimet. Në fakt, në asnjë nga këto dokumente nuk ka ndonjë nderim për Muhamedin si profet! Nëse, sipas Kuranit Muhamedi është i njohur më së pari si “vula e profetëve” (surja 33:40), atëherë pse këto dokumente duhet të heshtin mbi këtë pikë të rëndësishme?

Që të njohim se kush ishte Muhamedi, dhe se çfarë bëri ai, ne duhet të kthehemi mbrapa në kohën kur ai jetoi, dhe të shohim provat që kanë ekzistuar atëherë dhe që ende ekzistojnë, dhe të shohim se çfarë na tregojnë rreth kësaj figure shumë të rëndësishme. Vansbrough që ka bërë kaq shumë kërkime në gojëdhënat e vjetra dhe në Kuran beson se, për shkak se burimet islamike të gjitha janë shumë të vona që nga 150 vjet për dokumentat e sirah-magazit, ashtu si dhe Kurani i hershëm, na thotë që të mos i konsiderojmë ato si autoritative. Tek disa burime jomyslimane që i gjejmë disa vëzhgime interesante se cili njeri ishte ky Muhamedi.

Burimet jomyslimane në Arabinë e shekullit të shtatë të cilat ne i kemi, janë të siguruara nga shkrimet e gurit të shpërndara gjithandej përgjatë shkretëtirës së Siri-Jordanisë dhe Peninsulës dhe veçanërisht në shkretëtirën e Negevit. Njeriu që ka bërë kërkimin më të madh në këto shkrime guri është Jehuda Nevo, nga universiteti hebre i Jeruzalemit. Një nga burimet e tij, me titull “Kundrejt parahistorisë së islamit”, e botuar në 1994, së cilës unë do t’i referohem.

Nevo ka gjetur në tekstet arabe fetare, që datojnë nga shekulli i parë dhe gjysma e zotërimit arab, një besim monoteist. Sidoqoftë ai përmend që ky besim është mënyrë e dukshme joislame, por një besim prej të cilit islami mund të ketë rrjedhur.

Nevo gjithashtu gjeti që “në gjithë institucionet fetare arabe gjatë kohës së Syfjanit, periudha 661-684 PAS K., ka një mungesë komplete të referencave për Muhamedin”. Në fakt as emri i Muhamedit e as edhe ndonjë shprehje muhamediane, se ai është profeti i Zotit, nuk shfaqet në ndonjë nga shkrimet që datojnë para vitit 691 PAS K.. Kjo është e vërtetë ndërkohë që qëllimi kryesor i shkrimeve është ai fetar, të tilla si lutjet ose ndoshta është përdorur si shkrim përkujtues, megjithëse duke përshirë një theks fetar, të tillë si shkrimi tek disa afër qytetit Taif e ndërtuar nga Kalifi Muavija më 660 PAS K.

Fakti që emri i Muhamedit mungon në gjithë shkrimet e hershme, veçanërisht në ato fetare është domethënës. Shumë nga gojëdhënat e vjetra (sira dhe hadithi, që janë literaturat më të hershme myslimane që ne zotërojmë) janë të bëra më së shumti me rrëfenjza për jetën e profetit. Ai është shembulli që të gjithë myslimanët duhen të ndjekin. Përse nuk i gjejmë këto të theksuara në të njëjtën mënyrë në shkrimet më të hershme arabe të cilat janë afër kohës kur ai jetoi? Madje çfarë është më shqetësuese është pse emri i tij nuk përmendet? Emri i tij është gjetur vetëm në shkrimet arabe pas viti 690 PAS K. Dhe çfarë është më tepër, e dhëna e parë rastis me shprehjen Muhamed rasul Allah (Muhamedi profeti i Perëndisë) është gjetur në monedhën arabo-sasaniane të Ksalid b. Abdallah, nga viti 690 PAS K. e cila është gjetur në Damask.

