jump to navigation

Për Shpëtimin

Postuar tek: Çfare Besojne Ungjilloret më: 10, 5, 2009

Shpëtimi është plotësisht një vepër e hirit të Perëndisë dhe nuk mund të fitohet apo meritohet. Ai u krye plotësisht nga Zoti Jezu Krisht dhe u ofrohet të gjithëve në ungjill. Perëndia në dashurinë e tij i fal mëkatarët të cilët i thërret, duke u dhuruar atyre pendim dhe besim. Të gjithë ata që besojnë te Krishti shpallen të drejtë vetëm me anë të besimit, duke u birësuar në familjen e Perëndisë, dhe marrin jetë të përjetshme.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Ç’duhet tĂ« bĂ«j unĂ« qĂ« tĂ« shpĂ«tohem? (Veprat e Apostujve 16:30) Kjo pyetje na çon drejt e nĂ« zemĂ«r tĂ« ungjillit. Si bĂ«het njĂ« person i krishterĂ« dhe si gjen paqe me PerĂ«ndinĂ«? PĂ«rgjigjja e Krishterimit Biblik qĂ«ndron nĂ« njĂ« kontrast tĂ« plotĂ« me pĂ«rgjigjet e dhĂ«na nga tĂ« gjitha fetĂ« e tjera nĂ« botĂ«” GjĂ«ja e parĂ« qĂ« duhet tĂ« kuptohet Ă«shtĂ« se ne nuk mund ta shpĂ«tojmĂ« vetveten (Marku 10:26-27). VetĂ«m PerĂ«ndia mund tĂ« na shpĂ«tojĂ« (Zbulesa 7:10), nĂ«pĂ«rmjet Birit tĂ« tij, Zotit Jezu Krisht (Mateu 1:21; Veprat 4:12). ShpĂ«timi Ă«shtĂ« plotĂ«sisht njĂ« vepĂ«r e hirit tĂ« PerĂ«ndisĂ« (EfesianĂ«t 2:5). Nuk duhet as tĂ« na shkojĂ« nĂ« mendje se PerĂ«ndia e jep nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« hirshme shpĂ«timin nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« ndonjĂ« cilĂ«sie tĂ« mirĂ« qĂ« shikon nĂ« ne (Titi 3:5; 2 Timoteu 1:9). ShpĂ«timi nuk mund tĂ« fitohet apo meritohet (Galatasit 2:16).

Shpëtimi ynë nuk qëndron mbi asgjë që gjendet në ne, por në atë që u krye plotësisht nga Zoti Jezu Krisht (Gjoni 3:17; Veprat 15:11) me anë të vdekjes dhe ringjalljes së tij (1 Kor. 1:18; 2 Tim. 1:9-10). Kjo është shumë e rëndësishme. Nëse shpëtimi ynë do të varej në fund të fundit në atë që kemi bërë ne, atëherë s’ do të ishim kurrë të sigurt nëse do të shpëtoheshim ndonjëherë. Ne mund të jemi të sigurt për shpëtimin, vetëm sepse jemi të sigurt për Zotin tonë Jezu Krishtin dhe jemi të bindur se vdekja e tij mjafton për të larguar të gjitha mëkatet tona. Kur Jezusi vdiq në kryq, ai thirri në mënyrë triumfuese, U krye! (Gjoni 19:30), duke treguar se rruga e shpëtimit u hap për të gjithë njerëzit e Perëndisë. Është ky lajm i mirë ai i cili qëndron në thelb të ungjillit. Ne jemi thirrur që të predikoj më triumfin e vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, dhe që të shpallim shpëtimin që Perëndia u ofron të gjithëve në ungjill (Romakët 1:16).

Perëndia vepron në mënyrë të drejtë dhe me drejtësi kur na fal, sepse ai i konsideron të gjitha mëkatet tona si të bartura nga Krishti (Romakët 3:26). Por, shpëtimin tonë nuk duhet ta mendojmë kurrë thjesht në termat e drejtësisë së Perëndisë. Perëndia zgjodhi që të na shpëtojë sepse na do. Dashuria e Atit shihet në dërgimin e Birit për të shpëtuar mëkatarët (Romakët 5:8). Dashuria e Birit shihet në dhënien e jetës së tij për hirin tonë (Gjoni 15: 13). Ne jemi të shpëtuar ngaqë Perëndia në dashurinë e tij ilaZ mëkatarët (Kolosianët 2:13).

