jump to navigation

Leximi i Biblës

Postuar tek: Të Ecurit Me Perëndinë

Dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus. - 2 Timoteu 3:15.
Ju bĂ«ni gabim, sepse nuk e kuptoni… shkrimin. - Mateu 22:29.

Pas lutjes, leximi i Biblës është detyra më e rëndësishme kristiane. Shkrimet e Biblës mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus (2 Timoteu 3:15). Me anë të leximit ne mësojmë se çfarë duhet të besojmë, si duhet të jemi, dhe çfarë duhet të bëjmë. Mund të mësojmë si të jetojmë me ngushëllim shpirtëror, dhe si të vdesim në paqen shpirtërore. I lumtur është njeriu që jo vetëm e lexon Biblën, por i bindet asaj, duke e bërë shembull të besimit dhe jetës së tij! Më lejoni t’ju paraqes tetë arsye të thjeshta përse, cilido që është i interesuar për shpëtimin e tij, duhet ta vlerësojë Biblën, ta studiojë atë rregullisht, dhe të familjarizohet plotësisht me çfarë ajo thotë.

1. Asnjë libër tjetër nuk ngjason me Biblën

Nuk ka asnjë libër të jetë shkruar si Bibla. Bibla është plotësisht ndryshe nga çdo libër tjetër - është frymëzuar nga Perëndia (2 Timoteu 3:16). Perëndia i mësoi shkruesit se çfarë të thonin, vendosi mendime dhe ide në mendjet e tyre, dhe udhëhoqi penat e tyre për t’i shkruar. Kur lexoni Biblën ju lexoni vetë fjalët e Perëndisë. Që nga fillimi e deri në fund Bibla është fjala e Perëndisë, dhe është e vetmja që është plotësisht perfekte.

Nuk dua të humbas kohë për të vërtetuar frymëzimin e Biblës. Vetë libri është dëshmitari më i mirë i vetvetes. Është mrekullia më e madhe botërore, ndaj vetëm frymëzimi hyjnor mund të japë shpjegimin e saj.

Ne e dimë se shkrues të ndryshëm të Biblës shkruajtën sipas stilit të tyre - Isaia shkroi ndryshe nga Jeremia, dhe Pali shkroi ndryshe nga Gjoni. Por kjo i ngjason shembullit të një njeriu që luan disa instrumente të ndryshme - fryma e tij do nxjerrë tinguj të ndryshëm nëse ai luan flautin, fyellin ose trumpetën, por është e njëjta frymë që prodhon secilin tingull. Në të njëjtën mënyrë, është vetë Perëndia që frymëzoi secilin shkrues njerëzor të Biblës, prandaj çdo kapitull, çdo varg, dhe çdo fjalë është nga Perëndia. Sa mirë do ishte që njerëzit plot me pyetje rreth Biblës, ta merrnin e ta lexonin atë! Sa shumë probleme e kundërshtime do zhdukeshin menjëherë! Dhe sa shumë njerëz do gjenin Perëndinë përmes librit të tij! Sa e rëndësishme është, që ti duhet të lexosh Biblën!

2. Bibla na tregon gjithçka që duhet të dimë rreth shpëtimit

Gjithçka që duhet të dish për t’u shpëtuar gjendet në Bibël. Ne jetojmë në kohërat kur njohuria njerëzore është rritur tmerrësisht. Edukimi i sotëm është zgjeruar më shumë se nga periudhat e tjera të historisë. Kjo është diçka e mirë, por duhet të kujtojmë se nëse kemi arsimimin më të mirë por pa njohuri ndaj së vërtetës së zbuluar në Bibël, nuk mund t’i shpëtojmë dot ferrit. Kujtoni, një njeri mund të ketë njohuri të mahnitshme rreth çdo subjekti, por prapë ai është i pa shpëtuar. Vdekja i jep fund çdo përpjekjeje njerëzore. Por anasjelltas, një njeri mund të jetë krejt i paditur dhe analfabet, por i shpëtuar. Nëse ai ka dëgjuar të vërtetën e mahnitshme biblike me veshët e tij, dhe e ka besuar me zemrën e tij, shpirti i tij do shpëtohet. Njohja e së vërtetës biblike është shumë më e rëndësishme se çdo sferë tjetër njohurie.

