jump to navigation

Realiteti

Postuar tek: Të Ecurit Me Perëndinë

Argjend i refuzimit. – Jeremia 6:30 Asgjë përveç gjetheve. – Marku 11:13
Të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe në të vërtetë. -1 Gjoni 3:18.
Ti ke emrin se jeton, por je i vdekur. – Zbulesa 3:1.

Në qoftë se themi që jemi të krishterë, le të sigurohemi që krishterimi ynë është real. Krishterimi i vërtetë nuk është diçka e jashtme ose e përkohshme, por diçka e brendshme, solide dhe e qëndrueshme. Ne e dimë ndryshimin midis arit solid dhe tinsel të lirë, midis asaj që ëshë reale dhe asaj që është një imitim. Le ta mendojmë këtë ndërsa mendojmë për krishterimin tonë. A doni që krishterimi juaj t’ju japë ngushëllim në këtë jetë dhe shpresë në vdekje, dhe t’i qëndrojë provës së Gjyqit të Perëndisë? Atëherë po të kërkoj të ndalësh për të konsideruar nëse krishterimi juaj i ngjan arit solid ose të lirë.

1. Krishterimi ynë duhet të jetë real

Dua të filloj duke të treguar se sa e rëndësishme është që krishterimi yt të jetë real. Ndoshta mendon se ka pak rrezik që ai të mos jetë real. Në qoftë kështu, e ke gabim, sepse Bibla shpesh na e kujton pikërisht këtë rrezik.

Shiko shëmbëlltyrat të cilat u folën nga Zoti ynë Jezu Krisht. Shih se sa prej tyre tregojnë nga kontrasti midis të krishterit real dhe të krishterit vetëm të jashtëm - për shembull shëmbëlltyrat e Mbjellësit, Grurit dhe Egjrave, Rrobës Dasmore, dhe Dhjetë Virgjëreshave midis të tjerash. (Shih tek Mateu 113:1-43, Mateu 22:1-14 dhe Mateu 25:1-13.) Këto tregojnë rrezikut e një krishterimi të jashtëm i cili nuk është real.

Shiko fjalorin që e përdori Zoti Jezu Krisht për skribët dhe farisenjtë. Tetë herë në një kapitull ai i dënoi si hipokritë me gjuhën më të frikshme. (Shih Mateun 23.) Duke folur aq ashpër Zoti Jezus na mësoi se sa e neveritshme është jorealiteti në sytë e Perëndisë.

Shiko faktin që na habit, që zor se mund të gjesh një hijeshi të krishterë e cila nuk ka një homologe të rreme e cila përshkrohet në Fjalën e Perëndisë. Ka një pendim joreal, sepse e kishin Sauli, Ashabi, Herodi dhe Juda Iskariot, dhe nuk shpëtuan kurrë. Ka një besim joreal, sepse e kishte Simoni në Samari, ndonëse zemra e tij nuk ishte e drejtë në sytë e Perëndisë. Ka një shenjtëri joreale, sepse mbreti Joash dukej shumë i shenjtë dhe i mirë, por vetëm përderisa prifti Jehoiada mbetej gjallë. Ka një dashuri joreale, sepse apostulli Gjon na paralajmëron, Të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe në të vërtetë. Ka të lutur joreale, sepse Zoti ynë dënon mëkatin e farisenjve të cilët për sy e faqe bënin lutje të gjata.

Sigurisht e gjithë kjo ka për të na bëjë të mendohemi. Çfarë kujdesi ne duhet të tregojmë për t’u siguruar që krishterimi ynë është real!

2. Prova të realitetit

Tani dua t’ju jap disa prova me anë të të cilave mund ta vësh në provë realitetin e krishterimit tënd. Mos u kënaq thjesht duke parasupozuar që gjithçka është në rregull. Mbaj mend se kjo është një çështje jete a vdekjeje.

Fillo duke i bërë vetes pyetjen, Çfarë vendi zë në zemrën tënde krishterimi yt? Nuk mjafton ta besosh të vërtetën në kokë, ose ta pohosh me buzët, ose madje që ajo prodhon hera-herës emocione të forta tek ti. Krishterimi i vërtetë sundon në zemrën. Ai qeveris ndjenjat, udhëheq vullnetin, drejton shijet dhe zgjedhjet dhe vendimet. Po krishterimi yt a sundon në zemrën tënde?

