jump to navigation

Goliatin e vrau: Davidi apo Elhanani?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Kush e vrau Goliatin, Davidi (1Samueli 17:23) apo Elhanani (2Samueli 21:19)?

(Kategoria: Është gabimi i kopjuesit)

Kjo mospërputhje në lidhje me atë se kush e vrau Goliatin (Davidi apo Elhanani) është shkaktuar nga kopjuesi ose nga gabimi shkrimor, që mund të dallohet qartë. Teksti i 2Samuelit 21:19 lexon si më poshtë: “U bë një betejë tjetër me Filistejtë në Gab; dhe Elhanani, bir i Jaare-Oregimit, nga Betlehemi, vrau Goliatin nga Gathi; shkopi i shtizës së tij ishte shuli i vegjës së endësit” Pasi që kjo qëndron në tekstin hebraik Masoretik, kjo është sigurisht një mospërputhje e qartë me 1Samuelin dhe me të dhënat në lidhje me vrasjen e Goliatit nga Davidi. Mirëpo, ekziston një arsyetim shumë i thjeshtë dhe i dukshëm për këtë mospërputhje, siç shihet në fragmentin paralel tek 1Kronikave 20:5. Në këtë mënyrë përshkruhet kjo ngjarje këtu:

“U bë një betejë tjetër me filistejtë; Elhanani, bir i Jairit, vrau Lahmin, vëllanë e Goliatit nga Gathi, që e kishte shtizën sa një shul endësi.” Kur të ekzaminohet hebraishtja në këto fjali, arsyeja për mospërputhje bëhet krejtësisht e qartë, dhe kjo e fundit tek 1Kronikave konsiderohet të jetë leximi i vërtetë dhe korrekt. Kjo nuk është thjesht sepse ne e dimë që Davidi e vrau Goliatin, por gjithashtu për shkak të gjuhës.

Kur skribi ka qenë duke duplikuar dorëshkrimet e hershme, ky varg i caktuar tek 2Samueli duhet të ketë qenë me siguri i dëmtuar ose i paqartë. Rezultati ka qenë që ai ka bërë dy ose tre gabime (shiko tek Enciklopedia e Vështirësive Biblike, nga Gleason L. Archer, faqe 179): 1. Shenja e kundrinës së drejtë tek 1Kronikave ka qenë  ‘-t  e cila vjen para “Lahmi” në rregullin e fjalisë. Skribi e ka marrë gabim për b-t ose b-y-t (“Beth”) dhe kështu fitoi BJt hal-Lahmi (Betlemiti) nga kjo. 2. Ai ka lexuar gabimisht fjalën për “vëlla” (‘-h, ku h-ja kishte një pikë poshtë saj) si jë shenjë e kundrinorit të drejtë (‘-t) menjëherë para g-l-y-t (Goliathi). Për këtë arsye e bëri “Goliathin” kundrinorin e foljes “vrau” në vend të “vëllait” të Goliatit, siç është tek 1Kronikave. 3. Kopjuesi ka vendosur gabimisht fjalën për “endësi” (‘-r-g-ym) ashtu që të qëndrojë pas “Elhananit” si emër i familjes së tij (ben Y-’-r-y’-r–g-ym, ben ya’arey ‘ore-gim,” biri i pyllit të endësve”, një emër shumë i papërshtatshëm për babain e cilitdo).

Tek Kronikave fjala ore-gim (i endësit) del menjëherë pas fjalës menr (një shul i) – duke pasur kështu një kuptim të plotë. Konkluzioni: fragmenti tek 2Samueli është një gabim që plotësisht mund ta gjejmë nga ana e kopjuesit në formulimin origjinal, që ka qenë i ruajtur tek 1Kronikave 20:5. Davidi vrau Goliatin. Kjo dëshmon për ndershmërinë dhe sinqeritetin e skribëve dhe përkthyesve (si hebrenjë ashtu edhe të krishterë). Megjithëse do të ishte shumë lehtë për të ndryshuar këtë gabim të pranuar, kjo nuk është bërë me qëllim të qëndrimit sa më të vërtetë ndaj dorëshkrimeve. Ndonëse kjo gjë e lë këtë fragment të hapur për një kriticizëm të përciptë, ashtu siç e ka treguar Shabir Alija, ky është një kriticizëm nga i cili nuk kemi frikë. Një shembull i përkryer i gabimit të kopjimit njerëzor që rezulton nga degjenerimi i papirusit.