jump to navigation

Bimët e mbjella në vazo nuk u përgjigjen lutjeve

Postuar tek: Vrite Mëndjen

Miti i besimit subjektiv

Teuta u ul në tavolinën e kuzhinës bashkë me shoqen e saj, Mirën. “Unë mendoj se ne të dyja kemi besimin që na nevojitet. Unë mendoj që krishterimi nuk është gjithçka, e rëndësishme është që ti beson.”

Mira ngriti vetullat, sikur kjo gjë do ta ndihmonte të mendonte më qartë. “Unë mendoj,” tha ajo, “se krishterimi ka të bëjë me shpëtimin me anë të besimit. Ma merr mendja…” Ajo pushoi për një çast, pastaj filloi të fliste më me ngadalë. “Ma merr mendja se nuk është aq e rëndësishme se çfarë beson, mjaft që të besosh sa duhet.” Më vjen keq Teuta, më vjen keq, Mira. Ky është një mit. Një profesor, kohët e fundit i tha klasës së tij: “Unë besoj te besimi. Besoj në pushtetin e besimit. Unë e kam parë atë të ndryshoj ë jetë.”

Por ky është ekzistencializmi, jo krishterimi. Ekzistencializmi thekson “të besosh”, nuk ka rëndësi çfarë beson. Njëherë më ftuan të debatoja me shefin e departamentit të filozofisë në një universitet të madh mbi teorinë marksiste “njerëzit si krijesa ekonomike”. Unë theksova se ringjallja e Jezusit ishte kryesore për mua si person duke iu përmbajtur besimit historik dhe biblik.

Shiko Mekdouell,” më ndërpreu kundërshtari im, “çështja nuk është ringjallja. Nuk ka rëndësi nëse ringjallja ka ndodhur apo jo. Gjëja kryesore është – a besoni ju se ka ndodhur apo jo?” “Zotëri,” u përgjigja unë, “kjo është gabim. E vërteta e asaj që unë besoj ka rëndësi, sepse në qoftë se ajo që unë besoj nuk është e vërtetë, atëherë nuk ka kuptim që unë jam i krishterë.” Pas debatit një student mysliman m’u afrua dhe më tha: “Z. Mekdouell, unë njoh disa myslimanë që kanë më shumë besim tek Muhamedi sesa disa nga ju të krishterët tek Krishti.”

“Kjo mund të jetë e vërtetë,” i thashë unë, “por nuk është kjo çështja. Çështja nuk qëndron në atë sesa besim ke, po kujt i beson” Vlera e besimit nuk qëndron në atë që beson, por në atë që besohet. Ju mund të keni besim më tepër se çdo njeri tjetër në histori, por në qoftë se ju e vendosni besimin tuaj në lule të mbjella në vazo në dhomën tuaj të pritjes, a keni marrëdhënie me Perëndinë? A keni ju faljen e mëkateve? Pse jo, në qoftë se ju keni besim të mjaftueshëm? Sepse objekti i besimit tuaj është një lule e mbjellë në vazo!

Nga ana tjetër, në qoftë se ju keni besim sa një kokrrizë rëre dhe e vendosni këtë besim tek Jezu Krishti, a keni një marrëdhënie shpëtuese me Perëndinë? A keni falje për mëkatet? Sigurisht. Kush e bën ndryshimin? Objekti i besimit tuaj, ai ku ju vendosni besimin tuaj bën ndryshimin.

Besimi i krishterë nuk është një besim subjektiv, është plotësisht objektiv. Kjo është arsyeja pse Apostulli Pal citon tek 1 Korinasve 15:17: “por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja.” Pali e dalloi se besimi subjektiv, pavarësisht sesa shumë ti beson, është i pamjaftueshëm për t’ju shpëtuar nga mëkati. Por kur e vendosni besimin tuaj në Jezu Krishtin e ringjallur, ju shpëtoheni: “me anë të hirit, nëpërmjet besimit.” Besimi nuk ju shpëton, por Jezu Krishti po.

Ushtrim

Praktikohuni si ta përballoni mitin e “besimit subjektiv” me anë të këtij ushtrimi.

Lexoni Gjoni 3:16. Vini re rëndësinë e dy fjalëve “në Të” në mesazhin e jetës së përjetshme të këtij vargu.

Lexoni Gjoni 8:24. Në këtë rresht, Jezusi thekson rëndësinë e të besuarit apo të besuarit tek Ai?

Lexoni Veprat 16:30-–31. Çfarë (ose te kush) i tha Pali gardianit filipian, që të besonte? Shikoni Romakëve 3:22 dhe pastaj plotësoni fjalët kryesore që mungojnë më poshtë: “… drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit _____________ ______________ ______________ mbi të gjithë ata që besojnë.”