jump to navigation

Baktashinjtë edhe Krishti

Postuar tek: Islamizmi, Misioni Ungjillor

Në vitet e hershme të shekullit të 20të, një numër i madh shqiptarësh s’u kushtonin shumë vëmendje as priftërve të kishave romake dhe greke, as hoxhallarëve myslimanë. Ata shqiptarë që sinqerisht e kërkonin Perëndinë ishin shpesh anëtarë të ndonjë sekti dervishësh, sidomos të bektashinjve. A kishte ngjashmëri midis tyre dhe besimtarëve në ungjillin e vërtetë të krishterë?.

Haxhi Bektashi Veliu ishte një dervish i shekullit 13të prej provincës së Horasanit, i cili shtegtoi në Anatolli. Është një figurë gjysmë-mitologjik, i aftë për mrekulli të mahnitshme dhe për punë fuqie, prej të cilave disa u përgjajnë mrekullive të Jezusit dhe të profetëve të Dhiatës së Vjetër. Evidenca e tri mrekullive të tij u tregohej vizitorëve në Shqipëri deri në ndalimin e gjithfarë religjioni në vitin 1967.

Prej fillimit të shekullit 14të lëvizja iu bashkua jeniçerëve, rojës personale të Sulltanit, dhe me fund të shekullit 16të, kleri bektashian kudo i përcillte patjetër jeniçerët. Ishte i vetmi sekt fetar të cilit i lejohej zyrtarisht asaj dege të ushtrisë. Nën mbrojtjen e jeniçerëve bektashizmi pati rast të përhapej dhe të lulëzonte me gjithë natyrën e tij heretike.

Studimi i përhapjes së bektashizmit në Shqipëri bëhet i vështirë prej mungesës së të dhënave historike të shkruara. Disa mendojnë se u paraqit prej një dervishi me emër Sari Salltëku ardhur që nga Korfuzi, i cili jetoi në shekullin e 14të; tradita e bektashinjve vetë është se disa baballarë bektashianë erdhën në Shqipëri me ushtrinë e Muratit II (1421-1451), dhe se shumë prej tyre u vendosën atje.

Është e mundur që dervishët bektashinj, të dëbuar prej teqesë së lulëzuar të Xizirliqit afër Adrianopolit më kohën e shkatërrimit të saj afër vitit 1644, siguruan një vatër të re larg prej vendit të atyre ngjarjeve në një qytet të vogël shqiptar, ku Evlija Çelepiu gjeti një teqe bektashiane më 1662. Në Krujë, Bektashizmi daton me siguri prej viteve të hershme të shekullit 17të; gjithashtu kishte teqe të hershme në Tepelenë, Gjirokastër, Konicë dhe Janinë.

Ali Pashë Tepelena, vezir i Epirit 1788-1822, i ka dhënë me siguri përkrahjen e vet përhapjes së urdhrit. Ai përkrahu fshehtazi babanë Shemimi të Krujës, dhe Shemimiu e rivendosi bektashizmin në Krujë ky themeloi edhe teqenë e Melçanit afër Korçës. Disa misionarë bektashinj ishin posaçërisht me influencë për të tërhequr anëmbajtës dhe për të hapur teqe.

Më 1826, Sulltan Mahmuti II urdhëroi një masakër të përgjithshme të jeniçerëve nga frika se ata mos përmbysin shtetin. I shkatërroi teqetë e tyre dhe i dëboi dervishët. Urdhri u bë klandestin, dhe shumë dervishë mërguan në Shqipëri. Më vitet 1880-të, numerikisht, bektashinjtë ishin mjaft të fortë; ata u dalluan në lëvizjen për pavarësinë shqiptare.

Në Shqipëri, bektashizmi lulëzoi më së shumti në jug. Filloi të përhapej në Shqipërinë e veriut, por në fund të shekullit 18të Kara Mahmut Bushati i dëboi prej Shkodrës, Krujës dhe Tiranës dhe i shkatërroi teqetë e tyre.

Në kohën moderne, Shqipëria është pikërisht vendi ku bektashizmi u pranua më ngrohtësisht, dhe mbeti i fortë deri në luftën e dytë botërore, kur përmbante afër 15% të popullsisë (150,000 anëtarë), kryesisht në jug. Në janar 1922, bektashi kryesor ishte një shqiptar. Pesëqind delegatë u vendosën për t’u ndarë prej ndorjes së Ankarës, dhe qendra e urdhrit u transferua në Tiranë. Më 1925, bektashizmi u shtyp në Turqi, kur qeveria i mposhti urdhrat e dervishëve dhe i mbylli teqetë bektashiane.

