jump to navigation

DHJATA E VJETĂ‹R

Postuar tek: Le t'ju prezantoj me Biblën

Mendojeni Dhjatën e Vjetër si të ndarë në tre vëllime të ndryshme:

VĂ«llimi 1 — Histori — Zanafilla deri te Esteri.

VĂ«llimi 2 — UrtĂ«si dhe poezi — Jobi deri te Kantiku i KantikĂ«ve.

VĂ«llimi 3 — Profeci — Isaia deri te Malakia.

Ne do ta trajtojmë secilën pjesë më në detaje, por së pari le të marrim parasysh ca informacion të përgjithshëm rreth Dhjatës së Vjetër.

Përmbajtja e Dhjatës së Vjetër

Dhjata e Vjetër fillimisht është shkruar në gjuhën Hebraike, përveç disa pjesëve në librin e Danielit, të cilat u shkruan në Aramaik ose Kaldean. Dhjata e Vjetër përfshin gjerësinë kohore nga krijimi deri rreth 400 vjet para ardhjes së Krishtit. 11 kapitujt e parë të Zanafillës trajtojnë njerëzimin në përgjithësi. Në kapitullin 12, Perëndia zgjedh Abramin për të kryesuar kombin hebre, popullin e Tij tokësor të zgjedhur-Izraelin. Popuj të tjerë janë prezantuar për lidhjet që ata mund të kenë pasur me Izraelin.

Krishti është tema kryesore e Dhjatës së Vjetër dhe me anë të kësaj nënkuptojmë se e hasim Atë edhe të portretizuar edhe të premtuar në të gjithë Dhjatën e Vjetër. Për shembull, ne e hasim Krishtin të portretizuar në jetën e Jozefit (Zanafilla 37:50), në Qengjin e Pashkës (Eksodi 12:3-10; krahaso 1 Korintasve 5:7) dhe në gjarprin prej bronzi (Numrat 21:8,9; krahaso Gjoni 3:14, 15). Ne hasim premtime të vendlindjes së Tij, të lindjes nga një e virgjër, të shërbimit, të mohimit, të tradhtimit, të vdekjes, varrosjes, ringjalljes dhe ardhjes përsëri.

Megjithëse librat e Dhjatës së Vjetër kanë të bëjnë kryesisht me Izraelin sesa me kishën e krishterë, ata janë të mbushur me mësime praktike për ne sot. Portretizimet ose «tipat» e Dhjatës së Vjetër janë veçanërisht të rëndësishëm. Shumë nga këta portretizime janë shpjeguar në Dhjatën e Re.

Librat historik (VĂ«llimi 1)

Tani le tĂ« shohim librat historik tĂ« DhjatĂ«s sĂ« VjetĂ«r — librat nga Zanafilla deri te Esteri. Shumica e kĂ«tyre librave ndjekin njĂ«ri-tjetrin nĂ« rend kronologjik. SidoqoftĂ«, ka disa pĂ«rjashtime, ndĂ«rsa ne do t’i shohim mĂ« vonĂ«. PesĂ« librat e parĂ« quhen Pentatuke ose PesĂ« librat e Moisiut.

ZANAFILLA. Bibla fillon me dëshminë e krijimit, një çështje me interes universal. Vazhdon shpejt me rënien e njeriut, e cila shpjegon plotësisht anën e errët të jetës. Ligësia e tepruar solli përmbytjen, ku mbijetoi vetëm Noeu dhe familja e tij. Kulla e Babelit ishte monument i krenarisë dhe rebelimit të njeriut ndaj Perëndisë. Në Zanafillën, kapitulli 12, Perëndia thirri Abramin të largohej nga Uri, për të udhëtuar në atë çfarë më vonë u quajt Palestinë dhe të bëhej ati i popullit hebre. Abrahamit dhe Sarës i lindi Isaku në moshë të thyer. Pastaj linja e njerëzve të zgjedhur të Perëndisë kaloi deri te Jakobi, një njeri gjithashtu plot besim. Jakobi u bë babai i 12 bijve, kokat e 12 fiseve të Izraelit.

Një nga këta bij, i quajtur Jozef, më vonë bëhet më kryesori. I dashur nga babai i tij, i urryer nga vëllezërit e tij dhe i shitur në Egjipt, ai u bë i njohur në qeveri. Kur familja e tij u kërcënua nga uria në Kanaan, ai i solli ata në Egjipt dhe u siguroi të gjitha nevojat. Zanafilla përfundon me vdekjen e Jozefit në Egjipt. Ka mbi 100 mënyra, në të cilat Jozefi është një tablo ose «tipizim» i Zotit Jezus Krisht.

EKSODI. Ndërsa koha kalonte dhe Izraelitët u shumuan në Egjipt, një Faraon i ri erdhi në fuqi, i cili i skllavëroi ata. Perëndia thirri Moisiun për t’i dorëzuar ultimatumin Faraonit: «Lëre popullin tim të shkojë!» Por Faraoni nuk e linte. Nëntë plagë të tmerrshme dështuan për të ndryshuar mendjen e tij, por e dhjeta pati sukses. Izraelitët e mbajtën Mbikalimin, një festë fetare, në të cilën gjaku i një qengji, i spërkatur në derën e një shtëpie, shpëtoi të parëlindurit nga shkatërrimi. Kjo, në mënyrë dramatike portretizon shpëtimin nëpërmjet besimit në Krishtin, Qengjin e Perëndisë, gjaku i të cilit u derdh për faljen e mëkateve tona.

