jump to navigation

Si të jesh një dëshmitar i frytshëm?

Postuar tek: Ungjillizimi

Si të jesh një dëshmitar i frytshëm
Koncepti i transferueshëm

Nga
Bill Brajt

Çfarë është një koncept i transferueshëm?

Kur Zoti ynë i urdhëroi të njëmbëdhjetë njerzit me të cilët Ai kishte kaluar kohën më të madhe, që të shkonin në të gjithë botën dhe të bënin dishepuj nga të gjitha kombet. Ai u tha atyre që t’u mësonin këtyre dishepujve të rinj gjithçka që u kishte mësuar Ai. (Mateu 28:18-20) Më vonë, apostulli Pal i dha të njëjtat udhëzime Timoteut: “Dhe ato që dëgjove nga unë jepua njerzëve besnik, të cilët do të jenë të aftë të mesojnë edhe të tjerët.” (2 Timoteut 2:2) Në proçesin këshillues dhe në marrdhënien me dhjetra e mijëra studentë, pastorë e drejtues të tjerë të krishterë, vit pas viti, që prej 1951-shit, personeli ynë ka parë se:

  1. Shumë antarë të kishave (duke përfshirë këtu edhe anëtarë të kishave që e nderojnë Zotin dhe e mësojnë Biblën me Besnikëri) nuk janë të sigurt për shpëtimin e tyre.
  2. I krishteri i zakonshëm po jeton një jetë prej të munduri dhe të pazakontë.
  3. I krishteri i zakonshëm nuk di si t’u tregojë të tjerëve qartë dhe më efektive për besimin e tij.

Në përpjekjet tona për të plotësuar këto tri nevoja bazë dhe për të ndimuar rritjen e dishepujve të krishterë, Insituti “Jeta e Re” ka përgatitur disa seri “Si të” ose “Koncepte të transferueshme”, në të cilave ne diskutojmë rreth shumë të vërtetave bazë që dhanë në mësimet e tyre Jezusi dhe dishepujt e tij.

Një “Koncept i transferueshëm” është një ide ose një e vërtetë që mund të transferohet ose komunikohet nga një person tek tjetri dhe pastaj tek një i tretë, brez pas brezi shpirtëror, pa e shtrëmbuar apo dobësuar kuptimin e tij origjinal.

Ndërsa këto të vërteta bazë - “koncepte të transferueshme”- të jetës së krishtere mund të gjenden në libra ose broshura,në film,kaseta e videokaseta, në çdo gjuhë kryesore të botës, Zoti mund t’i përdorë për të ndimuar në ndryshimin e jetës së dhjetramilionave në të gjithë botën.

Ne ju inkurajojmë që ta përvetësoni mirë secilin nga këto koncepte, duke i lexuar me vëmëndje, të paktën gjashtë herë, deri sa të jeni të përgatitur t’ua shpjegoni të tjerve, “të cilët do të jenë të aftë të mësojnë dhe të tjerët.” Duke i përvetësuar këto materiale bazë dhe duke i mësuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, miljona burra e gra në të gjithë botën, mund të vijnë tek Krishti dhe të bëhen dishepujt e Tij. Kështu jepet një kontribut i madh për përmbushjen e Porosisë së Madhe në brezin tonë.

Përmbajtja

Mrekullia e dështimit

Një ndër përgjigjësite e mia, si drejtues i Insitutit “Jeta e Re” është që, çdo vit, të takohem me drejtuesit e lëvizjes sonë në çdo kontinent. Shpesh gjatë udhëtimeve të mia në Azi dhe Europë, i bëj vizita personelit të Insitutit dhe takoj mijëra pastorë e njerëz të thjeshtë. Njëherë, kur u takova me një grup drejtuesish të krishterë, u tregova disa nga kulmet e të korrave të mëdha shpirtërore që po ndodhin sot në të gjithë botën. Një nga drejtuesit më ndëpreu.

“Po mahnitem nga kjo që po thua” - tha ai,- “por dua të tregohem i sinjqertë me ty. Unë vetë nuk e kam parë këtë lloj shërbimi. Përse nuk kam edhe unë një shërbim më të frytshëm?”

Ndoshta dhe ti po i bën vetes të njëjtën pyetje. Në faqet që pasojnë, dua të ndaj me ty një plan biblik që do të të ndimjë të jesh i frytshëm në dëshminë tënde për Zotin tonë, kudo që të shkosh dhe në çdo rrethanë.

Por, përpara se të ndaj këte plan me ty, dua të përqendrohemi në kapitullin e pestë të Ungjillit sipas Lukës, që tregon një histori nga jeta e një peshkatari të sprovuar Simon Pjetri. Ai dhe shokët e tij pershkatarë e kishin kaluar gjithë natën duke hedhur dhe mbledhur rrjetat, por nuk kishin kapur as një copë peshk.

Jezusi i pa këta burra kur po lanin rrjetat dhe i kërkoi Pjetrit ta shtynte barkën në ujë, që Ai të hipte në të dhe t’u fliste njerzve përqak Tij. Pasi mbaroi së foluri, Jezusi i bëri një premtim peshkatarit një premtim, të cilin, unë mendoj se, Pjetri, i lodhur nga nata e pafrytshme në peshkim, fillimisht e mendoi si marrëzi. Jezusi i premtoi se po t’i hidhte rrjetat, do të zinte peshq. Luka tregon përgjigjen e Pjetrit dhe atë që ndodhi si rezultat i saj:

“Mësues, u munduam gjithë natën dhe nuk zumë gjë; por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën.” Dhe, si bënë kështu, zunë një sasi aq të madhe peshku, sa po shqyej rrjeta. Atëhere u bënë shenjë shokëve të tyre që ishin në barkën tjetër, që të vinin e t’i ndihmonin. Dhe ata erdhën dhe i mbushën të dy barkat aq sa gati po fundoseshin. (Luka 5:5-7).

Jezisi u tha këtyre peshkatarëve që kishin mbetur gojëhapur nga fuqia e madhe e Tij: “Mos kini frikë; tash e tutje ju do të jeni peshkatarë njerzish të gjallë.” Aq shumë i kishte rrëmbyer prania dhe fuqia e Jezusit, saqë ata lanë punën për ta ndjekur.

Nuk ka gjë më të ngazëllueshme dhe shpirtërisht më shpërblyese në jetë, sesa mrekullia e peshkimit të njerzëve. Ndërsa ndjek udhëzimet e Zotit, rrjeta jote mund të mbushet plot, edhe në qoftë se asnjëherë nuk ke drejtuar ndonjë njeri tek Krishti, edhe në qoftë se mund të jesh në mëdyshje si Pjetri. Por, nëse ti, ashtu si dhe Pjetri, bindesh, Zoti Jezus do të të nderojë me përgjigjen e shumë njerëzve që do t’i thonë “po” dëshmimit tënd.

Në të gjithë botën, miliona të krishterë të rinj e njerëzve që kanë qënë besimtarë për më shumë se një gjusmë shekulli, u kam berë dy pyetje. Pavarësisht se kujt ia kam bërë këto pyetje, gjithmonë kam marrë përgjigje të njëjta.

  1. Cili është përjetimi më i rëndësishëm i jetës tënde?. Përgjigjja e pashmangshme është: “Njohja e Krishtit si Shpëtimtari im, është përjetimi më i rëndësishëm i jetës sime.”
  2. Cila është gjëja më e rëndësishme që mund të bësh për të ndihmuar dikë?. Dhe përsëri përgjigjja është e njëjtë: “Ta ndimoj të njohë Krishtin.”