Me një domethënie të madhe, rasti i parë që Nevo e quan “rrëfimi tresh i besimit” që përfshinë tauhidin (Perëndia është një), shprehjen Muhamed rasul Allah (Muhamedi profeti i Perëndisë), dhe natyrën humane të Jezusit (Rasul Allal vaabduhu) është gjetur në shkrimet e Abd al-Malik në kubenë e gurit në Jeruzalem, e datës 691 PAS K. Përpara këtij shkrimi pohimi mysliman as që nuk mund të provohej. Duhet shënuar se, sidoqoftë, që data për këtë shkrim mund të ketë qenë shumë më vonë, ndoshta e shtuar nga al Zaher Li-L’zaz kur ai rindërtoi ambulatorët e brendshëm dhe të jashtëm rreth të cilëve shkrimi vendoset, në 1022 PAS K. Si një rregull, pas votit 691 PAS K., dhe nëpërmjet gjithë dinastisë së Marvanid (deri në 750 PAS K.), emri Muhamedit rastis vetëm kur shprehjet fetare janë përdorur, të tilla si monedhat, gurët e miljeve, papirusët “protokollë” (Nevo 1994:110).

Dikush mund të argumentohet se ndoshta këto data të vona janë për faktin se ndoshta ndonjë nocion fetar mori kohë të penetronte nëpër shkrimet arabe. Ende sipas Nevos papirusi i parë arab, një entakion egjiptian, i cili ishte një faturë taksash, e datës 642 PAS K., e shkruar në greqisht dhe arabisht ka në krye të shkruar “Basmala” që në karakter është e krishterë dhe jo myslimane.

Përmbatja fetare në shkrimet e gurit nuk bëhet e shqiptueshme deri më 661 PAS K. Sidoqoftë megjithëse ato mbajnë në vete shkrime fetare ato kurrë nuk e përmendin profetin apo shprehjen muhamediane. “Kjo do të thotë” sipas Nevos “që pohimi fetar zyrtar Arab nuk e përfshinte Muhamedin ose formulën muhamediane në repertorin e tij të frazave të vëna të kësaj kohe” për plot 60 vjet, dhe madje më shumë pas vdekjes së Muhamedit. Çfarë ato përmbanin ishin forma të besimit monoteist, që i përkisnin një lloji tjetër të një literaure sektariane me zhvillimin e koncepteve të judeo-krishterimit në një stil literature të veçantë, por që nuk përmbante skica të veçanta të ndonjë religjioni monoteist.

Me një domethënie ende më të madhe, këto shkrime na tregojnë se kur formula e Muhamedit është prezantuar, gjatë periudhës së Marvanid (pas vitit 684 PAS K.), ajo u mbart jashtë “pothuajse gjatë natës”. Papritur u bë e vetmja shpallje zyrtare e deklaratës fetare, dhe u përdor ekskluzivisht në dokumentet formale dhe në shkrime të tilla si papiruset “protokoll”.

Por dhe pasi tekstet e Muhamedit u bënë zyrtare, ato nuk u pranuan nga publiku kaq shpejt. Me vite pas shfaqjes së tyre në shpalljet e deklaratave, njerëzit vazhduan të përfshinin legjendat jomuhamediane në shkrimet personale, ashtu si rutina e shkrimeve gjyqësore. Kështu për shembull Nevo ka gjetur një autor i cili nuk e përdorte formulën muhamediane në korrespondecat e tij arabe dhe greke megjithëse e përmend emrin e tij dhe titullin në papirus.

Në fakt, sipas Nevos, formula muhamediane filloi të përdoret vetëm në shkrimet popullore të gurit të Negevit qendëror rreth 30 vjet (ose një gjeneratë) pas prezentimit të saj nga Abd al-Malik, dhe disa herë gjatë mbretërimit të kalifit Hisham (midis 724-743). Dhe madje këto, sipas Nevos, megjithëse ata janë muhamedanë, nuk janë myslimanë. Tekstet myslimane, ai beson filluan të shfaqen në fillimin e shekullit të nëntë (rreth 822 PAS K.), duke koinciduar me kuranët e parë të shkruar, ashtu si edhe me të parat tregime gojore myslimane, të shkruara.

Si rrjedhojë, duket nga këto shkrime që ishte gjatë kohës së dinastisë së Maruanidit (pas 684 PAS K.), dhe jo gjatë jetës së Muhamedit që ai u ngrit në pozitën e profetit universal, dhe vetëm atëherë madje formula muhamedane që ishte prezentuar atëherë nuk ishte e njëjtë me atë që ne kemi sot. Për diskutim të mëtejshëm mbi 6 klasifikimet ose periudhat e shkrimeve të gurit, dhe përmbajtja e tyre, unë do t’iu rekomandoj artikullin e Nevos (faqe 111-112).

