Doktrinat e Biblës: Besimet Themelore
Postuar tek: Doktrinat e BiblësDoktrinat e Biblës është një libër teologjie, i shkruar me një stil të rrjedhshëm dhe të komunikueshëm nga Dr. Mark Cambron, ish-profesor i teologjisë në shkollën biblike Tennessee Temple University. Libri hapet me një hyrje nga teologu i shquar Dr. Herbert Lockyer (serie All the [Men, Women, Messianic Prophecies, etc.] of the Bible), i cili çmon lart vlerat dhe punën e autorit. Është i pari libër i këtij lloji i botuar në gjuhën shqipe.
Libri u botua në fillim nga Zondervan, por tani Dr. Mark Cambron ia dha lejën për të drejtën e botimit grupit “Baptist International Missions” (BIMI) që ta përkthente dhe ta shtypte tekstin në shqip. Dhe BIMI këtë detyrë na i dha neve.
Libri u shqipërua nga tre besimtarë të Kishës Biblike Baptiste në Shkodër, gjatë katër viteve: Arben Bushgjokaj, profesor i anglishtës në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, bëri përkthimin e këtij libri, ndërsa David Hosaflook, misionar amerikan në Shqipëri, Prof. As. Dr. Mina Gero, ish-profesor dhe ish-drejtor i departamentit të gjuhësisë po në këtë Universitet, bënë përkatësisht redaktimin e përmbajtjes dhe redaktimin e përgjithshëm gjuhësor.
Shpresojmë që libri t’u shërbejë besimtarëve shqiptare, në mënyrë që të lavdërohet sa më shumë Perëndia! Ky libër mund të shtypet dhe të fotokopjohet pa asnjë pengesë ligjore. Libri është botuar, gjithashtu, me kapak të fortë dhe të butë dhe kopjet mund të sigurohen, duke u lidhur me ne nëpërmjet adresës së mëposhtme:
Kisha Biblike Baptiste
Kutia Postare 144
Shkodër
ALBANIA
Doktrinat e Biblës
Dr. Mark Cambron, D.D.
Doktrinat e Biblës: Besimet Themelore
Bible Doctrines: Beliefs That Matter
Përktheu: Arben Bushgjokaj
Redaktuan: Mina Gero, David Hosaflook
Original Copyright 1954
Zondervan Publishing House
Grand Rapids, Michigan
Rishtypur në 1989
Në qoftë se nuk ka shënim të veçantë, citimet nga Bibla janë marrë nga Diodati i Ri, përkthimi 1991-94, ose Lajmi i Mirë (LIM), e drejta e autorit © ABS (Albanian Bible Society). Versioni tjetër që citohet në raste të veçanta është CHC, Dhjata e Re (e drejta e botimit © Vladimir Dervishi, 2000).
Shtypur në Tiranë nga Vernon Pulishing, 2002
Fotografia e kapërtinës: Kalaja e Shkodrës, pamje nga lindja
Kopje të këtij libri mund të porositen tek Biblioteka Ungjillore e Krishterë (BUK) apo tek:
Kisha Biblike Baptiste
Kutia Postare 144
Shkodër
Parathënie
Pali bëri dallim mes thjeshtësive të Fjalës dhe të vërtetave të saj më të thella. Kur ai po u shkruante korintasve, tha: “ju ushqeva me qumësht dhe jo me mish” (1 Korintasve 3:2). Sigurisht, foshnjat e porsalindura në Krishtin përparojnë me qumështin e çiltër të Fjalës së Perëndisë. Megjithatë, me zhvillimin frymëror, mishi i Shkrimeve mund të përtypet.
Një njeri pyet nëse mbizotërimi mishor mes njerëzve fetarë do të ishte ndaluar, vetëm në qoftë se ata do të kishin dëgjuar me këmbëngulje predikimet doktrinore në kishat e tyre. Ne kemi frikë se shumë nga predikimet e ditëve të sotme janë jo vetëm të thjeshta, por edhe sipërfaqësore. Bibla preket kalimthi, por thellësive të saj nuk u kushtohet vëmendje. Sa mirënjohës jemi ndaj Zotit që do të ketë shkolla dhe institute biblike në të gjithë vendin, ku njerëzve të rinj do t’u mësohet të mbështeten fort në doktrinat e mëdha të Fjalës!
