jump to navigation

Bushi dhe Ora

Postuar tek: Humor

Nje njeri vdiq dhe shkoi në Parajsë. Tek Porta e parajsës e pret Shën Pjetri. Kur po përpiqet të hyjë burri shef disa orë dhe pyet Shën Pjetrin: Çfarë janë gjithë këto orë?
- Jane Orë-Gënjeshtre.- i pergjigjet ai. Çdo njeri në tokë ka orën e vetë, sa herë që gënjen lëviz një akrep.
- Oh, i përgjigjet burri, ora e kujt është ajo.
- Ajo eshte ora e Nënë Terezës, siç e shef akrepi nuk ka levizur kurrë, çka tregon se ajo nuk ka gënjyer asnjëhere.
- Po ajo tjetra?
- Ajo tjetra etje është ora e Presidentit Moisiu, siç e shef ka levizur veç 5 herë që tregon se ai ka gënjyer 5 herë në jetën e tij.
- E çuditshme, ja kthen burri, po ora e Presidentit Bush ku është.
- Eh, i përgjigjet Shën Pjetri, atë orë e ka marrë Jezusi dhe e ka vënë në zyrë si ventilator.