jump to navigation

Ndarja e madhe

Postuar tek: Të Ecurit Me Perëndinë

Ai mban në dorë terplotën dhe do ta pastrojë plotësisht lëmin e tij; grurin e tij do ta mbledhë në hambar, por bykun do ta djegë me zjarr të pashueshëm. - Mateu 3:12

Këto fjalë u thanë nga Gjon Pagëzori për Zotin Jezu Krisht. Këto fjalë nuk janë përmbushur akoma, por një ditë do përmbushen. Le ta konsiderojmë domethënien e tyre nën katër çështje:

1. I gjithë njerëzimi është i ndarë në dy grupe

Ndonëse njerëzimi e ka ndarë shoqërinë në shumë klasa, Perëndia sheh vetëm dy. Ato quhen gruri dhe byku. Perëndia, i cili njeh zemrat e gjithësecilit, vendos çdo njeri në njërën nga këto kategori.

Kush janë gruri? Gruri janë kristianët - ata që besojnë në Zotin Jezus, e duan atë dhe jetojnë për të. Ndonëse ata janë mëkatarë dhe të padenjë në sytë e tyre, ata janë të çmuar në sytë e Perëndisë.

Kush janë byku? Byku janë të gjithë ata, pa përjashtim, që nuk kanë besim dhe shpëtim në Krishtin dhe shenjtërimin e Frymës së Shenjtë. Nuk ka rëndësi nëse njihen si jobesimtarë apo e quajnë veten të krishterë. Nëse nuk kanë një besim të gjallë dhe nuk janë të shenjtë, atëherë ata janë byku. Ata mund të zotërojnë dhunti të mëdha nga natyra, dhe mund të kenë influencë të madhe në botë, por për shkak të neglizhimit të shpëtimit të Perëndisë, Perëndia nuk gjen kënaqësi në to.

është e rëndësishme të kuptojmë që nuk ka një ndarje të tretë. Në ditët e Përmbytjes së madhe kishte vetëm dy grupe - ata brenda arkës, dhe ata jashtë saj. Zoti Jezus flet për dy rrugë - rruga e gjerë që të çon në shkatërrim, dhe ajo e ngushta që të çon në jetë. Nuk ka rrugë tjetër. Prandaj të pyes thjesht: A je ti gruri apo byku? A je ti një krijesë e re? A je i penduar? A po beson në Krishtin? A e do dhe a po i shërben ti atij? A e do Biblën, dhe lufton në lutje? A je ti një i krishterë në shtëpi, punë, gjatë të gjithë javës dhe jo vetëm të djelën? Ndoshta mund të jetë e pakënaqshme, por unë të nxis t’i shqyrtosh këto pyetje, tani. Nëse ti je byku, është më mirë ta zbulosh tani gjersa ke akoma kohë të pendohesh.

2. Dy grupet e mëdha të njerëzimit do ndahen

Vargu biblik i mësipërm na tregon se do vijë një ditë kur dy grupet e njerëzimit do ndahen. Atë ditë Krishti do veprojë ashtu siç një fermer do bënte me grurin e tij: ai do ndajë grurin nga byku. Kjo gjë nuk ka ndodhur akoma. Aktualisht, gruri dhe byku janë të përzier së bashku, madje edhe midis atyre që e quajnë veten kristianë. Njeriu nuk mund të bëjë dot dallimin midis tyre, sepse ne nuk mund të lexojmë zemrat e njerëzve. Gjersa Krishti të vijë përsëri, kishat do kenë bykun midis grurit. Dhe gjersa Krishti të vijë, do ketë grurë dhe byk në këtë botë. Por kur Krishti të vijë, ç’ndarje e madhe që do të jetë! Gruri do formojë një grup - të gjithë të perëndishëm. Byku do formojë një grup tjetër - të gjithë të paperëndishëm. Dhe midis tyre do ketë një ndarje të madhe që askush nuk mund ta kalojë. Njëri grup do bekohet plotësisht. Grupi tjetër do jetë plotësisht në mjerim.

