jump to navigation

Formaliteti

Postuar tek: Të Ecurit Me Perëndinë

Të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj - 2 Timoteu 3:5
Në fakt Jude nuk është ai që duket i tillë nga jashtë, dhe rrethprerja nuk është ajo që duket në mish; por Jude është ai që është i tillë përbrenda, dhe rrethprerja është ajo e zemrës, në frymë dhe jo në shkronjë; dhe për një Jude të tillë lavdërimi nuk buron nga njerëzit, por nga Perëndia - Romakët 2:28,29

Këto vargje na mësojnë të paktën tri të vërteta tepër të rëndësishme - së pari, që të dukesh nga jashtë si kristian nuk është kristianizëm i vërtetë; së dyti, kristianizmi i vërtetë duhet të banojë në zemër; dhe së treti, kristianizmi i vërtetë kurrë nuk duhet të presë që të bëhet i pëlqyer gjerësisht.

1. Kristianizmi në dukje nuk është kristianizëm i vërtetë

Përveç kësaj mësojmë se një kristian në dukje nuk është kristian i vërtetë. Me një kristian në dukje kam parasysh një kristian vetëm për emër, dhe jo në realitet - me veprat që duken por jo në zemër.

Ka shumĂ« njerĂ«z, kristianizmi i tĂ« cilĂ«ve konsiston vetĂ«m nĂ« tĂ« shkuarit nĂ« kishĂ« dhe kaq. Ata e bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« rregullisht, por nuk njohin mirĂ« Shkrimin, dhe nuk gjejnĂ« kĂ«naqĂ«si nĂ« tĂ« lexuarit e tij. Jeta e tyre nuk Ă«shtĂ« e ndarĂ« nga bota. Nuk i intereson shumĂ« Doktrina Kristiane, dhe nuk tregojnĂ« interes se çfarĂ« lloj mĂ«simi po marrin. NjerĂ«z tĂ« tillĂ« janĂ« vetĂ«m “kristianĂ« nĂ« dukje”.

Ka edhe njerĂ«z tĂ« tjerĂ«, kristianizmi i tĂ« cilĂ«ve konsiston vetĂ«m me fjalĂ«. Ata e dinĂ« teorinĂ« e Ungjillit, dhe mbahen fortĂ« nĂ« doktrinĂ«n e shĂ«ndoshĂ«. Por ata nuk dinĂ« asnjĂ« gjĂ« pĂ«r perĂ«ndishmĂ«rinĂ« praktike. Ata nuk janĂ« tĂ« besĂ«s, tĂ« dashur, tĂ« pĂ«rulur, tĂ« ndershĂ«m, tĂ« sjellshĂ«m, tĂ« mirĂ«, dhe joegoistĂ«. Ata janĂ« kristianĂ« me emĂ«r por janĂ« thjesht “kristianĂ« nĂ« dukje”.

Shkrimi flet qartë për një kristianizëm të tillë. Dëgjoni fjalët e Palit: Jude nuk është ai që duket i tillë nga jashtë, dhe rrethprerja nuk është ajo që duket në mish. Këto janë fjalë të ashpra! Një njeri mund të jetë pasardhës i Abrahamit në mish, i rrethprerë, respektues i të gjitha festave fetare, një adhurues i rregullt në tempull, por në sytë e Perëndisë nuk është një Jude i vërtetë! Në të njëjtën mënyrë, dikush mund të jetë kristian në dukje, i pagëzuar, pjesëmarrës i rregullt në kishë, por në sytë e Perëndisë ai nuk është aspak kristian!

Lexo Isaian 1:10-15. Këtu Perëndia thotë se sakrificat e popullit ishin të padobishme, dhe se ai i urrente festat e tyre. Megjithatë këto festa dhe sakrifica u themeluan nga vetë Perëndia. Perëndia thotë këtu se, madje edhe format e adhurimit që ai vetë i vendosi, nuk janë të vlefshme nëse nuk kryhen me zemër. Në fakt, ato konsiderohen më keq sesa të pavlefshme, ato janë ofendim ndaj Perëndisë, ndaj ai i urren.

