jump to navigation

Lumturia

Postuar tek: Të Ecurit Me Perëndinë

Lum ai popull që ka për Perëndi Zotin. - Psalmi 144:15

Lumturia është karakteristikë e atyre që jetojnë në një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë. Të tjerët nuk përjetojnë një lumturi të qëndrueshme e të vërtetë. Dua ta konsideroj temën e lumturisë nën tri pika.

1. Gjërat themelore të lumturisë

Çdo njeri kërkon të jetë i lumtur. Kjo është e natyrshme. Por sa pak njerëz e kuptojnë me të vërtetë domethënien e lumturisë! Dua t’ju tregoj disa gjëra që janë tepër të rëndësishme për lumturinë në çdo rast.

Lumturia e vërtetë nuk është liri e plotë nga hidhërimi dhe ngushtica. Në këtë botë të rënë e mëkatare, nuk ekziston asgjëkundi një lumturi e tillë. Por as lumturia e vërtetë nuk konsiston në të qeshurat. Shumë njerëz qeshin me zë të lartë e në shoqëri duken të lumtur, por nga brenda janë të mjerë, me frikë për të qenë vetëm. Mos u josh nga kotësia e lumturisë së botës! Sepse për të qenë vërtet i lumtur, duhet të të plotësohen nevojat më të thella. Fëmija i vogël kur është i veshur, i ushqyer, dhe i shtrirë në krahët e mamasë së tij, është i lumtur, sepse të gjitha nevojat i janë plotësuar. E njëjta gjë edhe me ne - për të qenë vërtet të lumtur duhet të na plotësohen nevojat më të rëndësishme.

Cilat janë nevojat tona më të thella? Jo vetëm thjesht nevojat e trupit! Njeriu ka një mendje dhe një ndërgjegje. Ai ka një ndjesi të brendshme që kjo jetë nuk është gjithçka, ka një jetë përtej varrit. Nuk janë vetëm nevojat e trupit që duhet t’i plotësohen, por edhe ato të shpirtit dhe ndërgjegjes.

Nëse do jemi vërtet të lumtur, lumturia jonë nuk duhet të bazohet aspak mbi gjërat e kësaj bote. Çdo gjë e kësaj bote është e pasigurt dhe e paqëndrueshme. Është e përkohshme çdo gjë që e blen paraja. Të gjitha marrëdhëniet tona do ndërpriten prej vdekjes. Lumturia e përjetshme nuk mbështetet dot në gjëra të tilla.

Për të qenë vërtet të lumtur duhet të jemi në gjendje edhe të shohim rreth e rrotull nesh pa u ndier të parehatshëm. Duhet të jemi të aftë të shohim prapa në të shkuarën e të mos kemi frikë se ndihemi fajtorë. Të shohim drejt së ardhmes por pa merak. Nëse nuk mund të shikosh prapa dhe përpara pa mosrehati, nuk mund të jesh i lumtur. Rrethanat tuaja të tanishme mund të jenë të mira, por kjo nuk mjafton për t’ju bërë vërtet të lumtur.

2. Gabimet e zakonshme rreth lumturisë

Shumë njerëz e kërkojnë lumturinë në vende krejt të gabuara. Dua tani t’ju paralajmëroj rreth disa gabimeve të zakonshme rreth mënyrës si të jemi të lumtur.

Arritjet dhe suksesi nuk të sjell lumturi. Kush është i suksesshëm nuk është e thënë të jetë i lumtur. Vetë suksesi i tij shpesh sjell halle në vetvete. Pasuria nuk të sjell lumturi. Pasuria mund të blejë gjithçka përveç paqes së brendshme. Mësimi dhe njohuria në vetvete nuk sjellin lumturi. Përveç mendjes edhe zemra me ndërgjegjen kanë nevojë për ushqim. Njohuria për këtë botë nuk i sjell lumturi njeriut kur mendon rreth vdekjes. Një jetë e qetë nuk sjell lumturi. Shpesh një punëtor mund të tundohet të dëshirojë sikur të mos punojë, por të shpenzojë ditët e tij siç dëshiron ai. Por Perëndia e krijoi njeriun që të punojë, dhe puna e ndonjë lloji është e domosdoshme për lumturinë tonë. Kënaqësia nuk sjell lumturi. Shumë njerëz shpenzojnë kohën e tyre në kërkim të kënaqësisë, porsi fëmija që luan me lodra. Por edhe një fëmijë nuk luan me lodrat e tij gjatë të gjithë ditës. Edhe burrat dhe gratë kanë punë shumë më të larta për të bërë, sesa ndjekja e pafundme e kënaqësive.

Dua thjesht t’ju them se, nëse mendoni që njëra nga këto gjëra është rruga drejt lumturisë, gaboheni plotësisht. E gjithë eksperienca njerëzore është kundër kësaj ideje. Mbreti Solomon pati pushtet, dituri, dhe pasuri shumë më tepër se çdo njeri në atë kohë. Nga rrëfimet e tij ne dimë se ai eksperimentoi të shihte se çfarë lumturie mund të arrije me këto gjëra. Ky është konkluzioni i tij nën frymëzimin e Frymës së Shënjtë: Të gjitha janë gjëra të kota dhe një kërkim për të kapur erën (Predikuesi 1:14). Dëshmi të panumërta me të njëjtin mesazh mund të gjenden në histori, nga burra dhe gra që kërkuan lumturinë në vende të gabuara. Ata arritën qëllimet në jetë, por nuk arritën paqe dhe lumturi.