Nëse ti je një kristian i vërtetë, ti do me gjithë zemër shoqërinë e shenjtorëve të Perëndisë, dhe shoqëria e njerëzve të botës është një provë e madhe për ju. Ju duhet të prisni me padurim ardhjen e Krishtit. Atëherë, populli i Perëndisë do bashkohet përgjithmonë për të mos u ndarë më kurrë.

Ndoshta ti je një njeri me zemrën jo të drejtë në sytë e Perëndisë. Ti duhet të frikësohesh e të dridhesh kur mendon se Krishti do kthehet përsëri. Do njihesh se cili ti je në të vërtetë. Perëndia nuk mashtrohet dot. Të nxis të dridhesh - e të pendohesh!

3. Çfarë do marrë populli i Krishtit

Vargu biblik na tregoi se Krishti grurin e tij do ta mbledhë në hambar. Më lejoni t’ju tregoj se çfarë do marrë populli i tij kur Krishti do të vijë të pastrojë lëmin e tij. Ai do mbledhë të gjithë besimtarët e tij në një vend të sigurt. Asnjë mëkatar që vendosi besimin e tij në Krishtin s’do mungojë. Çdo kokërr gruri do jetë atje. Ne nuk e vlerësojmë sa duhet kujdesin që Zoti tregon për popullin e tij. Ja le të përpiqem t’jua tregoj.

Zoti gjen kënaqësi në njerëzit e tij besimtarë. Dobësia dhe dështimet e tyre nuk e prishin bashkimin midis tij dhe atyre. Ai i njihte dobësitë e tyre kur ai i zgjodhi ata. Ai kurrë nuk do shkelë besëlidhjen e tij e kurrë nuk do i hedhë tutje. Kur ata do dështojnë, ai do i ngrejë lart përsëri. Kur ata largohen, ai do i afrojë përsëri. Lutjet e tyre janë të kënaqshme për të, porsi ecjet e mundimshme të një fëmije janë për atin e tij, kështu edhe Perëndia kënaqet kur ata i shërbejnë atij.

Zoti kujdeset për jetën e besimtarëve të tij. Çdo situatë në jetën e tyre është nën kontrollin e tij. Engjëjt u shërbejnë atyre, Ati, Biri, dhe Fryma e Shenjtë janë të pranishëm me ta; askush nuk i prek ata pa lejen e tij, dhe të gjitha gjërat punojnë për të mirën e tyre. Ai i ndreq vetëm për të mirën e tyre, dhe i krasit vetëm që të jenë më të frytshëm.

Zoti kujdeset për besimtarët e tij edhe kur ata vdesin. Koha e tyre është në duart e tij. Ruhen deri sa të jenë të pjekur për lavdi, dhe jo më shumë kohë. Derisa Zoti ta japë urdhrin, nuk ka sëmundje që të prekë popullin e tij, por nuk ka doktor që t’i mbajë gjallë nëse ai therret në shtëpinë qiellore. Në pragun e vdekjes, krahët e përjetshëm janë rreth tyre, dhe kur largohen Krishti i pret. Çfarë kontrasti që është me jobesimtarët! Për një jobesimtar, vdekja i mbyll derën mundësisë së fundit, dhe e largon përgjithmonë nga shpresa, por për besimtarin vdekja hap derën e parajsës që ai të hyjë.

Zoti do kujdeset pĂ«r besimtarĂ«t e tij nĂ« ditĂ«n e tmerrshme tĂ« shfaqjes sĂ« tij. ZĂ«ri i engjĂ«llit dhe trumpeta e PerĂ«ndisĂ« nuk do i frikĂ«sojĂ« ata. Zjarri nuk do i prekĂ«. Ata “do merren tĂ« takojnĂ« Zotin nĂ« ajĂ«r” (1 Thesalonikasit 4:17). Ă«shtĂ« njĂ« bekim i madh tĂ« jesh gruri i Krishtit!

