jump to navigation

Në cilën ditë u kryqëzua Krishti?

Postuar tek: Kryqëzimi i Krishtit

Një kontradiktë e ngritur shpesh nga skeptikët, qoftë Muslimanë apo të tjerë, përqëndrohet rreth ditës kur Krishti u kryqëzua. Ungjijtë Sinoptikë (Mateu, Marku dhe Lluka) deklarojnë se Krishti u kryqëzua të Premten, ditën mbas Pashkëve. Gjoni, nga ana tjetër, duket të sugjerojë se Krishti u kryqëzua një ditë më parë, të Enjten. Ne kemi vendosur te citojmë përgjigjen e plotë të Dr. Gleason L. Archer nga libri i tij, Enciklopedia e Veshtirësive të Biblës, meqënse ai ka bërë një punë të paarritshme për të na treguar që në fakt nuk ekziston asnjë kontradiktë ndërmjet këtyre dy tregimeve.

A u kryqezua Krishti te Enjten apo të Premten?

Përshtypja e përgjithshme e krijuar nga Ungjijtë Sinoptikë është se Kryqezimi ndodhi të Premten e Javës së Shenjtë. Në qoftë se s’do të ishte për Gjonin 19:14, kjo nuk do të debatohej kurrë. Por Gjoni 19:14 thotë (sipas New American Standart Bible): “Tani ishte dita e pergatitjes së Pashkëve, ishte rreth orës së gjashtë. Dhe ai (Pilati) u tha Judenjve, “Ja, Mbreti juaj”!. New International Version na sygjeron një shikim më pak të vështirë të kësaj mospërputhje: “Ishte dita e Përgatitjes të Javës së Pashkëve, rreth orës së gjashtë”. Ky përkthim i mëvonshëm merr parasysh dy mënyra përdorimi tepër të rëndësishme. E para, fjala “paraskevi” duke filluar nga shekulli i pare Pas Krishtit, ishte bërë një tërm teknik për “E premte”, duke qënë se e Premtja ishte dita e përgatitjes për të Shtunën, dmth, Sabathin. Në Greqishten moderne, fjala që përdoret për të Premten është “Paraskevi”.

E dyta, termi Grek “tou paska” (i Pashkëve) është marrë si ekuivalent i Javës së Pashkëve. Kjo i referohet Festes shtatë-ditore të Bukëve të Ndorme (Heb. Massot), që vinte menjëherë pas therjes dhë ngrënies së qengjit të Pashkëve në mbrëmjen e katërmbëdhjetë të muajit Abib, që sipas Hebrenjve do të ishte fillimi i ditës së pesembëdhjetë, menjëherë pas perëndimit. Java e masso-t që vinte menjëherë pas vetë Pashkëve (gjatë të cilave masso-t haheshin së bashku me qëngjin dhe barera të hidhur, etj…) shumë natyrshëm erdhi të njihej si Java e Pashkëve (shih Enciklopedia Britanike, Edicioni 14, 12:1041), që shtrihej nga dita e pesëmbëdhjetë deri në ditën 21 të muajit Abib. (Arndt dhe Gingrich [Fjalori Greqisht-Anglisht, fq. 638-639] thotë: “Kjo (Pashka) ndiqej menjëherë nga Festa e Bukëve Të Ndorme… nga dita e 15 deri 21. Përdorimi i vazhdueshëm i bashkoi të dyja festat dhe i trajtoi si një të vetme, për arsye praktike.”) Ishte e panevojshme të fusje një fjalë tjetër për “javë” (si sa-bua) që të kuptohej si e tillë. Prandaj, ajo që mund të përkthehet fjalë për fjalë si “përgatitja e Pashkëve”, duhet marrë në këte kontekst si “e Premtja e Javes se Pashkëve.”