Pas Pashkës, Izraelitët u larguan nga Egjipti. Nëpërmjet një mrekullie të fuqishme, Perëndia u bëri të mundur të kalonin Detin e Kuq, por ushtria Egjiptiane që i ndiqte u mbyt. Udhëtimi i tyre i çoi ata te Maja frikë-frymëzuese Sinai, ku Perëndia u dha atyre Dhjetë Urdhëresat. Gjithashtu, në këtë kohë, Perëndia dha edhe shumë udhëzime në lidhje me një Tabernakull (një tendë e përdorur për adhurimin e Jehovës), një priftëri dhe një sistem flijimesh. Në fund të Eksodit, Tabernakulli ngrihet dhe njerëzit janë akoma në kamp në Malin Sinai.

LEVITIKU. Ky është një libër udhëzimesh për priftërinë Levitike, i dhënë Moisiut ndërsa populli (Izrael) ishte në Malin Sinai. Levitiku thekson nevojën për shenjtërim në jetën e njerëzve të Perëndisë. Thekson pesë ofrimet kryesore-e djegur, ushqim, paqe, mëkat dhe shkelje të cilat të gjitha paraportretizojnë Personin dhe punën flijuese të Krishtit, i cili vdiq si Zëvendësim për mëkatarët. Levitiku përmban ligje në lidhje me priftërinjtë, ushqimet, të cilat ishin gjithnjë e më shumë sipas ligjeve të dietës, pastërtinë personale dhe moralin dhe zbulimin dhe trajtimin e sëmundjes së lebrës. Së fundi, Levitiku jep udhëzime për ditët e rëndësishme të shenjta në kalendarin fetar Izraelit: Shabatin, Pashkën, Festën e Bukës pa maja, Festën e Fruteve të parë, Festën e Javëve ose të Rrëshajës, Festën e Trumpetave, Ditën e Shlyerjes së mëkateve dhe Festën e Tabernakullit. Këto festa simbolizojnë ngjarje të rëndësishme në punën e Perëndisë me Izraelin, disa të së kaluarës, disa të së ardhmes. Pashka, për shembull, simbolizon vdekjen e Krishtit, Festa e Fruteve të para simbolizon ringjalljen e Tij dhe Festa e Javëve tregon zbritjen e Frymës së Shenjtë në ditën e Rrëshajëve.

NUMRAT. Deri tek Numrat 10:11, populli (hebrenjtĂ«) ishte akoma duke kampuar nĂ« Sinai, duke u pĂ«rgatitur pĂ«r marshimin pĂ«r nĂ« TokĂ«n e Premtuar. NjĂ« numĂ«rim u bĂ« nĂ« atĂ« kohĂ« dhe, njĂ« tjetĂ«r nĂ« fund tĂ« librit — kĂ«shtu e mori emrin Numra. Pas rreth njĂ« viti nĂ« Sinai, populli e la kampin dhe filloi udhĂ«timin nĂ«pĂ«r shkretĂ«tirĂ«, plot ankime, rebelim dhe mosbesim. NĂ« Kadesh-Barnea ata dĂ«rguan 12 spiunĂ« nĂ« Kanaan. TĂ« gjithĂ« pĂ«rveç dy prej spiunĂ«ve, Jozueu dhe Kalebi, kĂ«shilluan se ishte e pashpresĂ« tĂ« hynin nĂ« tokĂ«n e premtuar (megjithĂ«se premtimi i PerĂ«ndisĂ« u siguronte sukses). Si rezultat, PerĂ«ndia solli dy gjykime tĂ« tmerrshĂ«m mbi popullin. SĂ« pari, ata u endĂ«n nĂ«pĂ«r shkretĂ«tirĂ« pĂ«r 40 vjet-njĂ« vit pĂ«r çdo ditĂ« qĂ« spiunĂ«t ishin nĂ« Kanaan. Udha ekzakte e endjeve nuk dihet. SĂ« dyti, tĂ« gjithĂ« ushtarĂ«t mbi 20 vjeç qĂ« ishin larguar nga Egjipti (pĂ«rveç Jozueut dhe Kalebit, tĂ« cilĂ«t i besuan PerĂ«ndisĂ«) vdiqĂ«n nĂ« shkretĂ«tirĂ«. Madje edhe vetĂ« Moisiu u pĂ«rjashtua tĂ« hynte nĂ« TokĂ«, sepse ai nuk iu bind PerĂ«ndisĂ« nĂ« zemĂ«rimin e tij. Kur izraelitĂ«t u ankuan kundĂ«r Zotit dhe u kafshuan nga gjarpĂ«rinj flakĂ«rues, ata u shpĂ«tuan duke shikuar gjarprin prej bronzi, tĂ« cilin Moisiu ngriti mbi njĂ« shtyllĂ« (shihni Gjonin 3:14, 15 pĂ«r interpretim). Pas vitesh tĂ« endjeve pa synim, populli pĂ«rfundimisht arriti fushat e Moabit, nĂ« anĂ«n lindore tĂ« lumit Jordan, pĂ«rballĂ« Jerikos.

LIGJI I PËRTËRIRË. Këto fjalë nënkuptojnë «ligjin e dytë». Për arsye se një brez tjetër kishte lindur qëkur izraelitët ishin larguar nga Egjipti, ishte e nevojshme që populli të udhëzohej në Ligjin e Perëndisë para se të hynte në Tokën e Premtuar. Kështu në Ligjin e Përtërirë, ne gjejmë Moisiun duke i kujtuar popullit se ata do ta shijonin bekimin e Perëndisë në tokën e premtuar vetëm, nëse do të ishin të bindur ndaj Fjalës së Perëndisë. Ai ua kujtoi historinë e kaluar me qëllim që të nxirrnin mësime nga ajo. Ai rishikoi ligjin, veçanërisht duke i paralajmëruar njerëzit kundër tradhtisë bashkëshortore dhe martesave të përziera. Ai dha ligje shtesë për sa i përket jetës në Kanaan dhe paratregoi rezultatet e bindjes dhe mosbindjes së tyre. Në fund të librit, Moisiu vdiq dhe drejtimi u pasua nga Jozueu. Të gjitha ngjarjet në Ligjin e Përtërirë zënë vend në fushat e Moabit, ku populli po kamponte në fund të librit të Numrave.

