jump to navigation

PĂ«rpjekja

Postuar tek: Të Ecurit Me Perëndinë

Përpiquni të hyni nëpër derë të ngushtë, sepse unë po ju them se shumë do të kërkojnë të hyjnë dhe nuk do të munden. - Lluka 13:24

Një njeri dikur ia bëri Zotit Jezu Krisht këtë pyetje: Zot, a janë pak ata që do të shpëtohen? Përgjigjja e Zotit Jezus ka shumë rëndësi. Ai tha, Përpiquni të hyni nëpër derë të ngushtë. Çështja nëse pak apo shumë shpëtohen nuk ndryshon detyrën tuaj. Sot është koha për t’u shpëtuar. Duhet të përpiqesh të hysh nëpër derën sot, sepse do të vijë dita kur shumë do të kërkojnë të hyjnë por nuk do të munden.

Ajo që thotë Zoti Jezus është shumë serioze. Fjalët e tij na e kujtojnë përgjegjësinë tonë personale për të shpëtuar, si dhe rrezikun shumë të madh nëse e shtyjmë. Fryma e Shenjtë u foltë zemrave të të gjithë atyre që lexojnë, që të mund të hyni dhe të shpëtoni! Ne do ta konsiderojmë temën nën tre krye.

1. Një përshkrim i rrugës së shpëtimit

Zoti Jezus përshkruan rrugën e shpëtimit. E quan derë të ngushtë.

Ka një derë e cila të çon drejt faljes, paqes me Perëndinë dhe jetës në parajsë. Çdo njeri i cili hyn nëpër atë derë do të shpëtohet. Sa na nevojitet kjo derë! Mëkati është një pengesë e madhe midis njerëzve dhe Perëndisë. Njeriu është një mëkatar i madh, dhe Perëndia është i përsosur në shenjtëri. Si mund të bashkohen ndonjëherë të dy? Bekuar qoftë Perëndia, ka një rrugë:një udhë, një derë, një shteg. Kjo është dera për të cilën bën fjalë Zoti Jezus.

Kjo derë është bërë për mëkatarët nga Zoti Jezu Krisht.Ai e planifikoi në përjetësi dhe në kohë ai erdhi në botë dhe bëri këtë derë, nëpërmjet vdekjes së tij për mëkatarët mbi kryq. Ai e lau borxhin e mëkatit të njeriut, dhe mbajti ndëshkimin tonë.Kjo derë ia kushtoi trupin dhe gjakun e vet.Nëpërmjet vdekjes së tij ai bëri një derë nëpër të cilën mëkatarët mund të hyjnë pa frikë në praninë e Perëndisë.Ai bëri një rrugë nëpër të cilën më i madhi i mëkatarëve mund t’i afrohet Perëndisë, sikur të besojë në të.

Kjo derë quhet dera e ngushtë, dhe për arsye të mira. Ajo është tepër e ngushtë për ata të cilët duan mëkatin dhe nuk janë gati të largohen prej tij. është tepër e ngushtë për ata të cilët i duan kënaqësitë e mëkatshme të botës, ose të cilët nuk janë gati të çajnë kokën për shpëtimin e shpirtrave të tyre. Është tepër e ngushtë për ata të cilët hiqen si të drejtë dhe mendojnë se meritojnë të shpëtohen për shkak të mirësisë së vet. Për të gjithë të tillë, dera është tepër e ngushtë për t’u kaluar.

Mirëpo ajo është e vetmja derë nëpër të cilën mund të arrish në parajsë. Nuk ka asnjë rrugë që e anashkalon, dhe nuk ka asnjë derë tjetër. Çdo njeri i cili shpëtohet, thjesht, shpëtohet vetëm nga Krishti, dhe vetëm nga besimi në të. Nuk mund ta meritosh shpëtimin nëpërmjet pendimit ose veprave të mira. Duhet të shpëtohesh vetëm nëpërmjet Krishtit!

