jump to navigation

Zelli

Postuar tek: Të Ecurit Me Perëndinë

Mirë është të jesh gjithnjë i zellshëm për të mirë. - Galatasit 4:18

Bibla kërkon që kristianët të jenë njerëz të zellshëm. Krishti dha veten e tij që ne të jemi të zellshëm në vepra të mira (Titi 2:14). Ai i tha kështu kishës në Laodice: Ji i zellshëm dhe pendohu (Zbulesa 3:19). Në këtë kapitull dua t’ju tregoj rëndësinë e zellit kristian, dhe t’ju inkurajoj të jeni një kristian i zellshëm.

1. Çfarë është zelli kristian?

Zelli kristian është një dëshirë përvëluese për të kënaqur Perëndinë, për të bërë vullnetin e tij dhe për të çuar përpara lavdinë e tij në botë. Askush nuk e ka këtë dëshirë nga vetja e tij, por Fryma e Perëndisë e vendos në zemrën e çdo besimtari kur kthehet. Në disa besimtarë kjo dëshirë është shumë më e fortë sesa tek të tjerët. Kur kjo dëshirë është tepër e fortë, besimtari do bëjë çdo sakrificë, do kalojë përmes çdo problemi, do i privojë vetvetes çdo gjë, do japë të gjitha energjitë e tij madje edhe jetën, vetëm për të kënaqur Perëndinë e për të nderuar Krishtin.

Një njeri i zellshëm jeton vetëm për një arsye. Ai i ka kushtuar të gjithë jetën e tij vetëm një qëllimi, pra të kënaqë Perëndinë. Nuk ka rëndësi për të se çfarë pasojash do ketë në jetën e tij, apo se çfarë njerëzia do të thotë. Zelli i tij do e tregojë vetveten gjithmonë pavarësisht nga rrethanat e tij. Nëse nuk mund të përfshihet në ndonjë punë aktive për t’i shërbyer Krishtit, ai do i kushtohet lutjes. Nëse nuk mund të bëjë ndonjë punë vetë, ai nuk e lë Zotin të pushojë gjersa Ai të përgatisë dikë tjetër të bëjë atë punë.

Ne që të gjithë e njohim qëndrimin mendor të njeriut i cili i bën disa njerëz të jenë të pushtetshëm në botë. Ata mënjanojnë çdo gjë për t’u përqëndruar vetëm në atë që synojnë. Një gjë e tillë ndodh në kërkimet shkencore. Ndodh edhe me njerëz që fitojnë shuma të mëdha parash. Dhe nëse me të njëjtën mënyrë mendja i kushtohet Krishtit, atëherë kemi zellin kristian.

Zelli ishte i dukshĂ«m tek tĂ« gjithĂ« apostujt. Konsideroni apostullin Pal. Kur u foli pleqĂ«ve nĂ« Efes pĂ«r herĂ«n e fundit ai tha, Por unĂ« nuk dua t’ia di fare pĂ«r jetĂ«n time qĂ« nuk e çmoj aq (Veprat e Apostujve 20:24). Ai u shkroi FilipianĂ«ve: BĂ«j kĂ«tĂ«… rend drejt synimit, drejt çmimit tĂ« thirrjes sĂ« lartme tĂ« PerĂ«ndisĂ« nĂ« Krishtin Jezus (FilipianĂ«t 3:13,14). QĂ« nga dita e kthimit tĂ« tij ai hoqi dorĂ« nga çdo e ardhme tokĂ«sore, dha gjithçka pĂ«r hir tĂ« Krishtit, dhe shkoi nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n pĂ«r tĂ« shpallur Krishtin tĂ« cilin e kish pĂ«rndjekur mĂ« parĂ«. Ai kaloi pĂ«rmes vĂ«shtirĂ«sive, persekutimit, shtypjes, burgosjes, dhe mĂ« nĂ« fund vetĂ« vdekjes pĂ«r hir tĂ« Krishtit. Ky ishte njĂ« zell i vĂ«rtetĂ« kristian.