Jam i sigurt se edhe ti, nëse je i krishterë, do t’u jepje të njëjtën përgjigje këtyre pyetjeve. Megjithatë, është për të ardhur keq që janë shumë të paktë të krishterët që po u tregojnë të tjerve për Krishtin. Duket qartë se diçka nuk shkon. Nëse dhe ti je si shumica e të krishterve sot, ndoshta nuk ke prezantuar asnjë njeri me Krishtin. Por ty do të të pëlqente ta bëje një gjë të tillë, dhe e di thllë në zëmër se kjo është ajo që Perëndia të ka kërkuar të bësh. Jezusi u thërret besimtarëve: “Ndiqmëni dhe unë do tju bëj peshkatarë njerzish.”

Kur të fillosh t’i mbushësh rrjetat me njerëz, të cilët i prezanton me Jezu Krishtin, do të fillosh pjesën më ngazëlluese, më të gëzuar dhe më shpërblyese të jetës. Ndoshta, ashtu si dishepujt, do ti lësh rrjetat e studentit, biznesmenit apo të diçkaje tjetër me të cilën po merresh, për ta ndjekur Atë në këtë udhëtim të mrekullueshëm të dëshmimit për Zotin tonë në Jezuralemin, Judenë dhe Samarinë tënde e deri në vëndet më të largëta rë botës.

Plani biblik, të cilin dua ta ndaj me ty, mund të ndahet në dy kategori: përgatitja personale dhe marje e iniciativës.

Sipër


Hapa për përgatitjen personale

Përgatitja personale është shumë e rëndësishme për t’u bërë një i krishterë i frytshëm. Në qoftë se këto hapa i ndjek me vëmëndje dhe duke u lutur, ato do ta ndyshojnë hetën dhe dëshminë tënde për Zotin tonë të dashur.

Siguruhu që je i krishterë

Miljona njerëz të mirë, të moralshëm e fetarë, janë aktivë në kishat e tyre, por nuk janë të sigurtë për marrdhënien e tyre të tanishme dhe të përjetshme me Perëndinë. Ata nuk janë të sigurt nëse do të shkojnë në Parajsë kur të vdesin. Në qindra konferenca që organizojmë ne, në të cilat marrin pjesë disa nga pjestarët më të sinjqertë dhe më të përkushtuar të kishave të ndryshme, 10-25% thonë se ata ose e pranuan Krishtin ose fituan sigurinë për shpëtimin e tyrë, si rezultat i mësimeve në konferenca.

Le të shohim një shëmbull. Një vajzë e re mjaft e veçantë, filloi shërbimin si antare e personelit tonë. Unë dhe ime shoqe ishim shumë të gëzuar për të dhe kishim besim se ajo do të kishte një shërbim të mrekullueshëm për Zotin tonë. Ajo vinte nga një familje e krishtere, kishte qënë në një kopsht të krishterë, në një shkollë fillore të krishterë, në një shkollë të mesme të krishtere dhe në një univers të krishterë. Kishte qënë një udhëheqëse aktive në veprimtaritë e kishës dhe ishte presidentja e Shoqatës së Grave të Krishtera në zonën e saj. Gjithashtu, kishte shërbyer edhe su këshilltare në disa kryqëzata të Billi Grehëmit. Kjo vajzë e re dhe e gjallë demonstronte të gjitha ato cilësi që pret t’i shikosh në një të krishterë të frytshëm dhe ndikues.

Duke i folur personelit të ri gjatë një sesioni përgatitje, unë theksova rëndësinë e të qënit i ndjeshëm ndaj nevojave të të krishterëve që nuk janë të sigurt për shpëtimin e tyre. “Kurr mos mendoni se janë të krishterët ata që janë të pasigurt për shpëtimin e tyre, edhe në qoftë se aktin e pranimit të Krishtit e kanë bërë disa herë,”-thashë unë-. “Nuk duhet të përpiqemi t’i bindni se janë të krishterë, ata që dyshojnë për shpëtimin e tyre, por duhet t’i konsiderojmë jo të krishterë dhe, duke u lutur, duhet t’i mësoni dhe t’i drejtoni në sigurinë e shpëtimit të tyre.”

Pasi mbarova bisedën, kjo vajzë më tha: “Unë nuk mendoj se jam e krishtere dhe gjithmonë kam dyshuar për shpëtimin tim.”

Prej vitesh, ajo kishte shkuar të këshillohej me udhëheqës të ndryshëm të krishterë, duke u thënë atyre se nuk ishte e sigurt që ishte e krishterë. Përderisa ajo i besonte të gjitha doktrinat bazë të besimit, ata mendonin se ajo ishte e krishtere dhe e inkurajonin e luteshin bashkë me të. Edhe pse ajo lutej bashkë me ta kurrë nuk kishte qënë e sigurt se Zoti e dëgjonte lutjen e saj. “Nuk më eshtë dhënë asnjë shenjë që të më tregojë se Krishti ka ardhur në jetën time,” -tha ajo-. “Kam frikë se do të vdes pa Krishtin”.

Atë ditë, unë pata privilegjin të ndaja lajmin e mirë të Efesianëve 2:8,9 me kërtë vajzë që e kishte njohur Krishterimin gjatë gjithë jetës së saj. Këtë herë, Shpirti i Shenjtë bëri të mundur që ajo t’i besojë Perëndisë dhe Fjalës së Tij. Me besim, ajo pranoi Zotin Jezus, dhuratën hirplotë të dashurisë së Perëndisë dhe zëmra iu mbush me gëzim, saqë i telefonoi të atit për t’u dhënë lajmin e mirë se tani ajo e dinte me siguri se kur të vdiste, do të shkonte në Parajsë.

Një ndër shokët e mi më të ngushtë gjatë ditëve të një seminari, ishte djali i një ungjilltari të njohur. Ai rridhte nga një familje që e donte Zotin. Takoheshim shpesh për lutje. Ai mësonte përmëndësh mijëra vardhe nga Shkrimi i Shenjtë dhe jetonte një jetë aq të disiplinuar për Perëndinë, saqë ishte shëmbull dhe frymëzim i përhershëm për mua. Unë pata privilegjin të isha i ftuari i nderit në dasmën e tij.

Ai mbante një dietë të veçantë me ushqime të lira, për ditë të tëra, që i jepte mundësinë të jetonte me njëqind e njëzet deri njqind e perëdhjetë lekë në ditë, me qëllim që të jepte më shumë para për misionarët. Kishte mbaruar studimet për teologji, kishte titullin “Kandidat i shkencave” dhe po studionte për të mbrojtur dokoratën kur, një ditë, më telefonoi për të më thënë: “Bill, sapo u bëra i krishterë”. U habita. “Ti je një ndër të krishterët më të mirë që kam njohur!” i thashë. Jam i sigurt që ke pasur ndonjë përjetim të veçantë emocional”. “Jo jo tha ai unë sapo i bëna i krishterë”.

Pastaj ai më më shpjegoi se, nëpër vite, kishte përjetuar konflikte dhe pasiguri, edhe pse s’ia kishte thënë njeriu këtë. Ai e kishte ftuar Krsishtin në jetën e tij shumë herë, por kurrë më parë nuk kishte qënë i sigurtë se Ai kishte ardhur në jetë. Asnjëherë më parë nuk e kishte paatur sigurinë e shpëtimit të tij.

Ndoshta, kurrë nuk e ke njohur gëzimin, mrekullinë dhe sigurinë që Krsihti jeton brënda teje, që mëkatet të jenë falur dhe që je fëmijë i Perëndisë. Mund të kesh besuar intelektualisht tek Krsishti për vite të tëra, mund të jesh aktiv në kishë, mund të jesh shumë i moralshëm, fetar dhe i perëndishëm në sytë e njerzëve që të rrethojnë, e megjithatë, akoma nuk ke përjetuar këtë lindje të re.