Por edhe pse kjo derë është e ngushtë, ajo është një derë e cila është gjithnjë gati për t’u hapur. Asnjë mëkatari nuk është i ndaluar të hyjë nëpër të: çdo njeri që ka dëshirë mund të hyjë nëpër të dhe të shpëtojë. I vetmi kusht është që i ndien mëkatet e tua dhe dëshiron të shpëtohet nga Krishti në mënyrën e tij. A je tashmë i dijshëm për fajin dhe papastërtinë tuaj? Atëherë mund të hysh nëpër këtë derë.Nuk ka rëndësi nëse je një mëkatar i madh, ose nëse je i zgjedhur apo jo. E vetmja pyetje është kjo: A i ndien mëkatet e tua?A je gati ta vësh veten tënde në duart e Krishtit?Në rast se po, dera do të të hapet menjëherë. Hyj nëpër të sot!

Edhe pse kjo derë është e ngushtë, ajo është një derë nëpër të cilën mijëra kanë hyrë dhe kanë shpëtuar. Asnjë mëkatar nuk u zmbraps kurrë, asnjëri nuk iu tha që ishte tepër i keq.Disa kanë qenë tepër të këqij, por nuk iu refuzua leja e hyrjes. Sapo trokitën, Ai i cili e ndërtoi derën dha urdhra që ata të lejoheshin të hynin.

Mbreti Manas, ai mbret i keq i Judës, erdhi tek kjo derë.Ai ishte fajtor për idhujtarinë dhe vrasjen - madje edhe të fëmijëve të vet.Por kur iu hapën sytë që t’i shihte mëkatet e tij, ai vrapoi drejt kësaj dere dhe u lejua të hynte.

Sauli, fariseu, erdhi tek kjo derë. Ai kishte qenë një blasfemues i Zotit Jezus, dhe një përndjekës i popullit të tij. Ai ishte përpjekur t’ia mbyllte gojën ungjillit. Por kur ai zbuloi fajin e tij dhe vrapoi drejt kësaj dere, ajo u hap kanat për të dhe ai shpëtoi.

Shumë nga judenjtë të cilët kishin kryqëzuar Zotin Jezus erdhën te kjo derë. Ata kishin tradhtuar dhe kryqëzuar Birin e Perëndisë.Por në përgjigje ndaj predikimit të Pjetrit, zemrat e tyre u shpuan dhe dera u hap kanat dhe ata shpëtuan. Dhe që nga koha kur Bibla është shkruar, mijëra-mijëra njerëz, prej të gjitha vendeve dhe klasave shoqërore kanë ardhur te kjo derë dhe kanë shpëtuar. Dëshira ime e sinqertë është që edhe ti të hysh nëpër të dhe të shpëtosh.

Merr parasysh se çfarë privilegj i mad është thjesht të kesh një derë të tillë. Shumë kanë jetuar dhe vdekur pa ditur gjë për këtë derë, por ti e ke të vendosur qartë përpara teje. Ti e ke Krishtin i cili të shpallet ty. Ty shpëtimi të është vënë përpara si një dhuratë falas. Të jesh i sigurt të mos e lësh pas dore këtë derë dhe të humbasësh për shkak të mosbesimit.

Dhe sa mirënjohës duhet të jesh nëse ke hyrë tashmë nëpër këtë derë! Falur je! Ti je gati për vdekjen dhe gjyqin, si dhe për çfarëdo mund të të ndodhë gjatë kësaj jete tokësore. Çfarë arsye të madhe ke për të bërë një jetë gëzimi dhe lëvdimi për mëshirën e Perëndisë!

2. Një urdhër i qartë

Jezusi na urdhëron, Përpiquni të hyni. Ne shpeshherë mund të mësojmë shumë nga një fjalë e vetme në Bibël, dhe me siguri mund të mësojmë shumë prej kësaj fjale të vetme përpiquni.

PËRPIQUNI na mëson se duhet t’i përdorim me përpikmëri e kujdes mjetet të cilat Perëndia na i ka caktuar që ne ta kërkojmë. Ne duhet t’i kushtohemi pa u lodhur leximit të Biblës dhe dëgjimit të predikimit të Ungjillit.

