jump to navigation

PARALAJMËRIM!

Postuar tek: D&Jehovait, Mormonizmi më: 05, 29, 2007

Nga
Matthew J. Slick

Janë dy kulte që shkojnë derë më derë: Mormonizmi dhe Dëshmitarët e Jehovait. Ata thonë se janë fe të krishtera, por ata nuk janë.

Mormonizmi mëson që:

Kujdes. Rallë do t’i përmendin ata këto doktrina “të larta”. Kështu që ti nuk e di me të vërtetë se çfarë ata mësojnë shumë kohë më vonë pasi të jesh bashkuar me ta. Ki kujdes!

Dëshmitarët e Jehovait mësojnë që:

Kujdes. Dëshmitarët e Jehovait do të duan të fillojnë një ‘studim biblik’ në shtëpi me ty. Ajo që ata duan me të vërtetë është që ti të bashkohesh me fenë e tyre.

Këto grupe janë kulte jo të krishtera pasi ato mohojnë doktrinat e vërteta biblike për Jezusin dhe shpëtimin. E para, Mormonizmi thotë se Jezusi është vëllai i Djallit. [7] D.J. mësojnë se ai është një engjëll i cili u bë një njeri. [16] Këto mësime nuk janë biblike.

E dyta, të dy këto kulte gabimisht thonë se në mënyrë që të shpëtohesh ti duhet të bashkëpunosh me Perëndinë duke bërë vepra të mira. Bibla thotë se shpëtimi është një dhuratë falas nga Perëndia. [21] Bibla e dënon shtimin e veprave tona ndaj flijimit të kryer të Jezusit. [22]

Galatasve 2:21 thotë se nëse shpëtimi vjen me anë të veprave (“nëse drejtësia vjen me anë të ligjit”), atëherë Jezusi vdiq kot.

Shpëtimi vjen vetëm me anë të hirit të Perëndisë nëpërmjet besimit, dhe jo me anë të veprave tona [21] që janë të ndotura. [29] Me fjalë të tjera, ata predikojnë një mesazh të rremë shpëtimi.

Bibla mëson që: ka vetëm një Perëndi; [23] Perëndia është frymë; [24] Flijimi i Jezusit pastron nga çdo mëkat; [25]

Jezusi është e vetmja rrugë për te Perëndia; [26] të gjithë ata që e pranojnë Jezusin si Shpëtimtar do të shpëtohen; [27] dhe se Jezusi është Perëndia në mish [20] që u ngrit prej së vdekuri me të njëjtin trup që Ai vdiq. [28] Këto janë disa nga gjërat që kisha e Krishterë ka besuar gjithmonë. Këto dy kulte i shtrembërojnë ato dhe si rrjedhim çojnë shumë veta në dënim të përjetshëm. Po përse? Sepse …

Vetëm Jezusi i Biblës të shpëton, dhe jo vëllai i Satanit (Mormonizmi), dhe as një engjëll i bërë një njeri (Dëshmitarët e Jehovait). Besimi vepron vetëm atëherë kur ti i beson atij që është i vërtetë.

Mormonët dhe D. J. janë njerëz të sjellshëm dhe ne i duam ata; por, ata janë mashtruar. [30]

Ata nuk e kuptojnë se ungjilli i vërtetë është vdekja, varrosja, dhe ringjallja e Jezusit për mëkatet tona dhe se ne e marrim faljen e Tij vetëm nëpërmjet besimit (besimit në Jezusin e vërtetë). Satani i ka verbuar ata. [30] Jezusi tha se nëse një i verbër prin një të verbër tjetër, të dy do të bien në gropë. [31] Kjo është arsyeja që kjo shërbesë e Krishterë po ju vë në dukje këto kulte, që ju të mos mashtroheni.

Nëse do të sigurohesh për faljen e mëkateve dhe të kesh paqe me Perëndinë, atëherë ti duhet të kuptosh se ke mëkatuar kundër Perëndisë, [32] dhe se je ndarë nga Ai. [33] Pastaj, kërkoi Jezusit të vijë në jetën tënde; kërkoi Atij të të falë nga mëkatet e tua, dhe të të shpëtojë. Ai do ta bëjë. [27] Ai është Shpëtimtar dhe Zot dhe Ai është aq afër sa thirrja e zemrës sate. Më pas lexo Biblën dhe shko në takimet e një kishe të shëndoshë lokale. Të paktën tani ti di për dy me të cilat të mos bashkohesh. Përjetësia është një kohë e gjatë për të qenë në gabim.


DOKUMENTIM NGA SHKRIMET MORMONE
1) Doktrina Mormone nga Bruce McConkie, fq. 321. 2) Po aty, fq. 163. 3) Po aty, fq. 319. 4) Brigham Young, Revistë Fjalimesh, Vëll. 7, fq.289. 5) Doktrinë dhe Besëlidhje 130:22. 6) McConkie, fq. 516. 7) Po aty, fq. 192;589. 8) Po aty, fq.741-742; Parashikuesi, fq. 158. 9) Doktrinat e Shpëtimit nga Joseph Smith, Vëll. I fq. 135. 10) Artikuj Besimi, fq. 79.

DOKUMENTIM NGA SHKRIMET E D.J.
11) Kulla e Rojës, 1 Prill, 1972, fq.197, 200. 12) Ti mund të Jetosh Përgjithmonë në Parajsë mbi Tokë, 1982, fq. 147. 13) Të Arsyetosh nga Shkrimet, fq 70-76. 14) Fryma e Shenjtë, 1976, fq. 11. 15) Po aty, 15 Shkurt, 1979, fq. 30. 16) Ndihmë për Kuptimin e Biblës, fq. 1152; Qiej të Rinj dhe Tokë e Re, fq. 30. 17) Ti mund të Jetosh…fq. 143, 144, 172. 18) Qoftë Perëndia i vërtetë, fq. 101. 19) Studime në Shkrimet, Vëll. I fq. 150,152.

DOKUMENTIM NGA BIBLA (PERËNDIA)
20) Gjoni 1:1,14, 8:58, 10:30; Kol. 2:9. 21) Rom. 6:23; 3:28;4:5. Efe. 2:8-9. 22) Gal. 3:1-2;5:1-4. 23) Isaia 43:10; 44:6, 8. 24) Gjoni 4:24. 25) 1 Gjonit 1:7,2:2. 26) Gjoni 14:6. 27) Gjoni 1:12; Rom. 10:9-10. 28) Lluka 24:39; Gjoni 2:19-21. 29) Isaia 64:6 30) 2 Kor. 4:3-4. 31) Lluka 6:39. 32) Rom. 3:23, 5:12. 33) Isaia 59:2.

Share|