Kur u blenë erëzat: pas apo para të shtunës?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA i blen gratë erëzat e tyre pas (Marku 16:1) apo para të Shtunës (Luka 23:55 deri 24:1)?
(Kategoria: Tekstet janë në pajtueshmëri nëse u kushtohet më tepër vëmendje)
Në shënimet për ringjalljen janë disa detaje që sugjerojnë se në fakt ishin dy grupe grash në rrugë për tek varri, që planifikonin ta takonin njëra-tjetrën atje. Shiko pyetjen 86 për më tepër detaje në lidhje me këto dy grupe. Tani bëhet e qartë që Maria Magdalena dhe grupi i saj solli erëzat pas së Shtunës, siç është regjistruar tek Marku 16:1. Në anën tjetër, Xhoana dhe grupi i saj sollën erëzat e tyre para së Shtunës, siç është regjistruar nga Luka 23:56. Është e rëndësishme që Xhoana përmendet vetëm nga Luka, dhe në këtë mënyrë forcohet sugjerimi (pohimi) që ishte grupi i saj që u përmend nga ai në shënimin e ringjalljes.