4. Kurani

Tani vijmë tek Kurani. Ashtu siç ishte shpallur më herët, Kurani kaloi nën një transformim gjatë 100 vjetëve që pasuan pas vdekjes së Muhamedit. Ekzistojnë monedha të pazbuluara me shkrime të supozuara kuranike që datojnë nga 685 PAS K., të monedhezuara gjatë kohës së mbretërimit të Abd al-Malik. Për më tepër, shenjëtorja e kubesë së gurit e ndërtuar nga Abd al- Malik në Jeruzalem në 691 PAS K., “nuk dëshmon për ekzistencën, në fund të shekullit të shtatë, të materialeve të njohura menjëherë si kuranore.” Ende, citatet nga Kurani në të dy monedhat dhe në kubenë e gurit dallojnë në detaje nga ato të cilat i gjejmë sot në Kuran. Van Berchem dhe Grohmann, dy etimologë që kanë bërë kërkime të vazhdueshme shkrimet e kubesë së gurit, pohojne që shkrimet e hershme përmbajnë “variante të formave foljore, devijime të gjera, si dhe lënie pas dore nga teksti që është sot.”

Nëse këto shkrime kanë derivuar nga Kurani, me variantet që ato përmbajnë, atëherë si ka qenë e mundur që Kurani të jetë kanonizuar përpara kësaj kohe (vonë rreth shekullit të shtatë)? Dikush mund të përfundojë, që mund të ketë qenë një evolucion në transmetimin e Kuranit nëpërmjet viteve (nëse me të vërtetë ato ishin marrë nga Kurani).

Buimet gjithashtu duket të sugjerojnë që Kurani është i bashkuar disi me nxitim (siç përmendëm në seksionet e mëparshme, mbi kritikat e brendshme të Kuranit). Kjo është e nënvizuar nga Dr. John Vansbrough i cili pohon se, “libri ka mungesa të dukshme në të gjithë strukturën e tij, paqartësi të shpeshta dhe paqëndrueshmëri në gjuhë dhe në përmbajtje, sipërfaqësor në rradhitjen e materialeve të ndara, dhe i dhënë në përsëritjen e pasazheve të tëra në versionet e ndryshme. Mbi këto baza mund të argumentohet bindshëm, se libri është produkt i botimeve të materialeve të vonuara dhe joperfekte nga një shumicë gojëdhënash..”

Crone dhe Cook besojnë se për shkak të gabimeve në botim, emergjenca e Kuranit duhet të ketë qenë një ngjarje e papritur. Referencat e jashtme nga letërsia gojore islamike të librit të quajtur “Kuran” hasen në gjysmën e shekullit të tetë midis një Arabi dhe një monku të Bet Hales (Nau 1915:6f), por askush s’e di nëse mund të ketë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme në përmbajtje nga Kurani të cilin e kemi sot. Të dy së bashku, Crone dhe Cook, konkludojnë që përveç kësaj reference të vogël nuk ka ndonjë tregues për ekzistencën e Kuranit para mbarimit të shekullit të shtatë.

Crone dhe Cook në kërkimin e tyre vazhdojnë të këmbëngulin që ishte nën qeverisjen e Haxhaxhit të Irakut, më 705 PAS K., kemi një kontekst historik logjik në të cilin “Kurani” (ose një pjesë e trupit të literaturës, e cila më vonë do të bëhej Kurani) së pari u përpilua si shkrimi i Muhamedit. Në një tregim drejtuar Leos nga Levond, guvernatori Haxhaxh tregohet të ketë mbledhur të gjitha shkrimet e vjetra hagarene dhe t’i ketë zëvendësuar ato me të tjera “sipas shijes së tij, dhe t’i ketë përhapur ato gjithandej kombit të tij” (Jefrey 1944:298). Konkluzoni i natyrshëm është se gjatë kësaj periudhe Kurani fillon evolimin e tij, me shumë mundësi duke filluar të shkruhej, derisa u kanonizua kah fundi i gjysmës së shekullit të tetë si Kurani që ne e njohim sot.

Të gjitha këto prova na japin një arsye të mirë të pyesim autoritetin e vërtetë të Kuranit si fjala e Perëndisë. Provat arkeologjike dhe dokumentare të doracakëve tregojnë që shumë nga çfarë Kurani përmban nuk koincidon me të dhënat në dispozicionin tonë.

