jump to navigation

Çfarë provash dha Jezusi për të vërtetuar thëniet e Tij?

Postuar tek: Pse duhet ti besojë Jezusit? më: 01, 17, 2011

Gjenden tre burime kryesore provash që mështetin shpalljen e Tij se është Perëndi. Ato do të rradhiten këtu: Përmbushja prej Tij e profecisë, Jeta e pamëkatë dhe Mrekullitë e kryera prej Tij dhe së fundmi, Rinjgjallja e Tij. [2]

Ka qindra profeci rreth ardhjes së Krishtit të dhëna në librat e Dhjatës së Vjetër. Këto profeci u shkruan qindra vjet përpara se Jezu Krishti të lindëte. Disa prej tyre u parathanë mbi një mijë vjet përpara kohës se Krishtit.

Këtu është rradhitur veçse një numër i vogël profecish nga më domethënëset të përmbushura prej Krishtit. Secila nga referencat e Dhiatës së Vjetër shoqërohen nga referencat e Dhiatës së Re që tregon se kur u përmbush ajo profeci prej Tij.

  1. Ai do të lindej nga një grua (Zan 3:15; krahaso Gal 4:4)

  2. Ai do të lindej nga një virgjëreshë (Isa 7:14; krahaso Mat 1:21)

  3. Ai do të ishte nga fara e Abrahamit (Zan 12:1-3; 22:18; krahaso Mat 1:1; Gal 3:16)

  4. Ai do të ishte i fisit të Judës (Zan 49:10; Lk 3:23,33; krahaso Heb 7:14)

  5. Ai do të ishte i shtëpisë së mbretit David (2Sam 7:12; krahaso Mat 1:1)

  6. Ai do të lindë në Betlehem (Mik 5:2; krahaso Mat 2:1; Lk 2:4-7)

  7. Ai do të vajosej nga Fryma e Shenjtë (Isa 11:2; krahaso Mat 3:16,17)

  8. Ardhja e Tij do të njoftohej nga një lajmtar i Zotit (Gjon Pagëzori) Isa 40:3; Mal 3:1; krahaso Mat 3:1,2)

  9. Ai do të adhurohej nga dijetarët me dhurata (Ps 72:10; Isa 60:3,6,9 krahaso Mat 2:11)

  10. Ai do të shëronte shumë njerëz (Isa 53:4; krahaso Mat 8:16,17)

  11. Ai do të pastronte tempullin (Mal 3:1; krahaso Mat 21:12)

  12. Ai do të hynte ngadhinjmtar në Jeruzalem mbi një kërriç (Zak 9:9 krahaso Mat 21:4,5)

  13. Ai do të refuzohej nga të Tijët (Ps69:8; Isa 53:3 krahaso Gjoni 1:11; 7:5)

  14. Ai do të tradhëtohej nga një mik për 30 monedha argjëndi (Ps 41:9; 55:12-14; Zak 11:12,13; krahaso Mat 26:14-16,21-25)

  15. Paratë e tradhëtisë do të përdoreshin për të blerë tokën e një poçari (Jer 18:1-4; 19:1-4; Zak 11:12,13; krahaso Mat 27:9,10)

  16. Data e ardhjes dhe e vdekjes së Tij u dha në profecinë e madhe të shtatëdhjet javëve ashtu siç u tregua te Danieli 9:24-26 (krahaso Mat 21:1-11, Mat 27:35-50) [3]

  17. Mënyra e kryqëzimit jepet e detajuar.

  1. Do të rinjgjallej nga të vdekurit (Ps 16:10; krahaso Mk 16:6; Vep 2:31)

  2. Do të ngrihej në qiell (Ps 16:10; krahaso Vep 1:9)

  3. Do të ulej në të djathtën e Perëndisë (Ps 110:1; krahaso Heb 1:3) [4]

Përmbushja e këtyre profecive është konfirmimi pre Perëndisë se Jezusi është Ai që tha se është. Këto profeci nuk mund të jenë përmbushur aksidentalisht.