Në vitet 1930të, Bektashinjtë përparonin ndër myslimanët suni si dhe ndër ortodoksë grekë, të cilët miratonin mungesën e ceremonisë, thjeshtësinë, korrektesën dhe mikpritjen e tyre. Ndikimi i tyre për të mirën pothuajse ishte i njohur në viset ku mbizotëronin fetarisht.

Bektashizmi njihej gjithandej si njëri prej sekteve fetare më të denja të shoqërisë shqiptare. A mund të ketë qenë një lëvizje e shpirtit njërëzor, lëvizje frymore por e rremë, ngase nuk e kishte Krishtin në qendër, i cili është i vetmi Shpëtimtar dhe i vetmi zot i drejtë i njeriut?

Zgjedhja e kandidatëve për anëtarësi ishte e kujdesshme, se jo gjithkush mund të bëhej bektashi. Një dorëzënës duhej ta garantonte besimin e kandidatit në Perëndinë, si dhe karakterin e tij moral. Jetat e dervishëve bektashinj ishin altruiste. Ushtronin një ndikim të mirë të fuqishëm, duke tërhequr në këtë mënyrë shumë anëmbajtës. Predikonin një mesazh dashurie, duke mësuar se Perëndia është shpirti hyjnor i mirësisë, por edhe se është keq të mburresh për drejtësinë e vet duke mohuar të mirën në të tjerët. Përpiqeshin të bënin një jetë të thjeshtë me dashuri vëllezërore dhe zemërbutësi.

Një kandidat duhej ta kishte arritur moshën e urtësisë si dhe t’i kuptonte betimet e tij. Anëtarë bëheshin dervishë vetëm pas ca viteve prove nën mbikëqyrjen dhe mësimin e një babai.Doktrina ishte mistike, dhe përmbante elemente pagane. Praktikonte mrekulli dhe yshtje në të cilat bestytët mund të besonin. Në gostinë që mbahej përpara pranimit të një laiku, bisedohej shumë për misterin në të cilin kishte për t’u paraqitur. Një dozë opiumi, e dhënë fshehtazi, e transportonte në një gjendje ekstaze, ku ndoshta merrte me mend që po e shihte Perëndinë vetë.

Mënyra e tyre e adhurimit mbetej e fshehur për të tjerët, përveç anëtarëve, pra nuk e njohim në mënyrë të papërsosur. Kishte vetëm pak ceremoni të jashtme. Bektashizmi i refuzonte doktrinat e ashpra, rregullat e rrepta dhe qëndrimet pa tolerancë të islamit suni. Anëtarët kishin liri për të pirë alkool. Lutja e përditshme formale s’kërkohej hiç. Gratë shkonin pa vel një cilësi e dalluar e bektashizmit, që s’gjendet gjetiu në islamizëm, është se gratë trajtoheshin si të barabarta. Merrnin pjesë në të gjitha ceremonitë, gostitë kremtimore dhe mbledhjet, dhe bisedonin lirisht me burrat. Ato kalonin në të njëjtën ceremoni pranimi.As pabarasia shoqërore s’mirrej parasysh. Mësohej se është e padrejtë të jesh i pasur ndërsa të tjerët mbeten të varfër. Puna konsiderohej si një detyrë me anë të së cilës njeriu e fiton të drejtën për bukën e gojës.

MyslimanĂ«t suni, qĂ« pĂ«rbĂ«nin palĂ«n mĂ« tĂ« madhe myslimane nĂ« ShqipĂ«ri, i kishin mĂ«ri anĂ«tarĂ«t bektashianĂ«, qĂ« i ishin disaherĂ« tĂ« nĂ«nshtruar edhe fyerjeve, pĂ«rbuzjeve dhe pĂ«rndjekjeve. Pyesim pra prapĂ«: a mund bektashizmi tĂ« ketĂ« qenĂ« njĂ« lĂ«vizje e shpirtit njĂ«rĂ«zor, frymore por e rreme, ngase nuk e kishte Krishtin nĂ« qendĂ«r, i cili Ă«shtĂ« i vetmi ShpĂ«timtar dhe i vetmi zot i drejtĂ« i njeriut? NjĂ« numĂ«r i madh i tipareve tĂ« tij kishin shumĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t me Krishterimin biblik: vĂ«llazĂ«rim tĂ« ngushtĂ«; standarde tĂ« larta morale; mĂ«sim serioz; pĂ«rvojĂ« “shpirtĂ«rore”; mospranim tĂ« ligjĂ«ve tĂ« rrepta; liri ndĂ«rgjegjeje; kundĂ«rshtim tĂ« religjionit zyrtar. Nxjerrjet qĂ« vijnĂ« poshtĂ« prej raporteve tĂ« pĂ«rvitshme tĂ« ShoqatĂ«s sĂ« BiblĂ«s (British and Foreign Bible Society - BFBS) pĂ«r Turqi e tregojnĂ« tĂ«rheqjen qĂ« disa bektashinj tĂ« sinqertĂ« kishin nganjĂ«herĂ« pĂ«r ungjillin:

Tani vonë, shenjti kryesor i dervishëve bektashianë, burrë nja 80 vjeç para të cilit gjithë pashallarët çohen për t’ia puthur duart, mbajti një mbledhje në shtëpinë e vet me 18 dervishë të dalluar. Më para ai i ishte drejtuar Zotit Williams duke i kërkuar një Bibël. Prej atij libri i lexoi të mbledhurve, duke ua lavdëruar librin gjithë të pranishëmve, dhe u tha se Selim Effendi [term nderi për z. Williams] e njeh rrugën për në qiell: për më tepër ua mbushi mendjen që ta dëgjonin, dhe dërgoi njërin te z. Williams për t’ia puthur duart nga ana e tij. Jam i siguruar se fakte të këtilla ndodhin shpesh, dhe tregojnë në mënyrë shumë të qartë ndërrimin që po ngjan ngadalë në mendjen myslimane për sa i përket Krishterimit. Besim në Kuranin po bëhet përditë më i dobët, adhuruesit në xhamitë po pakësohen, kështu që simboli i hënës së re venitet para atij të kryqit.

I dhashĂ« njĂ« DhiatĂ« tĂ« Re njĂ« pashai… dhe njĂ« kopje secilit prej dy baballarĂ«ve ose dervishĂ«ve bektashinj prej anĂ«s sĂ« brendshme, qĂ« janĂ« tĂ« dy tĂ« vendosur t’ua mĂ«suar tĂ« vĂ«rtetat e bekuara tĂ« atij libri dervishĂ«ve tĂ« tyre… Para shumĂ« muajve, u njoftova me anĂ« tĂ« babait tĂ« ca dervishĂ«ve me tre baballarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« tĂ« njĂ«tit sekt. Disa herĂ« i vizitova, dhe disa herĂ« ata erdhĂ«n tek unĂ«. Disa prej tyre u ndodhĂ«n nĂ« mbledhjet e mia, dhe i lexuan Biblat e tyre me kujdes. U gĂ«zova shumĂ« kur i pashĂ« kĂ«ta katĂ«r burra para disa ditĂ«ve nĂ« shtĂ«pinĂ« e babait kryesor me njĂ« BibĂ«l tĂ« hapur para tyre duke biseduar pĂ«r doktrinĂ«n e madhe themelore tĂ« Krishterimit, pajtimin e njeriut me PerĂ«ndinĂ«. TĂ« gjithĂ« mĂ« uruan pĂ«rzemĂ«rsisht mirĂ«seardhjen, dhe m’u lutĂ«n t’u flisja pĂ«r kĂ«tĂ« doktrinĂ« tĂ« ndritur. Mbasi kisha bĂ«rĂ« kĂ«tĂ«, babai kryesor e rekomandoi vendimin e tyre, e cila ishte, siç mĂ«sova mĂ« vonĂ«, pĂ«r ta paraqitur BiblĂ«n nĂ« teqetĂ« e tyre si dhe miqve dhe popullit nĂ« Suas (Anatolli) dhe nĂ« Ezrum (Armeni). Babai tha se ishte i bindur pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n e BiblĂ«s… por tha se ishte e nevojshme qĂ« tĂ« tregohej njĂ« kujdes mĂ« i pĂ«rpikĂ«t. NjĂ«ri prej kĂ«tyre burrave tha mbasandaj se donte tĂ« pagĂ«zohej…

Ja pra bektashizmi: një kërkim i njerëzve seriozë ose të sinqertë për Perëndinë, duke u nisur prej urisë së zemrës për realitet shpirtëror. Ku nuk predikohej ungjilli i Krishtit, bektashizmi ishte një zëvendësim i tij në zemrat e burrave dhe grave të sinqerta. Sot e kësaj dite në Shqipëri po predikohet ungjilli i Zotit Jezu Krisht. Çfarë është ky ungjilli, ky lajm i mirë?

Jezus Krishti tha: Unë jam i Pari dhe i Pastajmi, I Gjalli! Isha i vdekur dhe, ja, jam i gjallë për shekuj të shekujve dhe unë i kam çelësat e Vdekjes dhe të Nëntokës.