Zelli ka qenë karakteristikë e kristianëve të parë. Shumë prej tyre humbën gjithçka tokësore për hir të Krishtit. Besimi i tyre u solli përndjekje dhe turpërim, dhe vuajtjet e tyre provoi se ata ishin të sinqertë.

Zelli ka qenë karakteristikë e njerëzve të perëndishëm në të gjitha kohërat. Martin Luteri dhe reformatorët ishin njerëz të zellshëm. Ishin të gatshëm të dhuronin jetën e tyre për Krishtin. Misionarët si William Carey dhe Henry Martyn ishin të zellshëm. Martyn ishte një njeri i shkëlqyer, me perspektivën e një suksesi të përkryer në profesionin e tij të zgjedhur, por ai zgjodhi më mirë të predikojë Krishtin në vendet pagane.

Zelli ishte karakteristikë e vetë Zotit Jezus Krisht. Nëse do fillojmë të japim shembuj të zellit të tij nuk do kemi të mbaruar! Ai ishte gjithë zell. Prandaj duke i ditur këto gjëra, nuk duhet kurrë ta përbuzim zellin kristian!

2. Karakteristikat e zellit të vërtetë kristian

Është e rëndësishme të dimë se çfarë zelli duhet të kemi. Shumë njerëz mendojnë se për aq kohë sa një njeri është i sinqertë atëherë ai ka zellin e duhur. Por siç do të shohim më poshtë, kjo nuk është e vërtetë.

Zelli i vërtetë duhet të përputhet me njohurinë, d.m.th. të jetë i ndriçuar nga Fjala e Perëndisë. Izraelitët që përndoqën kishën e hershme kishin zell të madh, por nuk ishte sipas njohurisë (Romakët 10:2). Pjetri kishte zell kur ia preu veshin Malkut, por zelli i tij nuk ishte i ndriçuar. Ndjekësit e besimeve të rreme janë shpesh tepër të zellshëm, por ky zell nuk është në përputhje me të vërtetën.

Zelli i vërtetë duhet të rrjedhë nga motivet e vërteta. Zelli i Farisejve rridhte nga një frymë partiake. Zelli i disa njerëzve rrjedh nga egoizmi - ata interesohen se çfarë do fitojnë për veten e tyre. Ka njerëz të tjerë zelli i të cilëve rrjedh nga dashuria për t’u lavdëruar. Por është Perëndia Ai që shqyrton zemrat tona, dhe zelli i vërtetë do të mbijë prej dashurisë për Perëndinë dhe dëshirës për lavdinë e Tij.

Zelli i vërtetë merret me gjërat që i interesojnë Perëndisë. Ne duhet të jemi të zellshëm të jemi të shenjtë (Filipianët 3:13,14). Ne duhet të jemi të zellshëm për të shpëtuar të humburit (1 Korintasit 9:22). Duhet të jemi të zellshëm të kundërshtojmë çdo gjë që urren Perëndia, dhe të zellshëm të mbrojmë doktrinën e ungjillit (Galatasit 2:11).

Zelli i vërtetë duhet të ndërthuret me dashurinë. Nuk duhet të jetë i hidhur apo i vrazhdë. Do urrejë mëkatin, por do dojë mëkatarin. Do urrejë ligësinë, por do jetë i gatshëm për t’u bërë të mirën njerëzve të këqij. Jezusi kundërshtoi mësuesit e rremë por qau për Jeruzalemin. Pali qortoi me zell gabimet e Galatasve, por u kujdes për ta si fëmijë të vegjël (Galatasit 4:19).

Zelli i vërtetë ndërthuret me përulje të thellë. Kur Moisiu zbriti nga mali, nuk dinte se fytyra po i shndriste. Në të njëjtën mënyrë, njeriu me një zell të vërtetë më tepër fokusohet në gjërat që nuk ka arritur më tepër sesa mburr zellin e tij!

Unë ju bëj thirrje të mendoni për këto karakteristika të zellit të vërtetë kristian. Mbani mend se një njeri mund të jetë sinqerisht i zellshëm, por plotësisht i gabuar. Kujdesuni që zelli juaj të jetë në përputhje me Fjalën e Perëndisë!