Disa thonë se Ai lindi rastësisht në filan vënd dhe nga filan gjeneologji. Mirpo, si mund të lindë dikush rastësisht nga një virgjëreshë dhe, si mundet të shërojë dikush të verbërit dhe të ringjallë të vdekurit rastësisht?. Si mund të vdesë ai rastësisht në formën egzakte të parathënë nga Shkrimi? “Matematicientët kanë llogaritur që probabiliteti që gjashtëmëdhjetë profeci të përmbushen nga një njeri është 1 në 10″ Pa përmëndur profecitë rreth Krishtit mbi vdekjen dhe pozicionin e Tij të tanishëm afër Perëndisë, mbeten gjashtëmbëdhjetë profeci të përmbushura nga Krishti. Këtu janë përmëndur jo më shumë se njëzet , kur në të vërtetë janë më shumë se nëntëdhjetë profeci të cituara në Dhjatën e Re nga Djata e Vjetër. Vetëm nga këto profeci është e qartë se Jezusi është i parashikuari që do të vinte për të çliruar njerzimin nga mëkati. [5]

E dimë që Perëndia nuk mund të gënjejë, edhe as që ka hije ndryshimi në Të (Hebrenjve 6:18; Jakobi 1:17). Duhet të nxjerrim si përfundim se Perëndia nuk mund t’i lejojë gjërat të tilla të ndodhin rastësisht dhe se në fakt, e ka miratuar atë që Jezusi tha mbi veten. Ne duheht të arrijmë në përfundimin se Jezusi ishte Ai që duhej të lindte nga një virgjëreshë e që do të quhej i Mrekullueshmi, Këshilltari, Zoti i Plotfuqishëm, ashtu si parathuet tek Isaia 9:6.

Mrekullitë e Krishtit dhe jeta e Tij e pamëkate mbështesin pretendimin e Tij si Hyjni

Ungjijtë janë të mbushur me veprat e mrekullueshme të Jezusit duke pohuar hyjninë e Tij. Që nga mrekullia e Tij e parë me kthimin e ujit në verë (Gjoni 2:7) e deri në rinjgjalljen e Tij, e cila përmëndet në të gjitha ungjijtë, Ai e provoi se ishte Perëndi.

Ai e shpalosi autoritetin e Tij mbi natyrën duke e kthyer ujin në verë, duke ecur mbi ujë (Mat 14:25), duke shumuar pesë bukë për të ushqyer mbi pesë mijë vetë (Gjoni 6:11) dhe kur qetësoi erën dhe detin (Marku 4:39)

Ai e shpalosi fuqinë e Tij mbi sëmundjet bile edhe mbi vdekjen. Ai u hapi sytë të verbërve (Gjoni 9:7), i bëri të çalët të ecin (Marku 2:3), shëroi sëmundjen e tmerrshme të lebrës (Marku 1:40-42), biles në raste të ndryshme rinjgjalli edhe të vdekur (Marku 5:35; Luka 7:11-15; Gjoni 11:43,44 [6]

I vetmi njeri që jetoi me sukses një jetë të pamëkatë ishte Jezus Krishti

Ka nga ata që mendojnë se në përgjithësi njeriu është i mirë, mirpo akoma askush s’është gjendur i përsosur përveç Jezus Krishtit. Në këtë jetë unë s’kam parë askënd që të ketë jetuar një jetë të përsosur. Në të gjithë historinë njerzore nuk ka të dhëna mbi ndonjë burrë apo grua të përsosur. I vetmi që u gjet i përsosur ishte Jezusi.

Pilati, i cili e dënoi Jezusin me vdekje për shkak të presionit nga udhëheqësit Judenj, tha: “Unë nuk po gjej asnjë faj tek ky njeri” (Lk 23:4). Ndërsa Jezusi varej në kryq, një ushtar Romak tha: “Me të vërtetë ky ishte njeri i drejtë” (Lk 23:47).

Nuk është e pamundur që t’i fshehësh fajet e tua ndaj syve të njerëzisë, por jo ndaj familjes e miqëve të ngushtë. Jezusi kishte shumë dishepuj, por të dymëdhjetë ishin natë e ditë me Të. Fjalët e tyre do t’i dëgjojmë tani. Apostulli Pjetër tha se Ai ishte si një “qënjgj i patëmetë dhe i panjollë” (1Pjet 1:19)

“dhe nuk u gjet asnjë mashtrim nëgojë të Tij” (1Pjet 2:22)

“Apostulli Gjon e quajti Atë “Jezu Krishti, I Drejti” (1Gjon 2:1)

“Doktor Luka e thirri Atë ” I Shenjtë” (Vep 4:27)

“Pastaj apostulli Pal shkruan besimin e njezëshëm të kishës së hershme se Jezus Krishti “nuk njihte mëkat” (2 Kor 5:21) [7]