Të bërit i krishterë përfshin një përkushtim të të gjithë personit që mund të ilustrohet shumë mirë me anë të marrëdhënies në martesë. Shumë vjet më parë, për shëmbull unë vura re një vajzë të bukur që mendoja se ishte më e mrekullushmja në botë. Kur u njohëm më mirë, ramë në dashuri dhe u martuam. Por nuk ishim të martuar vetëm sepsee pëlqenim njëri-tjetrin intelektualisht apo, sepse e dashuronim njeri-tjetrin emocionalisht. Ishte një vepër e vullnetit tonë me besimqë, një ditë, ne u gjendëm përpara një pastori dhe u bëmë burrë e grua. Në atë çast, ngaqë thamë fjalët: “Po, e dua”, u bëme ligjerisht të martuar.

Si rrjedhim, ajo la familjen e saj, unë lash familjesn time dhe filluam një familje të tretë. Nuk pata emocione të veçanta kur thamë: “Po, e dua. Nuk u drodhën muret, as nuk shkreptiu. Në fakt, ndihesha pak i hutuar. Megjjithatë në atë çast nuk shpreha gëzim të dukshëm, kjo nuk e ndryshonte faktin që unë isha i martuar. Ato fjalë që shprehnin dëshirën e zëmrave tona, i dhanë fund fejesës sonë të gjatë prej tre vjetësh. Voneta, gruaja ime, është rritur me kalimin e kohës dhe, që nga ajo ceremoni e paharrueshme martese, i kam thënë me mijëra herë se e dashuroj. Por nuk i kam propozuar as edhe një herë të vetme për martesë që nga koha që ajo tha: “Po, e dua”.

Është njëlloj edhe në marrdhënien tënde me Jezusin. Përkushtimi ndaj Krishtit përfshin tërë qënien tënde: intelektin, emocionet dhe vullnetin tënd. Nuk mjafton të besosh intelektualisht se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë, nuk mjafton të dish se Ai vdiq në kryq për mëkatet e tua dhe u rinjgjall nga të vdekurit, nuk mjafton te pagëzohesh, të jesh aktiv në kishë, të lexosh Biblën dhe të lutesh përditë. Nuk bëhesh i krishterë derisa, me besim, si vepër e vullnetin tënd, të pranosh dhuratën e hirit të Perëndisë: dashurinë dhe faljen e Tij nëpërmjet Zotit Jezu Krisht. Kur e pranon Atë me besim, ti merr një natyrë të re: ke lindur në familjen e Perëndisë dhe fillon të përjetosh realitetin e jetës së përjetshme.

Në qoftë se asnjëherë nuk i ke thënë Krishtit: “Unë të pranoj si Shpëtimtarin tim nga mëkati dhe si Zot të jetës sime” unë të nxis ta bësh këtë tani. Jezusi tha:

“Ja unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, unë do të huj tek ai” (Zbulesa 3:20).

Kërkoi Atij të vijë në jetën tënde. Pastaj, në autoritetin e premtimit të Tij, falenderoje që Ai erdhi në jetën tënde, ashtu siç ka premtuar. Ai nuk do të gënjejë.

Pasi e ke pranuar, mos e fyej më kurrë duke i kërkuar të vijë në jetën tënde për se dyti. Që nga ajo ditë e deri në fund të jetës; çdo ditë filloje duke e falenderuar Atë që është në jetën tënde. Ai ka premtuar se do të jetë me ty gjithmonë (Mateu 28:20) dhe ka thënë: “Nuk do të lë, nuk do të të braktis”. (Ligji i Përtërirë 31:6; Hebrenjëve 13:5)

Një theks të tillë mbi besimin e vura në konferencën mbi ungjillizimin të organizuar nga rrjeti unë urban. Pasi mbarova mesazhin, një grua e moshuar m’u afrua e përlotur. Tha se kishte qënë mesuese në shkollën e së dielës, për dyzet vjet.

“Rrallë ka kaluar ndonjë ditë këto dyzet vjetët e fundit, që s’i kam kërkuar Krishtit të vijë në jetën time” -ajo tha-, “por kurr nuk kam qënë e sigurt nëse Ai është aty. Që sot e tutje do të them: ‘Faleminderit o Zot që je në zëmrën time. Unë kurrë nuk do të fej më, duke të kërkuar të vish në jetën time përsëri, sepse tani jam e sigurt që ti je aty”.

A do të bësh edhe ti të njëjtën gjë? Në qoftë se nuk e ke bërë kurrë, bëje tani. Mendo për një çast dhe, në qoftë se lutja e mëposhtme shpreh dëshirën e zëmrës tënde, bëje këtë lutje:

“Zot Jezu, kam nevojë për Ty. Të hap derën e zëmrës sime dhe të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit që me ke falur mëkatet. Merre në kontroll fronin e jetës sime. Më bëjashtu siç do ti. Faleminderit që erdhe në jetën time. Gjatë gjithë jetës do Të falenderoj që je në jetën time dhe që s’do të largohesh kurrë prej meje. Faleminderit që tani kam jetë e përjetshme, siç më ke premtyar.

Sigurohu që nuk ka asnjë mëkat të parrëfyer në jetën tënde

Në qoftë se ndonjë veprim apo qëndrim mëkatar po e pengon miqësinë tënde me Perëndinë, Ai nuk mund të jetojë dhe të veprojë nëpërmjet teje dhe ti nuk do të jesh një i krishterë i mbushur plot gëzim dhe një dëshmitar i frytshëm për Krishtin.

Sipas Hebrenjëve 10, Krishti erdhi si flijim i Perëndisë për mëkatet e tua. Dhiata e Vjetër na tregon se izraelitët e çonin te prifti kafshën që do të flijonin. Atje, ajo therej, kurse altari spërkatej me gjak si mbulesë për mëkatet e tyre. Më pas, kur u plotësua koha dhe qëllimi i Perëndisë, siç ishte parishikuar nga profetët e Dhiatës së Vjetër, Jezus Krishti, Mesia, erdhi të vdesë për ty. Ai erdhi si flijim i Perëndisë për të derdhur gjaku e Tij në kryq për mëkatet e tua. Prandaj, nuk ka më nevojë që të flijohet diçka për mëkatet e tua.

Ti nuk mund t’i shtosh asgjë sigurisë së shpëtimit dhe jetës së përjeshme që Krishti arritu në kryq për ty. Lotët dhe disiplinat që i imponohen vetes, nuk mund t’i shtojnë asgjë flijimit të plotë dhe të përsosur zëvëndesues që bëri Ai për ty në kryq. E vetmja gjë që mund të bësh për ta bërë vdekjen e Krishtit në Kryq domethënës në jetën tënde, është të rrëfesh mëkatet dhe të pranosh flijimin e Tij si pagesë përfundimtare dhe të plotë për të gjitha mëkatet e tua: të shkuarat, të tashmet dhe të ardhmet. Bibla, Fjala e frymëzuar dhe e shenjtë e Perëndisë, thotë “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet të na pastrojë nga çdo paudhësi”. (1 Gjoni 1:9)

Në greqishten e vjetër, në gjuhën origjinale të Dhiatës së Re, fjala “rrëfej” (homologeo) do të thotë “të jesh dakort”. Çfarë bën ti kur je dakort me Perëndinë?

Së pari, ti e pranon se mëkati që ke bërë është gabim. Perëndia është i Shenjtë. Asnjë mëkat nuk mund të hyjë në praninë e tij. Megjithatë Perëndia e urren mëkatin, Ai e do mëkatarin. Të do, pavarësisht nga ajo që mund të bësh, por Ai e urren mëkatin tënd. Kur Shpirti i Shenjtë të thotë me atë zërin e qetë dhe të lehtë: “Më hidhëron sellja jote qëndrimi yt”, ti e di se ajo që ke bërë është gabim dhe e pranon që është gabim, d.m.th., bie dakort me Perëndinë.

