jump to navigation

Po si arritën njerëzit e gabueshëm të krijonin një libër të pagabueshem?

Postuar tek: Përgjigje dhe Argumente

Një nga argumentet më të shpeshtë që drejtohet kundër pagabueshmeris ë së Biblës bazohet mbi faktin se ajo u shkrua nga autorë njerëzorë. Krijesat njerëzore janë të gabueshme dhe, derisa Bibla u shkrua prej këtyre krijesave, vetë ajo forcon argumentin se është patjetër e gabueshme. Kësisoj, me këtë arsyetim, argumenti përputhet. Siç thoshtë një tëolog katolik roman. Që letërsia njerëzore të mos përmbajë asnjë gabim, natyrisht se është një vetëkundërshtim, sepse asgjë nuk është më njerëzore sesa të gabosh. (Biblical Inspiration, 1972).

Edhe pse ne e dëgjojmë shpesh këtë akuzë, ajo nuk është e sakte. Ne pranojmë se krijësat njerëzore bëjnë shumë gabime, madje shpesh. Mirëpo ato nuk bëjnë domosdoshmërisht gabime në të gjitha rastet, dhe jo domosdoshmërisht duhet të bëjnë gabime.

Disa vjet më parë, njëri nga ne po mësonte një klasë nxënësish lidhur më besueshmerinë e Biblës. Për zhvillimin e këtij leksioni ai kishte daktilografuar një faqe të tërë. Rezultati ishte krejt i saktë; daktilografimi nuk përmbante as edhe një gabim gjatë kopjimit të materialit origjinal. Edhe pse autori i kopjimit ishte krijesë njerëzore krejt i prirur të bëjë gabime, ai megjithatë, në këtë rast mbeti i pagabueshëm. Çështja shtrohet kështu: nuk është aspak e pamundur që një krijesë njerëzore të bëjë një veprim krejt të çliruar nga gabimi, gjithashtu, nuk është aspak e pamundur, për njeriun e gabueshëm të regjistrojë saktësisht si thëniët ashtu edhe ngjarjet. Kështu që të përjashtosh mundësinë e një Bible të pagabueshme, duke iu drejtuar gabueshmërisë së njerëzve, nuk qëndron. John Warwick Montgomery, juristdhe teolog e ilustron kështu këtë të vërtetë:

Udhëzimet për vënien në punë të lavatriçes sime, për shëmbull, janë pikë për pikë të pagabueshme dhe nëse unë bëj çfarë më thonë ato, makina do të më përgjigjet. Gjeometria e Euklidit është libër i qëndrueshmërisë logjike të përsosur; prano aksionet dhe provat vijojnë pashmangshmërisht. Nga këta shembuj ne përfundojmë se krijesat njerëzore, edhe pse shpesh gabojnë, mund edhe të mos gabojnë në të gjitha rastet. Sigurisht prodhimi i gjashtëdhjetë e gjashtë librave të pagabueshëm përmes shekujve është vazhdimësi vërtet e pabesueshme dhe ne i drejtohemi plot ngazëllim Shpirtit të Zotit, për arritjen e tij, sepse në thelb të tij nuk gjendet asgjë metafizikë jonjerëzore apo në kundërshtim me natyren njerëzore. Po të gjendej, a i kemi konsideruar pasojat për Kristologjinë? Atëherë, edhe Krishtit të mishëruar, si njeri i vërtetë do t’i duhej të bënte gabime, kemi parë që gabimet në mësimet e Tij do të na çonin në mohimin e plotë të vlerës zbuluese të mishërimit duke e lënë njeriun në errësirë të plotë, përsa i takon kuptimit të jetës dhe shpëtimit, sikur të mos kishte ndodhur fare mëshirimi. ” (God’s Inerrant Word f. 33) ”.

Ne besojmë, gjithashtu, se ka dëshmi të mjaftueshme që Bibla është Fjala e pagabueshme e Perëndisë. Vetë Shkrimet dëshmojnë “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia.” (2 Timoteut 3:16). Nëse Shkrimet do të përmbanin gabime, do të quheshin gabime të frymëzuara prej Zotit. Dhe një gjë e tillë është krejt e papajtueshme me vetë natyren e Zotit. Për shembull, te Titi 1:2 thuhet se Zoti nuk mund të gënjejë. Gjoni 17:17 thotë: “Fjala jonë është e vërteta. ” Shembujt do të ishin të shumtë. Dëshmia e Shkrimit është e qartë. Zoti vuri në punë njerëzit e gabueshëm të marrin e të regjistrojnë Fjalën ë Tij të pagabueshme më qëllim që ajo të arrinte te ne e saktë dhe krejt pa gabime. Mos tingëllon e vështirë kjo? Me Zotin tonë ajo nuk është e vështirë. Ja se ç’thotë Ai (Jeremia 32:27): Ja, unë jam Zoti, Perëndia i çdo mishi; a ka vallë ndonjë gjë tepër të vështirë për mua?”