JOZUEU. Izraelitët tani ishin gati për pushtimin e Kanaanit. Jozueu u dha atyre urdhërat e marshimit, pastaj dërgoi spiunë në Jeriko, të cilët gjetën ndihmë nga prostituta Rahab. Strategjia bazë ishte të ndanin dhe të pushtonin. Së pari, u organizua fushata qendrore, në të cilën ushtria kaloi lumin Jordan, robëroi Jerikon dhe pastaj (pas dështimit fillestar) pushtoi Ain. Fushata jugore vazhdoi më pas. Jozueu dhe trupat e tij mposhtën një ligë prej pesë mbretërish në Gibeon. Së fundi, organizuan ofensivën në veri duke arritur ujërat e Meromit. Pastaj vendi u nda midis fiseve, me 9,5 fise në perëndim të lumit Jordan dhe 2,5 fise (Reuben, Gad dhe gjysma e fisit të Manasit) në lindje të lumit Jordan. Gjashtë qytete u ngritën për strehimin e të aksidentuarve në luftë dhe 42 qytete u ndërtuan për Levitët. Mesazhi i lamtumirës i Jozueut tregon për shqetësimin e tij që populli të mos binte në idhujtari. Ashtu siç Jozueu i sfidoi ata me fjalët: «Zgjidhni sot kujt doni t’i shërbeni» (Joz 24:15), ashtu jemi të sfiduar edhe ne për të zgjedhur Krishtin ose botën, shpëtimin ose mëkatin, qiellin ose ferrin.

GJYQTARËT. Pas vdekjes së Jozueut, Izraeli hyri në një periudhë kur, pa qeverisje të fortë qendrore, njerëzit bënë çfarëdo që ata dëshiruan. Si ndëshkim, Perëndia i dorëzoi ata në duart e shtypësve paganë. Kur izraelitët i bënë thirrje Zotit, Ai ngriti udhëheqës ushtarakë (këtu të quajtur gjyqtarë) për t’i shpëtuar ata dhe për të shërbyer në një periudhë paqjeje. Kjo strukturë në formë rrethi mund të përshkruhet si mëkat, skllavëri, përgjërim dhe shpëtim, ose si rebelim, shpagim, pendim dhe pushim. Gjyqtarët më të mirënjohur ishin Othniel, Ehud, Shamgari, Deborahu, Gideoni, Jefthahu dhe Samsoni. Pesë kapitujt e fundit të Gjyqtarëve japin shembuj të gjendjes së ulët fetare, morale dhe politike, që mbizotëroi në këtë periudhë.

RUTHI. Gjatë kohës së Gjyqtarëve, një familje hebre nga Betlehemi shkoi në një vend johebre të Moabit për t’i shpëtuar një zije buke. Të dy bijtë u martuan me vajza të Moabit, njëra nga të cilat ishte Ruthi. Pastaj tragjedia ngjau. Babai hebre dhe të dy bijtë e tij vdiqën. Ruthi vendosi të shkonte në Betlehem me të vjehrrën e saj, Naomin. Atje Boazi, një i afërm i bashkëshortit të mëparshëm të Ruthit, u martua me të, kështu duke ruajtur emrin e familjes dhe duke mbajtur pasurinë në familje. Biri i tyre, Obedi, u bë gjyshi i Davidit dhe kështu një paraardhës i Krishtit. Boazi simbolizon Zotin Jezus Krisht si I vetmi që u siguron shpengim dhe pushim atyre që i besojnë veten Atij.

SAMUELI I PARË. Tre personazhet kryesore në këtë libër janë Samueli, Sauli dhe Davidi. Profeti Samuel erdhi në fuqi në kohën kur priftëria kishte dështuar dhe populli ishte në kërkim të një mbreti, si kombet e tjerë. Kjo kërkesë përfaqësoi një hedhje poshtë të sundimit të Perëndisë mbi ta. Mbreti i parë ishte Sauli, i cili u duk premtues në fillim, por përfundimisht nuk iu bind Zotit herë pas here. Ai ishte marrëzisht xheloz ndaj Davidit, i cili ishte bërë shumë i njohur pas mposhtjes së Goliathit. Davidi ishte vendosur mbret fshehtazi për të zëvendësuar Saulin, por u pengua për të marrë fronin nga përpjekjet papushim të Saulit në jetën e tij. Së fundi, Sauli dështoi në betejë dhe kreu vetëvrasje.

SAMUELI I DYTË. Për më shumë se shtatë vjet Davidi sundoi vetëm në pjesën jugore të mbretërisë, e njohur si Judea. Pastaj ai u vendos si mbret mbi të 12 fiset. Suksese të sundimit të Davidit ishin fitoret e shkëlqyeshme ushtarake, themelimi i Jeruzalemit si kryeqyteti politik dhe fetar i Izraelit dhe përgatitjet për ndërtimin e Tempullit. Perëndia i premtoi atij një fron përgjithmonë dhe pasardhës për t’u ulur në atë fron, një premtim që është përmbushur plotësisht në Jezusin, Mesian. Mëkati i Davidit me Bathshebën vuri në lëvizje një seri fatkeqësish, e cila përfshiu vdekjen e tre bijve dhe arriti kulmin në birin e tij Absalomin, i cili e çoi Davidin në mërgim të përkohshëm. Pasi Absalomi u ther, Davidi me krenari numëroi njerëzit, duke provokuar një murtajë hyjnore të dërguar që vrau 70,000 veta.

