jump to navigation

Çka tha centurioni për Jezusin?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A tha centurioni që Jezusi ishte i pafajshëm (Luka 23:47), apo që Jezusi ishte Biri i Perëndisë (Marku 15:39)?

(Kategoria: Tekstet janë në pajtueshmëri nëse u kushtohet më tepër vëmendje)

Pyetja që na parashtrohet këtu është se çfarë tha centurioni pranë kryqit kur Jezusi vdiq. Të dy pasazhet e cituara janë nga Marku 15:39 dhe Luka 23:47. Prapseprapë, ashtu siç është thënë edhe më parë për mospërputhjet e tjera në dukje, ashtu edhe këto pasazhe nuk e kundërshtojnë por e plotësojnë njëra tjetrën. Mateu 27:54 dhe Marku 15:39 bien dakord që centurioni tha që Jezusi, “ky ishte Biri i Perëndisë!” Por Luka 23:47 përmend se centurioni thotë i referohet Jezusit si, “ky njeri ishte i drejtë.”

A është aq e vështirë që të besohet që centurioni i tha të dyjat? Shkrimtarët nuk pretendojnë askund dhe në asnjërin prej rrëfimeve të Ungjijve që kjo ishte e tëra që centurioni kishte për të thënë. Prandaj, të mos imponojmë mbi shkrimtarët atë çfarë ne dëshirojmë që centurioni të thotë. Mateu dhe Marku ishin më të interesuar në deklarimin e hyjnisë të përdorur nga centurioni, ndërsa Luka ishte i interesuar në humanitetin e Jezusit, një ndër temat kryesore të Ungjillit të tij. Prandaj i referohet deklaratës përkatëse të bërë nga centurioni. (Archer 1982:346-347)