Së dyti, bëji vetes pyetjen, Çfarë vlerësime të mëkatit prodhon krishterimi yt? Krishterimi i vërtetë, të cilin Fryma e Shenjtë e prodhon në zemrën tënde, do të të çojë gjithmonë në vlerësime serioze për atë se sa i keq është mëkat. Nuk do ta mendosh mëkatin thjesht si diçka fatkeqe e cila i bën mëkatarët objekte të mëshirës, por si diçka e neveritshme që Perëndia e urren, dhe e cila e bën mëkatarin fajtor, të humbur dhe të synuar të zemërimit dhe dënimit të drejtë të Perëndisë. Mëkatin do ta shohësh si shkaku i gjithë jo-lumturisë në botë - ajo gjë e cila e ka prishur krijimin e mirë të Perëndisë. Mbi të gjitha, do ta shohësh si ajo gjë e cila do të na shkatërrojë përjetësisht, po të mos na lahet borxhi dhe të mos shpëtohemi prej robërisë së tij. Po ti a e shikon kështu mëkatin?

Së treti, bëji vetes pyetjen, Çfarë vlerësime të Krishtit prodhon krishterimi yt? Një i krishterë joreal mund të besojë që Krishti ekzistoi vërtet dhe u bëri mirë njerëzve. Ai mund të tregojë një respekt të jashtëm për Krishtin dhe të marrë pjesë në kultin e krishterë. Por i krishteri i vërtetë mburret në Krishtin si Shpengimtari, Shpëtimtari, Kryeprifti i Madh, Miku, pa të cilin ai nuk do të kishte aspak shpresë. Ai i beson atij, e do, gëzohet në të, dhe merr ngushëllim prej tij si Ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve, dhe Ai i cili është ushqim, dritë, jetë dhe paqe për shpirtin e tij. A është ky vlerësimi juaj për Krishtin?

Së katërti, Çfarë fryti prodhon krishterimi juaj në zemrën dhe jetën tënde? Krishterimi i vërtetë njihet nga frytet e tij - frytet e pendimit, besimit, shpresës, dashurisë, përulësisë, ndershmërisë, dhe durimit. Shkalla me të cilën këto shihen ndryshon nga njëri besimtar në tjetrin, por rrënja e gjithsecilit prej tyre ndodhet tek çdo fëmijë i vërtetë i Perëndisë. Po ti a i ke këto fryte?

SĂ« fundi, Si ndihesh pĂ«r mjetet e hirit, dhe çfarĂ« bĂ«n nĂ« lidhje me to? Me shprehjen ‘mjete tĂ« hirit’ kam ndĂ«rmend ato gjĂ«ra tĂ« cilat PerĂ«ndia i ka caktuar qĂ« tĂ« jenĂ« mjetet e rritjes sonĂ« shpirtĂ«rore. Si ndihesh pĂ«r DitĂ«n e Zotit? A Ă«shtĂ« ajo njĂ« gĂ«zim pĂ«r ty, njĂ« parashije e Ă«mbĂ«l e parajsĂ«s qĂ« do tĂ« vijĂ«? Si ndihesh pĂ«r adhurimin publik, kur kisha mblidhet sĂ« bashku pĂ«r t’u lutur dhe adhuruar, pĂ«r ta dĂ«gjuar FjalĂ«n e PerĂ«ndisĂ« tĂ« predikohet dhe pĂ«r t’u ulur pranĂ« TavolinĂ«s sĂ« Zotit? A kanĂ« rĂ«ndĂ«si kĂ«to pĂ«r ty, apo mund tĂ« jetosh pa to? Po lutja private dhe leximi i BiblĂ«s? A janĂ« kĂ«to njĂ« pjesĂ« e domosdoshme e jetĂ«s tĂ«nde? A tĂ« sjellin ngushĂ«llim, apo tĂ« mĂ«rzisin fare? Ndoshta i lĂ« krejt pas dore? NĂ« rast se kĂ«to mjete tĂ« rritjes shpirtĂ«rore nuk janĂ« aq tĂ« domosdoshme pĂ«r jetĂ«n tĂ«nde tĂ« krishterĂ« sa ushqimet dhe pijet janĂ« tĂ« domosdoshme pĂ«r trupin tuaj, mjaft mirĂ« mund tĂ« dyshosh nĂ«se krishterimi yt Ă«shtĂ« real.