LIBRI I PARË DHE I DYTË I MBRETËRVE. Pasi Salomoni pasoi babanë e tij, Davidin, si mbret, ai u pushtua nga një program ambicioz ndërtimi, projekti më i famshëm ekzistues, Tempulli. Por Salomoni nuk iu bind Zotit duke u martuar me gra pagane, të cilat e udhëhoqën atë në tradhëti bashkëshortore dhe duke grumbulluar një numër të madh kuajsh për forcë ushtarake, sesa në besimin në Zotin. Megjithëse sundimi i tij ishte sundim paqjeje dhe lulëzimi, ai rezultoi në taksa shtypëse mbi popullin. Kështu, kur Salomoni vdiq dhe biri i tij Rehobami e pasoi, populli kërkoi lehtësim nga taksat. Duke hedhur poshtë këshillën e këshilltarëve të babait të tij, Rehobami u vuri veshin këshilltarëve të tij të rinj duke kërcënuar akoma më shumë.

Kjo çoi në një ndarje në mbretëri, me Jerobamin duke udhëhequr 10 fiset në veri, të njohur si Izraeli ose Eframi. Rehobami mbeti me mbretërinë e jugut, e njohur si Judea dhe e përbërë nga Judea, Benjamini dhe shumica e Levitëve. Pastaj pati një vazhdimësi mbretërish në secilën mbretëri. Izraeli kishte 19 mbretër, të gjithë të këqinj dhe 9 dinasti ose familje. Izraeli vazhdoi deri në vitin 721 para Krishtit, kur u robërua nga Asirianët. Judea kishte 20 mbretër, të gjithë të së njëjtës dinasti ose linje gjaku. Mbretërit e mirë të Judesë ishin Asa, Jehosafati, Jeohashi, Azaria, Jothami, Hezekaia dhe Josia. Judea u robërua nga babilonasit në vitin 586 para Krishtit. Shërbimi i profetit Elia është i njohur në një të tretën e fundit të 1 Mbretërit dhe pastaj profeti Eliseu bëhet i njohur në një të tretën e parë të 2 Mbretërit.

LIBRI I PARË DHE I DYTË I KRONIKAVE. Libri i Parë i Kronikave përmbledh gjerësisht të njëjtën kohë të 1 dhe 2 Samuelit dhe 2 Kronikave ka të bëjë mjaft me të njëjtën periudhë kohore si në 1 dhe 2 Mbretërit. Por ka disa ndryshime të rëndësishme. Ndërsa libri i Samuelit dhe Mbretërve janë të dhëna historike, 1 dhe 2 Kronikave janë më tepër një interpretim frymëror. Për shembull, librat e Kronikave theksojnë më shumë Davidin sesa Saulin, Judenë më shumë sesa Izraelin, mbretërit e mirë sesa të këqinjtë, rregullin priftëror sesa atë politik. Gjenden dy ndryshime tjera që duhen përmendur. 1 Kronikave fillon me nëntë kapituj të gjeneologjive, që nuk gjenden në Samuelin dhe 2 Kronikave përfundon me dekretin e Kirit, që nuk gjendet në 2 Mbretërve. Ky dekret i lejonte hebrenjtë të ktheheshin në tokën e tyre që të rindërtonin Tempullin.

EZDRA. Kur Kiri nxori dekretin se hebrenjtë mund të ktheheshin në tokën e tyre nga Babiloni, Zerubabeli udhëhoqi ekspeditën e parë prej rreth 50,000 patriotëve besnikë. Megjithëse patën opozitë të fortë, këta njerëz bënë të mundur që Tempulli të rindërtohej. Gjashtëdhjetë vjet më vonë, Ezdra udhëhoqi një grup tjetër mërgimtarësh për në atdheun e tyre. Ezdra realizoi një fushatë të suksesshme për të hequr dorë nga gratë e huaja, me të cilat ishin martuar.

NEHEMIA. Gjatë sundimit të sundimtarit persian Artakserksi, Nehemia u autorizua të kthehej në Jerusalem me urdhër që të rindërtonte murin. Pasi puna përfundoi në 52 ditë, pati një ringjallje frymërore si rezultat i leximit publik të Fjalës së Perëndisë. Kur Nehemia u kthye në Persi, njerëzit në Jerusalem ranë në mëkat. Ata lejuan që Tempulli të mos mbahej si i shenjtë, dështuan në mbështetjen e Levitëve, nuk mbajtën Shabatin dhe u martuan me gra johebre. Nehemia u kthye përsëri në Jerusalem, i reformoi këta abuzime dhe e udhëzoi popullin me Fjalën e Zotit. Historia e Dhjatës së Vjetër mbyllet në këtë pikë, afërsisht 400 vjet para Krishtit. Megjithëse libri i Esterit e ndjek atë në ndarjen e librave historik të Biblës, në fakt ngjarjet në të zunë vend para ngjarjeve në Nehemian. Dhjata e Vjetër është e heshtur rreth periudhës 400 vjeçare midis librit të fundit të Dhjatës së Vjetër dhe librit të parë të Dhjatës së Re. Disa u shkruan gjatë kësaj periudhe dhe përmbajnë ca informacion të dobishëm (megjithëse me gabime) rreth «400 vjetëve të heshtur» të periudhës midis dhjatave.