Rinjgjallja e Jezu Krishtit është prova kurorëzuese e Hyjnisë së Tij

Vdekja, varrosja dhe rinjgjallja ishin parathënë në Dhiatën e Vjetër ashtu siç u dhanë edhe më sipër. Përveç kësaj, Apostulli Pal deklaron kredon e kishës së hershme “se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve; dhe se Ai u varros, e u ngrit përsëri të tretën ditë sipas Shkrimeve.” (1 Kor 15:3,4)

Vdekja dhe varosja e Jezus Krishtit, shto dhe faktit që dishepujt e gjetën varrin bosh dhe besuan se panë Zotin e rinjgjallur, pranohet njëzëri si njgjarje historike nga pothuajse të gjithë akademikët të cilët merren me studimin e kësaj teme. [8]

Megjithëse këto fakte janë pranuar si histori, ka pasur përpekje të ndryshme për pa kundërshtuar rinjgjalljen e Jezusit, por asnjëra prej tyre nuk i hedh dot posht të gjitha faktet. Teoria e parë e quajtur “Teoria e Konspiraionit” u formua nga udhëjeqësit Judenj që e kryqëzuan Atë. Në tregimin e Mateut, kryepriftërinjtë i paguan rojet që kishin qënë përgjegjës për të ruajtur varrin, duke i udhëzuar: “Thoni: Dishepujt e Tij erdhën natën dhe e vodhën ndërsa ne po flinim …dhe ata i morën denarët dhe bënë ashtu si i kishin mëruar, dhe kjo e thënë u përhap ndër Judenj deri në ditën e sotme (Mat 28:13,15)

Kjo teori u kundërshtua nga Eusebiusi i Cezaresë në veprën e tij “Demonstrato Evengelica”. Ai hodhi mendimin se nuk do të ishte në natyrën e njerzëve që ishin dishpujt e Jezusit, që u mësoninstandarte morali të larta njerëzve që ishin dishepujt e Jezusit, që u mësonin standarte morali të larta njerzve, të mashtronin me qëllim mijëra e mijëra veta.

Më posht ai shprehet se është e paimagjinueshme që një kospiriacoin i tillë të gjente miratimin dhe të ruhej nga të gjithë. Si mund të binin dakort njerzit të gjithe dishepujt, plus të pesëqind dëshmitarët e rinjgjalljes se Krishtit, që të thurnin dhe t’ia përkushtonin jetën e tyre një gënjeshtre të tillë? Eusebiusi krijoi një skicë satirike ku ai imagjinonte hartimin e konspiracionit. “Le të mblidhemi, që ti shpikim të gjitha mrekullitë dhe skenat e rinjgjalljes të cilat s’i pamë kurrë me sy dhe le ta tërheqim këtë rrenë gjer në varr! Përse të mos vdesim për hiç gjë? Përse të mos e pëlqejmë torturën dhe kamzhikët pa pasur asnjë arsye të qenësishme? Le të shkojmë në të gjitha kombet, t’i përmbysim institucionet e t’i akuzojmë zotat e tyre! Edhe nëse nuk arrijmë të bindim njeri, të paktën do të kemi kënaqësinë të marrim mbi vete dënimin për mashtrimet tona të mbrapshta”

Nuk ka asnjë motiv të mundshëm për të sajuar diçka të tillë. Përse duhej që këta njerëz të vinin në rrezik gjithçka e së fundi t’i jepnin fund jetës së tyre për një gënjeshtër? Çfarë do të përfitonin ata përveç talljeve, abuzimeve dhe vdekjes? Përse duhej që të gjithë të këmbëngulin, duke e parë vdekjen me sy, se si rinjgjallja ndodhi, kur duke hequr dorë mund të jetonin në paqe?

Nuk ka asnjë arsye dhe nuk ka asnjë mundësi që ata ta kenë vjedhur trupin ndërsa ruhej prej ushtarëve Romakë. Ushtarët Romakë nuk flinin gjatë rojes, sepse nëse kapeshin, dënoheshin me vdekje. Kur udhëheqësit çifutë u thanë ushtarëve romakë se çfarë të thonin, ushtarët u shqetësuan, kështu Judenjtë u premtuan se do të ndërhynin për ta tek oficerët e tyre që të mos i ndëshkonin.

