jump to navigation

Çfarë është apokrifa? Përse këto libra nuk gjenden në Biblat protestante?

Postuar tek: Përgjigje dhe Argumente

Sot fjala apokrifë është sinonime në të katërmbëdhjetë apo pësëmbëdhjetë librat e mirëfilltësisë dhe të origjinalitetit të dyshimtë. Këto shkrime nuk gjenden në Dhiatën e Vjetër hebraike, nuk përfshihen në disa dorëshkrime të Septuagintit, (përkthimi greqisht i Dhiatës së Vjetër, që u plotësua rreth v.250 para Krishtit, në Aleksandri të Egjiptit).

Të gjithë këto libra ishin shpallur Shkrime të Shenjta prej Kishës Katolike Romake në Këshillin e Trentit (1545.1563), sido që Kisha protestante hedh poshtë prejardhjen hyjnore që u ishte veshur atyre. Ata, që u vëshin autoritet hyjnor këtyre librave dhe i mbrojnë si Shkrime të Shenjta, argumentojn ë se shkrimtarët e Dhiatës së Re citojnë më shumë Septuagintin, që përmban Apokrifa. Ata, gjithashtu, citojnë fakte që etërit e kishës, veçanërisht Ireneu, Tertuliani dhe Klementi i Aleksandrisë e përdorin Apokrifën në lutjet publike dhe i pranonin si shkrime të shënjta sikurse bëri Kisha Siriane në shekullin e katërt.

Shën Augustini, i cili kryesonte këshillat në Hipo dhe Kartagë, ishte i një mendjeje me vendimin e tyre se librat e Apokrifës ishin të frymëzuara. Kisha Greke ushtroi ndikimin e vet mbi këtë çështje. Midis fragmenteve të Kumranit gjenden kopjet e disa nga librat apokrifë të shkruara në hebraisht, të cilat u zbuluan midis librave të tjera të Dhiatës së Vjetër.

Problemi i përfshirjes së Apokrifës si Shkrim i Shënjtë bie menjehërë poshtë me t’u shqyrtuar. Sigurisht që shkrimtarët e Dhiatës së Re mund ta citojnë Apokrifën, por kurrë nuk ngjet që ata ta citojnë si Shkrim të Shënjtë apo dhe të aludojnë për frymëzimin e saj. Nëse Septuaginti, në shekullin e parë, i përmbante këto libra, dhe kjo nuk është fakt i provuar, atëherë na rezulton se Jezusi dhe dishepujt e tij e injoruan krejt atë. T’u drejtohesh etërve të rëndomtë të kishës, të cilët i citonin këto shkrime, si provë se ato qenkan të frymëzuara, është argument i dobët, kur disa nga ata etër të kishës së hershme si, veçanërisht Origeni, Hieronimi e të tjerë, mohuan në mënyrë të plotë pretendimin se ato libra qenkeshin të frymëzuar.

Kisha siriane priti deri në shekullin e katërt (era jonë) që t’i pranonte këto libra si kanonikë. Është me interes të thuhet se Peshita, Bibla siriane e shekullit të dytë (era jonë) nuk i përmbante ato. Augustini, qoftë dhe pjesërisht, e pranoi në fillim Apokrifën, por në shkrimet e tij të mëvonshme pasqyrohet qartë heqja dorë prej atyre libravë si jashtëkanonikë dhe të dorës së dytë ndaj shkrimeve hebreje. Komuniteti hebraik, gjithashtu, tregon haptas mohim ndaj këtyre shkrimeve. Në këshillin izraelit të Jamnisë (v.90 era jonë) nëntë nga librat e Dhiatës së Vjetër ishin bërë objekt diskutimi nëse duhej apo nuk duhej të përfshiheshin. Përfundimisht ata vendosën se vetëm librat e Dhiatës së Vjetër hebre të sotme meritonin të ishin kanonikë. Pranimi i ekzistencës së Apokrifës midis fragmenteve të Dhiatës së Vjetër provon shumë pak rreth frymëzimit të tyre, duke qënë se shumë nga fragmentet e zbuluara nuk janë biblike.

Nuk mund të mos vëmë në dukje se vetë Kisha Katolike Romake deri në vitin 1545–.1563 nuk i shpalli zyrtarisht këto libra si Shkrime të shënjta d. m. th. derisa u mblodh Këshilli i Trentit. Pranimi i këtyre librave në Apokrifë si kanonikë prej Kishës Katolike Romake në një masë të madhe ishte reagim ndaj Reformacionit protestant. Duke ligjëruar këto libra, ata legalizonin referimet e tyre në çështjet e tyre doktrinare.

Argumentet që mbrojnë autoritetin biblik të Apokrifës lënë shumë për të dëshiruar. Ka disa arsye shumë kuptimplotë se përse Apokrifa është hedhur poshtë nga Kisha Protestante. Njëra prej tyre merret me mësimin jobiblik të këtyre librave të dyshimtë, sikurse është lutja për të vdekurit.

Lutja për të ndjerët, mbrojtur në 2 Makabenj 12:45.46 është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Lukën 16:25,26 dhe Hebrenjve 9:27; Midis të tjerash Apokrifa përmban edhe episodin në të cilin paraqitet Zoti duke ndihmuar Juditën në gënjeshtër (Judit 9:10,13).

Apokrifa përmban gjithashtu gabime të provuara. Në mënyrë të supozuara Tobiti ishte gjallë kur Jeroboami kreu revolten e tij më 931 (para Krishtit) dhe vazhdonte të jetonte në kohën e robërisë asiriane (722 para Krishtit), edhe pse libri i Tobisë thotë se ai jetoi vetëm 158 vjet (Tobit 1:3.5, 14:15)

Së fundi, nuk ka asnjë pretendim nga asnjëri prej këtyre librave apokrifë për t’u konsideruar me frymëzim hyjnor. Secili duhet t’i lexojë këta libra krahas Biblës për të parë ndryshimin e madh.