Dëgjoni tani fjalët e vetë Zotit Jezus Krisht. Ai u tha Judenjve të ditës së tij: Ky popull po më afrohet me gojë dhe më nderon me buzët; por zemra e tyre rri larg meje. Dhe më kot më nderojnë (Mateu 15:8,9). Ai gjithmonë demaskoi besimin vetëm në dukje të Skribëve dhe Farisenjve, duke paralajmëruar dishepujt e tij të mos vepronin në të njëjtën mënyrë. Jezusi, gjithmonë kishte një fjalë të mirë për më të keqin ndër mëkatarët, dhe mbante gjithmonë derën hapur për ta. Por ai përdori një të folur tepër të ashpër kundrejt atyre që kishin një besim vetëm në dukje.

Ka dhe vende të tjera, ku Bibla flet për këtë çështje. Bibla na tregon shumë qartë se, jo vetëm duhet ta shmangim mëkatin por duhet t’i shmangemi edhe rrezikut të të pasurit një kristianizëm vetëm në dukje.

Kristianizmi sipërfaqësor është tepër i zakonshëm në ditët tona. Pushton çdo lloj kishe kristiane. Dhe është tepër i rrezikshëm. Veprat sipërfaqësore pa zemër kanë një efekt ngurtësues për zemrën dhe ndërgjegjen. është gjithashtu një budallallëk i vërtetë. Ç’idiotizëm të mendosh se ky kristianizëm sipërfaqësor do japë ngushëllim në kohë sëmundjeje, dhe kur afrohet vdekja! Fotografia e një zjarri nuk e ngroh njeriun, sepse nuk është i vërtetë. Kështu dhe kristianizmi sipërfaqësor nuk mund t’i japë paqe shpirtit. Sytë e Perëndisë e përshkojnë këtë gjë, edhe nëse miqtë tanë, shokët kristianë dhe pastorët janë të mashtruar nga kjo. Perëndia i njeh sekretet e zemrës sonë. Ai do të gjykojë të fshehtat e njerëzve në ditën e fundit.

2. Kristianizmi i vërtetë duhet të jetojë në zemër

Zemra është prova më e mirë për karakterin dhe besimin e një njeriu. është pikërisht zemra në të cilën kristianizmi i vërtetë duhet të zërë vend. Njeriu sheh vetëm gjërat që dikush thotë dhe kryen, por njeriu mund të thotë e të bëjë gjëra të drejta por nga motive të gabuara. Prandaj Perëndia shqyrton zemrën, sepse prej saj kristianizmi i vërtetë duhet të burojë. Perëndia thotë, do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri (Ezekieli 36:26). Besimi shpëtues banon në zemër. Me zemër, njeriu beson (Romakët 10:10). Shenjtëria buron nga një zemër e përtëritur. Kristianët kryejnë vullnetin e Perëndisë me zemër.

Disa lexues mund të mendojnë se një besim korrekt në dukje është i mjaftueshëm. Nëse mendoni kështu, jeni plotësisht gabim. Apostulli Pal thotë; Në Jezu Krishtin as rrethprerja, as parrethprerja s’kanë ndonjë vlerë, por krijesa e re (Galatasit 6:15). Çfarë Pali thotë është, më tepër sesa të na tregojë, që rrethprerja nuk është më e kërkuar në Besëlidhjen e Re. Ai do të thotë se kristianizmi i vërtetë nuk vjen nga dukja, por nga brenda. Nuk konsiston në ceremonira, por në hirin e Perëndisë që punon në zemrat tona.