Del pra, se Gjoni afirmon po aq qartë sa edhe Ungjijtë Sinoptikë se Krishti u kryqëzua të Premten dhe se vdekja e Tij sakrifikuese përfaqësonte një përmbushje jo-tipike të vetë ligjit të Pashkëve, dekretuar nga Vetë Perëndia në ditët e Eksodit si një mënyrë për ti’a bërë Kalvarin të disponueshëm nëpërmjet besimit popullit të lashtë të Perëndisë edhe përpara ardhjes së Krishtit.

Vini re që 1 Korintasve 5:7 i referohet Jezusit si Qengji i Pashkëve për besimtarët: “Hiqni pra, majanë e vjeter, që të jini një brume i ri, siç jeni pa maja; sepse pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne”. Ajo ç’ka thotë E. C. Hoskyns mbi Gjonin 19:14 është mjaft e përshtatshme këtu: “Ora e sakrifices së dyfishtë po afrohet. Është mesditë. Qëngjat e Pashkës po përgatiten për sakrificë, dhe Qëngji i Perëndisë është dënuar me vdekje në të njëjten mënyrë” (Ungjilli i Katërt [Londër: Farber dhe Farber, 1940]). Duhet theksuar se qëngjat që përmënden këtu nuk janë ata që theren dhe konsumohen privatisht nëpër shtëpirat e besimtareve, - nje rit të cilin Jezusi e kishte kryer tashme së bashku me dishepujt e Tij një natë më parë, - por qëngjat që do ofroheshin mbi altar përpara Zotit nga ana e të gjithë kombit të Izraelit. (Për ritualin shtëpiak të mbrëmjes së 14 të muajit Abib, shih Eksodi 12:6; për sakrificën publike, shih Eksodi 12:16-17, Lev. 23:4-8, 2 Kron. 30:15-19, 35:11-16. Këto ishin të gjitha të njohura si sakrificat e Pashkëve, duke qënë se ato kryheshin gjate javës së Pashkëve.)

Kështu, na del që paska ndodhur thjesht një keqkuptim i frazës “paraskevi tou paska” që ka sjellë kaq hutim saqë edhe Guthrie (Komentari i Biblës se Re, fq 964) pasoi një gabim origjinal për të cilin ai nuk mund të ofronte një zgjidhje. Shpjegimet e ndryshme të ofruara nga të tjerë, që Krishti e shtroi darkën e Pashkës për vete dhe dishepujt një natë më herët, duke ditur se Ai do të sakrifikohej përpara mbrëmjes se 14-të; se Krishti dhe levizja e Tij i mbaheshin një kalendari të ndryshëm, duke besuar se e 14-ta ishte një ditë më herët se në kalendarin zyrtar të priftërise të Jeruzalemit; apo se Ai po ndiqte një kalendar të rishikuar e ndjekur nga Esenet në Qumran, - të gjitha këto teori janë pothuajse të pamundshme dhe të gjitha bashkë të panevojshme. Nuk ka asnjë lloj kundërshtie midis Gjonit dhe Sinoptikeve në lidhje me ditën në të cilën Krishti u kryqëzua dhe vdiq, - ishte E Premte. (Archer, Enciklopedia e Vështirësive Biblike [Zondervan Publishing House, Grand Rapids, MI, 1982], fq.375-376)

Ne gjithashtu rekomandojmë artikullin e mëposhtëm që ofron detaje të mëtejshme që mbështesin konkluzionin e Archer-it: www.tektonics.org/lp/passovertime.html


Ky artikull u përkthye nga http://answering-islam.org/Cross/crucifixion-day.html, i jemi mirnjohës faqes Answering Islam që na dha të drejtën të përdorim këtë artikull.


A bien në kontraditë sinoptikët me Gjonin rreth ditës të darkës së fundit?

nga J.P.Holding

Shkruesi i rregullt “C.” Hodhi këtë në drejtimin tim, dhe në të njëjtën kohë, miku ynë i vjetër Earl Doherty bëri një zhurmë të madhe mbi këtë në sulmin e tij te fundit kunder Lee Strobel. Këtu është çështja, dhe për Sinoptikët, unë do të flas nga Marku 14:12-16; Mateu dhe Lluka japin më pak detaje por të njëjten gjë në thelb.