3. Bibla merret me çështje më të rëndësishme se ç’merret çdo libër tjetër

Asnjë libër tjetër nuk përmban çështje të rëndësishme si Bibla. Është Bibla ajo që na tregon planin e mahnitshëm të Perëndisë për shpëtimin, dhe mënyrën sesi mund të falen mëkatet tona. Pa Biblën ne nuk do mësonim asgjë për ardhjen e Zotit Jezus në tokë për të shpëtuar mëkatarët, asgjë për vdekjen e tij në vendin tonë - i drejti në vend të të padrejtëve - asgjë për shpengimin e çdo mëkatari që beson në Jezus, asgjë për gatishmërinë e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë për të shpëtuar madje më të keqin mes njerëzve.

Është Bibla ajo që na tregon për jetën dhe karakterin e Zotit Jezu Krisht - Ndërmjetësi i madh midis Perëndisë dhe njerëzimit. Katër dëshmitarë të veçantë përmbajnë veprimtarinë dhe mrekullitë e tij. Ata na tregojnë për jetën dhe mësimet e tij, vdekjen dhe ringjalljen e tij, fuqinë e tij, dashurinë, mirësinë dhe durimin. Ata na i përshkruajnë këto gjëra aq thjesht saqë çdo njeri mund t’i kuptojë.

Bibla na tregon edhe për jetën e njerëzve të mirë. Shumë prej tyre ishin njerëz si ne me probleme si tonat. Bibla nuk synon për të fshehur dobësitë dhe gabimet e tyre, por na kujton se Shpëtimtari i këtyre njerëzve është i gatshëm të jetë edhe Shpëtimtari ynë. Gjithashtu, Bibla përmban paralajmërime tepër të rëndësishme kundrejt jetës së njerëzve të këqij, për të na kujtuar se Perëndia që ndëshkon mëkatet e tyre do na ndëshkojë edhe ne nëse nuk largohemi nga mëkatet tona. Bibla përmban shumë premtime të çmueshme për të inkurajuar ata që e duan Perëndinë. Na jep një pamje të brendshme të karakterit njerëzor.

Ku tjetër mund t’i mësojmë këto gjëra? Sa e rëndësishme është të lexosh Biblën!

4. Bibla ka ndikim të mrekullueshëm më shumë se çdo libër tjetër

Asnjë libër tjetër nuk ka pasur një ndikim kaq të mrekullueshëm tek njerëzit si Bibla. Ky është libri që mësimet e të cilit e kanë bërë rrëmujë botën (Veprat 17:6) në kohën e Apostujve. Apostujt ishin njerëz me numër të pakët të dërguar për të mposhtur besëtytnitë, fenë e rreme, dhe imoralitetin e botës. Ata nuk kishin armët e botës për të imponuar mesazhin e tyre me forcë, as pasuri për të korruptuar këdo për të besuar. Ata ishin të armatosur me këtë libër, dhe për disa breza ata ndryshuan plotësisht gjendjen e shoqërisë.

Në ditët e Reformimit, ky libër transformoi tërë Evropën. Gjashtëqind vjet më parë, një errësirë e madhe mbulonte kishën kristiane. Kristianizmi kishte pësuar një ndryshim të madh, saqë ishte i vështirë të dallohej më. Atëherë njerëz të ndryshëm filluan të përkthenin Biblën në gjuhë të ndryshme, dhe kisha u transformua sërish. Të tilla gjëra kanë ndodhur gjatë të gjitha kohërave. Çfarë ligësie ekzistonte në Izrael gjatë sundimit të mbretërve të tij! Por nuk është për t’u habitur, meqenëse ligji i Zotit humbi, i hedhur mënjanë në qoshe të tempullit, deri sa u gjet në kohën e Josias (2 Mbretërit 22:8).

Bibla ka sjellë bekime të mëdha në vendet ku mesazhi i saj është pranuar gjerësisht. Ka krijuar ligje më të mira, për standarde më të larta të moralit, për bekimet e mëdha të Ditës së Shabatit, për krijimin e insituteve bamirëse për të sëmurët, të varfërit, të moshuarit dhe jetimët. Këto rrallë janë gjetur në vende që s’e kanë patur Biblën.