Edhe sikur ushtarët Romakë të kishin rënë në gjumë, si mund ta lëviznin dishepujt gurin e madh në hyjre të varrit pa i shqetësuar? [9]

Kjo teori ngre më shumë pyetje sesa ofron përgjigje. është më e arsyeshme të pranojmë dëshminë e dishepujve. Një tjetër nga këto teori është “Teoria e Zalisjes.” H.E.G paulus te Das Leben Jesu.

Kjo teori pretendon se Jezusi bëri sikur vdiq. Me fjalë të tjera Ai pretendoi se vdiq. Ideja është që Ai nuk vdiq, në kryq por u vendos në varr kur kishte humbur ndjenjat. Ndërsa rrinte i shtrirë në varr, Ai u ripërtëri, ia ariti t’ia mbathte dhe më pas, i bindi dishepujt që ishte rinjgjalur prej së vdekurish.

Kjo teori nuk merret më seriozisht për arsyet që vijojnë. Ajo nuk arrin të konsiderojë shkallën e dëmtimeve fizike që Jezusi vuajti. Gjatë gjyqit Ai u qëllua në fytyrë nga Judenjtë, më pas u rrah nga rojet Romakë dhe u fshikullua me disa rripa të thurur ku ishin ngjitur copa metalike të cilat ia çanë mishin copë. Vetëm kaq mund t’i kishte sjellë vdekjen, por ky ishte veçse fillimi. E detyruan ta mbante kryqin e rëndë, derisa u shëmb nën peshën e tij. Pastaj e gozhduan në kryq tej për tej në kyçet e duarve dhe shputat e këmbëve. Mbeti i varur në kryq duke mundur të mbushej me frymë vetëm kur çohej lart i mbështetur te gozhdët. Mbas disa orëve të tilla, Ai vdiq dhe ushtarët Romakë ia tejshpuan ijen për t’u siguruar se kishte vdekur.

Pas kësaj Jezusi u mbështoll me 45 kremra Romakë për të vdekurit dhe u vendos në një varr të sapohapur. Hyrja e varrit u mbyll me një gur të stërmadh dhe u vulos nga qeveria Romake, në mënyrë që asnjë mos të hynte brënda.

Tani, sipas kësaj teorie, Jezusi na i paskash mbijetuar gjithë asaj vuajtjeje, ishte çmbështjellë vetë, kishte rrokullisur gurin e madh, ua dali mbanë dy rojeve Romake dhe pastaj kishte bindur dishepujt se ishte rinjgjallur! Kjo është e pamundur. [10]

Një tjetër teori e pabazë është quajtur “Teoria e Varrit të Gabuar” nga Kirsopp Lake, në studimin e tij të quajtur Fake Historike mbi Rinjgjalljen e Jezu Krishtit.

Ai shkroi se gratë hynë në varrin e gabuar dhe aty gjetën rojtarin. Ai pak a shumë u tha diçka të tillë: “Nëse po kërkoni Jezusin, Ai nuk është këtu”. Dhe përpara se roja t’iu shpjegonte se kishin hyrë në varrin e gabuar gratë kishin ikur me të katra. Më vonë, dishepujt panë vizione të Jezusit dhe tregimi i grave u quajt tregimi i varrit bosh, ashtu siç e njohim të gjithë sot e kësaj dite.

Kjo teori është refuzuar si e papranueshme nga ana logjike dhe e pabazuar në prova. Sipas tregimit të Ungjijve gratë e dinin mirë se ku u varros Jezusi (Lk 23:55) Qëllimi i tyre ishte të dinin se ku ishte vendosur që të ktheheshin të Shtunën në mënjgjes që të vizitonin varrin. Prandaj është e pamundur që të kenë vajtur te varri i gabuar.

Versioni “Lake” i njgjarjeve është bëre duke i seleksionuar në mënyrë arbitrare vetëm ato fakte që ai do që të besojë. Për shëmbull, atij i volit që të harrojë të përmëndë se gratë e gjetën gurin e varrit të rrokullisur tutje se ato hynë në varr dhe trupi i Tij ishte zhdukur. Nuk më duket që gratë janë vetë në mëdyshje mbi vëndin e varrit!Ai gjithashtu harron të përmëndë se personi të cilin ai e quan rojtar, në të vërtetë ishte një ënjgjëll, dhe se ënjgjëlli tha: “Ai nuk është këtu, por është rinjgjallur!” (Lk 24:6).