Tani ne ditën e parë të festës së Ndormeve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i thanë: “Ku don të shkojmë dhe të përgatisim për ta ngrënë Pashkën?” Atëhere Ai dërgoi dy nga dishepujt e vet duke u thenë: “Shkoni në qytet dhe atje do te takoni një njeri që bart një kane plot me ujë; ndiqeni atë, dhe atje ku ai do të hyjë, i thoni të zotit të shtëpisë: “Mesuesi pyet: Ku është dhoma ku mund të ha Pashkën me dishepujt e mi?” Atëhere ai do t’ju tregojë lart një sallë të madhe të mobiluar dhe gati; aty përgatitni për ne”. Dishepujt e Tij shkuan, arritën në qytet dhe gjetën ashtu siç Ai u kishte thënë; dhe përgatitën Pashkën.

Problemi? Koordinimi me të dhëna të tjera historike që kemi, duket të na tregojë se radha e ngjarjeve ishte kështu:

  1. Qëngjat (Pashka, dhe dita e parë e festës më të gjatë të Bukëvë të Ndormë) thereshin (të Enjte mbasdite)

  2. Darka e Fundit u bë në fillim të festës së pashkëve (të Enjte mbrëma, deri të Premte në mëngjes; sipas zakonit të Judejve ku dita fillonte në 6 mbasdite)
  3. Jezusi u kryqezua (të premte në mëngjes dhe mbasdite)

Por, kritikët drejtojnë gishtat te Ungjilli i Gjonit dhe shohin një radhitje të ndryshme që e ka Darken e Fundit te Mërkurën mbrëma – dhe pjesen tjeter të modifikuar prej aty.

Për të thënë më të paktën, për mua kjo ka qënë një çështje pak e ngatërruar me opinione që variojnë dhe pa ndonjë lidhje me faktin nëse një komentator ka qënë liberal apo konservator. Disa propozojnë se Gjoni e shtyu kronologjinë me qëllim që ta kishte Jezusin të vritej në të njëjtën kohë kur qëngjat e Pashkës thereshin. Të tjerë argumentuan se Darka e Fundit nuk ishte Darka e Pashkës por një darkë e veçantë. E përsëri, një pjesë supozon se Jezusi ndoqi një kalendar të përdorur nga Esenët dhe disa prej Saducejve, dhe se Darka e Fundit ishte të Martën.

Por zgjidhja që dukët me e qëndrueshme dhe e koordinuar më mirë me të gjitha të dhënat që na japin Shkrimet, qëndron tek të lexuarit e Gjonit me një shikim pak më të nuancuar. Le të shikojmë me radhë vargjet te Gjoni që janë: “fajtorët” dhe në të njëjtën kohë, do të shohim dhe disa vargje të tjera që na japin sygjerime të forta qe Gjoni po ndjek të njëjtën radhitje si dhe Sinoptikët.

Por përpara festes së Pashkës, Jezusi, duke ditur se kishte ardhur ora e Tij të kalojë nga kjo botë tek Ati, duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund. Dhe, kur mbaroi darka, mbasi djalli i kishte shtënë në zëmër Jude Iskariotit, birit të Simonit, ta tradhëtonte,… (Gjoni13:1-2)

Ky varg shpesh është pare si problem sepse është lexuar sikur të jete dukë thënë se darka dhe tradhëtimi ndodhën “përpara festës së Pashkëve,” dhe se Darka, nëse bëhej (sipas nesh) të Enjten, do të ishte gjatë festës së Pashkëve. Por shumica pranojnë se e vetmja gjë që thuhet të jetë “përpara” festes së Pashkëve është dituria dhe dashuria e Jezusit (që nuk ka limit kohe mbi te) dhe se vargu 2 fillon një fije të rë mendimi. (Kjo bie në linjë me të konsideruarit gjithashtu të Gjonit si shtese e Ungjijve Sinoptikë.) Në rastin më të keq, është pranuar se “shprehja e paqartë e bën të pamundur të nxjerresh prej saj një kronologji të saktë të javës së Pashkëve” [Mich.Jn, 245].