Unë habitem kur mendoj për kujdesin e Krishtit ndaj popullit e tij, si ka mundësi që disa njerëz mohojnë se ai mban çdonjëri prej popullit të tij të sigurt deri në fund. Si mund t’i dojë aq shumë sa të japë jetën e vet për to, dhe megjithatë më vonë t’i lejojë të flaken tej? Supozoni se keni qenë të pranishëm kur një anije është mbytur dhe keni parë një foshnjë duke u mbytur, dhe ju keni rrezikuar jetën tuaj duke e shpëtuar e sjellë pranë bregut. A do e shtrinit në tokë, të ftohtë e pa ndjenja, duke mos bërë asgjë tjetër më për të? Jo! Do e merrnit në krahë dhe do e shpienit në shtëpinë më të afërt. Do bënit gjithçka ç’ishte e mundur për të kthyer shëndetin e tij. Nuk do e linit vetëm gjersa të siguroheshit se ishte rimëkëmbur. A mendoni se Jezus Krishti është më pak i mëshirshëm? Në asnjë mënyrë! Ata që ai i do, i do gjer në fund. Ai kurrë nuk i lë apo i braktis ata. Ai mbaron punën që ka nisur.

Një njeri që ka përjetuar plotësisht hirin e Perëndisë kurrë nuk rrëzohet prej tij. Nëse ai mëkaton, ai do sillet në pendim porsi Pjetri. Nëse ai kthehet nga rruga e drejtësisë, ai do sillet përsëri në të porsi Davidi. Nuk është forca e tij që e mban atë, por ai është zgjedhur nga Perëndia Atë. Krishti ndërmjetëson për të. Dashuria e Frymës së Shenjtë e mban atë. Të tre Personat e Trinisë së Shenjtë janë të përkushtuar në shpëtimin e tij.

Nëse ti nuk je dishepull i Krishtit, konsidero privilegjet që po humbet - paqe me Perëndinë tani, dhe lavdi në të ardhmen! A do tregohesh i zgjuar e ta kërkosh atë tani?

Nëse e ndien se je një dishepull i dobët, mos mendo se dobësia jote do u mbyllë derën bekimeve të tilla. Çfarë është e rëndësishme është se besimi yt duhet të jetë besim i vërtetë, ndonëse është i dobët. Mos ki frikë. Mos u dekurajo. Foshnjat në një familje duhen po ashtu siç duhen edhe vëllezërit apo motrat më të rritura. është e njëjta gjë në familjen e Krishtit. Të gjithë duhen dhe të gjithë janë për t’u kujdesur. Të gjithë do mblidhen të sigurt në shtëpi në ditën e fundit.

4. Çfarë do ndodhë me ata që nuk i përkasin popullit të Krishtit

Vargu biblik na tregoi se Krishti bykun do ta djegë me zjarr të pashueshëm. Më lejoni t’ju tregoj se çfarë do ndodhë me ata që nuk i përkasin popullit të Krishtit. Krishti do ndëshkojë me një ndëshkim të frikshëm të gjithë ata që nuk janë populli i tij - të gjithë ata që gjenden të papenduar dhe pa besim: të gjithë ata që kanë mbërthyer mëkatin dhe botën; dhe vendosën dëshirat e tyre në gjërat tokësore. Ndëshkimi i tyre do jetë i ashpër. Jezusi flet për zjarrin. Do jetë i përjetshëm. Ai thotë se zjarri do jetë i pashueshëm. Këto nuk janë gjëra që ma ka ëndja të flas, por Fjala e Perëndisë flet për to, ndaj ne duhet t’ua vëmë veshin.

E di qĂ« ka disa qĂ« nuk besojnĂ« se njĂ« vend i tillĂ«, ferri, ekziston. NjerĂ«z tĂ« tillĂ« u thonĂ« tĂ« tjerĂ«ve çfarĂ« djalli i tha Adamit dhe EvĂ«s: Ju s’keni pĂ«r tĂ« vdekur aspak (Zanafilla 3:4). Ka tĂ« tjerĂ« qĂ« nuk besojnĂ« se ferri Ă«shtĂ« i pĂ«rjetshĂ«m. Edhe kĂ«ta bĂ«jnĂ« punĂ«n e djallit, sepse u thonĂ« njerĂ«zve: “mos u shqetĂ«so shumĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«. Nuk zgjat pĂ«rgjithmonĂ«”. Ka tĂ« tjerĂ« qĂ« besojnĂ« se ka njĂ« ferr, por duket qĂ« askush nuk do pĂ«rfundojĂ« atje. TĂ« tjerĂ« besojnĂ« se ka njĂ« ferr, por s’para pĂ«lqejnĂ« tĂ« flasin pĂ«r tĂ«. Edhe kĂ«ta bĂ«jnĂ« punĂ«n e djallit, sepse ai kĂ«naqet kur kristianĂ«t heshtin pĂ«r ferrin.

