jump to navigation

Unë i besoj Perëndise, pse duhet ti besoj Jezusit?

Postuar tek: Pse duhet ti besojë Jezusit?

Shumë veta thonë: “Unë i besoj Perëndisë.” Libri i Jakobit thotë: “Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen!” (Jakobi 2:19). Demonët besojnë që ka një Perëndi, megjithatë ata nuk do të hyjnë në Mbretërinë e Perëndisë, por do të hidhen në Liqenin e Zjarrtë përgjithmonë. Kam lexuar një histori për një person të famshëm që ecte mbi litar, Blondini i cili kaloi ujvarën e Niagarës një ditë në vitin 1860. Ai e kaloi Niagarër disa herë ndërsa një turmë e madhe po shikonte. Çdo herë ishte një largësi prej 1000 këmbësh, 160 këmbë mbi ujërat e furishme. Një moment e pyeti turmën nëse e besonin se mund të mbante në kurriz një person ndërsa kalonte ujëvarën. Turma u pëgjigj: Po, pastaj ai u afrua njërit dhe i tha të hipte mbi kurrizin e tij. Personi nuk pranoi. Të miratosh me mënd apo me gojë që ka një Perëndi nuk është njësoj si t’i besosh Perëndisë. T’i besosh do të thotë të mbështetesh dhe tia përkushtosh jetën Atij.

Ishin dy vëllezër që i besonin Perëndisë. Njëri ishte Kaini dhe tjetri Abeli. Kaini solli një ofrim frutash nga kopshti i tij dhe Abeli i flijoi Perëndisë të paralindurin e tufës së tij. Perëndia pranoi abelin dhe ofrimin e tij, por refuzoi Kainin dhe ofrimin e tij. Kaini i u zëmërua me Perëndinë dhe u bë xheloz për vëllain e tij Abelin. Perëndia e pyeti Kainin “Pse je zëmëruar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar?” (Zan 4:6).

Kaini refuzoi të pendohej dhe t’i ofronte Perëndisë një flijim me gjak. Ai foli me vëllain e tij Abelin si të mos kishte ndodhur azgjë mes tyre. Priti derisa mbeti vetëm në fushë me vëllain e tij dhe e vrau. Përsëri Perëndia i foli Kainit duke i dhënë atij njëmundësi pjetër për tu penduar . Perëndia e pyeti Kainin: “Ku është vëllai yt, Abeli?” (Zan 4:9a) Kaini bëri sikur nuk e dinte dhe iu përgjigj Perëndisë: “Nuk e di; mos jam unë rojtari e vëllait tim?” (Zan 4:9b) Por Perëndia e dinte të vërtetën dhe e mallkoi. Toka nuk dha më frut për të dhe jetoi deri në fund të jetës si ikanak dhe endacak në tokë. Kaini u nda përgjithmonë nga Perëndia, sepse refuzoi të pendohej dhe t’i përgjigjej Perëndisë.

Të dy Kaini dhe Abeli, e dinin se Perëndia ekzistonte dhe çfarë kërkonte Ai prej tyre. Abeli erdhi të Perëndia me besim, gjë që u zbulua në faktin që Perëndia e pranoi flijimin e tij. “Me anë të besimit Abeli i ofroi Perëndisë flijimin më të mirë nga ai i Kainit; me anë të tij ai mori dëshmimin se ishte i drejtë” (Heb. 11:4). Abeli e demostroi besimin e tij nëpërmjet bindjes së kërkesës së Perëndisë për një flijim me gjak. Besimi tregohet me anë të bindjes ndaj fjalës së Perëndise. Të thuash se i besoj Perëndisë do të thotë që i besoj dhe i bindem fjalës së Tij. Të thuash se i besoj Perëndise dhe mos i bindesh Atij do të thotë të mashtrosh vetveten. Kaini nuk kishte besim te Perëndia. Megjithëse nga ana e jashtme ai u duk se e adhuroi Perëndinë, zëmra e tij ishte larg Perëndisë. Ai donte të merrte miratimin e Perëndisë bazuar në veprat e tij. Nëse Kaini do ti kishte besuar me të vërtetë Perëndisë, ai do i ishte bindur Atij, por ai donte të shkonte te Perëndia sipas mënyrës së tij.

Që nga koha e Kainit dhe Abelit e deri më sot, nerzimi vazhdon të përpiqet të vijë te Perëndia sipas mënyrës së tij. Perëndia e refuzoi Kainin dhe ofrimin e tij, sepse ai donte të vinte te Perëndia sipas mënyrës së tij. “Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai që çoroditet në rrugën e tij përçmon Atë (Fjalët e Urta 14:12).

Shumë veta përpiqen të pranohen nga Perëndia sipas mënyrës së tyre. Disa ndjekin shtegun e fesë, duke zbatuar ritet e asaj feje do të mund të hyjnë në Parajsë. Të tjerët e krijojnë vetë shtegun e tyre dhe i caktojnë vetë rregullat e adhurimit. Të dy grupet shpesohnë që, nëse do të jenë mjaft të mirë, do të hyjnë në Parajsë.