PĂ‹RPIQUNI na mĂ«son se PerĂ«ndia do tĂ« na trajtojĂ« si qenie tĂ« pĂ«rgjegjshme. Ne nuk duhet tĂ« ulemi dhe tĂ« rrimĂ« duke mos bĂ«rĂ« asgjĂ«, sepse Krishti na thotĂ«, “Ejani - pendohuni - besoni - mundohuni - lutuni - kĂ«rkoni - trokitni.” ShpĂ«timi ynĂ« vjen tĂ«rĂ«sisht prej PerĂ«ndisĂ«, por rrĂ«nimi ynĂ«, nĂ«se humbasim, vjen tĂ«rĂ«sisht prej vetes sonĂ«.

PËRPIQUNI na mëson se mund të presim kundërshtime dhe një betejë të ashpër nëse shpirtrat tanë do të shpëtojnë. Djalli nuk do të na lejojë kurrë t’i shpëtojë pa një luftë të fortë. Zemrat tona të cilët kanë dashur gjëra të mëkatshme nuk do t’u drejtohen asnjëherë gjërave shpirtërore pa vështirësi. Bota dhe tundimet e saj nuk do të munden kurrë pa konflikt. Dhe kjo nuk ka për të na habitur aspak, sepse as në fushën natyrore as në atë shpirtërore nuk kryhet asgjë e mirë e madhe pa shumë mundime.

PËRPIQUNI na mëson që për shpëtimin ia vlen të mundohesh. Njerëzit mundohen për gjithfarë gjërash shumë më pak të rëndësishme sesa shpëtimi i tyre. pasuritë, madhësia, arsimi, gradimi, që të gjitha janë të kalbshme. Gjërat e pakalbshme gjenden brenda derës së ngushtë: paqja e Perëndisë, ndjesia e banimit të Frymës së Shenjtë brenda nesh, dijenia që mëkatet tona janë falur. Këto janë gjëra për të cilat vlen me të vërtetë të mundohet!

PËRPIQUNI na mëson se është mëkat të tregohesh dembel në çështjet shpirtërore. Perëndia të ka urdhëruar të përpiqesh dhe ti nuk ke asnjë justifikim po të mos veprosh kështu.

PËRPIQUNI na mëson rrezikun e madh se mos mbetemi jashtë derës.Të vdesësh jashtë derës së ngushtë do të thotë të humbasësh pa shpresë përjetësisht. Këtë e pa qartë Zoti Jezus. Ai e dinte shkurtësinë dhe pasigurinë e kohës, dhe ai na ngut të mos vonohemi, por të veprojmë shpejt, dhe të mos i lëmë punët deri sa të jetë shumë vonë.

Fjala pĂ«rpiquni dĂ«non shumĂ« njerĂ«z tĂ« cilĂ«t e quajnĂ« veten tĂ« krishterĂ«. Ata janĂ« pagĂ«zuar dhe i takojnĂ« kishĂ«s. Ata nuk vrasin as vjedhin as shkelin kurorĂ«n, por ata me siguri nuk po “pĂ«rpiqen” tĂ« shpĂ«tojnĂ«. Mund tĂ« jenĂ« mjaft aktivĂ« nĂ« punĂ«t e kĂ«saj jete, por nĂ« çështjet shpirtĂ«rore ata nuk bĂ«jnĂ« aspak pĂ«rpjekje.