Dhe: Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë. Edhe kush jeton e beson në mua, nuk do të vdesë askurrë. A e beson ti këtë? Jezusi është Biri i Perëndisë, Mesia. Shpëtimtari ynë duhet të jetë Biri i Perëndisë, jo vetëm njëfarë shpëtimtar njerëzor. Përse?

NĂ« BibĂ«l lexojmĂ«: “Paga e mĂ«katit Ă«shtĂ« vdekja.” Kur PerĂ«ndia flet pĂ«r vdekjen, shpeshherĂ« kuptohet vdekje e pĂ«rjetshme, e pĂ«rhershme, nĂ« tĂ« cilĂ«n njeriu Ă«shtĂ« i ndarĂ« prej PerĂ«ndisĂ« nĂ« ferr; kjo vdekje Ă«shtĂ« dĂ«nimi i mĂ«katit. Dhe tĂ« gjithĂ« mĂ«katuan. Por PerĂ«ndia aq fort e deshi botĂ«n sa qĂ« e dha tĂ« vetmin Birin e vet kĂ«shtu qĂ«, secili qĂ« beson nĂ« tĂ«, mos tĂ« humbet, por ta ketĂ« jetĂ«n e pasosur. E dĂ«rgoi Birin qĂ« bota tĂ« shpĂ«tojĂ« nĂ«pĂ«r tĂ«. Kush beson nĂ« tĂ«, nuk dĂ«nohet, por ka jetĂ«n e pasosur.

Ne jemi njerëz; është njeriu që ka mëkatuar, pra duhet që një njeri të vdesë për mëkatin njerëzor. Jezusi, burrë i vërtetë dhe plotësisht njerëzor (por pa mëkat), e mori vendin e mëkatarëve kur vdiq mbi kryq, dhe e pranoi dënimin dhe gjykimin e Perëndisë kundër mëkateve të tyre. Ja përse i është e mundur Perëndisë, i cili është krejtësisht i drejtë, që të falë mëkate. Besimtarët pranojnë ndjesë, me anë të besimit në Jezusin, sepse të gjitha mëkatet e tyre u dënuan plotësisht kur vdiq Zoti Jezus mbi kryq. Ai është Zëvendësi i tyre. Ndoshta në teori, do të kishte qenë e mundur që një burrë i përsosur, d.m.th. pa mëkat, të vdiste në vend të një mëkatari të vetëm; nëse Jezusi kishte qenë vetëm njeri, vetëm një mëkatar do të kishte shpëtuar me anë të vdekjes së tij nën gjykimin e Perëndisë: një jetë për një jetë.

Por Perëndia donte të shpëtonte me miliona mëkatarë: kjo qe e mundur, vetëm nëse vlefta e vdekjes së ofruar në vend tonë qe e pakufishme, e pasosur - d.m.th. aq e madhe sa Perëndia vetë. Për këtë arsye, ishte e nevojshme që Ai që vdiq në vend të mëkatarëve të ishte jo vetëm njeri por edhe Perëndi: Biri i Perëndisë. Ja përse ishte patjetër e nevojshme që Dikush të vdiste në vend tonë i cili ishte edhe njeri edhe Perëndi: pa Birin e Perëndisë s’do të kishte qenë e mundur që me miliona mëkatarë të pranojnë ndjesën e mëkateve dhe jetën e pasosur afër Perëndisë. S’mund ta shpëtojmë veten prej dënimit të mëkateve: Ai mund të na shpëtojë falas, sepse Ai është Zot dhe Biri i Perëndisë, i cili vdiq dhe u ngjall prej së vdekurish, dhe jeton përgjithmonë.

Më lart shkruam se shqiptarë që ishin besimtarë të sinqertë në Perëndi, dhe që kërkonin përvojë personale të brendshme të atij, shpesh ishin anëtarë sidomos të bektashinjve. Ju, lexues, nëqoftëse po e kërkoni Perëndinë sinqerisht, mos kërkoni atje ku s’gjendet dot, por kërkojeni në Birin e tij, Zotin Jezu Krisht dhe Zoti ka premtuar se do të gjeni jetë të përjetshme.


Nëse këto fjalë ju kanë shtyrë të mendoni mbi problemet e shpirtit, ju ftojme të na shkruani, dhe do të na vijë mirë t’ju ndimojmë.

Albanian Evangelical Mission
29 Bridge Street, Penybryn, Wrexham LL13 7HP,
Britania e Madhe.
email: office [©] aemission.org (Shënim)