Pastaj, nga Kajafa e çuan Jezusin në pretorium; ishte mëngjes herët. Por ata nuk hynë në pretorium, që të mos bëheshin të papastër, por të mund të hanin Pashkën (Gjoni 18:28).

Këtu mendimi është, Kajafa me kompaninë nuk e kanë ngrënë akoma Pashkën; kështu që Darka e Fundit nuk u shtrua në kohën e zakonshme, ose në të kundërt dikush është duke gabuar. Disa sygjerojnë madje se Kajafa e hante vonë Pashkën. Kjo në fakt është shumë afër zgjidhjes. Çelësi këtu është të dimë se në të folurën e përditshme, dhe siç vërtetohet nga literatura mbështetëse, “Pashka” i referohej të gjithë festës që quhej gjithashtu Festa e Bukëve të Ndorme. Gjatë kësaj feste, bëheshin akoma sakrifica nga të cilat prifterinjtë e skualifikonin veten përkohësisht duke u vënë në vënd të një jo-Hebreu. Fakte mbi këtë janë gjetur [Smith.CLS]:

Një dobësi në lidhje me këtë ide është fakti që Gjoni përdor të njëjtën frazë (“të hanin Pashkën”) siç bëjnë Sinoptiket kur qartësisht janë duke i’u referuar “darkës” së zakonshme të Pashkës të Enjten (Marku 14:12, Lluka 22:15, Mateu 26:17). Dhe le ta pranojmë, ky është vëndi i vetëm ku fraza ekzakte “të hanin Pashkën” do të përdorej për ti’u referuar një pjese të mëvonshme të kompleksit Pashkë/Bukë të Ndorme, pa i’u referuar “Pashkës” aktuale. Sidoqofte, edhe pse nuk ka një paralel të saktë, të dhënat e mësipërme që na tregojnë për një lidhje midis festave, kombinuar me të dhëna të tjera që na tregojnë se Gjoni është në fakt duke ndjekur kronologjinë Sinoptike, peshojnë në favor të argumentit që Gjoni është duke e përdorur këtë frazë në një mënyrë ndryshe nga Sinoptikët.

Në mënyrë të ngjashme, në pikëpamjen sipas Alfred Edersheim, “Pashka” që Judenjtë kishin frikë ta humbisnin ta hanin ishte oferta e detyrueshme Chagigah. Kjo ishte një oferte e “tipit paqe” e ditës së pesëmbëdhjetë që kërkonte pastërti Levitike për tu ofruar dhe ngrënë. Vakti i shtruar prej kësaj oferte ishte një rast i gëzueshëm. Në mënyrë që të gjithë të bien dakort që nuk ka arsye pse të mos i referohemi kësaj sakrifice si “Pashka”, Edersheim ve re:

Një nga shkrimtarët më të shkolluar Judenj, Dr. Saalschutz, nuk është i opinionit [që nuk ka asgjë të "Pashkore" në lidhje me Chagigah]. Ai shkruan si më poshtë: E gjithë festa dhe të gjitha vaktet e saj festore ishin disenjuar si Pashkë. Shikoni Ligji i Përtërirë 16:2, duke e krahasuar me 2 Kronikave 30:24, dhe 35:8,; Shebak. 99, b; Rosh ha Sh. 5, a, ku thuhet, “Cili është kuptimi i termit Pashkë?” (Përgjigje) Ofertat e paqes së Pashkës. [BURIM: A. Edersheim, The Temple: Its Ministry and Services.] [e disponuar në internet më http://www.graciouscall.org/books/edersheim/temple/toc.html]