ShumĂ« njerĂ«z janĂ« tĂ« çrregullt madje edhe nĂ« pjesĂ«marrjen nĂ« adhurimin e tĂ« dielave. Kjo nuk Ă«shtĂ« tĂ« “pĂ«rpiqesh”. ShumĂ« marrin pjesĂ« rregullisht por bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« nga zakoni ose sepse kjo u kĂ«rkohet atyre.Kjo nuk Ă«shtĂ« tĂ« “pĂ«rpiqesh”. ShumĂ« gati nuk lexojmĂ« BiblĂ«n asnjĂ«herĂ«. Ata lexojmĂ« gazeta, revista dhe romane, por lĂ«nĂ« pas dore FjalĂ«n e PerĂ«ndisĂ«. Kjo nuk Ă«shtĂ« tĂ« “pĂ«rpiqesh”. ShumĂ« nuk luten kurrĂ«. Ngrihen pa lutje dhe bien nĂ« shtrat pa lutje. Nuk i kĂ«rkojnĂ« asgjĂ« PerĂ«ndisĂ«, dhe nuk i rrĂ«fejnĂ« asgjĂ«.Nuk e falĂ«nderojnĂ«, e as e kĂ«rkojnĂ« sadopak. E dinĂ« se duhet tĂ« vdesin, mirĂ«po ata as qĂ« kanĂ« miqĂ«sinĂ« e bashkĂ«biseduesve me Krijuesin dhe GjykatĂ«sin e tyre! VallĂ« qenka kjo tĂ« “pĂ«rpiqesh” tĂ« hysh? Çdo njeri me tru nĂ« kokĂ«, ta gjykojĂ« vetĂ«.

UnĂ« po flas nga pĂ«rvoja ime si shĂ«rbĂ«tor i Ungjillit. Ă«shtĂ« e dhimbshme tĂ« shohĂ«sh se sa pak “pĂ«rpiqen” tĂ« hyjnĂ« nĂ«pĂ«r derĂ«n e ngushtĂ«. ShumĂ« dĂ«gjojnĂ« predikimin e FjalĂ«s sĂ« PerĂ«ndisĂ«. Ata nuk diskutojnĂ« kundĂ«r saj. MirĂ«po as “pĂ«rpiqen” tĂ« hyjnĂ« dhe tĂ« shpĂ«tojnĂ«. Bukur lehtĂ« tregohen tĂ« zellshĂ«m pĂ«r punĂ«t e kĂ«saj jete.Ata me kĂ«naqĂ«si pĂ«rpiqen tĂ« pasurohen dhe tĂ« dalin tĂ« suksesshĂ«m. Kjo nuk Ă«shtĂ« aspak e pazakontĂ«. Por unĂ« shoh shumĂ« pak njerĂ«z tĂ« cilĂ«t “pĂ«rpiqen” tĂ« shpĂ«tojnĂ«.

MegjithatĂ«, nuk habitem nga gjithĂ« kjo. ShĂ«mbĂ«lltyra e darkĂ«s sĂ« madhe (Lluka 14:16 e sipĂ«r) Ă«shtĂ« njĂ« portret i saktĂ« i asaj qĂ« e kam parĂ« vetĂ« qysh nga koha kur u bĂ« shĂ«rbĂ«tor - “njerĂ«zit kĂ«rkojnĂ« ndjesĂ«”. Filani e ka arĂ«n qĂ« do kujdes, tjetri qetĂ« qĂ« duan provim dhe i treti pengesat familjare.Por mua mĂ« hidhĂ«ron thellĂ« fakti qĂ« njerĂ«zit ta kenĂ« jetĂ«n e pĂ«rjetshme kaq afĂ«r, dhe prapĂ« tĂ« mbarojnĂ« sepse nuk duan tĂ« “pĂ«rpiqen” tĂ« hyjnĂ«.

Nuk e di gjendjen e zemrĂ«s tĂ«nde, por dua tĂ« tĂ« paralajmĂ«roj kundĂ«r mbarimit tĂ« pĂ«rjetshĂ«m sepse nuk “pĂ«rpiqesh”. Mos kujto se duhet tĂ« kryesh krime tĂ« mĂ«dha pĂ«r tĂ« humbur. Rruga e dembelizmit shpirtĂ«ror - tĂ« mos bĂ«sh asgjĂ« - tĂ« çon po aq sigurisht drejt ferrit.