PĂ«rfundim

Unë po të bëj apel ta vësh në provë krishterimin tënd sipas këtyre pesë pyetjeve. Në rast se krishterimin e ke real, nuk ke asgjë t’ia kesh frikë kur u del përpara ndershmërisht. Por në rast se jo, sa më shpejt e zbulon këtë, aq më mirë. Një ditë do të të duhet të përballesh me këtë problem, sepse Dita e Gjyqit do të vërë në provë gjithçka. Nëse i del përpara së vërtetës sot, ke kohë për pendim, por atëherë do të jetë shumë vonë. Vendos t’i dalësh tani!

Le të përfundoj me një aplikim direkt të së vërtetës ndaj çdo lexuesi.

  1. Duhet t’u them një fjalë lajmërimi atyre të cilët e dinë në zemrat e tyre që krishterimi i tyre nuk është real. Mbani mend rrezikun tuaj, dhe sa i madh është faji juaj para Perëndisë. Perëndia është Perëndia e së Vërtetës. Ai urren gjithçka që nuk është e vërtetë, dhe krishterimi juaj nuk është i vërtetë. Për më tepër, krishterimi juaj joreal do të të tradhtojë në fund. Ai nuk do të të japë aspak ngushëllim atëherë kur ka më shumë nevojë - në kohëra vuajtjesh, dhe në shtratin tuaj të vdekjes. Mbi të gjitha ai do të të tradhtojë Ditën e Gjykimit.
  2. Duhet t’u them një fjalë këshillë atyre të cilët shqetësohen në ndërgjegjen e tyre nga ato që kanë lexuar. Pushoni së luajturi lojëra me krishterimin! Pushoni së trajtuari krishterimin si lojë, dhe bëhuni një ndjekës i ndershëm dhe i përzemërt i Zotit Jezu Krisht. Shkoni tek ai sot, dhe kërkojeni të bëhet Shpëtimtari juaj. Mos lejoni që mëkatshmëria juaj t’ju mbajë larg. Mbani mend se ai mund të heqë tutje një sasi të madhe mëkatesh. Mirëpo ai kërkon realitet. Largoni çdo shtirje, dhe ejani tek ai me gjithë zemër dhe shpirt.
  3. Duhet t’u them një fjalë inkurajimi të gjithë atyre të cilët kanë marrë përsipër kryqin dhe janë ndjekës të ndershëm të Krishtit. Po ju inkurajoj të vazhdoni të ecni përpara, dhe të mos dekurajoheni nga ndonjë sprovë ose vështirësi. Mos ua kushtoni vëmendje opinioneve të të tjerëve. Kurrë mos kini turp se jeni të përkushtuar tërësisht ndaj Zotit Jezus. Njerëzit me të vërtetë duhet ta kenë turp kur jetojnë për mëkatin dhe për kënaqësitë, por askush nuk duhet të turpërohet nëse jeton për Krishtin.
  4. SĂ« fundi, le ta kujtojmĂ« tĂ« gjithĂ« qĂ« nĂ« ditĂ«n e fundit, nuk do tĂ« ketĂ« vlerĂ« asgjĂ« pĂ«rveç realitetit. Kujtojini fjalĂ«t e Zotit Jezus: ShumĂ« do tĂ« mĂ« thonĂ« atĂ« ditĂ«: “O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne nĂ« emrin tĂ«nd, a nuk i dĂ«buam demonĂ«t nĂ« emrin tĂ«nd, a nuk kemi bĂ«rĂ« shumĂ« vepra tĂ« fuqishme nĂ« emrin tĂ«nd?” Dhe atĂ«herĂ« unĂ« do t’u sqaroj atyre: “UnĂ« s’ju kam njohur kurrĂ«; largohuni nga unĂ«, ju tĂ« gjithĂ«, qĂ« keni bĂ«rĂ« paudhĂ«si” (Mateu 7:22,23).