“Pse”-ja e përdhosjes është një tjetër çështje, të cilën ne mund fare mirë ta mbulojmë këtu. Pothuajse të gjithë bien dakort se ajo për çfarë bëhet fjalë është përceptimi i rrezikut të ndotjes për shtatë ditë duke qënë në kontakt me një kadaber. Ekzistonte një besim Judaik se shtëpitë e jo-Hebrenjve ishin të papastra sepse ata i varrosnin fetuset e abortuara brënda shtëpive të tyre ose i hidhnin ata nëpër kanalet e ujrave e zeza. Nën rubrikat e Levitikut 7:19-21, priftërinjtë nuk mund të hanin nga asnjë ofertë ndërsa ishin të papastër. Sidoqoftë, Karson shton se ndotja një-ditore e majasë në shtëpi [shih Eksodi 12:19] do të sillte një problem të madh për priftërinjtë në funksionet e tyre publike. [Kars.GJ, 588].

Tani ishte dita e përgatitjes së Pashkës, dhe ishte afërsisht ora e gjashtë; dhe u tha Judenjve: Ja Mbreti juaj! (Gjoni 19:14)

Disa theksojne se Gjoni ka specifikuar orën për të koordinuar sakrificën e Pashkës dhe është duke theksuar një pikë teologjike. Por ka dy probleme me këtë.

Kontradikta ekzistojnë gjithashtu në lidhje me faktin që Marku e raporton kryqëzimin në orën e tretë (Mark 15:25) ndërsa Gjoni thotë në të gjashtën. Replika thelbësore thotë se Marku dhe Sinoptiket e tjerë janë duke përdorur kohën Judaike (nga perëndimi në perëndim; ora e trete = 9 paradite); Gjoni është duke përdorur kohën Romake, e cila është si e jona (ora e gjashtë = 6 e mëngjesit – vini re se Gjoni ishte rreth orës së gjashtë, pra ai flet me afërsi). (Metoda e parë akoma përdoret në Lindjen e Mesme, ndërsa ne në Perëndim përdorim të dytën.) Ne e dimë nga Sinoptikët që kryqëzimi mori rreth 6 orë. Në qoftë se ora e gjashtë e Gjonit është vërtet ora e gjashtë e Judenjve – mesditë, siç fatkeqësisht e thotë edhe Bibla e Gjallë – atëhere kryqëzimi zgjati deri mbas kohës kur E Shtuna (Sabathi) filloi. Gjoni 19:31 thotë se Judenjtë nuk i donin trupat të lënë ngritur mbi kryq gjatë të Shtunës, që qartësisht do të thotë se E Shtuna nuk kishte filluar akoma. Keshtu që, ose Gjoni është duke na folur për një kryqezim tepër të shkurtër, ose ai po na jep kohën sipas Romakëve. Meqënëse kryqëzimet ishin zakonisht të gjata, atëhere shpjegimi i mëvonshëm duket me i vlefshëm.

Por ekziston nje indikim edhe me i qartë që na tregon se Gjoni eshte duke perdorur kohën Romake. Tek Gjoni 1:39 na thuhet se Andrea dhe Pjetri u takuan me Jezusin dhe “ndejtën ate ditë bashkë me të. Ishte rreth orës dhjetë”. Nëse kjo do të ishte ora Judaike, do të ishte 4 mbasdite – tepër vonë për të shpenzuar tërë ditën me dikë (ose 4 e mëngjesit sic sygjerojnë disa, që sidoqoftë ishte tepër herët për vizita shoqërore). Por sipas orës Romake, është 10 e mëngjesit – kohe e përshtatshme për të filluar ditën. Ky është një indikim shumë i qartë për të kuptuar se si Gjoni i llogarit gjërat.

Dobesi: Kohët e fundit na u vu re nga komenti që bëri nje kritik (i cili nuk na shkrojtineve direkt) që Romakët në fakt perdornin të njëjtën kohë si Judenjtë, dmth. nga perëndimi në perëndim. Kjo nuk është krejtësisht e vërtetë. Shumë romakë e përdornin këtë kohë por jo të gjithë. Koha si e jona (nga mesnata në mesnatë) përdorej në çështje ligjore, dhe ekzistojnë disa prova në lidhje me histori të martirëve të ndryshëm në ate zonë që kjo lloj kohe përdorej në Azinë e Vogël, ku Gjoni bëri Ungjillizimin e tij. Plaku Pliny gjithashtu vë re se profesione të ndryshme varionin nga mënyra se si e llogarisnin kohën. Na vjen mirë që faktet janë pro idesë që Gjoni përdorte modelin “nga mesnata në mesnatë”.