Së dyti, ti e pranon se Jezusi pagoi për të gjitha mëkatet e tua kur derdhi gjakun e Tij në kryq për ty, sipas Hebrenjëve 10. Tani, falenderoje Krishtin që ka vdekur për mëkatet e tua.

Së treti, pendohu! Fjalë për flajë, “pendohem” do të thotë “ndryshim mëndjeje”. Ti ndryshon qëndrimin tënd ndaj mëkatit që ke bërë dhe kjo, sigurisht, nëpërmjet fuqisë aftësuese të Shpirtit të Shenjtë, do ndikojë në ndryshimin e veprimeve. Me dëshirë, ti largohesh nga ajo që nuk i pëlqen Perëndisë dhe fillon të bësh atë që i pëqen Atij.

Nuk mund të bësh një gjë të tillë në të njëjtën kohë edhe të jetosh një jetë të shenjtë, edhe ta hidhërosh Shpirtin e Shenjtë. Në qoftë se nuk do ta pranosh mëkatin dhe do ta gjykosh vetë veten, atëhere do të përjetosh disiplinim hyjnor. Duke qënë se Perëndia i do fëmijët e Tij, Ai i ndëshkon, i korrigjon dhe i disiplinon ata që janë të pabindur (Zbulesa 3:19). Davidi shkruan “I thirra atij me gojën time dhe e përlëvdova me gjuhën time. Po ta kisha ruajtur të keqen në zëmrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar”. (Psalmi 66:17,18)

Sapo Shpirti i Perëndisë ta tregon mëkatin, rrëfeje. Merr frymë shpirtërisht, d.m.th. nxirr frymë duke rrëfyer mëkatin tënd. Sa herë që Shpirti i Shenjtë të të vërë në dukje ndonjë mëkat që ke bërë ose që po bën, rrëfeje pa vonuar. Rrëfimi i mëkateve është thelbësor për një jetë të shenjtë dhe një dëshmi të frytshmëm për Zotin tonë.

Ji i mbushur me Shpirtin e Shenjtë

Një ndër shokët e mi më të ngushtë, që është edhe një studiues i krishterë i njohur, e pranoi para një grupi bashkëbesimtarësh, në një nga konferenat për ungjillizim, se nuk ishte një i krishterë i lumtur dhe plot gëzim dhe se rrallë u tregonte të tjerëve për Krishtin. Më vonë, ndava me të disa parime biblike se si të dëshminte në fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. Perëndia e preku në zëmër. Ai u kthue atë mbrëmje shumë i gëzuar, sepse mbasditen e kishte kaluar duke u treguar të tjerëve për Krishtin. Ai mezi po priste të na tregonte se çfarë kishte bërë Perëndia në jetën e tij. Ai po na tregonte se si kishte folur me dy studentë për Krishtin dhe, gjatë bisedës, e kishte përjetuar praninë e Krishtit në një mënyrë krejt trejtër.

Ndoshta përditë, kalon orë të tëra në lutje dhe studim Bible, por nuk po jeton i lumtur. Nuk po jeton jetën e begatë pë premtoi Krishti. Që të jesh i frytshëm në dëshminë tënde për Krishtin, duhet që , me besim, të përvetësosh plotësinë e Shpirtit të Perëndisë. Jezusi premtoi: “Ju do të merrni fuqi kur Shpirti i Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëjeni dëshmitarët e mi në Jerusalem dhe në të gjithë Judenë, në Samari e deri në skajin e dheut “. (Veprat e Apostujve 1:8)

Mbushje me Shpirtin e Shenjtë, do të thotë që, me besim ta ftosh Atë të të kontrollojë dhe të fuqizojë të të aftësojë të jetosh një jetë të shenjtë, të perëndishme dhe të të bëjë një dëshmitar të frytshëm për Të. Dy fjalë dhe dy vargje nga Bibla janë thelbësore këtu:

Së pari, mos harro fjalën urdhër. Efesianëve 5:18 thotë: Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë (Shpirtin e Shenjtë).

Kjo do të thotë se ti duhet të kontrollosh dhe fuqizohesh nga Shpirti i Shenjtë si pjesë e jetës tënde. Është një urdhër për çdo besimtar, jo vetëm për ungjilltarin dhe pastorin, jo vetëm për mësuesin e shkollës se të dielës dhe drejtues të tjerë të krishterë, por për çdo njeri që beson tek Krishti. Tani bëni ledhjen midis urdhëlit të Perëndisë dhe premtimit të Tij që gjendet tek 1Gjoni 5:14,15:

Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson: Dhe nëse dimë se ai na i plotëson të gjitha ato që i kërkojmë, ne dimë se i kemi ato që i kërkuam atij.

Në bazë të urdhërit dhe premtit të Perëndisë, nëse do t’ia dorëzosh drejtimin dhe kontrollin e jetës tënde Zotit tonë, Jezus Krisht, mund të dish se Ai do të mbushë me Shpirtin e Tij kur përvetëson plotësinë e Shpirtit të Tij të Shenjtë me besim dhe si shprehje dhe vullnetin tënd.

Mos bëj gabim të mendosh se duhet të përjetosh ndonjë ndjenjë të veçantë. Në fakt, emocionet mund të jenë të rrezikshme. Hidh një litër benzinë në tokë, ndiz një fije shkrepse dhe ngrihet flakë e tym, s’ka më, mbaroi. Drematike, por, shpenzim i kotë.

Shumë njerëz janë aq të (përfshirë në emocionet dhe në kërkim e) dhënë pas emocioneve dhe pas kërkimit të përjetimeve emocionale, saqë e fyejnë Perëndinë. Bibla thotë: “I drejti do të jetojë me anë të besimit” (Romakëve 1:17) dhe: “Çdo gjë që nuk bëhet me besim është mëkat” (Romakëve 14:23). Vetë akti i kërkimit të një përjetimi emocional e mohon konceptin e besimit.

Shumë herë kur flas nga podiumi ose kur u flas njerëzve personalish, nuk ndiej ndonjë valë të madhe fuqie ose emocioni shpirtëror. Ndonjëherë, për shkak të udhëtimeve të shumta, fjalimeve të gjata dhe çlodhjes së pamjaftueshme, trupin e kam të këputur dhe mëndja nuk më punon siç duhet, megjithatë, (në qoftë se nuk ka ndonjë mëkat të parrëfyer në jetën time dhe, nëse me besim shpall plotësinë e Perëndisë) e di se jam i mbushur me Shpirtin e Shenjtë, edhe pse nuk e ndiej veten të tillë. Nuk mbështetem tek ndjenjat. Mbështetem tek Fjala e Perëndisë urdhëri dhe premtimi i Tij.

Me besim, ti mund ta dish se je i mbushur me Shpirtin e Shenjtë gjatë gjithë jetës, nëse vazhdon të bësh “frymarrje shpirtërore” duke nxjerrë frymë ndërsa përvetson fuqinë e Perëndisë me besim.

Mbushja me Shpirtin e Shenjtë të pajis për të shërbyer si dëshmitar i Krishtit. Personelit tonë, që tani shërben në 133 vëndet kryesore, të cilat përfaqësojnë 97% të popullsisë së botës i themi: “Mos shkoni të bëni atë që u thuhet, nëse keni më të voglisn dyshim se jeni të mbushur me Shpirtin e Shenjtë “. Vetëm shërbimi që kryhet në Krishtin dhe në fuqinë e Shpirtit të Shenjtë i pëlqen Perëndisë. Shërbimi që kryhet për Të në fuqinë e mishit është kohë e humbur, nuk e nderon emrin e Tij dhe prodhon dru, kashtë dhe sanë shpirtërore dhe, në ditën e gjykimit të Krishtit, do të digjet.