Falja e Perëndisë duhet të theksohet, sepse edhe si të krishterë ne kemi nevojë që të falemi vazhdimisht. Të jesh i shpëtuar nuk do të thotë që të jesh pa mëkat (1 Gjoni 1:8). Çdo i krishterë e di nga përvoja e tij se çfarë do të thotë të dështosh në shumë mënyra. I krishteri ka sigurinë e madhe se të gjitha mëkatet e tij, të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme, të harruara apo jo, të kaluara, të tashme dhe të ardhme, janë marrë nga Shpëtimtari i tij, dhe si rrjedhojë i janë falur nga Perëndia (1 Gjoni 2:1-2; Hebrenjtë 10:17). I gjithë mëkati dhe fajësia jonë janë marrë nga Krishti dhe shpëtimi ynë është plotësuar në të (Romakët 8:1).

Mirëpo Bibla nuk sugjeron asnjëherë se të gjithë mëkatarët janë falur nga Perëndia. Është shumë e qartë se falja e tij u vjen vetëm atyre që i përkasin Jezu Krishtit (Hebrenjtë 2:3; Veprat 4:12). Si krijohet kjo lidhje? Gjëja e parë është se Perëndia na thërret. Kjo është thelbësore sepse Bibla e bën të qartë se në veten tonë ne jemi të verbuar për të mos e parë të vërtetën e ungjillit (2 Kor. 4:4) dhe të shurdhët për të mos e dëgjuar zërin e Perëndisë. Kur na thërret, Perëndia zgjon në ne nevojën për lajmin e mirë të Jezu Krishtit (1 Pjetri 2:9, 5:10; Veprat 2:39; Juda 1; 2 Thesalonikasit 2:14). Shpëtimi, pra, u vjen mëkatarëve që thërret ai. Të krishterët Bibëlbesues kanë pikëpamje të ndryshme për atë se çfarë nënkupton kjo thirrje, por të gjithë të krishterët janë thellësisht të ndërgjegjshëm se ata kanë arritur aty ku janë vetëm ngaqë Perëndia u ka folur, dhe i ka afruar ata te Shpëtimtari (Gjoni 6:44).

Perëndia jo vetëm që i thërret mëkatarët, por edhe u dhuron atyre pendim dhe besim me anë të të cilit ata i kthejnë shpinën mëkatit, shkojnë drejt Krishtit, dhe shpëtohen (Veprat 5:31; 11:18; Efesianët 2:8). Pendimi dhe besimi duhet të vazhdojnë, të zhvillohen dhe të piqen gjatë gjithë jetës sonë si të krishterë. Pendimi mund të përshkruhet si kthimi i plotë i vetvetes me aq sa e njeh ti, nga i gjithë mëkati që njeh ti, drejt Perëndisë aq sa e njeh ti. Me rritjen e njohurisë për veten, mëkatin dhe Perëndinë, rritet edhe pendimi ynë. Besimi mund të përshkruhet si një dorë e hapur gati për të marrë. Ai nuk është diçka që ne e sjellim si kontribut për shpëtimin. Përkundrazi, me anë të tij ne tregojmë se nuk kemi se çfarë t’i ofrojmë Perëndisë, dhe kështu kthehemi që t’i besojmë dhe të varemi prej tij në çdo gjë. Ne kemi besim në Krishtin kur nuk kemi më besim tek vetja, dhe kur fillojmë të besojmë në të dhe të shikojmë drejt tij që të na japë atë që kemi nevojë për t’u shpëtuar.

Si besimi ashtu dhe pendimi duhet të shkojë përpara dhe jo të pakësohet me kalimin e viteve. Ne nuk mund ta arrijmë vetë këtë gjë. Pendimi dhe besimi janë dhurata dhe hire që na jep Perëndia. Kjo është mënyra, pra, me të cilën na shpëton Perëndia. Perëndia bën gjithçka, dhe në këtë mënyrë ne përulemi, dhe s’na mbetet veçse ta lavdërojmë dhe falënderojmë atë duke i dhënë gjithë lavdinë.