5. Bibla bën për lexuesit e saj më shumë se çdo libër tjetër

Asnjë libër nuk mund të bëjë aq shumë për lexuesit e kujdesshëm sa Bibla mund të bëjë. Bibla merret me çështje më të rëndësishme sesa thjesht si të kemi sukses në jetën e përditshme. Ajo merret me çështjet e jetës së përjetshme. Bibla mund të të bëjë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus. Të tregon rrugën për në qiell. Të mëson çdo gjë që duhet të dish e të besosh, të tregon se ç’duhet të bësh për t’u shpëtuar. Të tregon për veten tënde - një mëkatar. Të tregon për Perëndinë - në shenjtërinë e tij. Të tregon për Zotin Jezu Krisht, i vetmi që mund të të pajtojë me Perëndinë.

Është me anë të Biblës që Fryma e Shenjtë përdor për të kthyer mëkatarët në besim. Ai sjell të vërtetën biblike në ndërgjegjen e tyre dhe përmes kësaj të vërtete ai punon një mrekulli morale në jetën e tyre. Çdo ditë në të gjithë botën, çdo racë njerëzore po përjeton këtë mrekulli të të lindurit sërish, kryer nga Fryma e Shenjtë përmes Biblës.

Bibla është ushqimi kryesor me anë të të cilit kristianët e sapokthyer rriten. Fryma e Shenjtë përdor vetë Fjalën e tij, të lexuar privatisht ose të predikuar publikisht, në mënyrë që t’i pastrojë e t’i shenjtërojë, t’i udhëzojë në drejtësi dhe t’i pajisë për çdo vepër të mirë. (Shih Psalmin 119:9; Gjonin 17:17; 2 Timoteun 3:16,17.) Bibla të tregon sesi të jetosh jetën e përditshme në mënyrën që e kënaq Perëndinë. Të tregon si të përballosh vështirësitë dhe përndjekjen, të bën të mendosh për vdekjen dhe gjykimin pa pasur asnjë frikë. Të zgjon kur shpirtërisht je i përgjumur. Të ngushëllon kur je i trishtuar. Të kthen në rrugë të drejtë nëse je duke ndjekur të gabuarën. Të jep forcë nëse je i dobët. Të ruan nga e keqja kur je në mes të tjerëve, dhe të flet kur ndodhesh vetëm. Mund t’i bëjë të gjitha këto gjëra madje dhe për kristianin e parëndësishëm. Nëse Fryma e Shenjtë banon në zemrën tënde dhe nëse ti mban Biblën në dorën tënde, atëherë ti ke gjithçka që të duhet për jetën tënde kristiane. Edhe nëse do të të shpinin në burg apo të të ndanin plotësisht nga kristianët e tjerë, ti do kishe në zotërim udhëheqjen e pathyeshme të Perëndisë për jetën tënde.

Disa njerëz ankohen se Bibla përmban gjëra të vështira për t’u kuptuar. Kjo është e vërtetë, por nuk është aspak justifikim për të mos e lexuar atë. Gabimi qëndron në të kuptuarin tonë dhe jo në Biblën, nëse vazhdojmë ta lexojmë atë aq më mirë do e kuptojmë atë. Nuk duhet të dekurajohemi nga gjërat e vështira, sepse në të ka edhe gjëra tepër të qarta e të thjeshta për t’u kuptuar. Të vërtetat që kanë të bëjnë me shpëtimin tonë janë të thjeshta për t’u kuptuar nga cilido që kërkon t’i dijë ato. Do ishte budallallëk të neglizhosh ato që mund të kuptojmë vetëm për arsye të pjesëve të vështira.

