Pas cilës vizitë M. Magdalena sheh Jezusin?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA e takoi Maria Magdalena fillimisht Jezusin e ringjallur gjatë vizitës së saj të parë (Mateu 28:9) apo gjatë vizitës së saj të dytë (Gjoni 20:11-17)? Dhe si reagoi ajo?
(Kategoria: Tekstet janë të pajtueshme nëse u kushtojmë pak vëmendje)
Ne kemi vërtetuar në përgjigjen e fundit që Maria Magdalena u kthye me vrap tek apostujt sapo e pa që guri ishte lëvizur. Për këtë arsye kur Mateu regjistron Jezusin duke i takuar ata, ajo nuk ishte aty. Në fakt, ne e kuptojmë nga Marku 16:9 që Jezusi fillimisht ju shfaq Maria Magdalenës, gjë që ndodhi pasi që ajo, Pjetri dhe Gjoni ishin kthyer tek varri për herë të parë (Gjoni 20:1-18).
Këtu e shikojmë që Pjetri dhe Gjoni e panë varrin dhe shkuan në shtëpi, duke e lënë Marinë duke qarë pranë hyrjes. Nga këtu, ajo pa dy engjëjt brenda varrit dhe pastaj e takoi Jezusin. Pasi që e tëra kjo ndodhi para se Jezusi ju shfaq grave të tjera, duket se kishte pak vonesë në arritjen e tyre tek apostujt. Ne mund ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur duke i krahasuar të dhënat plotësuese. Mateu 28:8 na tregon që gratë (Maria, nëna e Jakobit dhe Salomit) u larguan “të frikësuara por të mbushura me gëzim … për t’ju treguar dishepujve të tij”
Si duket frika e tyre fillimisht ia arriti qëllimin, sepse nuk i “thanë asgjë kurrkujt” (Marku 16:8). Ishte në këtë kohë që Jezusi papritmas i takoi ato (Mateu 28:9,10). Këtu ai e qetësoi frikën e tyre dhe ju tha sërish që të shkojnë dhe t”ju tregojnë apostujve. Ekzistojnë disa probleme të dukshme në harmonizimin e të dhënave për ringjalljen, disa nga të cilat janë prekur këtu. Nuk ka qenë e përshtatshme që të përpiqemi të bëjmë një harmonizim të plotë në këtë letër të shkurtër, ashtu si iu kemi përgjigjur pikave specifike. Gjon Venham në librin “Easter Enigma” (Enigma e Pashkës), edicioni më i fundit 1996, Paternoster Press, ka bërë një përpjekje të lavdërueshme për të arritur një harmonizim të plotë.
Cilido me pyetje të tjera është i ftuar të shikojë këtë libër. Duhet të pranohet që në disa vende ne kemi ndjekur shpjegimet dhe interpretimet që nuk janë thënë qartë në tekst. Kjo është tërësisht e lejueshme, pasi që shpjegimet duhet të jenë vetëm të besueshme. është e qartë që autorët e ungjijve janë duke shkruar nga pikëpamjet e ndryshme, duke shtuar ose hequr detaje të ndryshme. Kjo është thjesht një gjë që pritet nga katër autorë që shkruajnë në mënyrë të pavarur. Larg asaj që të vendosim dyshim në shpjegimet e tyre, kjo gjë na jep besueshmëri të shtuar, pasi që ato detaje që në fillim duken se janë në kundërshtim mund të zgjidhen me pak vëmendje, megjithatë ato janë të lira nga damkat e përplasjeve të dukshme qoftë nga autorët origjinal ose nga ndonjë prej redaktorëve pasues.