jump to navigation

Shënimet e dokumentuara të Biblës

Postuar tek: Bibla dhe Kurani më: 06, 15, 2011

(1900=Abrahami; 1700=Jozefi; 1447=Mojsiu; 1000=Davidi)

Shënimet e dokumentuara për vërtetësinë e Biblës ishin në domenin e hulumtimeve që janë rritur në mënyrë rapide në disa dekada të fundit, por nuk ndodhi shumë shpesh. Supozimet e shumë arkeologëve ishin se Dhiata e Vjetër nuk është shkruar në dekadën e parë të shekullit të katërmbëdhjetë para K., sipas shkrimeve të autorëve, por shumë më vonë nga historianët hebrenj, prej shekullit gjashtë deri në shekullin e dytë para K., dhe se tregimet e redaktuara më vonë iu mveshën profetëve të famshëm si ishte Mojsiu, Davidi etj. Për shembull:

  1. Skeptikët janë të kënaqur se Pesëlibërshi (pesë librat e Mojsiut, në fillim të Biblës) nuk ka mundur të jetë i shkruar nga Mojsiu, sepse nuk ka evidenca për ndonjë shkrim aq të hershëm. Atëherë Black Stele kishte gjetur ligjin e hamurabit në detale që ishte shkruar 300 vjet para Mojsiut, dhe në të njëjtin regjion.
  2. Kishte shumë dyshime për vërtetësinë e Dhiatës së Vjetër, qysh prej shkrimeve më të vjetra që i kemi në dispozicion, ishte Teksti Masoretik, i shkruar në vitin 916 paraK. Sikurse, skeptikët kanë pyetur, a mund të mvaremi nga shkrimet ku dorëshkrimet janë të këtyre kohërave? Pastaj erdhën shkrimet e famshme të Detit të Vdekur, të shkruara 125 vite para K. Këto rrotulla tregojnë se gabimet janë identike me ato Tekstit të Masoretit dhe prapë datojnë për më shumë se 1000 vjet! Ne kemi vërtetime të tjera në septuagintë, përkthim grek i tekstit të hebrenjve, i përkthyer rreth viteve 150-200 para K. Ende që të i kënaqim skeptikët, dokumenti më i besueshëm për vërtetësinë e Biblës duhet të vijë nga vetë tekstet e Biblës. Gjithnjë ka pasur dyshime për ngjarjet lidhur me Abrahamin dhe patriarkë të gjetura në librat e Mojsiut, Pesëlibërshi. Skeptikët mbajnë se nuk ka metodë për të dëshmuar për vërtetësinë e tyre përgjatë këtyre shekujve. Të gjitha këto janë të ndryshuara; për shembull:
  3. Zbulimet nga gërmimet në Nazu, Mari dhe Asiri, Hitete, Sumerian dhe Eshuna tregojnë për poezitë e hebrenjve, ligjet mozaike sikurse edhe veshjet kombëtare të hebrenjve, të gjitha këto tregojnë për atë kohë dhe vend të patriarkëve.
  4. Sipas historianëve nuk kishte vend me emrin Hitete në kohën e Abrahamit, prandaj shënimet historike për Biblën i vëjnë ato në pyetje. Tani e dimë se përmes përshkrimeve të asaj kohe kishte më se 1200 vite të civilizimit të hitejve, për më shumë kjo korrespodon me kohën e patriarkëve.
  5. Historianët tregojnë se nuk kishte popull sikurse ishin horitët. Këta janë ata për të cilët flitet në gjenologjinë e Esaut në Zanafillë 36:20. Tani janë zbuluar se kanë ekzistuar luftëtarët që kanë luftuar në Mesapotami në periudhën e patriarkëve.
  6. Shënimet e Danielit, sipas historianëve skeptikë, ishte dashur të jenë të shkruar në shekullin e dytë e jo në shekullin e gjashtë para K., sepse të gjitha hulumtimet e sakta historike mbesin aty. Dhe tani shekulli i gjashtë i Indisë linore vërtetojnë shënimet e Danielit 4:30 të ndërtesës së Nebokodonesarit, duke vërtetuar se autori i Danielit duhet të jetë dëshmitar okular i asaj periudhe. Mënyrë tjetër është e pamundur. Rasti më i fuqishëm për vërtetësinë e Biblës, për kohën e patriarkatit, është plotësuar në katër pllaka, të cilat ishin dhe ende vazhdojnë të jenë të pazbuluara në ato troje të botës. Ato demonstrojnë se shënimet e Biblës janë historikisht të vërteta. Le t’i shikojmë me kujdes të katër kutiat e pllakave.
  7. Pllaka e Armanës (nga Egjipti) e përmendur në hebraisht si Habiru ose Apiru, e cila është përdorur së pari tek Abrahami në Zanafillë 14:13.
  8. Pllaka Ebla: 17,000 sosh nga Tell Mardikh (Siria Veriore), që datojnë nga 2300 vjet para K., tregojnë se njëmijë vjet para Mojsiut, kishte ligj, veshje dhe ngjarje që janë evidentuar në këtë pjesë të botës, dhe proceset gjyqësore dhe rastet juridike ishin shumë të ngjashme me kodin ligjor të Ligjit të Ripërtërirë (Lip. 22:22-30 kodi për dënimet e rasteve të brutaliteteve seksuale). Një pllakë e përmendë listën e pesë qyteteve të Sodomës, Gomorës, Admahut, Zeboimit dhe Zoarit, ashtu saktësisht siç i gjejmë në Zanafillë 14:8! Përderisa këto pllaka nuk ishin të zbuluara, ekzistenca e Gomorës kishte qenë gjithnjë e dyshimtë nga ana e historianëve.
  9. Pllaka Mari: (nga Eufrati) tregon për mbretin Arijuk, ose Ariohi i Zanafillës 14, dhe listën e qyteteve të Nahorit dhe Haranit (nga Zanafilla 24:10), sikurse edhe emrat Benjamin dhe Habiru.
  10. Pllaka Nuzi: (nga Iraku) flet për një numër të madh të veshjeve që i gjejmë në Pesëlibrin, sikurse janë:
    • Gruaja shterpë duke i dhënë burrit të saj shemrën (Hagara)
    • Nusja e zgjedhur nga babai për të birin (Rebeka)
    • Pagesa për talent të vjehrrit (Jakobi)
    • Puna e paguar për talentin (Jakobi)
    • Vullneti i pandryshuar oral i atit (Isaku)
    • Ati duke e dhënë të bijën e tij si robinj (Lea, Rakela)
    • Dënimi me vdekje për vjedhjen e perëndive okulte (Jakobi).

