jump to navigation

Hyrje

Postuar tek: Pse duhet ti besojë Jezusit?

Kur po punoja në Shqipëri, një herë për Pashkë një mike e gruas sime erdhi për vizitë. Isha duke punuar në kopsht kur i ra ziles, kështu që hapa derën dhe e ftova brënda. Thirra gruan time dhe i thashë kush ishte. Gruaja ime bashkë me të vajtën brënda ndërsa po mbaroja punën që po bëja. Kur mbarova, hyra brënda për të pushuar pak. Gjatë asaj kohe dëgjova gruan time, Kimin dhe të shoqen e saj që po flisnin për Perëndinë. Vendosa të dëgjoja dhe të gjeja se çfarë po thonin për Perëndinë. Mikja jonë ishte myslimane dhe kishte disa pyetje për çfarë ne besojmë. Pyetja e saj më e rëndësishme ishte: Pse duhet të besoj te Jezusi përderisa tashme besoj në Perëndinë? Si rezultat u futa në bisedë dhe u përpoqa t’i përgjigjesha me shqipen time çalamane.

Nuk jam i sigurt se sa koptoi, por isha shumë i nxehur me veten time që nuk isha në gjëndje t’u përgjigjesha qartë pyetjeve të saj. Gjatë dy javëve që pasuan nuk më zinte vëndi dhe nuk mund ta hiqja nga mëndjanevojën për ty përgjigjur pyetjeve të saj. Pyetjet e saj ishin shumë të mira dhe duhet tu përgjigjesha. Pasi reflektova ca e kuptova se sa e rëndësishme ishte tu përgjigjesha këtyre pyetjeve. Duhet t’iu përgjigjesha jo vetëm për miken tonë, por edhe për këdo që kërkon të vërtetën. Perëndia vendosi në mëndjen time idenë për të shkruar një broshurë për tu përgjigjur pyetjeve të saj. Broshura që keni më dorë është përgjigjia e disa pyetjeve më të rëndësishme që kam dëgjuar ndonjëherë. Unë i besoj Perëndisë, pse duhet ti besoj Jezusit?, Kush është Jezusi që ti besoj? Çfarë provash dha Jezusi për të provuar thënien e Tij?, Si mund të ketë Perëndia Bir? dhe A adhurojnë të Krishterët tre Zota?