jump to navigation

Dorëshkrimi i shënimeve të Biblës

Postuar tek: Bibla dhe Kurani

Përndryshim nga Kurani, kur ne e shqyrtojmë Dhiatën e Re (MSS) ne jemi të befasuar me pastërtinë e shkrimeve që i posedojmë. Shumë myslimanë pohojnë se ne kemi probleme të njëjta duke u brengosur për numrin e madh të viteve që ndajnë shkrimin prej ngjarjeve në fjalë. Pasi që ne nuk kemi dokumente origjinale, përmbajtja, besueshmëria e kopjeve vihet në dyshim. Dhe a është ky mohim korrekt? T’i marrim për shembull dorëshkrimet e Dhiatës së Re, të vlefshme sot.

1. Dorëshkrimet e Dhiatës së Re

Kemi në dispozicion 5300 dorëshkrime të njohura të Dhiatës së Re, 10,000 latine, dhe 9300 versione të tjera të hershme (MSS), që na jepin 24,000 kopje  dorëshkrime nga pjesët e Dhiatës së Re që i kemi sot. Shumica e këtyre janë shkruar para v. 325 P.K., dhe shumë kohë më parë se të përpilohet Kurani (të marrura nga shënimet e Mcdowellit që e demantojnë Verdiktin, vol. 1, 1972 fq 40-48;dhe Ostling, Koha, Janar 23,1995,fq. 57).

Për më shumë, për dallim nga Kurani, nuk gjejmë zbraztsirë të madhe kohore në mes kohës për të cilën Bibla flet dhe ngjarjeve të ndodhura në fjalë. Në fakt nuk ka asnjë bazë për datimin e ndonjë libri të Dhëatës së Re më të vonshëm se viti 80 P.K. (ose 50 vite pas vdekjes së Krishtit). E tërë Dhiata e Re është shkruar para rënies së Jerusalemit në vitin 70 P.K., dhe ndoshta para djegies së Romës, dhe persekutimit të krishterëve, pasi që as këto ngjarje, që do të mund të ketë ndikim në komunitetet të krishtera të cekura në ndonjerën prej këtyre shkrimeve të Dhiatës së Re. Nëse dokumentet janë të shkruara në shekullin e dytë, myslimanët pohojnë, atëherë gjithsesi se ishte dashur të ceken këto ngjarje shumë të rëndësishme.

Me këtë logjikë mund të merret një hap më tutje. T’i marrim p.sh. mundimet e Jakobit në vitin 62 P.K, Palit në vitin 64 P.K., dhe të Pjetrit në vitin 65 P.K., të gjitha këto ishin ngjarje momentale të bashkësive të hershme të krishtera, dhe ne nuk i gjejmë asnjë vendim për vdekjen e tyre në cilindo libër kanonik të Dhiatës së Re (dhe për mrekulli as në librin e veprave, në kohët më të rëndësishme të kishave të hershme). Sqarimi i vetëm është se të gjitha këto janë ngjarje të hershme, dhe ato para vitit 62 P.K.

2. Dorëshkrimet e vlefshme

Para dy vitesh, dorëshkrimi më i vjetër që e pohon këtë ishte e papirusit të Shën Gjonit (f. 52), të vendosura në muzeun e John Rylandsit në Mançester, dhe e datuar në vitin 120 P.K., (Koha prill 26, 1996, fq 8). Për këtë thuhet se dorëshkrimi më i hershëm i Dhiatës së Re nuk mund të vërtetohen me dëshmitarë okularë. Ky mohim tani ka ndryshuar, për tri shkrime edhe më të vjetra, një prej secilës, ungjillit të Mateut, Markut dhe Lukës që datojnë më herët se shënimet e Gjoninës. Është se dy prej këtyre tre zbulimeve që besoj se kanë ndërruar në tërësi qendrën e vëmendjës së kritikave për vërtetësinë e Biblës. Më lejoni  t’iu sqaroj:

Papirusi i Lukanit, i vendosur në librarinë e Parisit daton që nga fundi i shek. I dhe fillimi i shek. II, që është grabitur nga papirusi i Gjonit për 20-30 vite (Koha, prill 26, 1996, fq.8), por me rëndësi më të madhe janë zbulimet e Markut dhe Mateut! Zbulimet e reja që i kemi nga Dr. Carsten Thiede, dhe të publikuara në Papirusi i Jezusit, të cekura në fragmentet e librit të Markut përgjatë letrave të mledhura të Kumranit (fragmentet 7Q5) që tregojnë se janë të shkruara para vitit 68 P.K. është me rëndësi të kujtohet se Krishti vdiq në vitin 33, që do të thotë se dorëshkrimi është shkruar më së voni 35 vite pas vdekjes së tij, dhe ndoshta edhe më herët, dhe atë gjatë kohës kur dëshmitarët okularë ishin ende gjallë!