A je ti i ri në moshë? Të bëj thirrje, mos e shpenzo jetën tënde duke kërkuar lumturinë atje ku nuk mund të gjendet. A je i varfër? Ke menduar ndonjëherë se po të ishe i pasur do ishe i lumtur? Rezistoji tundimit. Ka aq shumë mjerim tek të pasurit sa dhe tek të varfërit. Ju bej thirrje të gjithë juve, mbani mend sa të zakonshme janë këto gabime rreth rrugës së lumturisë, dhe kërkojeni atë atje ku ka për t’u gjetur!

3. Rruga për të qenë të lumtur

Së fundi, më lejoni t’ju tregoj rrugën për një lumturi të vërtetë. Ka një rrugë që të çon drejt lumturisë së vërtetë. Nuk është e pasigurt apo e dyshimtë. Lumturia e vërtetë u ofrohet të gjithëve. Por ka vetëm një rrugë, dhe kushdo që dëshiron të jetë i lumtur duhet të kalojë në këtë rrugë.

Rruga e vetme për të qenë i lumtur është të jesh një kristian i vërtetë, i sinqertë dhe me zemër të vërtetë. Kristiani i vërtetë është njeriu i vetëm vërtet i lumtur. Me një kristian të vërtetë nuk u referohem të gjithë atyre që e quajnë veten të krishterë. I referohem njeriut që është bindur nga Fryma e Shenjtë të njohë mëkatet e tij, që ka vendosur gjithë shpresën dhe besimin e tij në Zotin Jezus Krisht.- njeriu që ka lindur sërish dhe që jeton një jetë të shenjtë dhe shpirtërore.

Kur them se ky njeri është vërtet i lumtur, nuk them se ai nuk ka asnjë ankth apo shqetësim të çdo lloji, apo që ai kurrë nuk derdh lot. Por thellë në zemrën e tij ai ka një paqe të patundur dhe gëzim të vërtetë. Kjo është lumturi. Nuk them se të gjithë të krishterët janë njësoj të lumtur, por në krahasim me njerëzit e botës ata janë të gjithë njerëz të lumtur. Kristiani i vërtetë ka një ndërgjegje të qetë. Ai e di që Krishti ka larë mëkatet e tij. Vetëm ai mendon i sigurt për shpirtin e tij, sepse e di që është i shpëtuar në Krishtin. Vetëm ai ka burime të lumturisë që nuk varen nga gjërat e kësaj bote. Pavarësisht sesi rrethanat tokësore mund të ndryshojnë, Miku i tij në qiell nuk ndryshon kurrë. Kristiani i vërtetë po përmbush qëllimin për të cilin Perëndia e krijoi. Njeriu i pakthyer në besim nuk po e përmbush këtë qëllim, ndaj nuk mund të jetë i lumtur.

Pa Krishtin, asnjë njeri në këtë botë s’mund të jetë vërtet i lumtur, pavarësisht sa të mira rrethanat mund të jenë. Por me Krishtin, njeriu mund të jetë i lumtur pavarësisht se është i varfër. Ai është i lumtur pavarësisht se është i sëmurë. Ai është i lumtur pavarësisht nga kaosi politik apo social. Lumturia e tij nuk varet nga rrethanat e tanishme. Ai e di se të drejtit do t’i dalë mirë (Isaia 3:10).

Përgjigje ndaj kundërshtimeve

Ndërsa i lexoni këto gjëra, a është Satani duke ju mbushur mendjen me kundërshtime? Nëse po, nuk frikësohem t’u përgjigjem troç.

Ndoshta ju mendoni se njihni shumë njerëz fetarë që nuk janë të lumtur. Por a jeni të sigurt që këta njerëz janë besimtarë të vërtetë në Krishtin? Shumë prej tyre kanë vetëm një formë të jashtme të kristianizmit, dhe ju nuk duhet të prisni që njerëz të tillë të kenë paqe të brendshme dhe gëzim.