ESTERI. Ngjarjet në Esteri ndodhën në Persi midis kapitullit të gjashtë dhe të shtatë të Ezdras. Kur mbreti pers e dëboi gruan e tij dhe kërkoi për një mbretëreshë tjetër, një vajzë hebre e quajtur Ester, u zgjodh. Një armik i quajtur Haman e bindi mbretin për të nxjerrë një dekret të pacënueshëm që deklaronte se të gjithë hebrenjtë në mbretëri duhej të vriteshin në një datë të caktuar. Duke ndjekur këshillën e Mardokeut, kushëririt të saj, Esteri shkoi para mbretit dhe denoncoi Hamanin. I tërë kurthi i tij dështoi dhe ai u ekzekutua. Pastaj Esteri pati sukses për nxjerrjen e një dekreti tjetër, që i lejonte hebrenjtë të mbronin vetveten. Kjo rezultoi në një çlirim madhështor të hebrenjve, akoma e kremtuar në festën e Purimit.


Librat e urtësisë dhe poezisë (Vëllimi 2)

Libri i Jobit deri te Kantiku i Kantikëve janë klasifikuar si Urtësi dhe Poezi. Mendojini ata si një libër himnesh në mes të Dhjatës së Vjetër. Këto libra janë shkruar në kohë të ndryshme gjatë periudhës historike që sapo studiuam. Ngjarjet në Jobin, për shembull, shkojnë deri në Zanafillën, në vitet para Abrahamit. Meqë shumë nga Psalmet u shkruan nga Davidi, ne i përfshijmë ata me periudhën në 1 dhe 2 Samuelin. Salomoni shkroi Fjalët e Urta, Predikuesin dhe Kantikun e Kantikëve dhe, kështu këto libra i përkasin pjesës së parë të 1 Mbretërit.

JOBI. Ndoshta asnjë njeri tjetër në histori nuk ka vuajtur aq shumë humbje në familje dhe pasurive në një ditë sa Jobi. Tre miq që shkuan ta ngushëllonin arritën në konkluzionin e gabuar, se ai po vuante si rezultat i mëkatit në jetën e tij. Një i ri, i quajtur Elifaz, u mundua ta zgjidhte problemin e vuajtes së Jobit. Por nuk ishte deri kur Jobi pa madhështinë, drejtësinë, fuqinë dhe urtësinë e Perëndisë, që ai mundi të rrëfente dështimin e vet dhe të lutej për miqtë e tij. Pastaj Jobi mori dyfishin e pasurisë që ai zotëronte më parë.

PSALMET. Gjysma e psalmeve ose më shumë në këtë libër himnesh të Izraelit të lashtë u shkruan nga Davidi, por disa psalme janë shkruar nga Asafi, djemtë e Korahit, Salomoni, Moisiu dhe Ethani. Autorësia e rreth 50 psalmeve nuk dihet. Psalmet ndahen në pesë libra, si më poshtë: 1-41; 42-72; 73-89; 90-106; 107-150. Disa nga psalmet janë historik, që tregojnë për ngjarje të rëndësishme në përvojën e kombit të Izraelit ose të vetë psalmistit. Shumë nga psalmet janë Mesianik, që paratregojnë jetën, vdekjen, ringjalljen, ngjitjen, ardhjen e dytë dhe sundimin mijëvjeçar të Zotit Jezus.

Psalmet e pendimit janë ata në të cilët autori pranon mëkatin e tij dhe kërkon falje. Psalmet e mallkimit i bëjnë thirrje zemërimit e Perëndisë mbi armiqtë e Tij. Shumica e psalmeve, sidoqoftë, janë adhurim i kulluar dhe lavdërim. Shumica e psalmeve kanë tituj, duke përfshirë fjalë që mund të përcaktonin udhëzime muzikore. Studiuesit janë ndarë midis tyre në atë nëse këta tituj janë pjesë e tekstit fillestar. Poezia hebraike nuk kërkon rimë ose gjatësi të caktuar vargu, sepse bazohet në konstrukte të tilla si paralelizmat dhe akrostikën. Në paralelizëm citohet një mendim dhe pastaj ricitohet në gjuhë identike ose të ngjashme. Në akrostikë vargjet mund të fillojnë me përsëritje të gërmave të alfabetit Hebraik ose në sekuenca të tjera.

FJALËT E URTA. Fjalët e Urta janë një koleksion i rëndësishëm i thënieve të urta të shkruara nga Salomoni dhe nga njerëz të tjerë të urtë në një stil të shkurtër dhe të lehtë për t’u mbajtur mend. Ato janë shkruar veçanërisht për të rinjtë. Shumica e Fjalëve të Urta janë thënie të shkurtra faktesh ose krahasimesh, ose kontrastesh, ose paralelizmash. Ata mbulojnë një sferë të gjerë temash, të gjitha të një vlere praktike intensive.

PREDIKUESI. Ky libër regjistron atë çfarë Salomoni kërkon «nën diell» për përmbushje në jetë. Ai provoi arsimimin, kënaqësinë, materializmin, pasurinë, muzikën, filozofinë dhe seksin, por arriti në konkluzionin se jeta është e pakuptimshme dhe e kotë. Fraza çelës «nën diell» zë vend 29 herë. Libri trajton urtësinë njerëzore në majat e saj, e ndarë nga zbulesa hyjnore, që mundohet të zgjidhë misterin e jetës. Ky libër është përfshirë në Fjalën e frymëzuar të Perëndisë që të na mësojë të shohim mbi diellin me qëllim që të gjejmë jetë kuptimplote. Shekuj më vonë, Jezusi tha se ata që pinë nga uji i kësaj bote do të kenë etje përsëri, por ata që pinë nga uji që Ai siguron nuk do të kenë kurrë etje (Gjoni 4:13, 14). A po kërkojmë në vendin e duhur për kënaqësi?