Matja e kohës sipas Romakëve, sidoqoftë, do të thotë se jemi fare afër kohës së sakrificës, në fakt jemi rreth gjysëm ditë larg. Më tepër, pika jonë e dytë: nëse Gjoni donte të theksonte këtë pikë, si mund ta bënte këte fare qartë (ashtu si Marku përmëndi ditën e saktë kur qëngjat u therën), dhe Gjoni është qartë nga ata që do ta përmëndnin këtë gjë (ai ishte që e quajti Jezusin “Qengji i Perëndisë” – Kars.GJ, 457). Pika kryesore e theksuar këtu është që kjo “përgatitje për Pashkën” i referohet përgatitjes se saj në ditën e Enjte. [Mich.Jn, 324] Por fjala “përgatitje” këtu i referohet ditës së përgatitjes për Të Shtunën – dmth, në ditën e Premte. Me fjalë të tjera, Gjoni është duke thënë që ishte e Premte, dita e përgatitjes për Të Shtunën (Sabath) e Pashkëve. Fjala “përgatitje” (paraskevi) nuk është përdorur askund tjetër në kombinim ke fjalën “Pashkë” në këtë mënyrë, dhe në raste të tjera gjithmonë i referohet të Premtes përpara një Sabathi – në Jozefus, dhe në burime patristike të shekullit të dytë. [Kars.Gj, 604] Vini re gjithashtu se Gjoni vazhdon më tutje ti referohet përgatitjes në vetvete në 19:42, për të cilën të gjithë bie dakort se i referohet një të Premteje.

Pastaj vijmë tek Gjoni 19:31: “Duke qënë se ishte dita e përgatitjes [E Premte], me qëllim që trupat ë mos qendronin në kryq të shtunën, sepse ajo e shtunë [Sabathi] ishte një ditë me rëndësi të veçantë, Judenjtë i kërkuan Pilatit që atyre tu thyheshin kërcinjtë dhe të hiqeshin që andej”. Kjo na ndihmon me 19:14 me sipër, pasi nuk ka kuptim përveçse nëse ditët vijne njëra pas tjetrës dhe “përgatitja” e Pashkës bëhej të Premten. Gjoni thotë se dita e shtunë ishte një ditë me rëndësi të veçantë, që të cilën disa thonë se ai e konsideronte ditën e sabathit si vetë ditën e Pashkës, por “edhe sipas Sinoptikëve ky përshkrim do të ishte i përshtatshëm, pasi Sabathi në javën e Bukëvë të Ndorme kishte ritin e veçantë të ofrimit të një demeti nga te korrat (Lev.23:11).” [Lind.Gj, 584]

Tani për ta vulosur këtë interpretim, ne mund t’ju drejtojmë gjithashtu tek disa vënde ku Gjoni “shfaq një dijeni” të faktit qe ai është në të njëjtën linjë me kronologjinë Sinoptike.

Kështu ne përfundojmë peshimin e të dhënave në favor të madh ndaj mendimit se Gjoni është plotësisht në linjë me kronologjinë Sinoptike.

Burimet

  1. Cars.GJ — Carson, D. A. The Gospel According to John IVP, 1991.
  2. Lind.GJ — Lindars, Barnabas. The Gospel of John. Eerdmans, 1972.
  3. Mich.Jn — Michaels J. Ramsey. John. Hendrickson: 1989.
  4. Smit.CLS — Smith, Barry. “The Chronology of the Last Supper.” Westminster Theological Journal 53 (1991), 29-45

Ky artikull u përkthye nga http://tektonics.org/lp/passovertime.html, i jemi mirnjohës autorit J.P.Holding që na dha të drejtën të përdorim këtë artikull.