NjerĂ«z tĂ« tjerĂ« ankohen se jo kushdo qĂ« e lexon BiblĂ«n pĂ«rfiton prej saj bekimet qĂ« unĂ« i pĂ«rmenda lart. PĂ«rgjigjja Ă«shtĂ« e thjeshtĂ«: ata qĂ« nuk pĂ«fitojnĂ« prej BiblĂ«s nuk e lexojnĂ« atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n e duhur. Bibla duhet lexuar me pĂ«rulje dhe lutje pĂ«rndryshe nuk duhet tĂ« presim tĂ« na influencojĂ« pĂ«r mirĂ«. Askush qĂ« lexon BiblĂ«n si fĂ«mijĂ« dhe me frymĂ« kĂ«mbĂ«nguljeje s’do humbasĂ« rrugĂ«n pĂ«r nĂ« qiejt. Fjala e PerĂ«ndisĂ« Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e vĂ«rtetĂ« kur thotĂ«, nĂ«se i vĂ« veshin diturisĂ«… duke e prirur zemrĂ«n ndaj arsyes; po, nĂ« rast se kĂ«rkon me ngulm gjykimin dhe ngre zĂ«rin pĂ«r tĂ« siguruar mirĂ«kuptim, nĂ« rast se e kĂ«rkon si argjendin dhe fillon tĂ« rrĂ«mosh si pĂ«r njĂ« thesar tĂ« fshehur, atĂ«herĂ« do tĂ« ndiesh frikĂ«n e Zotit dhe ke pĂ«r tĂ« gjetur kuptimin e PerĂ«ndisĂ« (FjalĂ«t e Urta 2:2-5).

6. Bibla është standardi i doktrinës dhe detyrës kristiane

Bibla është standardi i vetëm mbi të cilin çdo pyetje doktrinore dhe detyrë kristiane bazohet. Perëndia e di që fëmijët e tij kanë nevojë për një standard të pathyeshëm për t’i treguar se ç’është e drejtë dhe e vërtetë, prandaj ai në mënyrë të hirshme na ka dhënë Biblën. Ne duhet të jemi tepër mirënjohës për këtë, sepse ka kaq shumë konfuzion sot në botë rreth doktrinës dhe praktikës kristiane.

Ka shumë konfuzion rreth doktrinës kristiane. Kisha të ndryshme japin përgjigje të ndryshme madje dhe për çështje tepër të rëndësishme të doktrinës kristiane. Katolikët dhe Protestantët, Ungjillorët dhe Liberalët, Mormonët dhe Dëshmitarët e Jehovait, të gjithë pohojnë se kanë të vërtetën, por në fakt tjetër mëson njëra e ndryshe thotë tjetra. Si mundet dikush të gjejë të vërtetën kur gjërat janë kaq konfuze? Ka vetëm një përgjigje. Vetë Perëndia na ka dhënë një standard të pathyeshëm të së vërtetës në Bibël. Ne duhet ta bëjmë atë standardin tonë. Nuk duhet të besojmë asgjë tjetër që nuk përputhet me Biblën. Nuk ka rëndësi kush thotë se diçka është e vërtetë. Nuk ka rëndësi se çfarë pozite ai ka në kishë. Cfarë ai thotë duhet kontrolluar nga Bibla. Dikush mund të jetë një pastor kishe, por çfarë ai thotë duhet kontrolluar nga Bibla. Nëse ai është një pastor i vërtetë atëherë ai do ishte i gëzuar nësë ti do e bëje një gjë të tillë. Në të vërtetë, ai do ju inkurajojë të lexoni Biblën dhe të kontrolloni nëse mësimi i tij është i vërtetë. Vetëm një mësues i rremë do ju kërkonte të besonit në autoritetin apo kishën e tij. Qëllimi i çdo pastori të vërtetë është t’ju ndihmojë ta gjeni vetë të vërtetën në Fjalën e Perëndisë.

Ka shumë konfuzion edhe përsa i përket praktikës kristiane. Çdo kristian që kërkon të jetojë një jetë të pëlqyeshme për Perëndinë, duhet të marrë vendime rreth shumë pyetjeve të ndryshme praktike. Ai do haset me pyetje të ndryshme rreth punës së përditshme. Ndoshta do ketë disa gjëra që ndonëse çdo njeri tjetër i kryen, atij i duken të padrejta. Pas pune i duhet të vendosë si të shpenzojë kohën në mënyrë të drejtë. Shumë njerëz janë të përfshirë në lloje argëtimesh të cilat ngrenë pyetje nëse janë të mençura apo të drejta. Ka pyetje që lidhen edhe me jetën familjare. Çfarë standardesh për sjelljen duhen aplikuar këtu? A është diçka në rregull nëse çdo njeri që e quan veten kristian e kryen atë?

