Ata që ishin me Palin në Damask: dëgjuan apo jo?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlKur Pali ishte në rrugë për në Damask ai pa një dritë dhe dëgjoi një zë. Ata që ishin me të e dëgjuan zërin (Veprat 9:7) apo nuk e dëgjuan (Veprat 22:9)?
(Kategoria: Është keqkuptuar përdorimi i greqishtes ose teksti është i pajtueshëm nëse i kushtohet më tepër vëmendje)
Edhe pse fjala e njëjtë greke është përdorur në të dyja shënimet (akouo), ajo fjalë ka dy kuptime të veçanta: të ndjesh (dallosh) zërin dhe të kuptosh. Prandaj, shpjegimi është i qartë: ata dëgjuan diçka por nuk kuptuan se çfarë po thuhej. Pali, në anën tjetër, dëgjoi dhe kuptoi. Këtu nuk ka mospërputhje. (Haley f.359)