Por, çfarë duhet të bëjmë ne që të shpëtohemi? Nëse ai që na thërret është Perëndia, dhe Perëndia është ai që jep pendim dhe besim, atëherë, çfarë mbetet të bëjmë ne? Bibla nuk na lejon kurrë që të rrimë duarkryq dhe të themi se çdo gjë varet nga Perëndia. Bibla i thërret të gjithë njerëzit që të besojnë te Jezu Krishti (Veprat 16:31), dhe ua ofron premtimin e besimit të gjithë atyre që do të besojnë (Gjoni 3:16). Ky besim nuk është vetëm një pranim mendor, por një bindje e vërtetë në lidhje me Zotin Jezu Krisht, gjë që na bën ta besojmë plotësisht.

Të gjithë ata që besojnë te Krishti shpallen të drejtë (janë të shfajësuar - Veprat 13:39; Rom. 1:16). Kjo do të thotë se ata jo vetëm janë falur, por se ata llogariten si të drejtë në sytë e Perëndisë (2 Kor. 5:21; Rom. 4:24). Sigurisht që ne nuk jemi të drejtë nga cilësia e jetës sonë si të krishterë, por sepse drejtësia e përkryer e Jezu Krishtit llogaritet sikur na përket ne (1 Kor. 1:30).

Shfajësimi është vetëm me anë të besimit (Rom. 3:28; Gal. 3:11) sepse vetëm me anë të besimit i përkasim Jezu Krishtit dhe vetëm kur i përkasim atij mund të jemi në rregull me Perëndinë. Ne nuk duhet të mendojmë se besimi ynë është gjëja që na shpëton. Nëse do të kishte qenë kështu, ne do të kishim qenë gjithmonë të shqetësuar nëse besimi ynë do të ishte i fortë sa duhet apo jo! Ai që shpëton është Krishti, dhe ai është gjithmonë i fortë sa duhet. Kjo është siguria jonë. Kjo do të thotë se besimi është e vetmja rrugë në të cilën mund të merret shpëtimi i Perëndisë në Krishtin. Ai nuk mund të vijë te ne pa besim (Rom. 1:17).

Si besimtarë të Jezu Krishtit, i përkasim edhe familjes së krishterë. Ne nuk jemi më armiq të Perëndisë por miq të tij. Nuk jemi më të panjohur për të (Efes. 2:19), por përkundrazi, jemi birësuar në familjen e Perëndisë dhe jemi të gjithë vëllezër dhe motra në Krishtin (Gjoni 1:12; 1 Pjetri 2:10; 1 Gjoni 3:1).

Shpëtimi nuk mbaron me përvojën tonë në këtë jetë. Bashkë me shfajësimin dhe birësimin tonë, Perëndia e kurorëzon veprën e tij të shpëtimit duke i dhënë gjithë popullit të tij dhuratën e jetës së përjetshme (Gjoni 3:15). Në fakt, ne marrim jetë të përjetshme sapo bëhemi të krishterë (1 Gjoni 5:11-12; Gjoni 10:10). Jeta e përjetshme fillon që kur njohim Jezu Krishtin (Gjoni 17:3). Por ka edhe më shumë. Krishti po përgatit një vend për ne në mënyrë që ta kalojmë përjetësinë me të në lavdinë që shijon vetë ai (Gjoni 14:2-3). Kur shohim atë, shpëtimi ynë plotësohet (1 Gjoni 3:2). Pastaj ne shohim pas të mbushur me një gëzim dhe mirënjohje të papërshkrueshme për Perëndinë për dashurinë me të cilën ai na shpëtoi deri në çmimin e pamasë të vdekjes së Birit të tij.

Pyetje për Studim

  1. Në ç’mënyrë ndryshon mësimi i Biblës për shpëtimin nga mësimet e çdo lloj grupimi, sekti apo feje tjetër?
  2. Pse shumë njerëz e refuzojnë ungjillin? Çfarë mund të bëjmë ne në lidhje me këtë gjë?
  3. Pse është e rëndësishme që të theksohet se ne jemi të shfajësuar vetëm me anë të besimit?
  4. Cila është rëndësia e jetës së përjetshme për jetën tonë si të krishterë tani?
  5. Cili duhet të jetë reagimi ynë ndaj veprës shpëtuese të Perëndisë në jetën tonë?
Share|