Jezusi tha:

“Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që të çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë (Mateu 7:13.14)

Shumë veta bëjnë pyetjen: “Si mund ta di me siguri se cila rrugë të çon në jetën e përjetshme kur ka kaq shumë fe?” Më sembon në zemër kur e dëgjoj këtë pyetje. Është e vërtetë se ka shumë fe. Si mund ta dijë një person se cila prej tyre është e vërtetë?

Miku im, nuk jam i interesuar që ti të zgjedhësh një fe, sepse të gjitha fetë janë krijuar nga njeriu. Ato janë rrugët e njeriut që përpiqet të hyjë në praninë e Perëndisë.

Rruga e Perëndisë është e shkruar në librin e Tij, Biblën. Çfarë dua të bëj është të tregoj të vetmin autoritet të besueshëm që na tregon se kush është Perëndia dhe cila është rruga që Ai na ka treguar se si të hyjmë në praninë e Tij Biblën.

Fjala e Perëndisë na mëson qartë se të gjithë jemi mëkatarë dhe nuk mund ta arrijmë standartin e shenjtë të Perëndisë. Nuk ka nevojë t’jua them unë se të përsosur nuk jeni as ju dhe as ndonjë që mund të njihni. Shkrimi gjithashtu na mëson se asnjëri nga në nuk mund të hyjë në praninë e Perëndisë duke mbajtur rregulla, apo duke u përpjeku të jetë i mirë, sepse jemi nga natyra mëkatarë të ndarë nga Perëndia. Që kur Adami dhe Eva rebeluan ndaj Perëndisë, pasardhësit e tyre kanë lindur me natyrë mëkatare. Ashty siç trashgojmë tiparet fizike të prindëve tanë, po ashtu ashtu trashgojmë dhe natyrën e tyre mekatare. Shkrimet theksojnë që: “Nuk ka asnjë të drejtë as edhe një!”

Fjala e Perëndisë gjithashtu thotë se “paga e mëkatit është vdekja…” që do të thotë përjetësisht ie ndarë nga Perëndia. Miku im, të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. Shkrimet thonë se të padrejtët do të flaken në Liqenin e Zjarrtë ku tymi i vuajtjeve do të ngrihet në jetë të jetëve.

Janë të shumë ata, të cilët u përpoqën ta mendojnë Perëndinë si një burrë i vjetër që i do të gjithë dhe që si rrjedhojë do të pranojë cilindo. Është e vërtetë që Perëndia është Perëndi i dashur, mirpo Ai gjithashtu është edhe një Perëndi i drejtë e i shenjtë. Për shkak se është i shenjtë Ai se toleron dot mekatin. Perëndia e urren mëkatin! Ashtu si ne nuk mund të pijmë helm, edhe Perëndia nuk mund ta tolerojë dot mëkatin. Po t’i pranonte Perëndia mëkatarët në praninë e Tij, atëhere nuk do të ishte më Perëndi. Si Gjukatësi i drejtë i universit Ai nuk mund të panojë keqbërës, përndryshe nuk do të ishte më i drejtë.

Le ta zëmë se dikur një njeri e akuzuan për vrasje. Përpara se ta dënonte, gjykatësi e pyeti në kishte ndonjë gjë për të thënë mbi veten. I akuzuari iu përgjigj: “Gjithmonë i kam paguar taksat, u kam dhënë para të varfërve, i kam ndimuar hallexhinjtë, kam qënë bashkëshort dhe baba besnik….” duke përmëndur dhe shumë bëma të tjera. Në fund ai e pyeti gjykatësin në mund ti falej dënimi meqënse përpara se ta thyente ligjin në një pikë të vetme ai kishte kryer mjaft vepra të mira. Gjykatësi i tha: “Nuk ke ardhur ardhur për tu gjukuar për veprat e tua të mira, por sepse shkelur ligjin dhe dënimi është vdekja.” Kështu ndodh edhe me ne. Kemi thyer ligjin e Perëndisë dhe dënimi që marrim është ndarja nga Perëndia.

Miku im, ky është një lajm i tmerrshëm dhe, nëse do të mbaronte me kaq, s’kisha për ta shkruar kurrë këtë broshurë. Megjithatë, kam një lajm të mirë: Perëndia ka gjetur një rrugë që të shpëtohemi.

Lajmi i mirë është që Perëndia na do dhe dërgoi Birin e Tij të përjetshëm Jezus Krishtin të paguaje pagën e mëkatit tonë. Perëndia e vendosi të gjithë mëkatin tonë mbi Jezusin dhe e pranoi vdekjen e Tij flijuese në Kalvar si pagesën e plotë për mëkatet tona. Jezusi u quajt Qengji i Perëndisë që heq mëkain e botës. Që në Kohët r Kainit dhe të Abelit e deri në kohën e Jezu Krishtit, Perëndia kërkoi derdhjen e gjakut për shlyerjen e mëkatit. Të gjitha ato flijime tregonin më gisht për nga Qengji i Perëndisë që do të paguante njëherë e përgjithmonë pagën e mëkatit tonë. Ato blatime kafshësh nuk mund t’i hiqnin mëkatet tona, por shërbyen si shëmbelltyra të Shpenguesit të premtuar, Jezus Krisht.