Përmes këtyre zbulimeve plotësuese për Biblën shumë historian tani e ndërrojnë mendimin e tyre. Prandaj kemi fjalinë e Xhozef Frisë: “Zbulimet e reja tregojnë se gabimet dhe kundërthëniet (për Biblën) nuk janë gabime, në tërësi: sikurse, Sargoni ekzistoi dhe jetoi në shtëpi pallat 17 km. në veri të Ninevës, dhe se populli i hitejve ishte i mrekullueshëm, se koncepti i llampave me shtatë kandila ekzistoi në kohën e hekurit, se për qytetin e mrekullueshëm të përmendur në perandorinë e Davidit shtrihej deri në veri, dhe se Belçezari ekzistoi dhe sundonte mbi Babiloni”.

Përgjatë shënimeve të dokumentuara për Biblën në formën e përshkrimeve shekullore dhe pllakave, jo vetëm se e vërtetojnë ekzistencën të disa traditave të vjetra biblike, të ngjashme me shumë shënime më të reja (sikurse Doktrina Iakobi, dhe Kronikat e Armenëve) çrrënjosin shumë prej traditave islamike ende të gjalla, se islami ishte në tërësi i krijuar nga arabët, dhe për këtë Meka, qendra e supozuar e islamit, ka pak vërtetësi historike, si para ashtu edhe pas kohës së Muhamedit. Ne i shikojmë dokumentet e tjera që vijnë në dritën e zbulimeve, që vazhdojnë të substancializojnë dhe vërtetojnë materialet biblike, dhe njëkohësisht duke vënë në dyshim materialet e Kuranit. Le t’i shikojmë tani shënimet arkeologjike të Kuranit dhe Biblës.

Share|