Goditja kryesore që i jepet kësaj teorie është fakti se kushdo që do të kish dashur të dinte nëse kjo gjë ishte e vërtetë ose jo, mund të kishte vajtur te varri dhe ta kishte zbuluar. Sepse përderisa varri ishte vulosur dhe i ruajtur me roje kjo do të thoshte që informacioni ishte i vlefshëm për këdo që donte të kontrollonte. Dishepujt mund të kishin kontrolluar vetë për të parë nëse të gjitha këto ishin të vërteta, gjë që është regjistruar në Ungjijtë. Për më tepër, udhëheqësit çifutë pa dyshim mund të kishin qënë në gjëndje t’i ndalonin dishepujt që të flisnin për rinjgjalljen, duke e nxjerrë trupin e Krishtit si provë. Pasi kaluan tërë ato peripeci që si e si ta vrisnin Jezusin, fare mirë mund t’ua kishin mbyllur gojën dishepujve duke ua provuar të gjithëve se Jezusi ishte akoma në varr. Mirpo këtë se bënë dot, sepse varri ishte bosh!. [11]

Teoria e fundit që do të përmënd është “Teoria e Haluçinacionit”. Sipas kësaj teorise ato që dishepujt thanë se panë, ishin thjesht hulaçinacione. E para e punës, haluçinacionet nuk janë sëmundje ngjitëse. Dy njerëz ose më shumë nuk mund të përjetojnë haluçinacionet të njëjta, lëre pastaj të 11 dishepujt.

Parapërgatitja mendore që kërkohet për të arritur në haluçinacuon nuk ndodhi me dishepujt. Dishepujt nuk e prisnin që Ai të rinjgjallej nga të vdekurit. Për shëmbull, kur gratë u kthyen te dishepujt duke u thënë se varri ishte i hapur dhe fjalët e ëngjëllit, ata nuk i besuan. Mëndjet e tyre nuk ishin në gjëndje të stisnin një haluçinacion mbi rinjgjalljen e Tij. Jezusi u shfaq disa herë, në vënde të ndryshme, ndërsa dishepujt kryenin punë të ndryshme. Për shëmbull një herë, dy prej tyre po ecnin, ndërsa një herë tjetër ishin duke ngrënë.

Haluçinacionet zakonisht ndodhin rrallë, kur njerzit kanë marrë droga të fuqishme, ose kur vuajnë nga privime fizike, si mungesa e ushqimit dhe e ujit, ose raskapitje ekstreme.

Është e paimagjinushme që mbi 500 veta të kenë pasur haluçinacione të njëjta, gjë që në të vërtetë ndodhi. Apostulli Pal i shkroi kishës në Korinth duke u thënë të pyesnin disa nga pesëqind njerzit që e kishin parë Zotin e rinjgjallur, nëse vërtetë e kishin parë Krishtin të rinjgjallur ose jo, që besimi i tyre të forcohej. (1Korintasve 15:6)

Edhe kjo teori,pra është braktisur, sepse nuk mund t’i shpjegojë faktet e shfaqjeve të shumta të Jezus Krishtit. Gjithashtu nuk është e mundur që dy ose më shumë njerëz të përjetojnë të njëjtin haluinacion. [12]

Të gjitha këto teori të ndryshme u japin tregineve të Ungjijve një besueshmëri të konsiderueshme. Ato provojnë se Jezusi i historisë që u kryqëzua, ka ekzistuar. Ato provojnë se dishepujt e gjetën varrin bosh dhe se e besuan se panë Zotin e rinjgjallur. Pastaj ata u përpoqën të gjenin një mënyrë se si ta shpjegonin, por nuk qene në gjëndje ta bënin. [13]

Faktet thonë se Krishti u kryqëzua, u varros dhe se dishepujt e besuan se kishin parë Zotin e rinjgjallur Jezu Krisht.

Ja ç’prova kemi mbi Rinjgjalljen

  1. Kemi dëshmitë e të katër Ungjijve se Jezusi u kryqëzua, u varros dhe se ai iu shfaq dishepujve në disa raste të ndryshme.

  2. Kemi shfaqjet e Jezusit të bazuara mbi dëshmitë e dëshmitarëve okularë (pa teori të besueshme natyraliste). Nuk ishin vetëm 11 dishepuj ata që panë Zotin e ringjallur, por mbi pesëqind veta në të njëjtën kohë, shumë prej të cilëve ishin gjallë kur Pali i shkroi kishës në Korint. Nëse nuk do të kishin ekzistuar këta dëshmitarë të gjallë kur Pali shkroi këtë letër, atëhere ai do të ishte diskredituar si mësues dhe mësimet e tij do të fshiheshin krejt.

