jump to navigation

Si mund të ketë Perëndia Bir

Postuar tek: Pse duhet ti besojë Jezusit? më: 02, 16, 2011

Jezusi ishte Biri i Përjetshëm i Perëndisë. Ai është Alfa dhe Omega, i pari dhe i fundit, fillimi dhe mbarimi. Ai ka qënë dhe do të jetë gjithmonë. Në Ungjillin sipas Gjonit shkruhet: “Tani më përlevdo o Atë, pranë Teje, me lavdinë që Unë kisha pranë Teje para se të bëhej bota” (Gjoni 17:5). Në kohën e shkuar të përjetësisë, përpara se bota të krijohej. Jezus Krishti ishte me Perëndinë. Ai nuk ka as fillim as fund.

Jezusi quhej Biri i Perëndisë, sepse ky titull shpreh më mirë marrdhënien e Tij me Atin. Nuk do të thotë që Ati erdhi i pari, pastaj erdhi Biri. Perëndia thotë “….Ti je Biri Im sot më linde.” (Ps 2:7) Ky Psalm u shkrua rreth një mijë vjet përpara lindjes së Jezu Krishtit dhe është cituar te libri i Hebrenjve duke iu referuar Krishtit. Pra fjala “sot” shpreh të tashmen universale ose të tashmen e përjetshme. Nuk po flet për lindjen prej virgjëreshës, por për marrdhënien e përjetshme midis Atit dhe Birit. Tek Isaia, proferti thotë: “një djalë na ka lindur” Marrëdhënia e Jezusit me Atin ka qënë ajo e Atit me Birin gjatë gjithë përjetësisë. [15]

Jezus Krishti është zanafilla e përjetshme e Perëndisë. Libri i Hebrenjve thotë për Jezusin: “duke qënë shkëlqimi i lavdisë së Tij dhe vula e qënies së Tij..” (Heb 1:3) Me një mënyrë të shprehuri mund të mendojmë Birin si dikë që gjithmonë buron nga Perëndia, ashtu si dritanga llampa. Jezusi është përfaquesi preçiz i natyrshëm dhe esencës së Perëndisë. [16]

Ati dhe Biri janë të përjetshëm dhe Biri është Imazhi i shprehur i Atit. Kur ndez një zjarr ke ndriçimin dhe ngrohtësinë. Ngrohtësia nuk vjen përpara dritës dhe as drita nuk vjen përpara ngrohtësisë. Si ngrohtësia ashtu edhe drita vijnë paralelisht. Në mënyrë të njgjashme Ati nuk vjen përpara Birit dhe as Biri nuk vjen përpara Atit, por që të dy janë të përjetshëm. Biri është shprehja fizike e Atit. Te Filipianëve na thuhet se si Jezusi u bë njeri. “Jezu Krishti, i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qënë barabar me Perëndinë, por e zbrezi veten e Tij, duke marrë trajtën e një shërbëtori, e u bë i njgjashëm me njerzit” (Filipianëve 2:6,7).

Megjithatë Jezusi ka ekzistuar gjithmonë në formën e Perëndisë, duke qënë i barabartë me Të, Ai nuk u mbajt te te drejtat e Tij, as te lavdia e Hyjnisë, por e përuli Veten, duke lënë mënjanë reklamimin e vullnetshëm të atributeve të Tij hyjnore që kështu të bëhej njeri. Ai nuk rreshti së qëni Perëndia, vetëm sa la ushtrimin e lirë të disa prej atributeve të Tij.

Në novelën e Mark Twain-it “Princi dhe Leckamani”, i biri i Henrit VΙΙΙ, ndryshon përkohësisht pozicionin e vet me atë të një djali të varfër Londre. Kjo na jep një ilustrim të asaj që bëri Krishti. Krishti zhveshi takëmet e tij princore për t’i shkëmbyer përkohësisht me rreckat e djalit të varfër. Ai mori pamjen e një leckamani dhe jetoi me të varfërit për një farë kohe, por mbetej gjithësesi princ. Po kështu Jezusi e zhveshi veten nga Lavdia e Tij dhe u kthye në njeri.

Për Jezusin Perëndia përgatiti një trup njerzor të përsosur. “Prandaj, duke hyrë në botë, Ai thotë… bëre gati për mua një trup.” (Hebrenjve 10:5) Trupi fikik i Jezusit ishte i përsosur për shkak se u përgatit nga Perëndia. Jo vetëm që ai trup ishte i përsosur nga ana biologjike, por ai nuk mbarti me vete natyrën mëkatare të njeriut. Ky trup u formua nga vetë Perëndia, ashtu si edhe trupi i Adamit të parë (1 Kor 15:45 dhe Romakëve 5). [17]

Mrekulli e madhe e mishërimit nuk qëndron edhe aq në liden e një fëmije nga një virgjëreshë, megjithëse kjo mbetet mrekulli, por në krijimin e mbinatyrshëm të trupit të Jezusit në mitrën e saj! Engjëlli Gabriel i tha Marisë, “Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë” (Luka 1:35. Engjëlli Gabriel e siguroi edhe Jozefin: “…Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç’është njgjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë” (Mateu 1:20). Jezusi u ngjiz nga Fryma e Shenjtë.

Perëndia bëri gati për Birin e Vet një trup dhe e vendosi në mitrën e virgjëreshës Mari si shenjë të Përmbushjes së Fjalës së Tij.

“Prandaj vetë Zoti do t’ju japë një shenjë: Ja e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajnë Emanuel.”(Isaia 7:14) Kuptimi i emrit Emanuel jepet te Mateu 1:23 dhe do të thotë “Zoti me ne”.

Pra në kohën e caktuar Maria lindi Birin e Perëndisë. Ai ishte tërësisht Perëndi dhe në të njëjtën kohë tëresisht njeri. Apostulli Pal shkruan mbi natyrën e Tij Hyjnore: “sepse te Ai banon trypërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.” (Kolsianëve 2:9)Apostulli Gjon shkruan mbi natyrën e Tij njerzore: “Dhe çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhu në mish, nuk është nga Perëndia…” (1 Gjoni 4:3).

Biri i përjetshëm i Perëndisë mori fomën e mishit njerzor që të paguante për mëkatet tona në kryq që ne të mund të paqtohemi me Perëndinë, jo nëpërmjet veprave tona të mira, por nëpërmjet veprës së përfunduar të Jezu Krishtit.

Më lejoni tani t’i përgjigjem pyetjes suaj, “A adhurojnë të Krishterët tre Perëndi?” Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme e cila ka nevojë për përgjigje, sepse ka shumë ngatërresa mbi këtë çështje. Jo vetëm që është e rëndësishme për hir të vërtetës, por edhe që ne të dimë kush është Perëndia. “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohim Ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që Ti ke dërguar.” (Gjoni 17:3) Si mund të shpëtohemi nëse nuk e njohim atë që na shpëton? Si mund ta vendosim besimin tek Ai?”Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë Atë” (Hebrenjëve 11:6).

Share|