KANTIKU I KANTIKËVE. Interpretimi i zakonshëm i këtij libri është se ai përshkruan dashurinë e Salomonit për një vajzë Shulamite dhe se simbolizon dashurinë e Krishtit për Izraelin ose për kishën. Një pikëpamje tjetër sheh tre personazhe kryesore -Salomonin, Shumaliten dhe të dashurin e saj bari. Salomoni kërkon ta marrë Shumaliten në haremin e tij, por ajo është besnike ndaj të dashurit të saj dhe në kapitullin e fundit ajo kthehet në fshatin e saj për t’u martuar me të. Sipas kësaj pikëpamje, libri është një protestë ndaj mosbesnikërisë martesore si ajo e treguar nga Izraeli ndaj Perëndisë. Gjuha origjinale e Dhjatës së Vjetër tregon nëse folësi është mashkull apo femër dhe nëse është vetëm një folës apo një grup. Disa versione moderne të Biblës mundohen të tregojnë këta dallime.

Librat profetik (VĂ«llimi 3)

Të 16 profetët shkrimtarë të Dhjatës së Vjetër (nga Isaia deri te Malakia) shërbyen gjatë tre periudhave të ndryshme të historisë hebre. Shumica e tyre dhanë mesazhin e Perëndisë gjatë Mbretërisë së Ndarë. Dy nga këta profetë (Ezekieli dhe Danieli) ishin aktivë gjatë mërgimit në Babiloni dhe tre profetë (Hagai, Zakaria, Malakia) shërbyen pasi njerëzit u kthyen nga mërgimi. Kështu, ata hyjnë në librat historik nga 1 Mbretërit deri te Nehemia. Profetët ishin goja për Perëndinë, të cilët ishin rritur në një kohë të rënies frymërore për të thirrur njerëzit te Zoti dhe për t’i paralajmëruar për gjykimin nëse ata nuk i bindeshin. Isaia, Jeremia, Ezekieli dhe Danieli njihen si Profetë të Mëdhenj, kryesisht për arsye se librat e tyre janë të gjatë. Të tjerët quhen Profetë të Vegjël, sepse librat e tyre, megjithëse të rëndësishëm, janë të shkurtër në krahasim me të tjerët.

Temat e mëposhtme zënë vend rregullisht në shkrimet profetike.

  1. Shenjtëria e Perëndisë.
  2. Mëkati dhe dështimi i popullit të zgjedhur të Perëndisë.
  3. Thirrje për pendim.
  4. Gjykimi i Perëndisë nëse njerëzit nuk pendohen.
  5. Gjykimi i Perëndisë në kombet përreth.
  6. Kthimi i një pjese të kombit nga robëria.
  7. Ardhja e Mesias dhe hedhja poshtë e Tij.
  8. Ardhja e dytë e Mesias në fuqi dhe lavdi.
  9. Restaurimi i popullit të zgjedhur të Perëndisë.
  10. Sundimi universal i Krishtit.

Ja disa çelësa të dobishëm në studimin e librave profetikë. Ndonjëherë profeti kalon nga e kaluara ose e tashmja në të ardhmen, duke lënë pas qindra vjet pa tranzicione me fjalë. Kini kujdes për këta tranzicione të menjëhershme! Disa profeci kanë një përmbushje të hershme të pjesshme dhe një përmbushje të dytë të plotë. Ky njihet si Ligji i Referimit të Dyfishtë. Emrat Izrael, Efraim, Jozef dhe Samari zakonisht kanë të bëjnë me Mbretërinë së Veriut, megjithëse Izraeli ndonjëherë nënkupton të gjithë 12 fiset.

Judea dhe Jeruzalemi i referohen Mbretërisë së Jugut. Niniva ishte kryeqyteti i Asirisë, Damasku i Sirisë dhe Babiloni i Babilonisë ose Kaldesë. Fjalë si vende të larta, lisa dhe kopshte kanë të bëjnë me idhujtari. Profetët mund të klasifikohen sipas njerëzve (popujve), të cilëve u shërbyen, megjithëse shpeshherë pati edhe përjashtime.

IZRAELI JUDEA KOMBET
Osea
Amos 


Jona

Isaia
Jeremia 


Joeli
Mikea
Habakuku
Sofonia
Ezekieli
Danieli

Hagai
Zakaria
Malakia

Nahumi
Abdia

ISAIA. I njohur si Profeti ungjillor, Isaia jetoi gjatë sundimit të Uziahut, Jothamit dhe Ezekias (mbretër të Judesë). Gjatë kësaj kohe Mbretëria e Veriut u robërua nga Asiria dhe Judea gjithashtu u kërcënua nga Asirianët. Isaia e siguroi Ezekian se Zoti do ta shkatërronte ushtrinë Asiriane para se të mund të pushtonte Jeruzalemin. Por ai gjithashtu paralajmëroi se Judea do të robërohej më vonë nga babilonasit për shkak të idhujtarisë.

NĂ« qoftĂ« se 39 kapitujt e parĂ« tĂ« IsaisĂ« korrespondojnĂ« me 39 librat e DhjatĂ«s sĂ« VjetĂ«r, atĂ«herĂ« 26 kapitujt e fundit tĂ« IsaisĂ« sigurisht janĂ« parallel me 26 librat e DhjatĂ«s sĂ« Re me mesazhet e tyre ngushĂ«lluese rreth Mesias — Ardhjen e Tij tĂ« parĂ«, veprimtarinĂ« publike, mohimin, vdekjen, ringjalljen, lartĂ«simin, ardhjen e dytĂ« dhe sundimin e lavdishĂ«m. Isaia 53 na jep njĂ« pĂ«rshkrim grafik tĂ« vdekjes sĂ« Krishtit, megjithĂ«se fjalĂ«t janĂ« shkruar rreth 700 vjet para se ngjarja tĂ« ndodhte.

