jump to navigation

Si e dini ju që shkrimet e Apostullit Pal ishin frymëzuar?

Postuar tek: PĂ«rgjigje dhe Argumente

Sauli i Tarsit, ose siç njihet ndryshe, Apostulli Pal, shkroi sĂ« paku dymbĂ«dhjetĂ« letra tĂ« cilat ishin pĂ«rfshirĂ« nĂ« DhiatĂ«n e Re. PĂ«rse na duhet ta pranojmĂ« shkrimin e kĂ«tij njeriu si FjalĂ« tĂ« Zotit? Pali pretendonte se ishte. Apostull jo nga njerĂ«zit…, por nĂ«pĂ«rmjet Jezu Krishtit dhe PerĂ«ndisĂ« Atit. (Galatasve 1:1) Ai ishte apostull, njeri qĂ« kishte parĂ« Krishtin e ringjallur. A s’jam unĂ« apostull? pyet ai nĂ« mĂ«nyrĂ« retorike. Po a nuk e pashĂ« Jezu Krishtin, Zotin tonĂ«?. (1 Korintasve 9:1) Ai ishte, rrjedhimisht, nĂ« njĂ« pozitĂ« autoriteti nĂ« kishĂ«n e hershme.

Apostulli mori, gjithashtu, një zbulesë të pashoqë prej Zotit,. Ungjilli që është shpallur nga unë, nuk është sipas njeriut, sepse unë nuk e kam marrë as e kam mësuar nga ndonjë njeri, por e kam marrë nëpërmjet një zbulësë nga Jezu Krishti. (Galatasve 1:11,12). Kjo thirrje iu dha apostullit në lindje të tij. Por kur i pëlqeu Perëndisë, që më kishte ndarë që nga barku i nënës, që të zbulojë në mua Birin e Tij. (Galatasve 1:15,16). Ky mesazh hyjnor që mori Pali u ishte transmetuar saktësisht si kishave ashtu dhe personazheve të cilëve u shkroi.

Ai i thotĂ« Titit: ….PerĂ«ndia, qĂ« nuk gĂ«njen, nĂ« kohĂ« tĂ« caktuar e shfaqi fjalĂ«n e Tij me anĂ« tĂ« predikimit qĂ« m’u besua me urdhĂ«r tĂ« PerĂ«ndisĂ«, shpĂ«timtarit tonĂ«. (Titit 1:2,3). Ai vazhdon tĂ« thotĂ«: sepse nxitja jonĂ« nuk vjen as nga mashtrimi, as nga qĂ«llime tĂ« pandershme, as nga dredhia, por duke qenĂ« se u miratua nga PerĂ«ndia qĂ« tĂ« na besohet ungjilli, kĂ«shtu ne flasim jo qĂ« t’u pĂ«lqejĂ« njerĂ«zve, por PerĂ«ndisĂ«, qĂ« provon zemrat tona. (1 Selanikasve 2:3,4).

Zbulesa e dhënë Palit ishte një normë me anën e së cilës vlerësoheshin të ashtuquajturat zbulesat e tjera. Edhe sikur ndonjë njeri t’ju predikonte një ungjill të kundërt nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar. (Galatasve 1:8) Mesazhi i tij mban vulën e pushtetit hyjnor. Në qoftë se dikush mendon se është profet ose frymëror, lë të njohë se ato që po ju shkruaj janë urdhërime të Zotit. (1 Korintasve 14:37).

Në letrën e parë të Palit drejtuar selanikasve, ai e bën pushtetin e tij të pastër kristal. Prandaj edhe ne falendërojmë pa pushim Perëndinë, se kur ju keni marrë nga ne fjalën e Perëndisë, e pritët atë jo si fjalë njerëzish, por sikurse është me të vërtetë, si fjalë Perëndie, që vepron ndër ju që besoni. (1 Selanikasve 2:13). Prandaj, ai që i përbuz këto gjëra, nuk përbuz një njeri, por Perëndinë që ju dha edhe Frymën e tij të Shenjtë. (1 Selanikasve 4:8)

Dishepulli Simon Pjetri pohonte faktin se Shkrimet e Palit kishin pushtet hyjnor. Dhe kini parasysh se durimi i Zotit tonë është në shërbim të shpëtimit, sikurse ju ka shkruar edhe vëllai ynë i dashur Pal, sipas diturisë që iu dha. Ashtu bën ai në të gjitha letrat, ku flet për këto gjëra. Në to ka disa gjëra të vështira për t’u kuptuar, të cilat të paditurit dhe të paqëndrueshmit i shtrembërojnë, sikurse bëjnë në Shkrimet e tjera në dënim të vetvetes. (2 Pjetrit 3:15.16)

Si rrjedhim ne kemi vërtetuar se Pali, i cili ishte thirrur prej vetë Zotit Jezu Krisht në rrugën për në Damask, shkruan me pushtetin e Perëndisë. Ai ishte i zgjedhur i Zotit, për të zbuluar të fshehtat e Jezu Krishtit, sepse pa shkrimet e tij, shpjegimi i vdekjes dhe i ringjalljes së Krishtit do të ishin të paplota.