CV e Jezus Krishtit
Postuar tek: HumorPërshëndetje!
Quhem Jezus; Jam Krishti.
Shumë më thërrasin Zot!
Objektivi
=======
Jua dërgoj këtë CV sepse kërkoj pozitën e kryemanaxherit në zemrën tënde.
Ju lutem, konsideroni arritjet e mia të poshtëpërmendura.
Kualifikimet
=========
Kam krijuar tokën dhe kam vendosur qiejtë (Fjalët e Urta 3:19)
Formova njeriun nga pluhuri i tokës (Zan 2:7)
Fryva frymën e jetës brenda tij (Zan 2:7)
Shpengova njeriun nga mallkimi i ligjit (Gal 3:13)
Bekimet e Besëlidhjes së Abrahamit vijnë te ty përmes meje (Gal 3:14)
Eksperienca e Punës
===============
Kam patur vetëm një punëdhënës (Lu 2:49)
Kurrë s’kam qenë me vonesë, s’kam munguar, s’kam qenë i pabindur, as përtac e as i pasjellshëm
Punëdhënësi im ka veçse rekomandime entuziaste për mua (Mt 3: 15-17)
Aftësi të përfituara nga eksperienca
==========================
Disa nga aftësitë dhe eksperiencat në punë përfshijnë:
Ju jap fuqi të varfërve për të dalë nga varfëria,
Shërimi i zemrave të thyera,
Lirimi i të burgosurve,
Shërimi i të sëmurëve,
Dhënia e shikimit të verbërve
dhe çlirimi i të shtypurve
(Lu 4:18)
Unë jam një Këshilltar i Mrekullueshëm (Is 9:6).
Ai që më dëgjon do të banojë i sigurtë dhe nuk do të ketë frikë nga asnjë e keqe (F. e Urta 1:33)
Dhe më e rëndësishmja, Unë kam autoritetin, aftësinë dhe fuqinë për të pastruar gjithë mëkatet e tua (1 Gj 1:7-9)
Edukimi
======
Unë qarkoj plotësisht gjatësinë dhe gjerësinë e njohurisë, diturisë dhe të kuptimit (F. e Urta 2:6)
Tek Unë janë fshehur tërë thesaret e diturisë dhe të njohjes (Kol 2:3)
Fjala ime është e fuqishme; llampë në këmbët e tua dhe dritë në shtegun tënd (Ps 119:105)
Unë mund të tregoj gjithë sekretet e zemrës tënde (Ps 44:21)
Arritjet kryesore
============
Isha pjesëmarrës aktiv në Takimin Kulminant të të gjithë kohërave (Zan 1:26)
Dhashë jetën timë që ti të jetosh (2 Kor 5: 15)
Unë munda krye-armikun e njerëzimit dhe festova haptazi fitoren ndaj tij (Kol 2:15)
Mrekullisht ushqeva të varfërit, shërova të sëmurët dhe ngjalla të vdekurit!
Edhe shumë, shumë arritje të tjera që s’mund të përmenden këtu. Mund ti lexoni në faqet e mia të internetit; Bibla. (Lidhja e internetit apo kompjuteri nuk janë të nevojshëm për të marrë informacion për mua).
Rekomandime
==========
Besimarë dhe ndjekës në mbarë botën mund të dëshmojnë për shërimet hyjnore, shpëtimin, çlirimet, mrekullitë, restaurimet dhe drejtimet e mbinatyrshme.
Në përmbledhje:
============
Tani që keni lexuar CV-në time, jam i sigurt që jam i vetmi kandidat unik i kualifikuar për përmbushjen e kësaj pozite vitale në zemrën tënde.
Shkurtimisht, Unë do t’i drejtoj shtigjet e tua (Fjalët e Urta 3:5-6) dhe do të të udhëheq në jetën e përjetshme (Gj 6:47).
Kur mund të filloj?
Koha është esenciale (Heb 3:15)
* * *
Adresa: Ef 1:20
Tel: Rom 10:13
Faqja e Internetit: Bibla.
Fjalët kyç: Krisht, Zot, Shpëtimtar, Jezus