Në qoftë se në këto çaste ti e di që nuk je i mbushur me Shpirtin e Shenjtë dhe dëshira jote e sinjqertë është të veprosh sipas vullnetit të Perëndisë, që tani mund të bësh këtë lutje:

Zot Jezu, unë kam shumë dëshirë të jem një njeri i perëndishëm. Unë largohem nga rrugët e mia mëkatare Të jap Ty kontrollin e jetës sime. Nuk mbaj asgjë për vete. Dua që ti të jesh Zoti im dhe mësuesi im. Tani, në outoritetin e urdhërit tënd për t’umbushur me Shpirtin dhe premtimin Tënd që, nëse Të kërkojmë ndonjë gjë sipas vullnetit Tënd, Ti na dëgjon dhe na përgjigjesh, me besim, unë marr plotësinë e Shpirtit të Shenjtë.

Në qoftë se e bëre këtë lutje me besim, mund të jesh i sigurt, në bazë të urdhërit të Tij dhe të autoritetit të premtimit të Tij, se je i mbushur me Shpirtin e Shenjtë që tani! Mund a dish me besim (duke patur ose jo përjetim emocional), duke i besuar Perëndisë dhe Fjalës së Tij.

Megjithatë, sipas premtimit të Jezusit: “Kush i ka urdhërat e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe ksuh më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t’i dëfrehem atij” (Gjoni 14:21). Përderisa Jezusi premtoi t’ua shfaqë veten të gjithë atyre që i binden, emocionet e duhura vijnë kur ti jeton me besim dhe kur, besimin tënd në KKrishtin, e ndan me të tjerët në fuqinë e Shpirtit të Shenjtë.

Përgatitu t’u tredosh të tjerëve për besimin tënd në Krishtin

Mbatja e Krishtit në fronin e jetës si Zot të zëmrës tënde, është përgatitja më e mirë për të komunikuar besimin tënd. 1 Pjetërit 3:15,16 thotë:

Madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi dhe me druajtje, duke pasur ndërgjegje të mirë, që, kur t’ju padisin si keqëbërës, të turpërohen ata që shpifin për selljen tuaj të mirë në Krishtin.

Si çdo aftësi tjetër, aftësia për t’u përgjigjur për shpresën që ke në Krishtin (ose “dëshmimi”) mund të bëhet më mirë pasi ke marrë mësime në teori dhe praktikë për këtë gjë.

Po jap një ilustrim. Një pastor më tregoi se kishte qënë në punë të krishtere për më shumë se 25 vjet, por nuk kishte drejtuar asnjë njeri tek Krishti, derisa kishte marrë pjesë në një nga konferencat tona përgatitore. Ai më tha: “Mesazhi yt mbi mënyrën se si të dëshmosh në Shpirtin e Shenjtë dhe si të paraqesësh ungjillin nëpërmjet përdorimit të broshurës “Katër Ligjet Shpirtërore” e ndryshoi më ndryshoj jetën. Nuk kam qënë kurrë kaq i lumtur. Tani di diçka rreth jetës së begate që premtoi Jezusi.”

Këtij drejtuesi të krishterë i shkëlqente fytyra nga gëzimi ndërsa tregonte se si, për herë të parë në jetën e tij, kishte drejtuar tek Shpëtimtari ynë jo një, por dy vetë.

Gjatë së njëjtës javë përgatitje, qindra studentë dhe njerëz të tjerë që morën pjesë në konferencë, u përdorën nga Perëndia për t’u lutur me më shumë se 900 njerëz që pranuan Krishtin nëpërmjet dëshmisë së tyre. Përgatitja solli ndryshim.

Unë falenderoj Perëndinë për mënyrën se si po i përdor seminaret teologjike, shkollat biblike dhe insitutet e tjera përgatimore të krishtera të njgjashme me këto, por nuk është e neojshme të kalosh vite të tëra përgatitje para se të të përdorë Perëndia. Jo çdo njeri e ka dhuntinë e ungjillizimit, (2 Timoteut 4:5). Ti ke privilegjin dhe përgjegjësinë të jesh dëshmitar për Zotin tënd Jezus Krisht. Porosia e Madhe e Krishtit që gjendet tek Mateu 28:18-20 është për ty.

Duke mësuar si të përdorësh një mjet të thjeshtë si broshura “Katër Ligjet Shpirtërore” në fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, ti mund të kesh efektivitet në dëshminë tënde.

Disa të krishterë do të jenë të frytshëm se disa të tjerë. Mos u mërzit kur të dëgjosh se disa nga shokët e tu po sjellin më shumë njerëz tek Krishti. Gjeje prehjen në atë që e di mirë, se ata që vijnë tek Krishti nëpërmjet dëshmisë së një të krishteri, vijnë si rezultat i punës së Shpirtit të Perëndisë dhe se Vetëm Ai ju ofron të jepni fryrte. Mos harro: Suksesi në dëshminë është marrja e iniciativës për t’u treguar të tjerëve pë Krishtin në fuqinë e Shpirtit të Shenjtë dhe lënia e rezultateve Perëndisë.

Unë vetë personalisht jam i bindur se, po t’u japësh jo të krishterëve 10 broshura “Katër Ligjet Shpirtërore”, çdo ditë, të paktën 1 apo 5 nga ata do të pranojnë Krishtin, duke patur parasysh vëndin e kulturën.

Sipër


Marrja e Iniciativës

Përgatitja personale (të qënit i sigurt se je i krishterë, rrëfimi i mëkatëve, mbushja me Shpirtin e Shenjtë dhe përgatitja për të komunikuar besimin tënd) është hapi i parë që mund të besh qër të qënë një dëshmitar i frytshëm. Hapi i dytë është marrja e iniciativës.

Në marrjen e iniciativës përfishin katër hapa. Le t’i shikojmë me rradhë këto hapa:

Lutu

Sipas Fjalës së Shenjtë të Perëndisë, në qoftë se kërkon ndonjë gjë në përputhje me vullnetin e Tij, Ai të dëgjon dhe të përgjigjet (1 Gjoni 5:14,15). A dëshiron që njerzit e tu të dashur, familja, shokët dhe të afërmit e tu të vijnë tek Krishti? Fillo t’ia kërkosh këtë Perëndisë.

Ndiq shëmbullin e Zotit tonë, lutja prej kryeprifti e të cilit gjendet tek Gjoni 17:9; “Unë lutem për ta, nuk lutem për botën, po për ata që më ke dhënë…” (Gjoni 17:9). Pali dhe autorët e tjerë të Dhiatës së Re, kërkojnë vazhdimisht në lutje për të tjerët, si dhe për vetveten.

Unë jam lutur për njerzit e mi të dashur, me të ciliët më parë qaja, ndërsa u përgjërohesha të vinin te Krishti. Pastaj erdhi dita kur e kuptova se Perëndia nuk donte që ata të humbisnin Ai i donte ata më shumë nga ç’i doja unë dhe me besim fillova ta falenderoja Perëndinë që ata do të bëheshin të krishterë. Shumica e tyre tashme e kanë pranuar Krishtin, por asaj liste vazhdojnë t’i shtohen emra gjithnjë e më shumë.

Ashtu siç u lut Jezusi që Shpirti i Shenjtë të punonte në jetët e dishepujve të Tij, ashtu mund të lutesh edhe ti që Shpirti i Shenjtë t’i bindë jo të krishterët dhe t’u japë atyre një dëshirë të fortë pëer rrugët e Perëndisë. Shkrimi i Shenjtë thotë:

Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij, siç disa besojnë që ai bën; por është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim. (2 Pjetrit 3:9).

Megjithatë, disa herë në kohën e Tij të pakuptueshme e sovrane, Ai vendos të presë për lutjet e një besimtari të shpëtuar që të çlirojë Shpirtin e Shenjtë në jetën e atij njeriu. Siç ka thënë dikush: “Lutja nuk bëhet që të pushtosh atë që nuk do Perëndia, por të kapësh atë që dëshiron Ai.”