3. Përse është gjë e mirë të kesh zell kristian?

Zelli i vërtetë është i mirë, sepse bekon vetë kristianin, kishën, dhe shoqërinë në përgjithësi.

Zelli është i dobishëm për kristianin. Ashtu siç stërvitja është e mirë për shëndetin tonë trupor, po kështu zelli është i mirë për shëndetin tonë shpirtëror. Ata të cilët janë të zellshëm për Krishtin ka të ngjarë se do përjetojnë më shumë gëzim të brendshëm, paqe, ngushëllim dhe lumturi. Ata të cilët përpiqen më shumë për lavdinë e Perëndisë, ka të ngjarë se do nderohen më shumë nga Perëndia.

Zelli është tepër i dobishëm për trupin e kishës. është e vështirë të mbivlerësosh se sa shumë kisha u detyrohet njerëzve të zellshëm. Njerëzit me më pak dhunti por shumë zell, shpesh kanë kontribuar më shumë për kishën sesa njerëzit me më shumë dhunti por më pak zell. Madje një kristian i vetëm i zellshëm mund të arrijë shumë në kishë, sepse zelli është si një sëmundje ngjitëse e shpejtë për t’u përhapur tek të tjerët. Një njeri vërtet i zellshëm mund të zgjojë dhe inkurajojë të tjerët, duke bërë shumë të mira.

Zelli është i dobishëm për shoqërinë. Ungjillizimi dhe veprat e mira frymëzohen prej zellit. Pa njerëz me zell kristian bota patjetër do humbasë. Por njerëz të zellshëm janë të gatshëm të shkojnë në botë, të predikojnë ungjillin dhe të bëjnë të mirën ku të munden.

Nëse je një kristian ki kujdes se mos e shuan zellin kristian. Përpiqu t’ia inkurajosh vetes dhe bëj kujdes të mos pengosh zellin tek të tjerët. Njerëzit e zellshëm bëjnë dhe gabime, por është shumë më keq të mos kesh fare zell.

PĂ«rfundim

Më lejoni tani të mundohem që kjo çështje të zgjojë ndërgjegjen e çdokujt.

1. Kam një paralajmërim për ata të cilët nuk i përkasin qartë besimit kristian. Ju nuk dini asnjë rreth zellit të vërtetë kristian. Ndoshta ju jeni i zellshëm për biznesin tuaj, apo për politikën, apo për shqetësimet ditore, por nuk keni aspak zell për Perëndinë, për parajsën dhe përjetësinë. Unë ju bëj thirrje të zgjoheni! Ju po tregoheni budalla duke u shqetësuar për gjërat tokësore, e duke neglizhuar çështjet e përjetshme.

2. Dua t’u them diçka atyre të cilët kanë bërë rrëfimin si të krishterë, por që nuk tregojnë shenja të zellit kristian. Duhet të dini se ka diçka që s’po shkon mirë në ju. Ju thërras në emër të Zotit, të pendoheni. Mendoni për ata shpirtra të çmuar që po vdesin ndërsa ju po flini. Koha po kalon, mendoni për këtë. Bëjeni tani atë që keni për të bërë sepse do jetë shumë vonë më pas. Mendoni për djallin, dhe zellin e tij për të shkatërruar. Mendoni për Shpëtimtarin tuaj, dhe gjithë zellin e Tij për ju. Mendoni për Të në Gjetsemani dhe në Kalvar. Çfarë jeni ju duke bërë për Të? Oh, zgjohuni! Jini të zellshëm dhe pendohuni!

3. Kam një inkurajim për kristianët e zellshëm. Kam vetëm një kërkesë për ju - këmbëngulni. Mos e braktisni dashurinë tuaj të parë. Mos u bëni të ftohtë. Kujtoni se nata vjen kur askush nuk mund të punojë (Gjoni 9:4). Mos ua kini frikën njerëzve. Le t’ju quajnë ç’të duan. Shqetësimi juaj nuk ka të bëjë me çfarë njerëzit mendojnë për ju tani, por me çfarë Perëndia do të mendojë për ju në Ditën e Gjykimit!