5. Hixhra

Një papirus, i zbuluar, që i përket viti 643 PAS K., i cili flet për vitin 22, duke sugjeruar që diçka ndodhi në vitin 622 PAS K. midis arabëve e cila koincidon me vitin e hixhrës (Cook 1983:74). Se çfarë ka ndodhur ne nuk jemi të sigurtë sepse papirusi nuk na e tregon këtë. Mund të jetë kjo data kur Muhamedi lëvizi nga Meka në Medinë, dhe asgjë më tepër, ose është data kur pushtimi arab filloi të ndodhë? Ndërsa tradita myslimane ia ngarkon këtë hixhrës nga Meka në Medinë, ata nuk mund të sigurojnë burim më të hershëm (me fjalë të tjera një burim të shekullit të shtatë) që do të tregojë historinë e këtij ekzodi (Crone-Cook 1977:160). Shkrimi më i hershëm, i shkruar me dorë, që ne kemi, është biografia e brendshme arabe e profetit e treguar në një papirus të periodës së vjetër të Umayyad, i cilë zë vend rreth vitit 750 PAS K., pra rreth 100 vjet më vonë (Grohmann 1963:71).

Materialet arabe që ne kemi në zotërim (monedha, papiruse, shkrime) të gjitha e lënë pas dore periudhën e kohës (guri i varrit i cili daton në vitin e 29 të hixhrës i përmendur nga shumë myslimanë, është bërë i njohur vetëm nga një burim i vjetër shkrimi). Materialet greke dhe siriane i refrohen të njëjtës periudhë me atë të arabëve, por ka dy dokumenta të nestorianëve (një denominacion i krishterë në Azi që besonin se Jezus Krishtin kishte dy lloj natyrash, hyjnore dhe njerëzore. Kjo doktrinë u quajt herezi në vitin 431 PAS K.) nga viti 676 PAS K., dhe 680 PAS K., na japin pikën fillestare që emigrimi i ismalitëve nuk ishte brenda Arabisë, por nga Arabia për në tokën e premtuar, me shumë mundësi jashtë Arabisë (Crone-Cook 1977:9;160-161).

Dhe çfarë është toka e premtuar? Një traditë myslimane e përpiluar nga Abu Davud na jep një sqarim. Thuhet, “atje do të jetë hixhra, por burrat më të mirë do të ndjekin hixhrën e Abrahamit,” (Abu Davud 1348:388). Ndërsa disa myslimanë pretendojnë që kjo duhet të merret teologjikisht që lë të kuptohet: lëvizja e Abrahamit nga idhujtaria në monoteizëm (besimi tek një Zot); unë mendoj më mirë që të mbajmë kuptimin biblik dhe hebre të ekzodit të Abrahamit nga Uri i kaldeasve në tokën e Kananit, rruga Haran (Zanafilla 11:31, 12:5). Kështu më shumë do të duket që toka e premtuar në të cilën arabët kanë emigruar nuk është gjë tjetër veçse vija bregdetare Siri-Palestinë, nga Sidoni në Gazë dhe në brendësi të qyteteve të Detit të Vdekur, Sodomës dhe Gomorës (Kitchen 1993:164). Patricia Crone, në artikullin e saj të titulluar “Kuptimi i shekullit të parë të hixhrës”, gjen një mbështetje interesante të hixhrës jashtë Arabisë. Në artikullin e saj për hixhrën, ajo rreshton 57 dëshmi që vijnë nga jashtë dhe brenda traditës myslimane, që na drejtojnë tek hijxha, ose ekzodi, jo nga Meka në Medinë, por nga Arabia për në veri në qytetet e rrethuara ushtarake (Crone 1994:355-363). Kjo në të vërtetë është interesante, ashtu sikur nga ajo që ne do mësojmë prej këtu e më tej do të paralelizohet dhe kështu mund të na vërtetojë këto gjetje si jo më mirë. Ky informacion mbi Hijrën na jep neve evidencën e parë e cila tregon që dhumë të dhëna të gjetura në Kuran dhe në traditën myslimane thjesht nuk i korrespondojnë burimeve ekzistuese të ardhura nga jashtë, dhe që ndoshta gjendet ndonjë agjenda tjetër në këtë mes. Pra le të lëvizim dhe të shohim çfarë është kjo agjendë.