Kur zemrat tona janë gabim, në sytë e Perëndisë gjithçka është gabim. Gjërat që respektojmë në dukje janë të pavlefshme nëse zemrat janë gabim. Në Besëlidhjen e Vjetër, Arka ishte gjëja më e shenjtë në Tabernakull. Por kur Izraelitët besuan në të më shumë sesa në Perëndinë, ata u mundën nga armiqtë e tyre. Ata i besonin një objekti të dukshëm në vend të vetë Perëndisë. Zemrat e tyre ishin të gabuara. Adhurimi ynë mund të duket korrekt, por do refuzohet nga Perëndia nëse nuk adhurojmë me zemër.

Kur zemrat tona do jenë në rregull, atëherë Perëndia nuk do shohë shumë nga gabimet tona më të vogla. Joshafati dhe Asa ishin mbretër të Judës të cilët të linin shumë për të dëshiruar. Në shumë gjëra ata ishin të dobët, por pavarësisht nga gabimet, në zemër ata ishin të drejtë. Ezekia nuk e respektoi Pashkën siç duhet. Por ne lexojmë lutjen e tij: Zoti, që është i mirë, të falë cilindo që IA KA KUSHTUAR ZEMRËN e tij të kërkojë Perëndinë (2 Kronikat 30:18). Perëndia iu përgjigj lutjes së tij. Perëndia është më shumë i shqetësuar për gjendjen e zemrës sesa me gjërat që respektojmë në dukje.

Më lejoni t’ju bëj një nxitje. Përpiquni të jeni të krishterë në zemër. Nuk duhet të neglizhoni aspektet e jashtme të adhurimit, por sigurohuni që mbi të gjitha të kujdeseni për gjendjen e zemrës suaj.

3. Kristianizmi i vërtetë kurrë nuk është i pëlqyer gjerësisht

Dua që të jesh një i krishterë në zemër. Por gjithashtu, dua që të dish që ky kristianizëm kurrë s’do popullarizohet. Kurrë nuk ka qenë, e as do jetë popullor, për aq kohë sa njeriu do jetë ashtu siç Bibla e përshkruan. Shumica e njerëzve do kënaqen me një besim vetëm në dukje. Kënaq ndërgjegjen që s’ka njohur kurrë nevojën për Krishtin. Kënaq vetëm vetëdrejtësinë tonë. Kënaq natyrën tonë dembele, sepse kristianizmi që vjen nga zemra s’është aspak i lehtë, ndërsa kristianizmi në dukje nuk na sjell probleme.

Historia e besimit na e tregon këtë fakt. Në historinë e Izraelit, që nga fillimi i Eksodit e deri në fund të Veprave të Apostujve, do gjejmë të njëjtën gjë. Profetët e Dhiatës së Vjetër demaskuan vazhdimisht njerëzit që praktikonin besimin sipërfaqësor, ndërsa zemra e tyre nuk ishte në të. Zoti Jezus demaskoi Farisenjtë dhe skribët për të njëjtën arsye. Pas kohës së Apostujve, sa shpejt ndodhi që kristianizmi i zemrës u zëvendësua nga një besim thjesht në dukje. Kështu ka qenë gjithmonë forma më e zakonshme e kristianizmit, ndërsa kristianizmi i vërtetë i zemrës ka qenë i rrallë.

Kristianizmi i vërtetë, pra i zemrës, është tepër përulës për t’u preferuar. Nuk i lë vend njeriut për t’u mburrur. I tregon atij se është i vdekur në mëkat dhe duhet të rilindë në Frymën. I tregon se është fajtor dhe meriton ferrin, ndaj duhet t’i afrohet Krishtit me vrap për t’u shpëtuar. Por natyra njerëzore rebelohet kur dëgjon të tilla gjëra.

Kristianizmi i vërtetë i zemrës është gjithashtu tepër i shenjtë për t’u preferuar. I kërkon njeriut të braktisë rrugët e veta. I kërkon të harrojë botën dhe mëkatet, të ketë një mendje shpirtërore, dhe të dojë Fjalën e Perëndisë dhe lutjen. Si mund të preferohet një besim i tillë? Kurrë nuk u preferua në të kaluarën, dhe nuk preferohet sot.