Edhe pse Perëndia nuk do që “ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim”, plani i Tij nuk është gjithmonë i njëjtë me tuajin. Vazhdo t’i besosh dhe ta falenderosh Atë për shpëtimin dhe rritjen shpirtërore të atyre, të cilët, Ai t’i ka dhënë në zëmër të lutesh. Nga përvoja ime personale dhe studimi i Fjalës së Perëndisë, mund tju siguroj se lutja është pika e nisjes kur do që një njeri i afërm të vijë tek Krishti.

Bëj një listë lutjeje, ose mbaj një ditar lutjeje dhe lutu për jo të krishterët të veçantë, për të krishterët (duke përmendur edhe emrat e tyre) dhe për njgjarje të veçanta. Ndërsa Perëndia u përgjigjet lutjeve, shëno datën dhe përshkruaj se si iu përgjigj Perëndia luetjeve tuaja. Brënda një kohe të shkurtër do të kesh një listë të gjërave që tregojnë besnikërinë e Perëndisë, e cila do të inkurajojë dhe do të forcojë besimin tënd dhe të të tjerëve.

Shko

Një ndër pengesat më të mëdha në dëshmimin është problemi i të shkuarit. Mund të dëgjosh lloj lloj justifikimesh: “Jam shumi zënë” ose: “Po pres që Shpirti i Shenjtë të më dërgojë tek ndonjë”. Mos prit që Shpirti i Shenjtë “të të drejtojë”. Zoti ynë, Jezus Krishti, tashme të ka urdhëruar të shkosh t’u tregosh lajmin e mirë të gjithë atyre që do të dëgjojnë. Mos prit që ata të vijnë tek ti. Ndërsa ti ndjek Jezusin, Ai do të drejtojë tek njerzit që ka përgatitur.

Mos harro që, gjëja më e madhe që të ka ndodhur ndonjëherë, është njohja e Krishtit, dhe ndihmesa më e madhe që mund t’i japësh një njeriu është ta ndihmosh atë që të njohë Krishtin. Nëse kjo është e vërtetë, atëhere duhet të fillosh t’i mendosh edhe një herë përpasitë e tua. Si po e kalon kohën? A po kalon kohë çdo ditë duke i treguar dikujt për Krishtin?

Mund të inkurajosh po ta dish se shumë nga antarët e personelit të Insitutit “Jeta e Re”, [si jam unë, janë të ndrojtur nga natyra. Ne nuk kemi gjithmënë të lehtë të flasim me të tjerët për Krishtin. Por, perderisa Jezusi erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë ata që kishte humbur dhe përderisa Ai jeton brënda nesh, ne i kërkojmë Atij vetëm të na japë kurajon për të folur fuqishëm për Të.

Sa herë që jam vetëm për vetëm me një njeri tjetër për disa çaste, unë e di se ky është një takim hyjnor i sigurt nga Zoti për të ndarë lajmin e mirë të dashurisë dhe fjalës së Perëndisë.

Për shëmbull, kur në Atlanta, mdalova në një dyqan për të berë një krevatë. Shitësi po më shërbente dhe, ndërsa po zgjidhja një kevatë që shkonte me kostumin që kisha veshur, i thashë se kisha ardhur në atë qytet për t’u takuar me disa drejtues drejtues të krishterë, që të flisnim se si të gjenim rrugë për të sjellë kombin tonë përsëri tek Perëndia. Pastaj e Pyeta: “Ti a je i krishterë?

Ai tha se nuk kishte menduar të bëhej. I tregova “Katër Ligjet Shpirtërore”. Ndërsa lexoja broshurën, erdha tek Ligji 4 që shpjegon se si ta pranosh Krishtin dhe përfundon me këtë lutje:

“Zoti Jezus, kam nevojë për Ty. Faleminderit që vdiqe në kryq për mëkatet e mia. Una hap derën e zemrës time dhe të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit q’ë fale mëkatet dhe më dhe jetën e përjetshme. Ulu në fronin e jetës sime dhe udhëhiqe atë. Më ndihmo të bëhem ashtu siç dëshiron Ti të jem”.

Unë e pyeta: “A e shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde ?” Ai më siguroi , kështu që i sugjerova të lutej me zë dhe ai u lut. Sapo mbaroi, unë u luta për të.

Pastaj e pyeta se ku gjendej Krishti në lidhje me të. Më siguroi se Krishti kishte hyrë në jetën e tij. Unë vazhdova t’i shpjegoj atij se, sipas Fjalës së Perëndisë, ai jo vetëm mund të kishte sigurinë e jetës së përjetshme, por edhe mund të rritej si i krishterë.

Siç e kam zakon, i mora andresën që t’i dërgoja materiale të rëndësishme për rritjen në besim. Në aroplan, restorant, madje edhe në anshensorë takoj njerëz që mezi presin të pranojnë Krishtin.

Ndarja e Krishtit me të tjerët, duhet të jetë pjesë e jetës së çdo të krishteri. Kur zgjohesh çdo mënjgjes, falenderoje Zotin Jezu që jeton brenda teje dhe kërkoji Atij t’i përdorë buzët e tua për t’u folur të tjerëve për dashurinë dhe faljen e Tij gjatë gjithë ditës, sa herë që të jetë e mundur.

Fol për Jezusin

Pali tha: “Duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Jezus Krishtin” (Kol 1:28).

Mos fol vetëm për çështje anësore, si moti, sportet, politika apo biznesi. Lutu dhe prit që Perëndia të të bëjë të aftë për të filluar një bisedë për Birin e Tij.

Një vejushë e heshtur që sapo i ka kaluar të tridhjetat, ka drejtuar dhjetra të afërm dhe miq të saj tek Zoti Krisht. Pothuajse çdo të diel, ajo sjell me vete në kishë një besimtar të ri. Shumë nga këta, ajo i ka drejtuar tek Krishti gjatë javës së mëparshme.

Një herë e Pyetën: “Si ia bën që ndan besimin tënd me gjithë këta njerëz?” Ajo u përgjigj: “Unë i them vetes: Po s’u tregova unë për Jezusin, kush do t’u tregojë?” Dhe nuk gjej një përgjigje të mirë për këtë”.

Sot, një numër të krishterësh që rritet vazhdimisht po përdoret nga Perëndia, sepse ata janë përgatitur të flasin për Krishtin në fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. Ata nuk tërhiqen të bisedojnë çështje jothebësore. Kjo është dhe arsyeja që broshura “Katër Ligjet Shpirtërore” është kaq aktive: ajo e mban bisedën të përqendruar tek Krishti, larg çështjeve që të largojnë vëmëndjen nga Zoti ynë. Kjo na bën prezantimin e ungjillit të thjeshtë dhe të kuptueshëm.

Shumë njerëzë shprehin antagonizëm kundrejt Perëndisë dhe kishës - ata s’duan të kenë të bëjnë fare me fenë. Por, kur u tregon për Jezuisn, ata përgjigjen. Mbaj mënd një shofer taksie në Austri që më tha: “Hoqa dorë nga feja në Luftën e Dytë Botërore. S’dua të kem punë me një zot që i lejon njerzit të vrasin njëri-tjetrin”.

“Prit pak i thashë, ti po akuzon Perëndinë për diçka që është përgjegjës njeriu.”

Është e keqja e njeriut, tek mëkati i tij që e bën të urrejë, të vjedhë dhe të vrasë”. I shpjegova atij ndryshimin që ekzistonte midis fesë, që është përpjekja e njeriut në kërkim të Perëndisë dhe Krishterimit, që është shfaqja e vetë Perëndisë nëpërmjet Krishtit tek njeriu. Ndërsa i flisja për Jeziusin, qëndrimi i atij njeriu ndryshoi krejt. Nuk kaloi shumë dhe më tha se donte të lutej me mua për të pranuar Krishtin.