Ka vetëm një përgjigje për tërë këto pyetje. Bibla duhet të jetë standardi ynë. Sa herë që do ndeshemi me një pyetje të praktikës kristiane, duhet të aplikojmë mësimet e Biblës. Ne disa raste Bibla i shpjegon qartë, dhe ne duhet të udhëhiqemi nga shpjegimet e saj të qarta. Por shpesh Bibla nuk i shpjegon qartë ndaj ne duhet të kërkojmë disa parime të përgjithshme për të na udhëhequr. Nuk ka rëndësi çfarë mendojnë të tjerët. Sjellja e tyre nuk është standardi ynë. Por Bibla është shembull për ne, dhe duhet të jetojmë jetën tonë në përputhje me të.

7. Shërbëtorët e vërtetë të Perëndisë e kanë dashur Biblën dhe jetuan sipas mësimeve të saj

Bibla është libri sipas së cilit të gjithë shërbëtorët e vërtetë të Perëndisë jetuan dhe deshën. Çdo krijesë e gjallë ka nevojë për ushqim. Kur një mëkatar bëhet krijesë e re në Krishtin Jezus, ai ka nevojë për ushqim shpirtëror. Ushqimi është Fjala e Perëndisë. Porsi një fëmijë i sapolindur që dëshiron qumështin e nënës, ashtu edhe çdo person vërtetë i kthyer kërkon Fjalën e Perëndisë. Nëse dikush neglizhon leximin e Biblës, dhe vlerëson pak predikimin, atëherë mund të them me siguri që ai person nuk është akoma i rilindur.

BesimtarĂ«t nĂ« DhiatĂ«n e VjetĂ«r e donin FjalĂ«n e PerĂ«ndisĂ« - konsidero Jobin 23:12 dhe Psalmin 119:97. Apostujt e donin FjalĂ«n e PerĂ«ndisĂ« - sepse ata sĂ« bashku me shokĂ«t e tyre ishin njerĂ«z “tĂ« fuqishĂ«m nĂ« Shkrimet”. VetĂ« Zoti Jezus e donte FjalĂ«n. Ai e lexoi atĂ« publikisht. E citoi atĂ« vazhdimisht. E pĂ«rdori si armĂ« kundĂ«r djallit. Ai vazhdimisht tha, “Shkrimi duhet tĂ« pĂ«rmbushet”. GjĂ«ja e fundit qĂ« ai bĂ«ri nĂ« tokĂ« ishte kjo: dishepujve ua hapi mendjen, qĂ« tĂ« kuptonin Shkrimet (Lluka 24:45).

Gjatë të gjithë historisë së kristianizmit, populli i Perëndisë e ka dashur Fjalën e tij. Të gjithë ata që Perëndia i përdori për punën e mbretërisë së tij e kanë dashur atë. Në çdo vend që ungjilli është përhapur, njerëz të edukuar apo të paedukuar kanë mësuar të duan Fjalën e Perëndisë. Kjo është diçka që ata e kanë të përbashkët edhe kur nuk pajtohen rreth pyetjeve të organizimit të kishës apo çështjeve të këtij lloji. Kur populli i Perëndisë do mblidhet së bashku në qiell, ata do mësojnë se kanë kaluar në të njëjtat eksperienca. Të gjithë kanë qenë lindur nga Fryma e Perëndisë dhe të falur nga gjaku i Krishtit. Dhe të gjithë kanë dashur Fjalën e Perëndisë si ushqim dhe kënaqësi gjatë udhëtimit të tyre në tokë.

Më lejoni t’ju pyes përsëri. Çfarë po bëni me Fjalën e Perëndisë?

8. Vetëm Bibla mund t’i japë forcë njeriut që po vdes

Bibla është i vetmi libër që i jep forcë njeriut që po vdes. Vdekja është një ngjarje solemne që ndodh me të gjithë ne. Ajo i jep fund mundësisë për t’u penduar dhe është rruga si për në parajsë ashtu edhe për në ferr. Madje edhe për besimtarin kristian, vdekja është solemne. Në vdekje ai është i sigurt, sepse i përket Krishtit, por akoma është diçka solemne. Natyrisht ne stepemi prej saj. Ndarja nga ata që duam për të shkuar në botën tjetër nuk është aspak e lehtë. Çdo njeri duhet të mendohet mirë sesi ai do takohet me vdekjen kur ajo do të vijë. Më lejoni t’ju tregoj diçka për këtë.

