jump to navigation

Ashaziahu kur u bë mbret: a ishte 22 apo 42 vjet?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A ishte Ashaziahu 22 vjeç (2Mbretërit 8:26) apo 42 vjeç (2Kronikave 22:2) kur filloi të mbretëronte mbi Jerusalemin?

(Kategoria: Është gabim i kopjuesit)

Pasi që jemi duke u marrë me llogaritjet që janë bërë me mijëra vite më parë, ne nuk do të prisnim që sot t’i kemi origjinalet në pronësinë tonë, pasi që ato do të ishin shpërbërë që moti. Prandaj ne jemi në varësi të kopjeve që janë bërë nga kopjet e këtyre origjinaleve, të cilat gjithashtu janë kopjuar gjatë një periudhe disa shekullore. Ata që bënin kopjimin kishin tendencë që të bënin dy lloje të gabimeve shkrimore. Njëra kishte të bënte me drejtshkrimin e emrave të përveçëm dhe e dyta kishte të bënte me numrat. Të dy këta shembuj të mospërputhjes në numër kanë të bëjnë me një dekadë në numrin e dhënë. Ashaziahu thuhet se ka qenë 22 vjeç tek 2 Mbretërit 8:26; ndërsa tek 2 Kronikave 22:2 Ashaziahu thuhet të ketë qenë 42 vjeç.

Për fat të mirë në tekstin e Biblës ka shumë informacione shtesë për të treguar se numri i saktë është 22. Më herët tek 2 Mbretërit 8:17 autori përmend që babai i Ashazias, Joram ben Ahab ishte 32 kur ai u bë mbret, dhe që ai vdiq 8 vjet më vonë, në moshën 40 vjeçare. Kështu që Ashaziah nuk mund të ishte 42 vjeçar në kohën kur babai i tij vdiq në moshën 40 vjeçare! Gabime të tilla shkrimore aspak nuk ndryshojnë besimin e hebrenjëve dhe të krishterëve. Në rast të tillë, një fragment tjetër i shkrimeve shpesh herë e korrigjon gabimin (2 Mbretërit 8:26 në këtë rast). Ne duhet të mbajmë në mend gjithashtu që skribët që ishin përgjegjës për kopjimin ishin tepër të përpiktë në ndershmërinë e tyre gjatë punës me tekstet biblike. Ata i dorëzuan ato ashtu si i morën, duke mos ndryshuar as edhe gabimet e dukshme, të cilat vërtet janë pak. (Referoju pyetjes së ardhshme për një prezantim më të thellë të asaj se si skribët mund t’i keqinterpretonin numrat brenda dorëshkrimeve.) (Archer 1982:206 dhe Drita e Jetës II 1992:201)