Zbulimet më kuptimplote gjejnë, sidoqoftë, se është një dorëshkrim nga fragmentet e librit të Mateut (kap. 26) të quajtur Dorëshkrimi i Magdalenës që është analizuar nga Dr.  Carsten Thiede, dhe të shkruara në Papirusin e Jezusit. Duke shfrytëzuar analizat e stërholluara të dërëshkrimeve nga fragmentet të marra përmes mikroskopëve të mrekullueshëm, ai largoi përreth 20 gabimeve mikrometrike të papirusit, duke matur lartësinë dhe thellësinë e ngjyrës si dhe këndin e stileve të shkrimit. Pas kësaj analize Thiede ka mundur të bëjë krahasimin më papirust e tjera të asaj kohe, të gjetura në Kumran (të datuara në vitin 58 P.K.), tjetra tek Herkulaneumi (të datuara në mes viteve 73 dhe 74 P.K.), dhe përfundimisht tek papirusi i gjetur në qytetin Oxyrynchus të Egjiptit.  Dorëshkrimi i Magdalenës flet për këto dorëshkrime, dhe në fakt janë gati identike me me ato të zbuluara në Oxyrynchus, në vitet 6566 P.K. Thiede konkludou se papirusi i Ugjillit të Mateut të shenjtë, është  shkruar jo më herët se këto vite ose edhe më herët.  Kjo supozon se i kemi pjesët e ungjillit sipas Mateut në origjinal, ose kopjet e para që janë shkruar sa ishte gjallë Mateu dhe dishepujt e tjerë dhe dëshmitarët okularë të këtyre ngjarjeve që ishin ende gjallë. Kjo ishte dashur të jetë pjesa e dorëshkrimit më të vjetër të Biblës që e kemi ne sot, njera që u shkrua në kohën kur datonin shkrimtarët origjinalë!

Është edhe më rëndësi se çka ato thonë. Tek Mateu 26 shfrytëzon tekste si nomina sacra (emra të shenjtë) sikurse diminutivi “ËSHTË” për Jezusin dhe “KE” për Khurie ose Zot (Koha e shtunë, dhjetor, 24,1994). Kjo është e mrekulluëshme për diskutimin e sotëm, sepse na jep të supozojmë se Jezusi si Zot është zbuluar me shekuj para se të pranohet oficialisht si doktrinë e kishës në këshillin e Nices në vitin 325 P.K. Ende ka diskutime për datën ekzakte të këtij dorëshkrimi. Sidoqoftë, nëse datat janë të sakta atëherë ky dokument komplet e shlyen çdo kritikë kundër shënimeve të ungjijve (si dhe  “Seminari i Jezusit”) dhe atë se dishepujt e hershëm nuk dinin asgjë për hyjninë e Krishtit, dhe se ky koncept më vonë është ngarkuar në literaturë tek bashkësitë e krishtera në shekullin e dytë (P.K.). Ne kemi gjithashtu edhe shënime të tjera dorëshkrimi për Dhiatën e Re.

3. Versionet e përkthimeve

Përveç 24,000 dorëshkrimeve kemi edhe 15,000 kopje ekzistuese si variacione të versioneve të shkruara në latinisht dhe sirianisht (aramaishjta krishtere), disa prej të cilave janë të shkruara më herët se vitet 150 P.K., siç është siriak Peshita (150-250 P.K) (Mcdowell 1972:49; 1990:47).

Krishterimi që nga fillimi ishte besim i misionarëve (Mateu 28:19-20), shkrimet ishin urgjentisht të përkthyera në gjuhët e njohura të asaj kohe. Për këtë arsye përkthimet e shkruara u shfaqen menjëherë, si ishin përkthimet e kopte (fillimi i shek. III dhe IV), armenishte (400 P.K.), gotike (shek. IV), gruzishte (shek.V), etiopishte (shek. VI), dhe nubishte (shek.VI ) (Mcdowell 1972:48-50). Fakti se kemi shumë përkthime të Dhiatës së Re vërteton autencitetin e tij, se do të ishte gati e pamundur, të kemi dishepuj ose pasues që kanë pasur dëshirë të korruptojnë përmbajtjen e mëparshme, që t’i grumbullojnë të tëra këto përkthime në qëllime të tjera dhe duke e ndryshuar secilën prej tyre atëherë ishte dashur të kenë njëllojshmëri që i gjejme tek dëshmitarët në përkthimet e sotme.

4. Mësimet

Praktika e leximit të pjesëve nga librat e Dhiatës së Re për shërbesa fillon në shek. e gjashtë, dhe sot ne i kemi 2135 mësime të cilat janë të shënuara që nga kjo kohë (Mcdowell 1972:52). Nëse këtu ka pasur një falsifikim, atëherë ishte dashur që çdo gjë të ishte ndryshuar.

