jump to navigation

Jezusi eci mbi ujë: dishepujt e adhuruan apo u befasuan?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Kur Jezusi eci mbi ujë, a e adhuruan dishepujt e tij atë (Mateu 14:33), apo ata ishin kryekëput të befasuar për shkak të zemrave të tyre të ngurta (Marku 6:51-52)?

(Kategoria: Nuk është lexuar i tërë teksti)

Kjo gjoja mospërputhje pyet: ‘Kur Jezusi eci mbi ujë si u përgjigjen dishepujt? ‘Mateu 14:33 thotë ata e adhuruan atë. Marku 6:51-52 thotë që ata ishin të befasur dhe nuk kishin kuptuar nga mrekullia e mëparshme që ai kishte bërë kur i ushqeu të 5000.

Kjo përsëri nuk është një mospërputhje por dy fragmente plotësuese. Në qoftë se Shabiri e kishte lexuar të gjithë tekstin tek Mateu ai do ta kishte parë që të dyja shpjegimet, ajo e Mateut (vargjet 26-28) dhe ajo e Markut përmendin që dishepujt ishin shtangur fillimisht, duke menduar që ai ishtë një fantazëm. Kjo ndodhi për shkak se ata nuk e kishin kuptuar nga mrekullia e mëparshme se kush Ai ishte. Por pasi që tronditja fillestare kishte kaluar të dhënat e Mateut pastaj shpjegojnë që ata e adhuruan atë.