Por ne nuk shqetësohemi se çfarë flasin njerëzit. Ne shqetësohemi për çfarë Perëndia na ka treguar në Fjalën e tij. A e beson ti Biblën? Nëse po, atëherë mund të jesh i sigurt për këto fakte:

Së pari, ferri është i vërtetë. Bibla e tregon këtë aq qartë sa ç’na tregon për Krishtin që vdiq në kryq për mëkatarët. Nëse mohon mësimin e saj për ferrin, atëherë nuk ka asnjë mësim tjetër të saj që ti do e dish me siguri. Kjo është tamam sikur ta flakësh Biblën tutje.

Së dyti, ferri nuk do jetë bosh. I njëjti Shpëtimtar që rri ulur tani në fronin e hirit, një ditë do ulet në fronin e gjykimit. I njëjti Zot që na thotë sot, Ejani tek unë, një ditë do thotë Largohuni nga unë dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm (Mateu 25:46).

Së treti, ferri do jetë një vend me trishtim dhe vuajtje të vazhdueshme. Disa thonë se përshkrimet që Jezusi përdor janë figura letrare - krimbi, zjarri, errësira, kërcëllima e dhëmbëve. Ndoshta këto janë figura letrare. Por këto thonë diçka. Ata flasin për mjerimet e mendjes dhe ndërgjegjes shumë më keq sesa ato të trupit.

SĂ« katĂ«rti, ferri Ă«shtĂ« i pĂ«rjetshĂ«m. NĂ«se nuk Ă«shtĂ« kĂ«shtu, atĂ«herĂ« fjalĂ«t nuk kanĂ« domethĂ«nie, sepse Bibla pĂ«rdor shprehje tĂ« tilla si “nĂ« shekuj tĂ« shekujve”, “i pĂ«rjetshĂ«m”, “i pashueshĂ«m”, dhe “i pavdekshĂ«m”. NĂ«se s’do ishte i pĂ«rjetshĂ«m i gjithĂ« ungjilli s’do kishte mĂ« vlerĂ«. NĂ«se dikush do i shpĂ«tonte ferrit pa besimin nĂ« Krishtin, apo shenjtĂ«rimin e FrymĂ«s, atĂ«herĂ« mĂ«kati nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ« e keqje e pakufishme, dhe nuk ishte nevoja qĂ« Krishti tĂ« bĂ«nte shlyerje pĂ«r tĂ«. Duhet tĂ« jetĂ« i pĂ«rjetshĂ«m ose nuk Ă«shtĂ« mĂ« ferr, sepse njĂ« nga karakteristikat e ferrit Ă«shtĂ« se nuk ka kurrfarĂ« shprese.

SĂ« pesti, ferri Ă«shtĂ« njĂ« çështje pĂ«r tĂ« cilĂ«n duhet folur. Bibla flet pĂ«r tĂ«, dhe askush nuk foli mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« sesa Zoti Jezu Krisht. Prandaj, ne nuk duhet tĂ« mbajmĂ« qetĂ«si pĂ«r tĂ«. Ă«shtĂ« detyra jonĂ« tĂ« paralajmĂ«rojmĂ« njerĂ«zit pĂ«r rrezikun qĂ« u kanoset. NĂ«se shtĂ«pive tĂ« njerĂ«zve do u kish rĂ«nĂ« zjarri, do ishte e drejtĂ« tĂ« thĂ«rrisnim “Zjarr!” NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ«, ne duhet tĂ« paralajmĂ«rojmĂ« njerĂ«zit pĂ«r realitetin e ferrit.

