jump to navigation

Bibla dhe loja e telefonit të prishur

Postuar tek: Vrite MĂ«ndjen

Miti i ndryshimit të Biblës që në kohën kur është shkruar me atë që ne kemi sot.

Loja e telefonit të prishur jo vetëm që ka qenë një lojë shumë e përdorshme për vite me radhë, por është përdorur, gjithashtu, për të ilustruar vlerën e saktësisë së komunikimit. Gjatë zhvillimit të kësaj loje njerëzit ulen në rreth. Një person i pëshpërit në vesh personit që ka pranë një mesazh të shkurtër. Ky person ia pëshpërit këtë frazë personit tjetër dhe kështu me radhë derisa mesazhi ka kaluar nëpër të gjithë rrethin.

Në fund fjalët arrijnë te personi që e dha mesazhin në fillim, pas qarkullimit në rreth, të ndryshuara dhe ndonjë herë në mënyrë qesharake, p.sh. një mesazh i nisur “ka rënë borë në Korçë” është ndryshuar në “ka rënë ora në kosh”.

Shumë njerëz besojnë se diçka e ngjashme me lojën e telefonit të prishur ka ndodhur dhe në rastin e Biblës. Ajo që është shkruar në Biblën tuaj sot, me kapak lëkure ndryshon nga ajo që është shkruar në të vërtetë mijëra vjet më parë dhe askush nuk mund ta besojë atë verbërisht. Ky është një mit.

Së pari, Dhiata e Vjetër është kopjuar me një saktësi të tillë, saqë kur kopjohej një pergamen me dorë, shkronjë për shkrojnë, dhe ndodhte që të bëhej ndonjë gabim, i gjithë pergameni do të shkatërrohej. Për më tepër, kopjuesit hebrenj të shkrimeve të shenjta hebraike shtuan disa kërkesa të tjera gjatë kopjimit:

Kjo i përket vetëm Dhiatës së Vjetër. Dhiata e Re është pa pikë dyshimi dokumenti më i besueshëm i botës antike. Kur ju studioni Platonin në shkollë, a shpreh mësuesi skepticizëm për besueshmërinë e “Republikës”?

Kur mësuesja juaj e historisë së kohës së lashtë ju ka lexuar në klasë me zë të lartë pjesë nga veprat e Sofokliut, ose thëniet e Jul Cezarit nga “Luftërat Galike”, a ju ka paralajmëruar se ajo që ju po lexoni mund të mos jetë e besueshme? A i hoqi nga programi shkollor mësuesi juaj shkrimet e historianit grek Thucididi, apo të filozofit Aristotel, të dramaturgut Sofokli ose Euripid si të pavlefshme, sepse kanë probleme me tekstin dhe me leximet e ndryshme?

Ndoshta jo. Përsëri njerëzit mendojnë se Bibla është një dokument me gabime, kur në fakt asnjëra nga veprat e tjera të përmendura nuk i afrohen aspak për nga besueshmëria, Dhiatës së Re. Dy janë faktorët më të rëndësishëm që përcaktojnë nëse një dokument historik është i besueshëm ose jo: numri i kopjeve të dorëshkrimeve që ekzistojnë dhe intervali i kohës nga momenti kur janë shkruar për herë të parë, deri në kopjen më të parë që është bërë.

Kur krahasohet Dhiata e Re me dokumentat e tjerë të lashtë, besueshmëria e tij duket më qartë.

 

Autori Kur janë shkruar Kopjet më të para Intervali Nr. i kopjeve
Cezari 100–-44p.K PasK 900 1000 vjet 10
Platoni 427–-347p.K PasK 900 1200 vjet 7
Thucididi 460–-400p.K PasK 900 1300 vjet 8
Sofokliu 496–-406p.K PasK 1000 1400 vjet 100
Katuli 54 p.K PasK 1550 1600 vjet 3
Euripidi 480–-406p.K PasK 1100 1500 vjet 9
Aristoteli 384–-322p.K PasK 1100 1400 vjet 5

Krahasoni Dhiatën e Re me veprat e shkrimtarëve të antikitetit.

Autori Kur janë shkruar Kopjet më të para Intervali Nr. i kopjeve
Dh.e Re 40–-100PasK PasK 125 25 vjet 24000

Asnjë dokument i antikitetit nuk i afrohet Dhiatës së Re. Ndjekësi më i afërt nga ana e besueshmërisë është Iliada e Homerit me 643 kopje të dorëshkrimit me një kohëzgjatje prej 500 vjetësh që nga koha e shkrimit dhe kopjes më të parë. A është e besueshme Bibla? Në krahasim me veprat e tjera të antikitetit mund të thuhet se Bibla udhëheq e vetme.

Ushtrim

Praktikohuni si ta përballoni mitin e “ndryshimit të Biblës nga origjinali dhe lojës së telefonit të prishur“, me anë të këtij ushtrimi:

Plotësoni fjalët që mungojnë në rreshtat e mëposhtëm:

Gjithnjë, O Zot, fjala jote është _________________ në qiell. (Ps 119:89) Prej shumë kohe kam mësuar urdhërimet e tua, të cilat i ke vendosur _____________. (Ps 119:152) Bari ________, lulja _____________, por fjala e Perëndisë tonë mbetet ____________________. (Isaia 40:8) Sepse në të vërtetë po ju them: Derisa qielli dhe toka të kalojnë asnjë _____________ a asnjë ______________ e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka. (Mateu 5:18) A zbatohet ndonjë nga këta vargje në mitin që sapo studiuam më sipër?