NĂ« qoftĂ« se ke mĂ«suar tashmĂ« nevojĂ«n pĂ«r t’u “pĂ«rpjekur” pĂ«r tĂ« mirĂ«n e shpirtit tĂ«nd, po tĂ« apeloj tĂ« mos mendosh asnjĂ«herĂ« se po pĂ«rpiqesh sĂ« tepĂ«rmi - qĂ« nuk ke pse tĂ« merakosesh aq shumĂ«. Kujdes se mos i pakĂ«soni lutjet, leximin e BiblĂ«s, kohĂ«rat private vetĂ«m me PerĂ«ndinĂ«. ÇfarĂ«do qĂ« bĂ«n, bĂ«je me gjithĂ« zemĂ«r dhe mend dhe forcĂ«. Mos çaj kokĂ«n pĂ«r atĂ« se ç’mendon tjetri pĂ«r ty: ZotĂ«ria juaj thotĂ«, PĂ‹RPIQUNI.

3. Një profeci e tmerrshme

Jezusi thotë, Shumë do të kërkojnë të hyjnë dhe nuk do të munden.

Zoti Jezus këtu bën fjalë për kohën të ardhjes së tij të dytë për ta gjykuar botën. Ai po flet për kohën kur durimit të Perëndisë do t’i vijë fundi, kur froni i hirit do të zëvendësohet nga froni i gjykimit, kur dera e ngushtë do të mbyllet me tra dhe me lloz, dhe dita e hirit do të ketë kaluar përgjithmonë.Do të vijë e madhja Dita e Gjykimit, dhe, dhe atëherë këto fjalë solemne do të plotësohen: Shumë do të kërkojnë të hyjnë dhe nuk do të munden.

Po vjen koha kur do të jetë kot ta kërkosh Perëndinë. Oh sikur njerëzit ta mbanin mend këtë dhe ta kërkonin që sot!Zoti Jezus thotë që shumë do të nxirren jashtë parajsës përgjithnjë.Ai nuk bën fjalë për një këtu dhe dy aty por për shumë.Shumë do ta kuptojnë të vërtetën shumë vonë - të vërtetën e mëkatshmërisë së tyre dhe të shenjtërisë së Perëndisë, të vërtetën e nevojës që ata kanë për ungjillit. Shumë do të pendohen shumë vonë. Ata do të qajnë dhe mbajnë zi kur kujtojnë mëkatet e tyre. Barra e fajësisë së tyre do të jetë e patolerueshme për ta, por do të jetë tepër vonë. Shumë do të besojnë shumë vonë. Ata nuk do të kenë më mundësi ta mohojnë realitetin e Perëndisë, ose vërtetësinë e fjalës së tij. Si djalli, ata më në fund do të besojnë dhe dridhen. Shumë do të dëshirojnë falje për herën e parë, por do të jetë shumë vonë.

Po vjen koha kur të gjitha vlerat e botës do të kthehen kokëposhtë. Pasuritë, fama, luksi dhe të gjitha gjërat e tjera për të cilat njerëzit jetojnë sot do të bëhen të pavlefshme. Dhe shpëtimi i cili predikohet në ungjill, të cilin njerëzit e përçmojnë sot, do të jetë atëherë ajo gjë që njerëzit do ta dëshirojnë mbi çdo gjë tjetër. Por do të jetë shumë vonë: Shumë do të kërkojnë të hyjnë dhe nuk do të munden. Lexoni vetë përshkrimin e tmerrshëm të kësaj tek Fjalët e Urta 1:24-31.

PĂ«rfundim

Jam përpjekur t’ju tregoj se çfarë donte të thoshte Zoti Jezus me fjalët e tij. Tani le të përpiqem të bëj që e vërteta të veprojë në ndërgjegjen tënde.

