jump to navigation

Kush është Jezusi që t'i Besoj?

Postuar tek: Pse duhet ti besojë Jezusit? më: 01, 10, 2011

Një herë, Jezusi i tha një turme se Ai e njihte atin e tyre Abraham, i cili kishte vdekur 1500 vjet më parë. Turma iu përgjigj Jezusit: “Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?” Jezusi ua ktheu: “Në të vërtetë, në të vërtetë Unë po jua them: para se të kishte lindur Abrahami, Unë Jam.” (Gjoni 8:57,58) Kur e dëgjuan këtë, rrëmbyen gurë për ta vrarë, mirpo Ai arriti t’u shpëtonte.

Ata rrëmbyen gurë për ta vrarë, sepse, kur Jezusi përdori emrin “UNË JAM”, e shpalli veten si Zoti Perëndi i Izraelit. Ishte “UNË JAM-i” që i foli profetit Moisi nga ferrishtja në flakë. Moisiu e pyeti Perëndinë: “Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t’u them, Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju, dhe po të jetë se ata më thonë ‘Cili është emri i Tij?’ ç’përgjigje duhet t’u jap? Dhe Perëndia i tha Moisiut, “UNË JAM AI QË JAM.” Dhe: “Do tu thuash bijëve të Izraelit, UNË JAM-i më ka dërguar te ju” (Eksodi 3:13,14).

Kur Jezusi foli se ishte “UNË JAM-i”, po thoshte që Ai ishte Perëndia. Duke përdorur emrin personal të Perëndisë mbi veten, i dha atij publiku çifut deklaratën më të fortë që mund të jepte. Më vonë, në Ungjillin sipas Gjonit, Jezusi tha: “Unë dhe Ati jemi një” Atëhere çifutët rrokën gurët përsëri për ta vrarë. Jezusi u përgjigj: “Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati Im; për cilin nga këto më vrisni me gurë?” Judenjtë u përgjigjën duke thënë: “Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse Ti, duke qënë njeri e bën veten Perëndi” (Gjoni 10:30-33).

Në fund të Ungjijve për gjyqin që i bëhet Jezusit përpara udhëheqsve Judenj. Ata e pyetën Jezusin: “Je Ti, pra Biri i Perëndisë?” Ai u përgjigj atyre: “Ju thoni se unë jam” (Luka 22:70) Kështu ata çjerrin rrobat duke thënë: “Ai blasfemoi! Ç’na duhen më dëshmitarë?” (Mateu 26:65) Pastaj e paraqitën te Pilati që ta kryqëzonin. Nga këto pasazhe duket qartë se armiqtë e Jezusit e besuan se Jezusi po shpallte veten Perëndi, si rrjedhojë e vranë.

Thomai, njëri nga dishepujt, nuk e kishte parë Krishtin e rinjgallur dhe u tha atyre që e kishin parë: “Po nuk e pashë në duart e Tij shenjën e gozhdave dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdave dhe dorën time në brinjën e Tij, unë nuk do të besoj.”

Tetë ditë më vonë, Jezusi hyri mes tyre dhe tha: “Paqja me ju!” Pastaj u kthue nga Thomai dhe i tha: “Vëre gishtin këtu e shiko duart e Mia; shtrije dhe dorën dhe vëre në brinjën Time; dhe mos ji mosbesues, por besues.” Thomai iu përgjigj: “Zoti im dhe Perëndia im!” (Gjoni 20:25-28) Me këto fjalë Thomai shpalli besimin e patundur në rinjgjalljen dhe hyjninë e Jezus Krishtit. Sauli, i cili më vonë u bë i njohur si apostulli Pal, i urrente të Krishterët dhe kishte marrë rrugën për në Damask për të arrestuar sa më shumë besimtarë të Krishtit që të ishte e mundur. Rrugës për atje pati një takim dramatik me Zotin e rinjgjallur Jezus Krisht.

Pasi e mori veten nga ai përjetim, Shkrimet thonë: “Dhe filloi menjëherë të predikojë Krishtin në sinagoga se Ai është Biri i Perëndisë.” (Veprat 9:20) Sauli ishte një njeri i cili kishte persekutuar me furri burra e gra për besimin e tyre në Krishtin; mirpo, pasi u takua me Zotin e rinjgjallur, ai deklaroi se Jezusi është Biri i Perëndisë.

Më vonë apostulli Pal shkroi rreth Jezusit: “Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i paralinduri i çdo krijese, sepse në Të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, principata, dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të Tij dhe në lidhje me Të. Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjerat qëndrojnë në Të.” (Kolosianëve 1:15-17) “Sepse tek Ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.” (Kolosianëve 2:9)

Me fjalë të tjera, Krishti zotëron natyrën e plotë hyjnore dhe atributet e Perëndisë duke qënë i pari në pozitën e Tij. I paralinduri, në më të shumtët e rasteve i referohet të qënit i parë në pozicion. Në kontekstine këtij pasazhi flet për të qënit i parë si i shquar,, mbi të tjerët, jo kronologjikisht. Krishti është shëmbëlltyra ekzakte e Perëndisë, është sipas formës së plotë të Perëndisë. Ai është krijuesi dhe mbajtësi i Universit. Ai është i përjetshëm, sepse Ai ekzistonte përpara se bota të krijohej. Pa Krishtin bota do të pushonte së ekzistuari.

Apostulli Gjon shkruan: “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi” (Gjoni 1:1). “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14).

Gjoni thotë se Jezusi ishte në fillim me Perëndinë dhe se Jezusi ishte Perëndi. Më pas thotë se Jezusi u bë njeri dhe jetoi mes nesh. Nga dëshmite e armiqve dhe miqëve të Jezusit, Ai e shpalli veten Perëndi, por miqtë e Tij e pranuan dhe e adhuruan si Zot. Nëse Jezusi me të vërtetë është Perëndia, duhet t’i besojmë Atij!.

Çfarë duhet të themi për atë njeri që shpall të jetë Perëndia?

Ka shumë njerëz që thonë: “Unë jam gati ta pranoj Jezusin si një mësues të madh të moralit ose si profet, por nuk e pranoj shpalljen e Tij Zot.” Nëse Jezusi ishte thjesht njeri, si mund të thuhet se ishte mësues i moralit ose profet?Çdo njeri që thotë gjëra të tilla nuk mund të konsiderohet i moralshëm dhe as profet i Zotit. Nëse thëniet e Jezusit nuk janë të vërteta, atëhere Ai është mashtruesi më i madh që ka njohur ndonjëherë njerzimi. Ai na jep vetëm dy zgjedhje: “Ose është Biri i Perëndisë, ose është ndonjë i marr a mos më keq.” “Le të mos themi gjepura duke e përkrasuar nëse ishte mësues apo profet. Ai nuk na ka lënë ne në dorë. [1]

Fakti që Jezusi bëri deklarata të tilla nuk provon asgjë në vetvete. Deklaratat mund mos jenë të vërteta. Pyetja që duhet ngritur është nëse ka apo s’ka arsye të mjaftueshme për të besuar nëse këto thënie janë të vërteta. A ka prova prej Jezusit që mbështesin pretendimin e Tij se është Hyjni?

Share|