jump to navigation

Si e dini se Zoti ekziston?

Postuar tek: Përgjigje dhe Argumente

Vërtet ka një Zot? Si mundet dikush të jetë i sigurt se një qenie e tillë ekziston? Nuk do të na ndihmonte fare në gjendjen tonë si njerëz, besimi se ekzistenca e Zotit dhe pyetjet që do të rridhnin prej këtij pohimi, mund të gjejnë përgjigje logjike. Arsyeja që ne dimë se Zoti ekziston është se Ai na e ka thënë këtë dhe na e ka shfaqur veten e vet.

Zoti mund të ishte i heshtur, por fatmirësisht Ai nuk është i tillë. Zoti, jo vetëm që ekziston, por Ai vetë na e ka kumtuar këtë të vërtetë. Ai na ka thënë se kush është, se si është dhe cili është plani i Tij për planetin tonë.

Ai ua ka shfaqur njerëzve të gjitha këto nëpërmjet Biblës. Bibla ka provuar se është më shumë se një libër i thjeshtë. Bibla është Fjala e vërtetë e Zotit. Prova është me të vërtetë bindëse, nëse dikush do t’i marrë ndershmërisht pretendimet e saj. Për shkak të mburrjeve që Bibla bën për veten, shumë janë orvatur ta asgjësojnë atë, sikurse na e pohon edhe Martin Luteri1 me thënien e tij si vijon:

Sundimtarë të fuqishëm janë tërbuar kundër këtij libri dhe kërkuan ta asgjësonin e ta çrrënjosnin, — Aleksandri i Madh, princat e Egjiptit e të Babilonit, monarkët e Persisë, Greqisë e Romës, perandorët Jul dhe August, por të gjithë dështuan. Ata u zhduken të tërë vetëm libri mbeti dhe do të mbesë përgjithmonë, i përsosur e i plotë ashtu sikurse na u shfaq që fillim. E kush e ka ndihmuar atë, kush e ka mbrojtur kundër forcave të tilla të fuqishme? Sigurisht askush, veç Zotit vetë, që është zotëruesi i gjithçkaje.” (Cituar prej Fritz Ridenour te “Who says?”).

Madje edhe skeptiku francez Ruso2 pa diçka të veçantë te Shkrimet. Dua ta pranoj se madhështia e Shkrimeve më habit; shenjtëria e ungjilltarëve i flet zemrës sime dhe ka karaktere kaq vërtetësisht mahnitës, kaq përsosmërisht të papërsëritshëm sa, po të kishte qenë një shpikje e njerëzve, shpikësit do të konsideroheshin më të mëdhenj sesa heronjtë më të mëdhenj. ” (Frank Mead, Encyclopedia of Religious Quotations” f.32)

Rrjedhimisht Bibla na jep arsye të mjaftueshme të besojmë se ajo është Fjala e Zotit të gjallë që ekziston dhe që ia ka shfaqur botës vetveten. Tjetër arsye se përse ne besojmë në ekzistencën e Zotit është se ai na është shfaqur me trup njerëzor. Jezu Krishti ishte Zot i Gjithëfuqishëm që u bë njeri. Bibla thotë: “Fjala u bë mish dhe jetoi ndër ne“ (Gjoni 1:14), dhe bën të qartë se Jezusi erdhi në këtë botë të na tregojë se kush është Zoti dhe çfarë është jeta në lidhje me të. (Gjoni 1:18)

Nëse dikush kërkon të dijë se kush është Zoti dhe me çfarë shëmbëllen ai, atij i duhet vetëm të vështrojë Jezu Krishtin. Sikurse e tha dhe Lord Bajroni2, ”Nëse ndonjëherë njeriu ishte Zot ose Zoti njeri, Jezu Krishti i kishte të dyja. (Frank Mead, Encyclopedia of Religious Quotations fq.81–) Në vend që njeriu të ngjitej lart për të gjetur Zotin Zoti vetë zbriti poshtë te njeriu. Sikurse e shpjegon Casserley: “Ungjilli siguron dijen e së vërtetës themelore, të cilën njerëzit e kanë kërkuar më kot nëpërmjet filozofisë, sepse është thelbësore në vetë natyrën e Zotit, se ai nuk mund të zbulohet me anë të kërkimit dhe sondazhit të mendjeve njerëzore, se Zoti mund të njihet vetëm nëse Ai merr së pari nismën dhe na shfaq Vetveten. (The Christian in Philosophy. fq.21)

Jezusi, me kthimin nga të vdekurit, themeloi veten nëse kishte aftësitë për të qenë Zot dhe pikërisht me këtë ai provoi të vërtetën e tij para botës skeptike. Sikurse thotë Macheni “Arma e madhe me të cilën dishepujt e Jezusit u nisën për të pushtuar botën nuk ishte një kuptim i thjeshtë i principeve të përjetshme; ajo ishte një mesazh historik, raport mbi atë që kishte ndodhur, ishte mesazhi “Ai është ringjallur. ” (J. G. Machen, Christianity and Liberalism, fq.28,29)

Kështu pra, kemi Biblën dhe Jezu Krishtin si dy arsye të forta për të argumentuar ekzistencën e Zotit. Asnjë fe tjetër apo filozofi nuk na paraqet asnjë argument të ngjashëm për të provuar se Zoti ekziston.


1. Martin Luther (1483-–1546), teolog i mirënjohur gjerman, nismëtar dhe udheheqës i Reformës protestante (shën. i përkth.)
2. Jean-Jacques Rousseau (1712-–1778) — filozof dhe shkrimtar iluminist francez, idetë e të cilit luajtën rol të rëndësishëm në zhvillimin e Revolucionit francez. (Shën. i përkth.)