Shumë njerëz sot janë kundërshtarë të kishës se organizuar në përgjithësi dhe, nëse do t’i ftosh për Shpëtimtarin, duhet tu flasësh së pari për Shpëtimtarin, jo për kishën. Pasi e pranojnë Krishtin, shumica e tyre do të dëshirojë të bëhen aktivë në kishë.

Të tjerët janë kundërshtarë të Biblës si Fajala e Perëndisë. Nuk është nevoja të vërtetosh Biblën, vetëm përdore. Përdore edhe me njerëz që thonë se nuk i besojnë asaj. Perëndia ka premtuar tëë nderojë Fjalën e Tij.

Nëse pret që Perëndia të të përdorë, fol për Shpëtimtarin dhe gjithmonë nxit ata me të cilin po ndan, ta ftojnë Atë në jetët e tyre. Në të vërtetë, ti nuk ke “ungjillizuar”, në qoftë se nuk u ke dhënë njerëzve një mundësi për t’iu përgjigjur ungjillit, duke e ftuar Krishtin të jetë Shpëtimtari dhe Zoti i tyre.

Ndërsa flet me njerzit për Shpëtimtarin do të shohësh se shumë njerëz janë gati ta pranojnë Atë që herën e parë që bisdon me ta. Disa kanë nevojë të “piqen” edhe pak:

Kur isha i vogël, shkoja shpesh në kopshtin me pjeshkë të xhaxhait. Gjithmonë vilnim pjeshkat e pjekura dhe linim në degë ato jeshilet. Dy ditë më vonë do të ktheheshim prapë tek të njëjtat pemë dhe vilnim pjeshkë të tjera të pjekura. Për çdo dy ditë do të gjenim më shumë pjeshkë të pjekura. Po kështu ndodh edhe kur ne dëshmojmë për Jezusin. Duhet të jesh i ndjeshëm ndaj njerëzve dhe ndaj gatishmërisë së tyre për ungjillin. Ka nga ata që janë gati të pranojnë Krishtin, gati për tu fjelë, dhe ka të tjerë që nuk janë gati. Ata janë si fruti jeshil i papjekur ende.

Mos debato me ata që nuk janë gati. Mos i kërceno, mos i fyej, mos u bëj presion “të marrin një vendim për Krishtin”. Jepu diçka të përshtatshme për të lexuar (si Katër Ligjet Shpirtërore ose Veçantia e Jezusit), lutu shkurt për ta dhe situatën e tyre, bisedo me ata më vonë kur Zoti të të japë mundësinë, por vazhdo të kërkosh frytet e pjekura. Ata janë kudo rreth teje, mijëra, miliona njerëz, zëmrat e të cilëve tashme janë përgatitur nga Shpirti i Shenjtë për të pranuar Krishtin.

Gjatë një udhëtimi me avion, për shëmbull, bisedova me dy njerëz që ishin “shpirtërisht të pjekur”. Njëra ishte një grua tetëdhjetëvjeçare që e pranoi Krishtin si Shpëtimtarin e saj. Tjetri, presidenti i një korporate të madhe, gjithmonë kishte besuar se Jezusi ishte Biri i Perëndisë dhe se kishte vdekur për mëkatet e tij, por kishte qënë shumë i zënë me gjëra të tjera për t’iu përkushtuar personalisht Krishtit.

Në të njëjtin udhëtim, në Universin Konrell, ku u kisha folur studentëve dhe personelit, m’u afrua presidenti i një kompanie të madhe biznesi. Kishte ardhur të takonte të birin që kishte 6 muaj që ishte bërë i krishterë. “Dua të të falenderoj që e ndihmove tim bir shpirtërisht”, tha ai.

Pastaj e pyeta nëse e kishte pranuar ndonjëherë Krishtin. M’u përgjigj se nuk e kishte pranuar, por donte ta pranonte. U gjunjëzuam së bashku në lutje dhe, i nxitur nga gëzimi i madh i të birit, ai i dha jetën Shpëtimtarit tonë.

Merr iniciativën duke u lutur, duke shkuar tek të tjerët, duke u folur për Jezusin dhe, së fundi, duke besuar se Perëndia do ta përdorë.

Prit që Perëndia të të përdorë

Kur flet për Jezusin, prit që njerëzit të përgjigjen pozitivisht jo duke u mbështetur tek siguria që ke në vetvete, por duke u nisur nga besnikëria e Zotit, dashuria, sovraniteti, pushteti dhe premtimi i Tij, se Ai nuk dëshiron që ndonjë të humbasë, por që të gjithë të vijnë tek Ai të penduar.

Zot Jezusi u premtoi burimet e Tij të mbinatyrshme të gjithë atyre që bashkohen me Të për të ndihmuar në përmbushjen e Porosisë së Madhe. Ai u tha dishepujve të Tij:

Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt, duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen (Mateu 28:20)

Por ajo fuqi dhe prani e rinjgjalljes është në dispozicionin tënd edhe sot. Zoti ynë është përkushtuar ta nderojë dëshminë besnike të të gjithë atyre që e vendosin besimin tek Ai.

është interesante të shohësh se, ndërsa dishepujt ndesheshin kundërshtim të fortë dhe shpesh të hidhëruar, lëvizja e krishtere përjetoi një rritje të mjaft dukshme, siç shprehet tek letrat që Pali u dërgon kishave në Selanik dhe Kolose:

… Sepse ungjillin ynë nuk erdhi deri te ju vetëm me fjalë, por edhe me fuqi dhe me Frymën të shenjtë, dhe me shumë bindje; ju e dini se si jemi sjellë në mes tuaj për hirin tuaj. Dhe ju u bëtë imituesit tanë dhe të Zotit, duke e pranuar fjalën në mes të një pikëllimi të madh, me gëzimin e Frymës së Shenjtë ( 1 Thesalonikasve 1:5,6)

(në fjalët e së vërtetës së unjillit) që arriti të ju, sikurse edhe në gjithë botën, dhe po jep fryt dhe rritet, sikurse edhe ndër ju, nga dita që dëgjuat dhe njohët hirin e Perëndisë në të vërtetë. (Kolosianëve 1:6).

Besoj që një nga gënjeshtrat e shekujve është qëndrimi i disa të krishterëve që thonë se njerëzit nuk duan t’ia dinë për Zotin. Për këtë arsye, shumë të krishterë u afrohen të tjerëve duke mbajtur një qëndrim negativ dhe duket sikur u thonë: “Ti nuk dëshiron të bëhesh i krishterë apo jo?” Me këtë qëndrim negativ, ata pa dashje, i pengojnë të tjerët të shprehin nevojën e tyre për Krishtin. Dua të të inkurajoj duke të thënë se Perëndia tashme i ka përgatitur zemrat e atyre që mezi po presin të pranojnë Jezusin dhe do ta shohësh se ashtu është.

Pasi kam kaluar më shumë se 45 vjet duke ndarë Krishtin me miliona studentë e të tjerë në grupe të vogla e të mëdha, unë mund të them se Shpirti i Shenjtë ka vënë etje për Perëndinë në zëmrat e njerzëve në të gjithë botën. Miliona po presin dikë që t’ju tregojë për Shpëtimtarin tonë të mrekullueshëm, të gatshëm ta pranojnë Atë si Shpëtimtarin e tyre.

Për shëmbull, gjatë njërës prej konferencave për pastorë në Haiti, më shumë se 1000 njerëz pranuan Krishtin, ndërsa 550 pastorë dhe predikues të thjeshtë u lutën me ta, një ose dy njëherësh, ku përfshihej parafërsisht një shumë prej katër orësh dëshmi.

Në plazhin Dajtona (Daytona Beach), gjatë pushimeve të Pashkës, afro 1500 anëtarë të personelit të Insitutit “Jeta e Re” dhe studentë, nëpërmjet dëshmisë së tyre, drejtuar tek Krishti më shumë se 3500 studentë.