MirĂ«po sa i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qenka popullariteti tek njerĂ«zit? NĂ« ditĂ«n e gjykimit ne nuk do qĂ«ndrojmĂ« pĂ«rpara njerĂ«zve, por pĂ«rpara PerĂ«ndisĂ«. Dhe lavdia e kristianizmit tĂ« zemrĂ«s Ă«shtĂ« kjo: ka “lavdĂ«rimin e PerĂ«ndisĂ«”. PerĂ«ndia kĂ«naqet kur shikon njĂ« kristianizĂ«m tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« kĂ«tĂ« jetĂ«. Kudo qĂ« Ai sheh pendim, besim, shenjtĂ«ri, dhe dashuri zemre pĂ«r tĂ«, Ai kĂ«naqet shumĂ«. A nuk Ă«shtĂ« lavdĂ«rimi i PerĂ«ndisĂ« mĂ« i çmuar se ai i njerĂ«zve?

Në ditën e gjykimit, Perëndia do shpallë miratimin e Tij përpara të gjithë botës për kristianizmin që vjen nga zemra. Ai do mbledhë të gjithë shenjtorët e tij nga çdo skaj i dheut në një shoqëri të lavdishme. Do i vendosë në të djathtë të fronit të lavdishëm të Krishtit. Pastaj, të gjithë kush e ka dashur dhe shërbyer Krishtit me gjithë zemër do dëgjojnë fjalët e tij: Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës (Mateu 25:34). Kristianët vetëm në dukje do shohin me zili, por këto fjalë nuk do u adresohen kurrë atyre. Në ditën e madhe ne do shohim e kuptojmë plotësisht vlerën e vërtetë të kristianizmit që vjen nga zemra. Në këtë jetë ju keni mundësi se do keni përqeshje, keqtrajtim, kundërshtim dhe përndjekje. Me shumë pikëllime duhet të hyjmë në Mbretërinë (Veprat 14:22). Por çfarëdo që do humbisni në këtë botë, lavdërimi i Perëndisë do ia vlejë për gjithçka.

PĂ«rfundim

Më lejoni ta mbyll me tri fjalë të thjeshta praktike.

1. A është kristianizmi yt i interesuar për të respektuar gjërat që duken më shumë sesa gjërat e zemrës? Nëse është kështu, me dashuri të paralajmëroj se je në rrezikun më të madh. S’do kesh asnjë gjë si mbështetje në vështirësi, asnjë shpresë kur të vdesësh, dhe asgjë të të shpëtojë në ditën e fundit. Zoti e përdortë këtë paralajmërim për shpirtin tënd!

2. Nëse vetë zemra jote të gjykon, ka vetëm një gjë që mund të bësh. Duhet të shkosh tek Krishti sa më shpejt, e tregoji gjendjen tënde. Rrëfe pavlefshmërinë e besimit tënd sipërfaqësor, dhe kërkoji një zemër të re. Ai është i Pushtetshëm për të të shpëtuar. Asgjë nuk është e pamundur për të. Lypni e do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet (Lluka 11:9).

3. Nëse kristianizmi yt është vërtet prej zemrës, dhe ti ke një ndërgjegje të rrënjosur fort ndaj Perëndisë, merre seriozisht pozicionin tënd. Ofroji Perëndisë falënderime e lavdërime çdo ditë, sepse të ka dhënë një zemër të re. Por ki kujdes, dhe ruaje veten se mos kthehet në formalizëm. Bëj kujdes për leximin e Biblës, lutjen, jetën dhe sjelljen e përditshme. Askush nuk është aq shpirtëror sa të mos rrëzohet mjerisht. Prandaj bëj kujdes, dhe ruaje veten, ndërsa pret me padurim ardhjen e Zotit. Shumë shpejt Ai do jetë me ne. Tundimet do marrin fund. Kur ajo ditë do të vijë, askush nuk do pendohet se ia dedikoi zemrën plotësisht Krishtit.