Autoriteti i Kuranit
Postuar tek: Mbi KuraninFjala arabe “Kuran” rrjedh nga rrënja “kara’a”, që nënkupton të lexosh “apo të recitosh”. Ky ishte urdheri të cilën me sa duket engjelli Gabriel i ka kërkuar Muhamedit që të bëjë tri herë kur ai ballafaqohej me të në korrik apo gusht te vitit 610 PAS K. në shpellën e Hiras, e cila gjindet tre milje në verilindje te Mekës (Mishkat IV f. 354). Sipas myslimanëve Kurani është zbulesa e fundit e Allahut. Në arabisht Kurani gjithashtu referohet si ‘AI-Kitab’ (libri). ‘Al-furkan’ (dalliÂmi), ‘Al-mas’hal’ (pergamena e shkruar), dhe ‘AIÂdikhr’ (vereja), edhe emra të tjerë gjithashtu.
Për ata të cilët i pëlqejnë statistikat, ju mund të jeni te interesuar te dini se Kurani përmban 114 kapituj (sure), i bërë nga 30 pjese, 6616 vargje (ajete), 77,943 fjalë, dhe 338,606 shkronja. Sipas shkollarëve islamike 86 sure janë zbuluar në Mekë, përderisa 28 sure janë zbuluar në Medinë. Përderisa një pjese e sureve janë recituar në të dy vëndet, do të vazhdosh të kuptosh se disa shkollarë ende debatojnë origjinën e një numri të tyre. Suret dallojnë në gjatësi dhe janë të njohura sipas emrit apo titullit, të cilat janë të marrura nga tema kryesore e asaj sure, apo nga tema e veçantë, personi apo ngjarja e përmëndur në të. Sidoqoftë, tema nuk duhet patjetër të paraqitet në fillim te sures. Secili varg apo pjesë e sures është i njohur si ‘ajet’, që në arabisht nënkupton “mrekulli”. Muhamedi ka deklaruar se Kurani ishte mrekullia e tij e vetme, edhe pse Kurani nuk ka ekzistuar ne forme te shkruar gjate jetes se tij. Në fakt shumë polemika që kanë të bëjnë me kronologjine e Kuranit mund te fajesohen në faktin se ai nuk ishte aty për të verifikuar sistemimin e Kuranit përfundimtar, por për këtë më vonë do të kemi më shumë. Për të filluar, të startojmë me pyetjen e zbulesës: si e kupton islami këtë koncept, dhe a mundet pikëpamja e tyre, të jete një arsye që ne nuk i shohim të një mëndjeje sa i përket dy shkrimeve tona?