Gjërat më të mira të kësaj bote nuk mund t’i japin ngushëllim njeriut që po vdes. Paraja mund të blejë kujdesjen mjekësore më të mirë, por nuk mund të blejë paqen e zemrës dhe ndërgjegjes. As miqtë e as të afërmit nuk mund ta ngushëllojnë atë. Ata mund t’i plotësojnë nevojat që ai ka, por nuk mund ta ndihmojnë për frikën e brendshme dhe ndërgjegjen e trazuar. Librat dhe gazetat nuk mund ta ngushëllojnë. Ai mund t’i ketë pëlqyer gjatë jetës së tij, por në vdekje ato s’kanë asnjë vlerë për të. Por është një libër që është burim ngushëllimi, ky libër është Bibla. Kapitujt e Biblës, vargje nga Bibla, të vërtetat e Biblës - këto janë mundësia e vetme e ngushëllimit për njeriun që po vdes. Sigurisht, unë nuk mund të them se do i sjellë ndonjë të mirë, nëse ai kurrë nuk e ka vlerësuar Biblën më parë. Kam parë shumë shtrate vdekjeje për ta thënë këtë. Unë nuk them se njeriu që e ka mohuar Biblën gjatë gjithë jetës së tij do gjejë ngushëllim prej saj në çastet e vdekjes. Por unë them se askush që ndodhet në çastet e vdekjes nuk mund të gjejë ngushëllim të vërtetë në tjetër vend.

Unë them se kjo e vërtetë vlen për të gjithë, pa përjashtim. Vlen për mbretërit si dhe të varfërit. Vlen për të arsimuarit si dhe të paarsimuarit. Po ju them shumë thjeshtë se, ndonëse njerëzit duken se jetojnë në rehati pa Biblën, asnjëri prej tyre nuk do vdesë në paqe pa të. Kam parë shumë njerëz të vdesin, disa me dhe disa pa ngushëllim gjatë vdekjes. Por veç një gjë s’e kam parë kurrë. Nuk kam parë kurrë një njeri në shtratin e vdekjes, me paqe të vërtetë e të fortë e të mençur jo të marrë prej Biblës. Ky është libri rreth të cilit po ju shkruaj, dhe po ju pyes për të fundit herë. Çfarë po bëni me Biblën?

PĂ«rfundimi

Më lejoni ta mbyll duke u folur thjeshtë ndërgjegjeve të njerëzve të ndryshëm që janë duke lexuar këtë libër.

1. Ndoshta ju lexoni, por s’e lexoni Biblën kurrë. Nëse është kështu, nuk kam asnjë fjalë ngushëllimi për ju, sepse ju jeni në rrezik për të humbur shpirtin tuaj. Mosleximi i Biblës nga ana juaj është provë e thjeshtë që ju nuk e doni Perëndinë. Një njeri me trup të shëndetshëm ka një oreks të shëndetshëm, dhe një njeri me shpirt të shëndetshëm ka oreks për Fjalën e Perëndisë. Por ju me sa duket jeni duke vuajtur nga një sëmundje e tmerrshme shpirtërore. A nuk do pendoheni?

E di qĂ« nuk mund tĂ« arrij zemrat tuaja, t’ju bĂ«j t’i shikoni e t’i ndieni kĂ«to gjĂ«ra, por protestoj nga neglizhimi juaj ndaj BiblĂ«s dhe i bĂ«j thirrje ndĂ«rgjegjes suaj ta konsiderojĂ« protestĂ«n time. Mos vononi pĂ«r t’u penduar! Mos mohoni leximin e BiblĂ«s deri kur tĂ« jeni duke vdekur, e mĂ« pas tĂ« thoni se s’ka asnjĂ« vlerĂ« pĂ«r ju nĂ« çastet kur keni mĂ« shumĂ« nevojĂ« pĂ«r tĂ«! Mos thoni se “njerĂ«zit janĂ« tĂ« shkĂ«lqyeshĂ«m edhe pa leximin e BiblĂ«s”. Do tĂ« bjerĂ« nĂ« kurrizin tuaj qĂ« njerĂ«zit sillen keq, e mĂ« pas pĂ«rfundojnĂ« nĂ« ferr. Ki kujdes nĂ«se njĂ« ditĂ« do tĂ« thuash, “ah, sikur t’i kisha kushtuar rĂ«ndĂ«si BiblĂ«s ashtu siç u kushtova rĂ«ndĂ«si librave tĂ« tjerĂ«, gazetave e revistave, unĂ« nuk do tĂ« mbetesha pa shpresĂ« nĂ« çastet e fundit tĂ« jetĂ«s”. UnĂ« ju bĂ«ra njĂ« paralajmĂ«rim, Zoti pastĂ« mĂ«shirĂ« pĂ«r shpirtrat tuaj.