Ndoshta ju njihni disa njerĂ«z vĂ«rtet shpirtĂ«rorĂ« tĂ« cilĂ«t nuk duken tĂ« lumtur. Ata ankohen shumĂ« pĂ«r zemrat e tyre. DyshojnĂ«, shqetĂ«sohen dhe janĂ« plot me frikĂ«. MĂ« vjen keq qĂ« ka kristianĂ« tĂ« tillĂ«, tĂ« cilĂ«t jetojnĂ« fare jashtĂ« privilegjeve tĂ« tyre, dhe siç duket pa pĂ«rjetuar kĂ«tĂ« gĂ«zim dhe paqe. Por, a i keni pyetur ndonjĂ«herĂ« nĂ«se do donin ta linin besimin e tĂ« ktheheshin tek bota? A u keni bĂ«rĂ« ndonjĂ«herĂ« pyetjen: “A do ishit mĂ« tĂ« lumtur nĂ«se do pushonit sĂ« ndjekuri Zotin Jezus?” NĂ«se do bĂ«nit kĂ«to pyetje, edhe kristiani mĂ« i ulĂ«t dhe mĂ« i dobĂ«t do ju pĂ«rgjigjej: “Besimi ynĂ« mund tĂ« jetĂ« i dobĂ«t, dhe gĂ«zimi nĂ« Krisht i rrallĂ«, por ne kurrĂ« nuk do braktisim atĂ« çfarĂ« kemi!” RrĂ«nja e lumturisĂ« Ă«shtĂ« aty, fundja, ndonĂ«se as gjethet e as lulet nuk mund tĂ« shihen.

Por ndoshta ti mendon se shumica e kristianĂ«ve nuk mund tĂ« jenĂ« tĂ« lumtur sepse duken tĂ« zymtĂ« dhe seriozĂ«. A e ke pyetur veten ndonjĂ«herĂ« pĂ«rse janĂ« aq seriozĂ«? Ti mendon se ata s’duhet tĂ« jenĂ« tĂ« trishtuar kur janĂ« me ju, duke ju parĂ« drejt rrugĂ«s suaj pĂ«r nĂ« ferr? NjĂ« filozof i ditur nje herĂ« pyeti njĂ« pastor kishe pĂ«rse njerĂ«zit fetarĂ« gjithmonĂ« duken aq tĂ« trishtuar. Pastori iu pĂ«rgjigj: “Pamja juaj, Z Hjum, do bĂ«nte tĂ« trishtuar çdo kristian”. VetĂ«m kur je vetĂ« njĂ« i kthyer do jesh nĂ« gjendje tĂ« vlerĂ«sosh saktĂ« seriozitetin e kristianĂ«ve. Kur i sheh tĂ« gjithĂ« sĂ« bashku nĂ« njĂ« zemĂ«r, duke dashur tĂ« gjithĂ« Krishtin, sipas eksperiencĂ«s sime po ju them se kurrĂ« nuk keni pĂ«r tĂ« gjetur njeri aq tĂ« lumtur sa kristianĂ«t e vĂ«rtetĂ«.

Prandaj e përsëris, nuk ka lumturi në botë që të krahasohet me lumturinë e kristianit të vërtetë.

PĂ«rfundim

Si përfundim, më lejo t’u bëj apel ndërgjegjes së të gjithë lexuesve të mi.

1. Dua t’ju bëj një pyetje. A jeni i lumtur? Nëse po jetoni për këtë botë, thellë në zemër e dini se nuk jeni vërtet i lumtur. Më lejoni t’ju paralajmëroj me dashuri - ju nuk do jeni kurrë i lumtur për aq kohë sa i ktheni shpinën Perëndisë dhe Krishtit.

2. Dua t’ju paralajmëroj. është budallallëk të jetosh një jetë që nuk të bën të lumtur. Pse shpenzoni para për atë që nuk është bukë dhe fryt i mundit tuaj, për atë që nuk të ngop? (Isaia 55:2). Rruga e shpëtimit dhe ajo e lumturisë janë një rrugë! Refuzoje atë rrugë e kurrë nuk do jesh i lumtur.

3. Ju bëj thirrje të kërkoni lumturinë vetëm në atë vend ku mund të gjendet. Ajo gjendet vetëm në Krishtin. Vetëm Ai mund të ta japë atë. Eja tek Ai duke rrëfyer mëkatet dhe mjerimin. Eja tek Ai, duke i kërkuar mëshirë, falje, jetë të re. Mos prit më për asgjë, eja tek Ai tani!

4. Më lejoni t’u jap disa këshilla kristianëve të vërtetë, si të rrisin lumturinë e tyre.

Së pari, mundohuni të rriteni në hir vit pas viti. Ruhuni se mos pushoni duke jetuar në kujtim të eksperiencave të shkuara. Përpiquni të ecni përpara. Lexoni Biblën më me zell, lutuni më me zjarr, urreni më shumë mëkatin, mohoni vetveten më shumë, mbajeni ndërgjegjen të pastër nga mëkatet e vogla, shmangni së lënduari Frymën. Më të shenjtët janë gjithmonë më të lumturit.

Së dyti, mësohuni të jeni më mirënjohës vit pas viti. Lavdërojeni Perëndinë më shumë për mirësinë e Tij.

Së treti, bëni të mirën më shumë vit pas viti. Perëndia është i mirë dhe bën të mirën (Psalmi 119:68). Mundohuni të bëheni si Perëndia duke bërë të mirën. Ka diçka që mund të bëni për Perëndinë, përpiquni të gjeni çfarë, dhe bëjeni për Të. Kujtoni se kristiani që bën kompromise dhe tërhiqet kurrë nuk do gëzojë paqen e përsosur. Kristiani më i përkushtuar do jetë gjithmonë njeriu më i lumtur.