  1. Le të të bëj përsëri një pyetje të thjeshtë, A ke hyrë apo jo nëpër derën e ngushtë? Nuk po të pyes nëse beson në një derë të tillë dhe shpreson ta kalosh ndonjë ditë. Po të pyes, A ke kaluar në fakt nëpër të? A je tani brenda saj? Në qoftë se jo, mëkatet e tua nuk të janë falur; nuk je rilindur; nuk je përshtatur për parajsën; dhe kur vdes do të jesh i mjerë në përjetësi. Po të përgjërohem tani: mendo se sa e shkurtër është koha. Së shpejti do të kesh ikur. Së shpejti do të jetë shumë vonë. Bota do të vazhdojë, por trupi yt do të ndodhet në varr dhe shpirti yt në ferr. Por sot - sot dera qëndron para teje, gati të të hapet. Perëndia të thërret. Jezu Krishti është gati të të shpëtojë. Vetëm një gjë mungon, dhe kjo është vetë hyrja jote.
  2. Le t’u jap disa këshilla të thjeshta të gjithë atyre të cilët nuk ndodhen brenda derës. Hyni nëpër të sot, pa u vonuar. Askush nuk arriti ndonjëherë në qiell përveç se nëpër këtë derë. Dhe askush (përveç atyre të cilët vdesin si foshnja) hynë ndonjëherë nëpër këtë derë pa u përpjekur. Por nga ana tjetër, askush nuk u përpoq ndonjëherë të hynte dhe nuk arrinte të hynte. Dhe askush nuk hyri ndonjëherë dhe pastaj i erdhi keq se kishte hyrë. Meqenëse këto gjëra janë të vërteta, duhet ta kërkosh Krishtin menjëherë, dhe të hysh nëpër derën ndërsa ajo është akoma hapur.Fillo sot. Shko tek Zoti Jezus në lutje. Rrëfeja mëkatshmërinë tënde. Mos mbaj asgjë përbrenda. Hidhja atij veten tënde si dhe të gjitha meraqet e tua shpirtërore, dhe kërkoji të të shpëtojë dhe të vendosë Frymën e tij të Shenjtë brenda teje sipas premtimit të tij. Pse të mos e bësh këtë? Mijëra njerëz po aq të këqij sa ti janë shkuar te Krishti në këtë mënyrë, dhe askush nuk është kthyer mbrapsht. Dhe pse të mos e bësh menjëherë?Të tjerët kanë përjetuar një pendim dhe kthim të menjëhershëm. Gruaja e Samarisë erdhi tek pusi si mëkatare dhe u largua si një krijesë e re në Krishtin. Rojtari i burgut i Filipisë u bë një dishepull i Zotit Jezus në një natë të vetme. Pse të mos i dorëzosh mëkatet e tua dhe të kapesh pas Krishtit pikërisht sot?
  3. Së fundi, le t’u bëj një kërkesë të gjithë atyre të cilët kanë hyrë nëpër derën e ngushtë. A do t’u tregoni të tjerëve për bekimin të cilin e keni gjetur? Kur Andrea u kthye në besim ai menjëherë i tregoi të vëllait për Krishtin. Filipi bëri të njëjtën gjë me Natanaelin. Kur Sauli farise u kthye, Filloi menjëherë të predikojë Krishtin në sinagoga se ai është Biri i Perëndisë (Veprat 9:20). Mezi pres të shoh këtë lloj fryme midis të krishterëve sot. Le të punojmë ndërsa është dita, sepse vjen nata kur askush nuk mund të veprojë (Gjoni 9:4). Ai njeri i cili përpiqet t’ia tregojë të afërmit të tij derën e ngushtë po bën një punë që e miraton Perëndia. Shkrimi thotë, Ai që e kthen mëkatarin nga të gabuarit e rrugës së tij, do të shpëtojë një shpirt nga vdekja (Jakobi 5:20). Të gjithë le të zgjohemi për një ndjenjë më të thellë të përgjegjësisë sonë në këtë çështje. A nuk janë jashtë derës së ngushtë, shumë prej atyre me të cilët shoqërohemi? Kush mund të thotë se ç’mund të arrijë një fjalë e vetme, nëse ajo flitet me besim dhe lutje? Mund të dalë si pika kthimi në historinë e ndokujt. Oh sikur të kishte më shumë dashuri dhe guxim midis besimtarëve! Shumë do të kërkojnë të hyjnë dhe nuk do të munden. Kush mund të mendojë për fjalë të tilla dhe të mos ketë merak të tjerët?