jump to navigation

Si mundet dikush ta besojë Dhiatën e Re si një tregim për jetën e Jezusit duke parë se ajo është shkruar pas vdekjes së tij?

Postuar tek: Përgjigje dhe Argumente

Duket se ekzistojnë ca lloje mendimesh të përgjithshme midis shumë njerëzve, se dokumentet e Dhiatës së Re ishin shkruar shumë vjet pas ngjarjeve që u zhvilluan dhe që nga ajo kohë nuk mbajnë informacion të besuar. Megjithatë, është fakt se jeta e Jezusit ishte shkruar prej dëshmitarëve apo njerëzve të cilët regjistruan dëshmi të drejtpërdrejta. Shkrimtarët që të gjithë jetonin në të njëjtën kohë kur ndodhën këto ngjarje dhe patën kontakte personale me ato ngjarje e me njerëzit që dëshmuan ngjarjet.

Ekziston një dëshmi e fortë e brendshme se Ungjijtë ishin shkruar në kohë të herët. Libri i Veprave regjistron veprimtarinë misionare të kishës së parë dhe u shkrua si vazhdim prej të njëjtit person që shkroi ungjillin sipas Lukës. Libri i veprave mbyllet me Apostullin Pal që jetonte në Romë, me vdekjen e tij të paregjistruar.

Kjo do të na çonte të besonim se ai ishte shkruar para se ai të vdiste, derisa në jetën e tij ishin shënuar ngjarje të tjera madhore. Në kemi disa arsye të besojmë se Pali ishte dënuar me vdekje gjatë periudhës përndjekse neronase të vitit 64 (era e re), çka tregon se Libri i Veprave u shkrua para kësaj kohe. Në qoftë se Libri i Veprave ishte shkruar para kësaj kohe (viti 64 era jonë), atëherë Ungjilli i Lukës, për të cilin Libri i Veprave ishte vazhdim, duhej të ishte përpiluar kohë më parë, ndoshta në fund të të pesëdhjetave ose në të hyrë të gjashtëdhjetave të shekullit të parë.

Vdekja e Krishtit ngjau aty rreth vitit 30 (era jonë), dhe kjo do ta bënte krijimin e Lukës në fund të fundit brenda tridhjetë vjetëve të ngjarjeve. Kisha e parë përgjithësisht, mësonte se Ungjilli i parë që u shkrua ishte ai i Mateut, i cili edhe na afron ca më tepër më kohën e Krishtit. Kjo dëshmi na shtyn të besojmë se të tre Ungjijtë e pare ishin shkruar brenda tridhjetë vjetëve nga koha e rrjedhës së këtyre ngjarjeve, kohë kur dëshmitarë jo miqësore që ende jetonin, do të binin në kundërshtim më dëshminë e tyre, nëse do të ishte e saktë.

Kjo lloj dëshmie e ka çuar një studiues liberal, John A. T. Robinson, t’i ridatojë dokumentet e Dhiatës së Re më herët nga ç’duan dijetarët liberalë modernë që të besojnë. Robinson ka argumentuar të “Redating The New Testament” se e gjithë Dhiata e Re mund të ketë përfunduar para vitit 70 (era jonë), dhe kjo është gjënë mirë brenda periudhës së dëshmisë okulare. Faktet e kësaj çështjeje e çuan W. W. Albrajt, arkeologu i përmendur biblik, të komentonte: “Tashmë mund të themi qartë se nuk ekziston as edhe një argument i fortë që të mund të datojë Dhiatën e Re përtej vitit 80 (era jonë) dy brezni të plota para datës ndërmjet 130 dhe 150 të dhëna prej kritikëve të sotëm më radikalë të Dhiatës së Re.” (William F. Albrajt, Recent Discoveries In Bible Lands f. 136). Datimi i vitit 80 (ëra jonë) sipas Albrajtit mund të ngjallë dyshim, kur i drejtohemi Ungjillit sipas Gjonit.

Ekziston një mundësi e fortë të besojmë se syrgjynosja e Apostullit Gjon në ishullin Patmos nga Domiciani të ketë ndodhur po aq vonë sa vitet 95–96 (era jonë) te Zbulesa 1. Ka një traditë të fortë që thotë se Gjoni e shkroi Zbulesën në atë ishull pikërisht në atë kohë. Kjo e dhënë është vërtetuar nga Klementi i Aleksandrisë, Eusebi dhe Ireneu. (Krahaso “New Testament Survey”, f. 391, prej Robert Gramocki). Provat theksojnë se.

  1. dokumentet nuk u shkruan shumë kohë larg ngjarjeve, por afër tyre dhe..
  2. u shkruan gjatë asaj kohe kur shumë njerëz që ishin njohur me ngjarjet ose ishin dëshmitarë okularëishin akoma të gjallë.

Konkluzioni i pashmangshëm është se tabloja që Dhiata e Re përshkruan për Krishtin mund të besohet.