  3. Kemi ndryshimin e dishepujve të Jezusit që, nga burra zemër lëshuar, të pashpresë e të friksuar, u kthyen në shpallës të guxinshëm të të rinjgjallurit Zotit Jezus. Këta ishin ata burra që, pasi e panë Krishtin e rinjgjallur ishin të gatshëm të vuanin e të vdisnin për besimin e tyre në Zotin e ringjallur. Njerzit kanë dhënë jetën për çfarë besojnë, por sa e kanë dhëne jetën për diçka që e dinin se nuk ishte e vërtetë? ASKUSH! Tradita e Kishës thotë se Apostulli Gjon qe i vetmi që nuk u martirazua për besimin e tij megjithëse edhe ai vuajti shumë në duart e Romakëve dhe të Judenjëve. Më lini t’ju them diçka, “gënjeshtarët nuk bëhet dot martirë të zotë.”

  4. Kemi varrin bosh. Mund të shkoni edhe sot e të shihni nëse Jezusi është aty, por do ta gjeni bosh. Judenjtë, të cilët iu kundërvunë mësimit mbi rinjgjalljen mund t’i kishin dhënë fund këtij mësimi duke i treguar botës mbarë se Jezusi ishte akoma në varr, por smundën . Meqënse nuk e mohonin dot që varri ishte bosh, ata sajuan thashethemin se dishepujt e vodhën trupin e Tij në mes të natës. Por, ashtu siç e kemi hedhur poshtë tashme këte argument, i vetmi shpjegim i mundshëm është të pranojmë dëshminë e dishepujve si të vërtetë.

  5. Kemi ekzistencën e Kishës sot, mesazhi i së cilës ka për spirancë të saj rinjgjalljen. Pali shkroi te 1 Kor 15:17,20: “nëse Krishti nuk është rinjgjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni akoma në mëkatet tuaja. Por Krishti është rinjgjallur nga të vdekurit.” Kisha, gjithashtu ka dy urdhërime: Pagëzimin dhe Darkën e Zotit. Të dyja këto flasin për vdekjen, varosjen dhe rinjgjalljen e Krishtit. Gjithashtu, fakti që Kisha adhuron ditën e Dielë në vënd të ditës së Shtunë, dita e çifutëve për adhurim, është një e dhënë e rinjgjalljes. Arsyeja që të Krishterët adhurojnë në ditën e Dielë, është sepse Krishti u rinjgjall ditën e Dielë. Kisha nuk do të ekzistontë sot nëse të tëra këto nuk do të ishin të vërteta.

  6. Kemi gjithashtu kthyerjen e besimit të Apostullit Pal. Pali nuk ishte kanditati i mundshëm i cili, idenë se Krishti ishte rinjgjallur prej së vdekuri, do ta pranonte kollaj. Ai po e persekutonte Kisheën me zell. Por kur Pali e takua me Zotin e rinjgjallur në rrugën për Damask, bëri një kthesë të plotë. Nuk e refuoi më mësimin mbi rinjgjallje, përkundrazi u kthye në një nga shpallësit më të mëdhenj të saj.[14]

Duke u rinjgjallu Jezusin nga vdekja, Zoti e ka aprovuer dhe e ka përligjuar personin e Jezusit dhe tërë mesazhin e Tij

Letra e drejtuar Kishës në Romë thoshte se Jezusi ishte “I deklaruar Biri i Perëndisë në fuqi, sipas Frymës së Shenjtërisë, nëpërmjet rinjgjalljes prej së vdekuri…”(Rom 1:4)

Perëndia vuri vulën e pëlqimit të Tij mbi Jezusin kur e rinjgjalli nga vdekja. Ka patur shumë profetë dhe mësues në të gjitha kohërat, por ata janë të gjithë akoma në varret e tyre.Vetëm një njeri është rinjgjallur për të mos vdekur kurr më, Jezusi!Perëndia nuk do të kishte rinjgjallur një gënjeshtar nga vdekja.

Ju mund të thoni “Nëse është e vërtetë që Jezusi është Zot, si mund të jetë Ai Biri i Perëndisë? A mund të ketë Perëndia Bir? Mos kjo do të thotë që të Krishterët adhurojnë dy ose më shumë Perëndi?

Share|