jump to navigation

Për cilat arsye të mundshme shkuan gratë te varri?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A shkuan gratë tek varri për ta vajosur trupin e Jezusit me erëza (Marku 16:1; Luka 23:55-24:1), apo për ta shikuar varrin (Mateu 28:1), apo për asnjë arsye (Gjoni 20:1)?

(Kategoria: Tekstet janë në pajtueshmëri nëse u kushtohet më tepër vëmendje)

Kjo përgjigje lidhet me atë të numrit 81 më lart. Ne e dimë që ato shkuan tek varri për shkak se dëshironin të vendosnin më tepër erëza mbi trupin e Jezusit, ashtu si na thonë Luka dhe Marku. Fakti që Mateu dhe Gjoni nuk na japin një arsye të veçantë nuk do të thotë që nuk kishte fare arsye. Ato do të shkonin për të vendosur erëzat, pa marrë parasysh se a e përmendin të gjithë autorët e ungjijve këtë gjë apo jo. Ne nuk do të prisnim që secili detaj të ishte i përfshirë në të gjitha shënimet, përndryshe nuk do të ishte nevoja për katër të tillë!.