5. Letrat e etërve të kishës së hershme

Por me siguri se dëshmimi më i famshëm për vërtetësinë e Dhiatës së Re janë shënimet e shumta të marra nga faqet e tyre prej priftërinjve të kishave të hershme. Dean Burgon në hulumtimet e tij zbulon 86,489 shënime të tëra nga etërit e kishës së hershme (Mcdowell 1990:47-48; 1991:52). Në fakt, janë 32,000 sosh prej Dhiatës së Re të gjetura në shkrimet para këshillit të Nices, në vitin 325 P.K. (shënimet e Mcdowellit, 1972:52). J. Harold Greenlee thekson citimet e Dhiatës së Re janë aq të shumta prej etërve të kishës së hershme saqë të efektshme për të rikonstruktuar virtualisht tërë Dhiatën e Re edhe pa i përdorur dorëshkrimet e Dhiatës së Re. Zotëri David Dalrymple u zotua ta bënte këtë, dhe shkrimet nga etërit e kishës së hershme mes shekullit të dytë dhe të tretë, ai gjeti tërë Dhiatën e Re, përveç njëmëdhjetë vargje. (Mcdowell 1972:50-51;1990:48). Prandaj, ne mundemi ta hedhim Dhiatën  Re dhe prapë ta rikonstruktojmë me ndihmën të thjeshtë të këtyre letrave. Disa prej tyre janë (nga Shkrimet e Mcdowellit, 1972, fq. 51):

Klementi (30-95 P.K.) citon shkrime të ndryshme të pjesëve të Dhiatës se Re në librat e tij. Ignatiusi (70-110 P.K) i ka njohur apostujt dhe i ka cituar drjetëpërdrejt prej 15 deri 27 libra. Policarpi (70-156 P.K.) ishte dishepull i Gjonit dhe përmendet në Dhiatën e Re. Prandaj dorëshkrimet që i posedojmë sot na japin neve më se 24,000 dorëshkrime me të cilën paraqitet Dhiata e Re e sotme. Dorëshkrimet më të hershme shihet se datojnë më herët se vitet 60-70 P.K., pra duke marrë parasysh kohët e dorëshkrimeve nga autorë origjinal, japin mundësitë se këto janë të mundshme që të jenë vetë origjinali. Në krye të kësaj kemi 15,000 përkthime të hershme të Dhiatës së Re dhe më shumë se 2000 mësime. Përfundimisht, kemi citime të dorëshkrimeve që i kemi si letrat e etërve të kishës së hershme përmes së cilës ne mund të reprodukojmë nëse dëshirojmë gjithë Dhiatën e Re.

Pra, çfarë krahasimesh kemi në mes të dorëshkrimeve të Kuranit dhe Biblës? E dimë nga shënimet historike të fundit të shekullit të shtatë, arabët u dyndun përmes Afrikës Veriore deri në Spanjë, dhe në lindje deri në Indi. Kurani (simpas traditave të hershme islamike) ishte përqëndrim i besimit dhe i praktikës së asaj kohe. Natyrisht me ndikimin enorm të asaj kohe ishte dashur të kemi ndonjë dorëshkrim edhe sot. Ende nuk kemi asgjë prej asaj kohe. I vetmi dorëshkrim islamik është përpiluar në shekullin e nëntë, ndërkohë dorëshkrimi më i hershëm i përpiluar daton nga viti 790 P.K., i shkruar para 1200 viteve, e jo para 1400 viteve siç pohojnë myslimanët.

Ndërkohë krisherimi pohon se ka  më shumë se 5,300 dorëshkrime të njohura greke të Dhiatës së Re , 10,000 shkrime latine dhe së paku 9,300 versione të tjera, duke u ngritur deri në 24,000 dorëshkrime të vërtetuara të Dhiatës së Re që ende ekzistojnë (Mcdowell 1990:43-55), shumica e të cilëve janë shkruar mes viteve 25-400, pas vdekjes së Krishtit (ose në mes të shek. I dhe V) (Mcdowell 1972:39-49). Islamizmi nuk mund të sigurojë asnjë dorëshkrim të vetëm deri në shekullin e tetë (Lings&Safadi 1976:17; Schimmel 1984:4-6). Pasi që krishterët kanë mundur t‘i ruajnë aq shumë dorëshkrime,  gjitha të shkruara shumë përpara Kuranit, në kohën kur letra ende nuk ishte paraqitur, por duke u bazuar në papiruse ende të papërpunuara, dhe pse myslimanët nuk janë në gjendje që të prezentojnë asnjë shkrim të tyre që është shkruar pas kësaj periudhe, kohë që Kurani është ashtuquajtur i zbuluar? Kjo definitivisht i jep Biblës kredibilitet më të fuqishëm se që ka Kurani.

Prandaj, dorëshkrimet e Dhiatës së Re sikurse shkrimet e etërve, që korrespondojnë me Dhiatën e Re, janë të njëjta me atë të kësaj kohe që i kemi sot, duke na siguruar se në to nuk ka asgjë të shtuar ose të fshirë, ashtu si me shkrimet e Kuranit që i posedojmë të cilat kanë me bollëk tregime origjina e të cilëve është nga shkrimet e shek.  të dytë prej literaturës apokrife krishtere dhe hebreje. Ne i dimë disa raste kush i shkroi ato, saktësisht kur u shkruaran ato dhe se asnjë prej tyre nuk janë nga burimet hyjnore, se janë të shkruara nga tregimtarët më të mirë të përrallave të rabinëve pas shumë viteve pasi që Bibla është kanonizuar. Tani ne do të kthehemi duke vënë vëmendjen në shënimet e dokumentuara për Kuranin dhe Biblën: