jump to navigation

Çfarë është Trinia? A adhurojnë të krishterët tre Zota?

Postuar tek: Përgjigje dhe Argumente

Një nga idetë më të keqkuptuara në Bibël ka të bëjë me mësimin e Trinisë. Edhe pse të krishterët thonë se besojnë te një Zot, ata akuzoheshin vazhdimisht për politeizëm (adhurimin e të paktën tre zotave).

Shkrimet nuk na mësojnë se gjenden tre zota, as na mësojnë që Zoti vë tri maska të ndryshme ndërkohë që zhvillohet drama e historisë. Ajo që Bibla na mëson, është shpallur në doktrinën e Trinisë: është një Zot që na e ka shfaqur veten me tre persona, me Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë dhe këta tre persona janë Zoti i vetëm.

Edhe pse kjo është e vështirë të konceptohet, në thelb mbetet ajo që na thotë Bibla; kjo është më e sakta që mendja e kufizuar mund të arrijë në shpjegimin e misterit të pakufishëm të Zotit të pakufishëm, kur merren parasysh pohimet e Biblës lidhur me qënien e Zotit.

Bibla na mëson se gjendet një Zot dhe vetëm një Zot. “Dëgjo, Izrael, Perëndia ynë është një i vetëm!” (Ligji i përtërirë 6:4) “Një është Perëndia. (Timoteut 2:5), “Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit dhe çliruesi i tij, Zoti i ushtrive: “Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka perëndi tjetër. ” (Isaia, 44:6)

Megjithatë, edhe pse Zoti është një në qenien dhe natyren e Tij, Ai është, gjithashtu, tre persona. “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë.” (Zanafilla 1:27).

Personaliteti i shumëllojtë i Zotit përmendet këtu tërthorazi, sepse nuk mund të fliste me engjëjt, sepse engjëjt nuk mund të ndihmonin Zotin për të krijuar. Bibla na mëson se Jezu Krishti, krijoi gjithçka dhe jo engjëjt,. (Gjoni 1:3, Kolosianëve 1:15, Hebrenjve 1:2)

Gjitashtu, Shkrimet e shenjta janë krejt të veçanta kur e përmendin Zotin ne tre persona. Ka një person, të cilin Bibla e quan Atë dhe Ati është përcaktuar si Zoti Atë. (Galatasve 1:1).

Bibla flet për një person të quajtur Jezus ose Biri ose Fjala, të quajtur gjithashtu Zot, dhe Fjala ishte Perëndi” (Gjoni 1:1). Jezusi thoshte se Perëndia ishte Ati i vet, duke e barazuar veten me Perëndinë. ” (Gjoni 5:18) Po është edhe një person i tretë i përmendur në Shkrimet që quhet Shpirti i Shenjtë e ky person, i veçuar nga Ati e Biri, — gjithashtu, quhet Zot. “Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë?… Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë. ” (Veprat 5:3) Faktet e mësimit biblik janë këto: ka një Zot. Ky Zot ka personalitet të shumëllojtë. Ky Zot quhet Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë, që të gjithë personalitete të shquara, të gjithë të quajtur Zot. Që këtej ne shkojmë drejt përfundimit se Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë janë një Zot, doktrina e Trinisë.

Doktor John Warwick Montgomery jep këtë ngjashmëri për të na ndihmuar që ta kuptojmë më mirë këtë doktrinë: Doktrina e Trinisë nuk është “iracionale”; ajo që është iracionale është ta shtypësh forcërisht dëshminë biblike të Trinisë në favor të unitetit ose dëshminë për unitet në favor të Trinisë. Të dhënat tona duhet të marrin përparësi mbi modelet tona ose e thënë më mirë, modelet tona duhet, në mënyrë të ndjeshme të pasqyrojnë të gjitha të dhënat.

Një ngjasim i afërt me procedurën teologjike është puna e fizikantit teorik: realitetet subatomikë janë zbuluar gjatë ekzaminimit, për të zotëruar vetitë e valëve. (W), cilësitë e pjesëzës (P) dhe veçoritë e Kuantit (h). Sidoqë këto veçori në shumë drejtime janë të papajtueshme (pjesëzat nuk shpërbëhen ndërkohë që valët shpërbëhen etj.), fizikantët “shpjegojnë” ose “modelojnë” një elektron PWh. Ata duhet ta bëjnë këtë me qëllim që t’u japin peshën e duhur të gjitha të dhënave përkatëse.

Njësoj, teologu që flet për Zotin si “tre në një”. As shkencëtari, as teologu nuk shpresojnë që ju të keni një “pikturë” nëpërmjet modelit të tij; qëllimi i modelit është t’ju ndihmojë të merrni parasysh të gjitha faktet, në vend të realitetit të shprishur me anën e mbivendosjes së një “qëndrueshmërie” të qartë mbi të.

Zgjedhja është e qartë; ose Trinia ose një “Zot” që është një imitim i zbehtë i Perëndisë së krishterimit biblik dhe të besuar (How do we know there is a God? f. 14,15).