Nxis çdo lexues, bëni kujdes ndaj pikëpamjeve të gabuara mbi këtë çështje. Bëni kujdes se mos shpikni zotin tuaj personal - një zot që është vetëm dashuri pa shenjtëri, një zot që nuk do ndajë të mirën nga e keqja në përjetësi. Një zot i tillë është shpikja jote. Ai nuk ekziston. Ai nuk është Zoti i përshkruar në Bibël.

Bëj kujdes se mos zgjedh se cilën pjesë të Biblës do besosh. Biblën duhet ta marrësh ashtu siç është. Duhet ta lexosh të tërën, e ta besosh të tërën. Duhet të vish përpara saj si një foshnjë, duke thënë, Fol, o Zot, sepse shërbëtori yt të dëgjon.

PĂ«rfundimi

Si përfundim, më lejoni t’ju nxis për këto katër gjëra:

1. Mëso se këto gjëra janë reale dhe të vërteta. Përpiqu të kuptosh seriozitetin e tyre, dhe jeto si dikush që i beson si të vërteta.

2. Mëso se këto gjëra kanë të bëjnë me ty. Nuk janë vetëm për njerëzit e tjerë. Ti i përket o grurit o bykut. Një ditë ti do jesh ose në parajsë ose ne ferr.

3. MĂ«so se - nĂ«se kĂ«rkon tĂ« jesh midis grurit - Zoti Jezu Krisht Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« tĂ« pranojĂ«. Jezusi dĂ«shiron qĂ« hambari i tij tĂ« mbushet me grurĂ«! Ai po sjell shumĂ« bij nĂ« lavdi! Ai qau pĂ«r Jeruzalemin qĂ« nuk besoi. Ai po tĂ« fton ty sot pĂ«rmes fjalĂ«ve tĂ« mia. Ai po tĂ« thotĂ« shumĂ« thjeshtĂ«; UnĂ« nuk kĂ«naqem me vdekjen e tĂ« pabesit, por qĂ« i pabesi tĂ« ndryshojĂ« rrugĂ«n e tij dhe tĂ« jetojĂ«; konvertohuni, konvertohuni nga rrugĂ«t tuaja tĂ« kĂ«qija. Pse vallĂ« duhet tĂ« vdisni? (Ezekieli 33:11). PĂ«rse ju nuk vini tani tek ai? NĂ«se jeni tĂ« vendosur tĂ« kapeni pas mĂ«katit dhe botĂ«s, unĂ« tashmĂ« ju paralajmĂ«rova. Ka vetĂ«m njĂ« fund pĂ«r ju, dhe ai fund Ă«shtĂ« zjarri i pashueshĂ«m. Por nĂ«se jeni tĂ« gatshĂ«m tĂ« shpĂ«toheni, Zoti Jezus pret qĂ« t’ju shpĂ«tojĂ«. Ai thotĂ«: “Ejani tek unĂ«, o ju tĂ« gjithĂ« tĂ« munduar, dhe unĂ« do t’ju jap çlodhje. Ejani, o ju fajtorĂ« dhe mĂ«katarĂ«, dhe do t’ju jap falje. Ejani, o ju tĂ« humbur dhe tĂ« mbaruar, dhe do t’ju jap jetĂ«n e pĂ«rjetshme” (Shih te Mateu 11: 28).

4. Mos harro se, nëse ia ke përkushtuar shpirtin Krishtit, ai nuk do të lejojë që ti të humbasësh. Krahët e përjetshëm janë përreth teje. Dora që u gozhdua në kryq po të mban. Urtësia që projektoi botën është përkushtuar të të shpëtojë. Besimi yt mund të jetë i vogël, por çfarë vlen është se është i vërtetë. Vëri shqetësimet e tua tek Jezusi. Atij i pëlqen kur njeriu beson në të. Nëse je midis grurit të Krishtit tani, me siguri që do mblidhesh në hambarin e tij kur ai do vijë përsëri.