Mëkatet tona paguhen nëpërmjet Krishtit dhe Perëndia mbetet i shenjtë. Vdekja e Krishtit në Kalvar përmbushi ligjin e shenjtë të Perëndisë. Mund të jemi të falur dhe të jemi në marrëdhënie të drejtë me Perëndinë në bazë të personit dhe veprër së Jezus Krishtit. Jezusi pagoi për mëkatet tona në mënyrë që mëkatet të na falen dhe, kur e pranojmë Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin tonë, Ai na mbështjell në drejtësinë e Tij. Me fjalë të tjera, kur Zoti na vështron, te ne sheh drejtësinë e Jezus Krishtit. Kur e pranojmë Jezu Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tonë, pagëzohemi në Krishtin. Kjo do të thotë që vendosemi në Krishtin.

Na ishte njëherë, një njeri që i detyrohej Mbretit njëqind milionë dollarë. Ishte njeri i varfër dhe kurrë s’kishte për të qënë në gjëndje ta paguante borxhin. Mbreti kishte dërguar njerëz që ta hidhnin në burg derisa të paguante, mirpo diçka e paparë ndodhi. Biri i Mbretit vendosi në llogarinë bankare të varfanjakut aq para, sa ti dilnin e t’i tepronin për të paguar borxhin. Kur i ra në veshë Mbretit, ai i urdhëroi ushtarët që ta arrestonin të varfërin dhe priti të shihte se çdo të bënte ai. E tëra që duhet të bënte ishte vetëm të nxirrte paratë nga banka dhe të paguante Mbretin. Mirpo varfanjaku po luftonte me krenarinë e tij. Donte të paguante vetë borxhin, duke e ditur që kurrë nuk kishte qënë në gjëndje ta lante.

Në mënyrë të njgjashme edhe Perëndia pret që në të përfitojmë nga hiri (Dhurata e Premtuar e Fjalës) i siguruar nëpërmjet Jezu Krishtit. Ne nuk mund të përfitojmë nga hiri i Tij derisa ta kuptojmë se qëndrojmë fajtorë përpara Perëndisë në pamundësi për ta kënaqur standartin e shenjterisë së Tij me anë të veprave të mira. Duhet t’i afrohemi Perëndise duke e kuptuar se jemi si lypsarë në nevojë për hir. Pastaj mund të përfitojmë nga hiri i Tij duke pranuar vdekjen zëvëndësuese të Krishtit për mëkatet tona dhe duke e pranuar Atë si Zotin dhe Shpëtimtarin tonë. Sepse Krishti vdiq për mëkatet tona, por u ngrit nga të vdekurit ditën e tretë dhe është tani duke qëndruar në anën e djathtë të Perëndisë Atë.

Sapo thërrasim me besim në emrin e Jezu Krishtit, mëkatet tona falen dhe na jepet jeta e përjetshme. “Po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus dhe po të besosh në zëmrën tënde se Perëndia e rinjgjalli prej të vdekurish, do të shpëtohesh.” Të gjithë ata që kanë një marrdhënie personale me Krishin kanë paqe me Zotin dhe jetën e përjetshme. Kur i thërrasim Atij me besim, mëkatet tona falen. Kur ia dorëzojmë jetën Atij, Ai na jep jetën e pëjetshme. Kur heqim dorë nga jeta jonë e vjetër, Ai na jep një jetë të re ndërsa e ndjekim Atë.

Jezusi tha:

Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje.

Apostulli Pjetër tha:

“Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerzëve me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.”

Perëndia na ka dhënë vetëm një rrugë për të shkuar në Parajsë: nëpërmjet Jezu Krishtit. Nuk ka person tjetër të cilit mund ti drejtohemi për shpëtim. Askush tjetër nuk mund ta paguajë mëkatin tonë.

Shpresoj që ta gjeni rrugën, të vërtetë dhe jetën që Perëndia ka siguruar për të gjithë ata që besojnë. Ai që beson Birin ka jetën e përjetshme; dhe ai që nuk i beson Birit nuk do të shohë jetë, por zëmërimi i Perëndisë qëndron mbi të.

Ju mund të thoni: “Mund ta kuptoj që Jezusi vdiq në vëndin tim për mëkatet e mia, por përse duhet ta pranoj si Zot të Jetës sime? Kush është Jezu Krishti që ta vendos besimin tim tek Ai? A nuk mund që besimi ta vendos vetëm Perëndia?” Këto janë disa nga pyetjet të cilave do të përpiqem t’u përgjigjem në vijim.


Materiale ndihmuese: