jump to navigation

Dashuri

Postuar tek: Të Ecurit Me Perëndinë

Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria. - 1 Korintasit 13:13

Dashuria është virtyti më i madh kristian. Gjithkush thotë se e admiron atë. Shumë rrëfejnë se nuk dinë asgjë rreth doktrinës kristiane, por pretendojnë se kuptojnë dhe zotërojnë dashuri kristiane. Por ka shumë njerëz që kanë ide te gabuara rreth dashurisë, ndaj këto ide duhen ndrequr. Në fakt, shumë njerëz e keqkuptojnë plotësisht atë. Dua të flas thjesht për këtë çështje, sepse në të vërtetë nuk ka asgjë në botë më të rrallë se dashuria kristiane.

1. Rëndësia e dashurisë

Para së gjithash, dua që të shikoni se çfarë rëndësie Bibla i jep dashurisë. Studioji personalisht këto shkrime - 1 Korintasit 13:1-3; Kolosianët 3:14; 1 Timoteu 1:5; 1 Pjetri 4:8; Gjoni 13:34-35; Mateu 25:41-46; Romakët 13:8; Efesianët 5:2; 1 Gjoni 4:7,8. Këto vargje nuk kërkojnë shpjegim prej meje. Ato tregojnë se sa e rëndësishme është dashuria kristiane në sytë e Perëndisë.

2. Çfarë është dashuria?

Së dyti, më lejoni t’ju tregoj se si dashuria e përshkruar ne Bibël, është apo nuk është në të vërtetë. Do filloj me çfarë nuk është.

Dashuria nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m t’u japĂ«sh tĂ« varfĂ«rve. Pali thotĂ« se dikush “mund tĂ« ndajĂ« gjithĂ« pasuritĂ« e tij pĂ«r tĂ« ushqyer tĂ« varfĂ«rit” (1 Korintasit 13:3) e prapĂ« tĂ« jetĂ« pa dashuri. Kujdesi pĂ«r tĂ« varfĂ«rit Ă«shtĂ« detyrĂ« kristiane e pamohueshme, por ne mund ta kryejmĂ« dhe prapĂ« tĂ« jemi nĂ« mungesĂ« tĂ« plotĂ« tĂ« dashurisĂ« kristiane.

Dashuri nuk do të thotë të mos ndëshkojmë asnjëherë sjelljen e ndokujt. Vargu Mos gjykoni nuk do të thotë të miratoni gjërat e gabuara. Dashuria biblike nuk thotë që duhet të injorojmë mëkatin dhe të flasim mirë për imoralitetin.

Dashuria biblike nuk do të thotë të pajtohemi gjithmonë me opinionet fetare të të gjithëve. Dashuria biblike nuk thotë që të gjithë do shkojnë në parajsë dhe askush në ferr, ose që të gjithë janë në rrugë të drejtë dhe askush në rrugë të gabuar. Dashuria e vërtetë thotë, Mos besoni çdo frymë, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë (1 Gjoni 4:1).

Le të konsiderojmë tani se ç’është dashuria. Së pari, është dashuri për Perëndinë. Kushdo që e ka këtë dashuri kërkon të dojë Perëndinë me të gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe fuqinë e tij. Së dyti, është dashuri për njeriun. Kushdo që e ka këtë dashuri kërkon të dojë të afërmin e tij porsi veten. Dashuria biblike do shfaqet në veprat e një kristiani, duke e bërë të gatshëm t’i bëjë të mirën çdo njeriu, pa pritur asnjë shpërblim. Do tregojë vetveten në gatishmërinë për të duruar të keqen. Do e bëjë atë të durueshëm në provokime, falës, të qetë, dhe të përulur. Shpesh do mohojë vetveten për hir të paqes, dhe do jetë më shumë i interesuar për të siguruar paqen sesa për të drejtat e tij.

Dashuria kristiane do tregohet në qëndrimin e përgjithshëm të një kristiani. Ai do jetë i mirë, jo egoist, me karakter të mirë dhe konsiderues, i sjellshëm dhe i butë, i kujdesur ndaj të tjerëve, i shqetësuar për ndjenjat e të tjerëve, dhe më shumë i gatshëm për të dhënë sesa për të marrë. Dashuria e vërtetë nuk lakmon kurrë, dhe nuk gëzohët kurrë me vështirësitë e të tjerëve.

Shembulli më i mirë i kësaj dashurie gjendet ne jetën e Zotit Jezus Krisht. Jezusin e urryen, e persekutuan dhe e kritikuan por Ai këmbënguli në durim. Ai ishte gjithmonë i mirë dhe i durueshëm me të gjithë. Megjithatë Ai ndëshkoi ligësinë dhe qortoi ata që mëkatuan. Ai demaskoi doktrinën dhe zakonet e gabuara. Ai foli po aq lirshëm për ferrin sa për parajsën. Ai tregoi se dashuria e përsosur nuk aprovon jetën dhe opinionet e të gjithëve, dhe se është e mundur ta ndëshkosh të keqen dhe përsëri të jesh plot me dashuri.

Pra, kështu është dashuria e vërtetë kristiane. Po sa pak prej saj kemi sot në botë, madje edhe midis kristianëve! Sa e lumtur do ishte e gjithë bota nëse do kishte më shumë dashuri të vërtetë biblike!

3. Nga vjen kjo dashuri?

Së treti, më lejoni t’ju tregoj se nga vjen dashuria biblike. është e sigurt që nuk vjen nga njeriu. Nga natyra që të gjithë ne jemi egoistë, lakmitarë, jo mirëdashës, dhe me karakter të sëmurë. Këtë e vërejmë edhe tek fëmijët, sepse nga natyra zemra njerëzore nuk njeh asgjë për dashurinë e vërtetë. Dashuria e vërtetë gjendet vetëm në zemrën që është ndryshuar dhe përtëritur nga Fryma e Shenjtë. Por kur ne bëhemi pjesëtarë të natyrës hyjnore (2 Pjetri 1:4), nga bashkimi me Krishtin, një nga frytet e para të kësaj natyre të re është dashuria kristiane.

Një zemër e tillë do bindet për mëkatshmërinë e egoizmit dhe të mungesës së dashurisë, ndaj do luftojë kundër këtyre gjërave. Gjithashtu do ndiejë një borxh mirënjohjeje ndaj Zotit Jezus Krisht i Cili vdiq për ne, dhe do dëshirojë t’i ngjasojë Atij në dashuri. Dashuria e Krishtit e derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së shenjtë, është burimi më i sigurt i dashurisë kristiane.

Ju kërkoj t’u kushtoni vëmendje të veçantë fjalëve që po ju them këtu. Ju nuk mund të keni frytet e kristianizmit pa rrënjët e tij. Ju nuk mund të keni një dashuri kristiane pa kthimin në besim, pendimin, besimin, dhe bashkimin me Krishtin. Dashuria e vërtetë zbret nga lart. Ajo është një fryt i Frymës. Nëse dëshironi dashuri kristiane, duhet ta merrni atë prej Krishtit.

4. Dashuria është më e madhja nga të gjitha

Së fundi, më lejoni t’ju tregoj, përse Pali në 1 Korintasit 13:13 e quan dashurinë më të madhen. Pali flet shpeshherë për rëndësinë e besimit, sepse vetëm me anë të besimit ne vijmë tek Krishti dhe shpëtohemi. Me anë të besimit ne shpallemi të drejtë dhe kemi paqe me Perëndinë. Por këtu Pali thotë se dashuria është madje më e madhe se besimi!

Por nuk duhet të mendojmë as për një çast që dashuria mund të bëjë shlyerje për mëkatet tona dhe të na sjellë paqen me Perëndinë. Vetëm Krishti mund ta bëjë këtë, dhe është besimi i vetmi që na bashkon me Krishtin. Gjithashtu Pali nuk thotë se dashuria qëndron pa besimin, sepse njëra nuk mund të jetë pa tjetrën. Por ka tri arsye përse dashuria është më e madhe se besimi dhe shpresa.

Së pari, vetë Perëndia është plot me dashuri. Perëndia nuk ka nevojë as për besim e as për shpresë, por Perëndia është dashuri. Prandaj, dashuria tek një kristian e bën atë si Perëndinë. Së dyti, dashuria është më e dobishmja për të tjerët. Besimi dhe shpresa janë shumë të dobishme për veten tonë, por është dashuria ajo që e bën kristianin të dobishëm për `të tjerët. Së treti, dashuria do rrojë përgjithmonë. Kurrë nuk do të vdesë. Në parajsë, çdo njeri do të jetë plot me dashuri. Besimi do i hapë rrugën pamjes, dhe shpresa përvojës së plotë. Por dashuria do të rrojë përgjithmonë.

PĂ«rfundim

Më lejoni ta mbyll me një pyetje dhe një nxitje.

1. Pyetja është tepër e thjeshtë, po teper e rëndësishme. A ke ti dashuri? Pa të ti je askushi. Pa të, të mungon shenja si dishepull i Jezusit. Mos u kënaq me njohurinë për të vërtetën. Mos u kënaq duke menduar se ke besimin. Besimi i vërtetë shoqërohet gjithmonë nga dashuria. Shqyrtoje jetën e përditshme, qëndrimin ndaj të tjerëve, mënyrën sesi flet. A i trajton të tjerët gjithmonë me dashuri, madje edhe kur provokohesh? Unë të nxis të mos gjesh prehje gjersa të dish që dashuria e vërtetë banon në zemrën tënde. Kërkoji Zotit Jezus të të mësojë si të duash. Kërkoji të vendosë Frymën e Shenjtë në ty e të ndryshojë natyrën tënde. I lumtur është njeriu që vërtet ecën në dashuri.

Nxitja ime u drejtohet atyre që e njohin dashurinë e vërtetë në zemrat e tyre. Së pari, ushtroni dashurinë. Dashuria rritet me praktikë. Lejojeni dashurinë të drejtojë gjithë jetën tuaj - jo vetëm gjërat e mëdha, por edhe gjërat e vogla. Së dyti, mësojauni edhe të tjerëve dashurinë. Mësojauni të tjerëve rëndësinë e mirësisë, ndihmës, dhe të të qenit konsiderues. Mësojuni atyre: MBI TË GJITHA vishni dashurinë (Kolosianët 3:14).