Vepra e paharruar e Dr. Cambron, Doktrinat e Biblës, na tregon se sa thellë është zhytur ai në Fjalën e Perëndisë dhe është tashmë në gjendje që të paraqesë në një mënyrë të qartë dhe të përmbledhur doktrinat e lavdishme, për të cilat Perëndia në Krishtin është autor, temë dhe përfundim. Besojmë se Doktrinat e Biblës do të përdoret gjerësisht nga pastorë, studentë dhe shërbëtorë të krishterë në këtë vend dhe në vende të tjera.
–Dr. Herbert Lockyer, D.D., LL.D.
Hyrje
“Por qoftë falenderuar Perëndia, sepse ishit shërbëtorë të mëkatit, por iu bindët me zemër atij mësimi që iu është transmetuar” (Romakëve 6:17). “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë” (2 Timoteu 3:16-17).
Nevoja e ngutshme e kishës sot është njohuria për Fjalën e Perëndisë. Kisha është e ftohtë, mospërfillëse ndaj qëllimit për të cilin Zoti e ka lënë këtu, dhe ky qëllim është të fitojë të humburit për Krishtin. Por duket sikur disa nga udhëheqësit më të zgjedhur të Zotit po bien në rrymat e ndryshme doktrinore të sotme, duke patur si shkak mungesën e njohurisë së doktrinave të Fjalës së Perëndisë. Fëmijët e Perëndisë po rrëshqasin në mëkat, për shkak të mungesës së njohurisë për doktrinat e Fjalës së Perëndisë. Të krishterët duhet të ushqehen me Fjalën e Perëndisë, që të rriten me anë të saj. Kështu, e vërteta e Perëndisë do të veprojë mbi jetët dhe sjelljet e të krishterëve. Fakti që njeriu nuk i kushton vëmendje doktrinës së shëndoshë, është një shenjë e kohërave, një shenjë që Krishti po vjen së shpejti. “Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve” (1 Timoteu 4:1).
Çdo fushë shërbese u kërkon barinjve (pastorëve) dhe shërbëtorëve të saj që të thonë drejt Fjalën e së vërtetës. Shpirtrat shpëtohen, por akoma këto shpirtra varen tek Fjala për rritje. E vërteta do t’u japë atyre formë, por gabimi do t’i shtrembërojë. Ka një ndryshim të madh mes një personi që mban të vërtetën dhe një të vërtete që mban një person. Prandaj në studimet e doktrinave të Shkrimeve, studentët duhet të luten jo vetëm që t’i dinë doktrinat, por edhe që ato të bëhen jetë për shpirtin dhe frymën e tyre.
1. TEOLOGJIA – Doktrina e Perëndisë
- Emrat dhe Titujt e Perëndisë
- Ekzistenca e Perëndisë
- Natyra e Perëndisë
- Tiparet e Perëndisë
- Atësia e Perëndisë
2. KRISTOLOGJIAÂ – Doktrina e Krishtit
- Emrat dhe Titujt e Krishtit
- Mishërimi i Krishtit
- Dy Natyrat e Krishtit
- Vdekja e Krishtit
- Ringjallja e Krishtit
- Ngjitja dhe Kurorëzimi i Krishtit
3. PNEUMATOLOGJIA - Doktrina e Frymës së Shenjtë
- Personaliteti i Frymës së Shenjtë
- Hyjnia e Frymës së Shenjtë
- Puna e Frymës së Shenjtë – Pjesa e dytë
4. ANTROPOLOGJIA – Doktrina e Njeriut
- Njeriu në gjëndjen e tij të ndershmërisë
- Njeriu në gjëndjen e tij të mëktatit
- Njeriu në gjëndjen e tij të hirit
5. HAMARTIOLOGJIA – Doktrina e Mëkatit
- Origjina e mëkatit
- Realiteti i mëkatit
- Natyra e mëkatit
- Shtrirja e mëkatit
- Rrafshet e mëkatit
- Ndëshkimi i mëkatit
6. SOTERIOLOGJIA – Doktrina e Shpëtimit
7. EKLEZIOLOGJIA – Doktrina e Kishës
- Kuptimi i fjalës
- Përdorimi i fjalës
- Çfarë nuk është kisha
- Çfarë është kisha?
- Dhuntitë e trupit
- Kisha lokale
- Disiplina në kishë
- Urdheresat në kishë
8. ANGJELOLOGJIA – Doktrina e Engjejve
9. ESKATOLOGJIA – Doktrina e Gjerave te Fundit