JEREMIA. Profeti Vajtues shërbeu gjatë kohës që Judea u kërcënua dhe pastaj u robërua nga babilonasit. I drejtuar nga Perëndia, Jeremia i këshilloi njerëzit që t’u nënshtroheshin babilonasve, por ata e akuzuan atë për tradhti dhe u munduan ta vrisnin. Pasi Jeruzalemi ra, ai u lejua që të qëndronte atje me disa të tjerë. Ai i këshilloi të tjerët që të mos largoheshin për në Egjipt, por ata jo vetëm që shkuan vetë, por tërhoqën edhe atë gjithashtu. Jeremia vdiq në Egjipt. Krahas parashikimit të robërisë nga Babilonia, Jeremia parashikoi shkatërrimin e asaj perandorie në fund të 70 vjetëve dhe kthimin e hebrenjve në tokën e tyre.

VAJTIMET. Ky është vajtim për shkatërrimin e Jeruzalemit. Profeti tregon emocionet e hebrenjve ndërsa ata shikonin babilonasit duke sulmuar dhe pastaj duke robëruar qytetin e tyre të dashur.

EZEKIELI. Ezekieli ishte çuar në Babilon 11 vjet para rënies së Jeruzalemit. Nëpërmjet një serie vizionesh dhe artesh simbolike, ai i kujton Judesë mëkatet, paralajmëron për mërgimin që ishte gati të ndodhte dhe hedh poshtë mundësinë e kthimit të shpejtë. Ai pastaj dënon kombet e tjerë johebre për idhujtarinë dhe ligësinë e tyre. Së fundi, ai profetizon pendimin dhe restaurimin e gjithë kombit (Izraelit dhe Judesë) nën mënyrën paqësore të Mesias. Shiheni lëvizjen e resë së lavdisë ose Shekenasë në librin e Ezekielit! Reja largohet nga Vendi shumë i Shenjtë dhe për te pragu i Tempullit (9:3), pastaj mbi prag (10:4), pastaj te hyrja në lindje (10:19), pastaj te mali në lindje të qytetit (11:23). Kjo portretizon Zotin që largohet nga Tempulli i Tij dhe nga Qyteti, për arsye të mëkateve të njerëzve. Ai përfundimisht do të kthehet në Tempull (43:2) në një ditë që akoma është në të ardhmen.

DANIELI. Ashtu si Ezekieli, Danieli profetizoi gjatë mërgimit. Ai trajtoi veçanërisht «kohët e johebrenjve» kur katër fuqi botërore do të mbanin popullin hebre nën sundim. Këta fuqi ishin Babilonia, Medo-Persia, Greqia dhe Roma, të simbolizuara nga një shëmbëllim i përbërë nga katër lloje metalesh dhe gjithashtu të simbolizuara nga katër egërsira. Këta katër fuqi botërore do të vazhdonin nga një perandori e pestë, mbretëria e Zotit Jezus Krisht, e simbolizuar nga një gur i madh, copëtues. Libri i Danielit përmban gjithashtu edhe dëshminë drithëruese të tre hebrenjve, të cilët u ngritën në krye të drejtimit politik krahas refuzimit të tyre për kompromis (kapitulli 1); mbrojtjen e tyre të mrekullueshme në furrën e ndezur (kapitulli 3); dhe përvojën e paharrueshme të Danielit në gropën e luanëve (kapitulli 6).

Vegimi profetik i Danielit për 70 «javët» (490 vjet) të superioritetit të johebrenjve (kapitulli 9) mbulon ardhjen e parë të Krishtit, e kalon epokën e kishës së sotme dhe pastaj trajton periudhën e Shtrëngesës së madhe (menjëherë para ardhjes së dytë të Krishtit). Kapitujt e fundit të Danielit (11 dhe 12) paratregojnë pushtimin e Medo-Persisë nga Greqia, rënien e Perandorisë Greke, ngritjen e Antikrishtit të ardhshëm dhe ardhjen e Shtrëngesës së Madhe.

OSEA. Osea i profetizoi Izraelit gjatë viteve të perëndimit. Martesa e Oseas me një prostitutë, e cila provoi se ishte e pabesë ndaj tij, por përfundimisht e restauruar, portretizon marrëdhënien e Izraelit me Perëndinë: gjithnjë në rënie, por përfundimisht e sjellë te Zoti në bekim.

JOELI. Joeli ishte për Judenë, ndoshta nga sundimi i Joashit deri te Ahazi. Fraza e tij çelës është «dita e Zotit», një kohë gjykimi të egër e simbolizuar në fund nga një mori karkalecash. Ai njihet si «profeti i Rrëshajës», sepse ai paratregon derdhjen universale të Frymës së Shenjtë, në Ditën e Rrëshajëve (50 ditë pas ringjalljes së Krishtit), i cili ishte premtim. Joeli gjithashtu parashikon gjykimin e kombeve johebre dhe bekimin e Izraelit në Mijëvjeçarin e ardhshëm. Premtimi i tij se «kushdo që do të thërrasë në emrin e Zotit do të çlirohet» (2:32) është cituar nga Pali në Romakëve 10:13 për të treguar se shpëtimi është për këdo që beson në Zotin Jezus Krishtin si Shpëtimtar personal.

AMOSI. Ky rojtar u thirr që të largohej nga shtëpia afër Betlehemit dhe të udhëtonte për në veri te viçi i artë në Bethel me qëllim që të thërriste për mëkatet e Izraelit. I njohur si profeti i drejtësisë shoqërore, ai e bashkoi Izraelin me johebrenjtë dhe Judenë si të pjekur për gjykimin e Perëndisë. Nëpërmjet një seri vizionesh ai portretizoi kohën e afërt dhe sigurinë e dënimit. Por libri përfundon me premtimin e kthimit tek Perëndia dhe restaurimit të Izraelit.

ABDIA. Abdia parashikon shkatërrimin e plotë të Edomit për arsye të krenarisë dhe për arsye se u gëzua për shkatërrimin e Jeruzalemit.