2. Ndoshta je i gatishëm për ta lexuar Biblën por ke nevojë për këshillë. Më lejoni t’ju ndihmoj.

Fillo ta lexosh Biblën sot. Qëllimet e mira nuk mjaftojnë. Ti duhet të fillosh ta lexosh konkretisht.- Lexoje Biblën me një deshirë të brendshme për ta kuptuar atë. Leximi pa të kuptuarit nuk do të të sjellë asnjë të mirë.- Lexoje Biblën me besimin dhe përuljen e një fëmije. Ti duhet t’i nënshtrohesh dhe jo ta gjykosh atë.- Lexoje Biblën me qëllimin për t’iu bindur, dhe për ta zbatuar. Duhet të influencojë në mënyrën si ti e jeton jetën tënde.- Lexoje Biblën çdo ditë. Ty të pëlqen të hash ushqim çdo ditë, Bibla është ushqimi për shpirtin tënd.- Lexoje të gjithë Biblën, lexoje sistematikisht. Nuk ke të drejtë të lexosh vetëm pjesët e preferuara.- Interpretoje Biblën në një mënyrë të drejtë e të thjeshtë. Interpretimi i drejtë është zakonisht ai që është më i qarti dhe i thjeshti.- Lexoje Biblën duke pasur vazhdimisht Krishtin në mendje. Madje dhe gjatë leximit të Dhiatës së Vjetër, përpiqu të kuptosh sesi ajo i adresohet gjithmonë Krishtit.

Unë besoj me siguri, se nëse ti do veprosh sipas këtyre parimeve Perëndia nuk do lejojë të mos ta kuptosh rrugën për në qiell.

3. Ndoshta ju jeni dikush që e doni dhe e besoni Biblën, por që nuk e lexoni shpesh atë. Në kohë nevoje ti do gjesh vetëm pak ngushëllim prej saj. Dhe kurrë nuk do qëndrosh i fortë e i vendosur në të vërtetën. Mbi të gjitha, mund të bësh gabime të mëdha në jetë - në martesë, jetën familjare, në marrëdhëniet me të tjerët. Gjithashtu ka të ngjarë, të paktën për një kohë, të çorientohesh nga mësues të rremë. Të lexosh pak Biblën nuk është mjaftueshëm - ti duhet ta lexosh shumë atë. Ti duhet të lejosh që Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet (Kolosianët 3:16).

4. Ndoshta ti je dikush që e lexon shumë Biblën por ke ndërmend ta ndërpresësh leximin sepse mendon që nuk të sjell asnjë të mirë. Më lejo të të them se ky tundim vjen nga djalli Bibla po të sjell më shumë të mira nga ç’ti mendon. Ka një efekt të brendshëm në karakterin tënd që ti ndoshta nuk e sheh, dhe të zmbrapsht prej mëkateve e gabimeve që ti me forcat e tua do rrëzoheshe. Nëse pushon së lexuari atë atëherë ti hap dyert e vështirësive në kurrizin tënd.

5. Ndoshta ti vërtet e do Biblën, jeton sipas saj dhe e lexon shumë atë. Nëse është kështu atëherë vendos ta lexosh Biblën më shumë çdo vit të jetës tënde - ta rrënjosësh në kujtesën dhe zemrën tënde. Kur të arrish në çastet e vdekjes ndoshta s’do jesh në gjendje ta lexosh atë, por do jetë tepër e çmuar ta kesh të fshehur në zemër (Psalmi 119:11). Gjithashtu ji i vendosur të kujdesesh si ta përdorësh atë rregullisht - ta lexosh në çdo vit të jetës tënde, ta nderosh atë më shumë në jetën familjare. Vendos që të meditosh më shumë për të, e të flasësh me besimtarët e tjerë rreth saj. Së fundi, vendos të jetosh më shumë sipas Biblës. Lejoje atë të testojë çdo gjë që ti bën, dhe me ndihmën e Perëndisë ji i vendosur të udhëhiqesh prej saj.