Në Kaliforninë e Jugut, një numër i parafërt të krishterësh që përgatiteshin, sollën tek Krishti 2000 studentë në një ditë ungjillizimi në plazh.

Shumica e personelit tonë, si dhe studentët vullnetarë dhe të tjerë, raportojnë se 10-75 % e njerëzve me të cilin ata bëjnë një prenzatim të qartë të ungjillit, pranojnë Krishtin. Përqindja e përgjigjeve shpesh varet nga vendi dhe kultura. Megjithatë, shohim se Shpirti i Perëndisë ka përgatitur zëmrat e shumë njerzëve për t’iu përgjigjur Jezusit. Siç tha dhe Jezusi: “Ngrihni sytë tuaj dhe shikoni fushat që tashme zbardhojnë për korrjen” (Gjoni 4:35). Jo çdo njeri, të cilit do t’i tregoni për Krishtin, do ta pranojë Atë, por Perëndia do të të përdorë ty edhe për të mbjellë, edhe për të korrur në mbretërin e Tij, ndërsa ti i beson Atij.

Sipër


Suksesi në dështim

Prit rezultatet kur dëshmon për Krishtin, por mos harro se sidoqoftë vendos ta përdorë Perëndia besnikërinë tënde në dëshmim, është përgjegjësia jotë të paraqitësh Krishtin. Përgjigjësia e Tij është t’i sjellë njerzit tek Vetja. Siç e kam thënë edhe më parë, suksesi në dëshmim është thjesht marrja e iniciativës për t’u treguar të tjerëve për Krishtin në fuqinë e Shpirtit të Shenjtë dhe lënia e rezultatëve Perëndisë.

Në këto faqe, unë kam paraqitur një plan që do të të aftësojë të jesh i sukseshëm të arrish të tjerët për Krishtin. Së pari, duhet të fillosh të përgatitesh veten:

Sigurohu që je i krishterë

1. Sigurohu që je i krishterë.

2. Sigurohu që nuk ka mëkat të parrëfyer në jetën tënde.

3. Mbushu me Shpirtin e Shenjtë.

4. Përgatitu të ndash me të tjerët besimin tënd në krishtin.

Pastaj duhet të marrësh iniciativën:

1. Duke u lutur.

2. Duke shkuar tek të tjerët.

3. Duke folur për Zotin Jezu.

4. Duke Pritur që Zoti të të përdorë.

Ndekja me përpikmëri e këtij plani do të të bëjë të aftë të jesh i frytshëm për Perëndinë si pjesë e pandarë e jetës. Asgjë tjetër në këtë botë nuk mund të krahasohet me atë që përjeton kur u tregon të tjerëve për Krishtin në fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. A do të të vish edhe ti në këtë udhëtim të mrekullueshëm?

Mbani mënd: “Si të jesh një dëshmitar i frytshëm” është një koncept i transferueshëm. Ti mund ta përvetësosh atë duke e lexuar gjashtë herë; pastaj jepua të tjerëve, ashtu siç na urdhëron Zoti ynë tek Mateu 28:20 “Dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar.” Apostulli Pal na nxit të bëjmë të njëjtën gjë: “Dhe ato gjëra që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, jepua njerzëve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerët”

Sipër


Udhëzues për studim vetjak

1. Çfarë thonë këto gjëra për ndjenjat kur ato kanë të bëjnë me jetën e krishtere?

a. Galatasve 3:11

b. Romakëve 14:21,23

c. Gjoni 14:23

2. A ke ndonjë listë për ungjillizim? A do të pohosh përgjigjet ndaj premtimeve të Perëndisë, duke iu zotuar Atij për t’u lutur për të tjerët

3. Në çfarë kuptimi, ndarja e ungjillit është një demostrim i dashurisë tënde për të tjerët?.

4. Cilat janë ato gjëra që mund të të pengojnë për t’u folur të tjerëve për Jezusin? ( Shiko )

5. Pse është e rëndësishme që ta marrësh iniciativën për të ndarë Krishtin, në vënd që të presësh që jobesimtarët të vijnë tek ti? ( Shiko )

6. Pse është thelbësore të bisedojmë në fillim për Jezusin, më shumë sesa për çështjet e tjera (d.m.th., për pjesmarrjen më kishë, apologjetikën etj.) ( Shiko )

7. Çfarë thotë Perëndia për Fjalën e Tij? Si ndikon në pikpamjen tënde ungjillizimin?

a. Kolosianëve 1:5,6

b. Isaia 55:11

c. Efesianëve 1:13

d. Hebrenjëve 4:12

8. Cili është kuptimi i vargut tek Gjoni 4:35? Si duhet ta zbatosh atë?

9. Cili është ai element i nevojshëm që i pëlqen Krishtit. (Shih: Hebrenjëve 11:6.)

10. Secili nga ne kalon çaste kur ndihet gati për të ndarë besimin e tij. Trego ndjenjat e tua- frika, paaftësia, egoizmi etj. - të cilat shpesh të pengojnë për të dëshmuar. Çfarë hapash duhet të marrësh për javë e ardhshme, që t’i mposhtësh këto ndjenja?

11. Çfarë do të thotë “prit rezultate nga Perëndia” ndërsa dëshmon? Cilat janë pasojat e mospritjes së rezultatëve? ( Shiko )

12. Shkruaj në një listë emrat e pesë njerëzve, të cilët nuk e kanë pranuar Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar. Çfarë hapash do të marrësh këtë javë për t’i njohur me Jezusin?

Sipër


Pyetje për dikutim në grup

  1. Trëgo shkurt se si e fitove personalisht sigurinë se krishti ka ardhur në jetën tënde. Çfarë hapash çuan në vendosjen e besimit tek Krishti? Si do të ndihmonte kjo për ta ndarë Krishtin me të tjerët?.
  2. Bëj një listë dhe diskuto për ato vargje të Biblës, të cilat mendon se do ta ndihmojnë shumë një person për të patur sigurinë e shpëtimit.
  3. Diskutoni rreth lidhjes që ekziston midis një jete në lutje të përditshme e të qëndrueshme dhe ndjeshmërisë ndaj punës ndërgjegjësuese të Shpirtit të Shentë.
  4. Gjej shembuj në librin e Veprave të Apostujve ku të krishterët e hershëm u mbushën me Shpirtin e Shenjtë. Si e tregon gëzi Shpirtit të Shenjtë dia lësh Zotit” Tregoji grupit tënd se si kjo thënie mund të jetë një burim inkurajimi për ty. Nëse bisedon me dikë në fuqinë e Shpirtit të Shenjtë dhe ai person nuk e pranon Jezusin, pse duhet ta quajmë këtë “sukses në dëshmim”?
  5. Kur dëshmon, pse është e rëndësishme të flasësh për Jezu Krishtin? A do të thotë kjo se ti nuk duhet të flasësh kurrë për politikën, kishën, biznesin apo gjëra të tjera kur u tregon të tjerëve për Krishtin? (Shih: Romakëve 10:9,14; Gjoni 1:12).
  6. Pse besimi që ti tregon është i rëndësishëm në sjelljen e të tjerëve tek Krishti? Diskutoni me shokët se si vepron besimi yt në jetët e njerëzve, të cilëve u flet. Si e përdor besimin për të luftuar kundër armiqëve te tu shpirtërorë (Shih: Efesianëve 6:10-18; Hebrenjëve 11:6).
  7. A ka ndonjë vënd, komb apo segment të shoqërisë, të cilin të ka vënë në zëmër Perëndia? Ndaje këtë me grupin tënd. Përveç lutjes me besnikëri, cilat janë disa nga hapat e tjerë që mund të marrësh për t’i arritur këta njerëz për Krishtin? Diskutoni një stradegji për arritjen e këtyre synimeve.