jump to navigation

Beteja e Armagedonit

Postuar tek: Doktrinat e Biblës

Kurdo që bëhet një betejë e madhe, njerëzit kanë frikë që është Beteja e Armagedonit. Me qëllim që të kuptojmë qartësisht këtë betejë, le të shohim, së pari, çfarë nuk është dhe pastaj çfarë është kjo betejë.

A. Çfarë nuk është.

1. Nuk është Lufta I dhe II Botërore.

2. Nuk është Beteja e Parë e Gogut dhe e Magogut. Kjo betejë është e përbërë nga forcat e Konfederatës Veriore (Rusia dhe aleatët e saj). Nuk do të ketë dyluftim, sepse Perëndia do të bëjë të bjerë zjarr dhe squfur mbi armiqtë dhe mbi gjithë vendin. Kjo do të ndodhë në fillim të Mundimit.

3. Nuk është Lufta në Qiell. Kjo betejë është përshkruar në Zbulesa 12:7-17 dhe përfshin forcat e Satanit të mundur nga Mikaeli dhe ushtria e tij.

4. Nuk është Beteja e Dytë e Gogut dhe e Magogut. Kjo është beteja përfundimtare e të gjithë betejave, qoftë fizike, qoftë frymërore. Bëhet pas Mijëvjeçarit, kur Satani lirohet për një kohë dhe mashtron popujt johebre (Zbulesa 20:7-9). Zjarri do të zbresë nga qielli dhe do t’i shkatërrojë ata.

B. Çfarë është Beteja e Armagedonit.

1. Pjesëmarrësit. “Dhe pashë bishën dhe mbretërit e dheut, dhe ushtritë e tyre të mbledhura që të bënin luftë kundër atij që kalëronte kalin dhe kundër ushtrisë së tij” (Zbulesa 19:19). Kjo është fara e gjarprit duke luftuar kundër Farës së gruas (Zanafilla 3:15). Konflikti është mes Krishtit dhe Antikrishtit.

2. Vendi. Fusha e Esdralonit është vendi i kësaj beteje. Kjo është një fushëbetejë e vjetër. Gideoni luftoi atje, Sauli dhe Jonatani u vranë atje, Josia u vra atje nga Faraoni, grekët dhe romakët luftuan atje, madje edhe Napoleoni atje e pësoi disfatën e tij të parë.

3. Koha. Beteja ndodh në fund të Mundimit të madh, para se të fillojë Mijëvjeçari.

4. Fundi. Fundi i kësaj është shpartallimi i plotë i ushtrisë së Antikrishtit. Antikrishti dhe Profeti i Rremë hidhen pastaj të gjallë në Ferr. “Dhe bisha u kap, dhe bashkë me të profeti i rremë që kishte bërë shenja përpara saj, me të cilat i mashtroi ata që morën damkën e bishës dhe ata që adhuruan figurën e saj; që të dy i hodhën të gjallë në liqenin e zjarrtë që digjet me squfur” (Zbulesa 19:20).