jump to navigation

Parathënie

Postuar tek: Çfare Besojne Ungjilloret

Të krishterët ungjillorë besojë se Bibla është fjala e Perëndisë dhe prandaj ata besojnë në të vërtetat e mëdha që përmban Bibla. Ata janë të gatshëm që ta shfaqin atë që besojnë në deklarime ku shpjegohet doktrina, të cilat e afirmohen të vërteta të domosdoshme dhe veprojnë si një gardh kundër gabimeve. Ky libër është një përshtazje me bazën doktrinale të Shoqërisë së Kishave të Pavarura Ungjillore [të Anglisë], që ka titullin, Çfarë besojmë ne. Por kjo deklaratë nuk është e kufizuar vetëm në një grupim ungjillorësh. Ajo synon që të shpehë për ditët e sotme të vërtetat e pandryshueshme të krishterimit biblik dhe historik - besimin që shpallet dhe ndahet nga të gjithë ata që janë me të vërtetë ungjillorë.

Kështu, ky është një komentim i shkurtër i deklaratës Çfarë besojmë ne. Ai u shkrua nga pjestarët e Komitetit Teologjik të Sh.K.P.U. Andrew Anderson, Paul Brown, Brian Edwards, Bavid Middleton, Colin Smith dhe Jonathan Stephen. Shpresojmë që ky libër të jetë, për disa, një çelës që do të hapë për ta krishterimin; për të tjerët , një përmbledhje e dobishme dhe më sistematike e gjërave që besojnë ata; dhe për të gjithë ata që e lexojnë, që ai të jetë një nxitje për të shkuar më tej dhe për të kërkuar të dinë më shumë.