JONA. Jona është i ndryshëm nga të gjithë profetët e tjerë në atë se përvojat e tij më tepër sesa fjalët e tij përbëjnë profeci. I urdhëruar nga Perëndia për të shkuar dhe predikuar në Niniven johebre, Jona nuk iu bind, u hodh në det, u gëlltit por nuk u tret nga një peshk i madh, u nxorr në bregdet, iu dha një shanc i dytë dhe ishte mjeti për fillimin e një ringjalljeje të madhe. Në të njëjtën mënyrë, Izraeli u urdhërua të ishte një misionar për johebrenjtë, ishte i pabindur, u shpërnda nëpër kombe të tjerë, por nuk humbi si komb. Kur Izraeli të restaurohet në ardhjen e dytë të Krishtit, Izraeli do të jetë kanali i bekimit mbarëbotëror. Përvoja e Jonas në lidhje me peshkun është gjithashtu simbolike për vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Krishtit (Mateu 12:40). Jona i profetizoi Izraelit, ndoshta gjatë sundimit të Jeohazit, Joashit dhe Jerobamit II.

MIKEA. I së njëjtës kohë me Isaian, profecia e Mikeas flet për misterin e tre qyteteve: Samarisë, kryeqytetit të Izraelit, i caktuar për t’u robëruar nga Asirianët; Jeruzalemit, kryeqyteti i Judesë, i paracaktuar për shkatërrim nga Babiloni (me Samarinë dhe Jeruzalemin fajtorë për mëkatet e idhujtarisë, padrejtësisë dhe mërisë); Betlehemit, vendlindja e Mesias së premtuar, i cili mund të copëtonte armikun dhe të sillte paqe për Izraelin.

NAHUMI. Në kohën kur Judea ishte nën Asirianë, Nahumi solli premtimin e shkatërrimit të Ninives. Ai e përshkruan rënien e qytetit në detaje-lumin vërshues dhe zjarrin e madh. Qyteti ishte shpëtuar në kohën e Jonës, por ai ra pas 200 vjetësh.

HABAKUKU. Pasi ai pa ligësinë e Judesë, Habakuku i kërkoi Perëndisë sesi mund ta toleronte atë. Zoti iu përgjigj se ai do ta dënonte Judenë nëpërmjet Babilonasve. Kjo e shqetësoi profetin edhe më tepër. Si mund të përdorte Perëndia një popull më të lig se Judea për të disiplinuar popullin e Tij? Përgjigjja është se të drejtët do të jetojnë me besim, kushdo qofshin ata dhe, se të ligtë do të shkatërrohen. Kjo e kënaqi Habakukun, kështu ai e mbylli profecinë e tij me një këngë gëzimi.

SOFONIA. Dy mendime çelës në profecinë e Sofonisë janë gjykimi dhe gëzimi. Perëndia do ta gjykojë Judenë për arsye të idhujtarisë së saj të tepruar. Dita e Zotit do të jetë një kohë lufte, shqetësimi dhe shkatërrimi. Kombe johebre, si Filistia, Moabi, Amoni, Etiopia dhe Asiria nuk do t’i shpëtojnë. Përfundimisht, populli i Perëndisë do të restaurohet dhe Perëndia do të ngazëllohet për ta me gëzim.

HAGAI. Hagai, Zakaria dhe Malakia u profetizuan hebrenjve, të cilët u kthyen në tokën e tyre nga Babilonia. Kur Zerubabeli dhe bashkëpunëtorët e tij u munduan të rindërtonin Tempullin, ata u kundërshtuan keqazi nga samaritanët. Hagai i qortoi hebrenjtë për mosreagimin e tyre për përjetesën në shtëpi të mira, ndërkohë kur Tempulli ishte gërmadhë. Ai u kujtoi atyre pagën për mosbindjen në të kaluarën dhe u kërkoi të vazhdonin me planin e ndërtimit. Ai priti me padurim kohën kur Perëndia do të shkatërronte mbretëritë e kësaj bote dhe të shpëtojë popullin e Tij të zgjedhur.

ZAKARIA. Bashkë me Hagain, Zakaria profetizoi gjatë kohës së mbuluar nga Ezdra duke inkurajuar mërgimtarët e kthyer për të rindërtuar Tempullin. Në tetë vizione të lartë simbolike, ai parashikoi gjykimin për shtypësit hebre, gjykimin e judaizmit kundërshtar, pastrimin dhe restaurimin e pjesës që kishte mbetur nga hebrenjtë dhe sundimin e lavdishëm të Mesias. Zakaria kujtohet veçanërisht për profecitë e tij në lidhje me Zotin Jezus-hyrjen e Tij triumf, tradhtimin e Tij për 30 copë argjend, vdekjen e Tij si Bari i rrahur, shfaqjen e Tij të lavdishme në Malin e Ullinjve dhe sundimin e Tij mijëvjeçar si Prift-Mbret.

MALAKIA. Ngjarjet në Malakia paralelizohen me ata në Nehemia, në mbyllje të historisë së Dhjatës së Vjetër. Tempulli dhe muret e Jeruzalemit janë rindërtuar, por një seri abuzimesh kanë depërtuar brenda. Malakia u mundua t’i korrigjonte këta abuzime si mosdashuria, ofrimet e ndotura, divorcet, martesat e përziera dhe neglizhimi i të dhjetës. Ai parashikoi ardhjen e parë të Krishtit, të paraprirë nga mesazh-sjellësi i Tij, të cilin e dimë se është Gjon Pagëzori. Ai gjithashtu parashikoi kohën kur Krishti do të vijë si Dielli i Drejtësisë, i paraprirë nga profeti Elia. Atëherë Krishti do të gjykojë të paperëndishmit, por do të sjellë bekim atyre që i frikësohen Zotit.